Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 205
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hetime Prokurorie Dhe Akuza Politike Nga Selia E Ps Se

    E Enjte, 20 Korrik 2006


    HETIME PROKURORIE DHE AKUZA POLITIKE NGA SELIA E PS SE

    Rrezimi i helikopterit dhe Kryeprokurori Sollaku.
    Tragjedia e rrezimit te helikopterit me gjashte jete njerezish ka ndodhur mu ne kulmin e luftes politike mes pozites dhe opozites, e sidomos mes zotit Berisha e zotit Sollaku


    Nga Nikolle Lesi
    Botues i gazetes “Koha Jone”

    Sot, ne parlament, Prokurori i Pergjithshem i Republikes, zoti Theodhori Sollaku, do te raportoje para deputeteve, me kerkesen e tij, rreth akuzave qe i jane bere nga mazhoranca, si dhe raportit te pergatitur nga shumica e Komisionit hetimor parlamentar.

    Nderkohe ne zyren e tij eshte firmosur, po prej tij, hapja e hetimeve per shkaqet qe ēuan ne rrezimin e helikopterit ne te cilin udhetonte Gramoz Pashko dhe pese te tjere. Helikopteri ra ne detin Adriatik dhe akoma nuk dihet nese do te gjenden trupat e gjashte personave qe gjendeshin ne bordin e tij, tani qe u bene disa dite kerkime.

    Natyrisht qe hetimet duhet te behen jo vetem per kete rast ku vdiq nje politikan i mirenjohur, djali i tij, dhe kater punonjes te shtetit, por edhe per ēdo rast tjeter, sado sporadik te ishte.

    E veēanta e ketij hetimi eshte se ai behet paralel me akuzat e opozites te cilat dje evoluan nga heshtja mortore qe preferoi Gramoz Ruēi, ne diten e pare te tragjedise, tek akuza e PS se kundrejt ministrit te brendshem, zotit Sokol Olldashi, per fshehje te raportit te SHKB te ministrise.

    Sipas selise roze, ministri paska “fshehur faktet qe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te kesaj ministrie ka gjetur per riparimin e helikopterit presidencial, helikopterit i qenkan montuar abuzivisht dhe ne shkelje te te gjithe normave te sigurise pajisje te perdorura ne vend qe te montoheshin pajisje te reja” etj.

    Dalja ne konference shtypi e zedhenesit te PS se duke sulmuar ministrin Olldashi per rrezimin e helikopterit, pasi, sipas tyre, “ai, edhe pse ne dijeni te plote te shkeljeve te renda ne procedurat tenderuese per remontin e helikopterit, edhe pse ne dijeni te plote se keto mangesi mund te shkaktonin pasoja te renda ne sigurine e fluturimit te helikopterit, ka fshehur ne sirtar dosjen hetimore”, pra ka hedhur keshtu “siluren” e pare te opozites se shkaktar pergjegjes per nisjen e helikopterit me defekte (e pavertetuar kjo nga organet kompetente) mbetet ministri i Brendshem.

    E gjitha kjo tregon se lidershipi socialist nuk po le asnje rast pa shfrytezuar per sulm, bile edhe duke perdorur vdekjen. Me kete rast, nuk dua te bej avokatin e Ministrit te Brendshem, por dua te denoncoj pikerisht manipulimin e ngjarjes nga politika.

    Loja e opozites, e cila shkon kah eres se Prokurorit te Pergjithshem, i cili eshte nen akuze prej muajsh nga mazhoranca, duket se do te sjelle stuhi ne parlament, duke precipituar ne kundersulme politike.

    Ne te vertete nuk duhet qe opozita, siē tha edhe Gramoz Ruēi, diten e pare te tragjedise, te spekulloje me vdekjen tragjike te Gramoz Pashkos dhe te pese personave qe e shoqeronin drejt Italise per ta kuruar. Nuk eshte njerezore te perdoren instrumente kushtetuese e hetimore, qe me pas do te jene akuzuese per te bere balancimin e akuzave me kunderakuza ndaj njeri tjetrit.

    Tragjike eshte se trupat e gjashte personave jane akoma ne det dhe nuk dihet asgje per fatin e metejshem te tyre. Per familjet e tyre do te ishte nje ngushellim gjetja e trupave dhe percjellja me nderime duke u dhene lamtumiren e fundit.

    Por hetimi nuk mund te ndalet per te nxjerre te verteten edhe ne kete rast, sado i dhimbshem e pa fajtor, pasi mbi Perendine e fatin nuk ka gjykim, as nga drejtesia. Kujdesi i Prokurorit te Pergjithshem duhet te jete qe grupi hetimor te jete ligjor e aspak me synim per te ngritur akuza te cilat ne thelb synojne kunderpergjigje ndaj politikes qe ka akuzuar pikerisht kryeprokurorin. Natyrisht qe ministrat Fatmir Mediu, Sokol Olldashi dhe Maksim Cikuli mund te thirren nga organi i hetimit per te dhene sqarime per ēka dine e si kane vepruar ate nate te dhimbshme duke synuar e perpjekur me gjithēka per te shpetuar jeten e Gramoz Pashkos.

    Por nese prokuroria do te synoje qe te therrase edhe kryeministrin si deshmitar, nese dikush thote se ka qene ai qe ka dhene urdher per helikopterin, atehere nuk ka asnje mundesi qe hetimi te jete ligjor e pa synim godites ndaj kryeministrit, i cili ka sulmuar ashper Prokurorin e Pergjithshem. Mundet qe te gjitha keto te cilat themi te jene hipoteza e te mos dalin, por gjasat jane se keshtu do te luhet nga segmente te opozites kryesore, ku paradite falen tek shtepia e Pashkos e pasdite punojne qe tragjedia e ndodhur t’iu shtoje piket ne politiken e dites.

    Tragjedia e rrezimit te helikopterit me gjashte jete njerezish ka ndodhur mu ne kulmin e luftes politike mes pozites dhe opozites e sidomos mes zotit Berisha e zotit Sollaku. Tragjedia ishte fat i keq dhe siē tha edhe kryeministri, para fatit asnje nuk eshte i zoti te luftoje e te fitoje, ndaj nuk ka se si fatkeqesia te hetohet me prapavije politiko prokuroriane.

    Nga ana e Prokurorise se Tiranes, e sidomos asaj te Pergjithshme, nuk ka ndonje shenje, te pakten hapur e publikisht se do te synoje daljen nga hetimi ne politike, pasi do ta komprometonte gjithēka, por mundet qe dalja e djeshme e selise roze me akuza kundrejt ministrit te Brendshem ta kompremetoje edhe hetimin e nisur.

    Opozita, si rregull, luan me ēdo mjet kunder pozites, porse ne raste fatkeqesish e aq me shume kur edhe te vdekurit nuk po gjenden nuk duhej qe PS ja te fliste para kohe. Ish ministrat e majte Zabit Brokaj e Petro Koēi jane treguar me te matur dje me median sesa vete selia e opozites kryesore, pasi kane thene se presin rezultatet e hetimit e me pas do te flasin.

    Ne te kundert, nxitimi i Edi Rames per te sulmuar me vdekjet te krijon nje ndjenje jonjerezore. Aq me shume shtohet dyshimi kur dihet se kryebashkiaku Edi Rama, qe eshte njekohesisht kryetar i PS se, ka probleme me drejtesine, pasi ne prokurori ndodhen disa dosje hetimi per bashkine e Tiranes. Politika eshte mire te heshte disa dite per kete ngjarje dhe te prese rezultatet e hetimit.

    Edhe Petro Koēi opozitar eshte, bile me i vjeter ne profesionin e politikanit sesa keta qe kane hyre tash pak muaj ne seline e re te PS se, edhe Zabit Brokaj antiBerishe mbetet, por asnjeri prej tyre nuk foli para kohe, e aq me shume per ta shfrytezuar zine e ketyre familjeve per kapital politik per vete. Opozita mund te kete te drejte per shume probleme qe te akuzoje qeverine dhe kryeministrin.

    Mund te kete te drejte ne njemije e nje gjera per sulme politike, por jo ne kete rast tragjedie, ku zyrtaret e larte te shtetit bene detyren duke angazhuar ēdo gje te mundur per t’i shpetuar jeten Gramoz Pashkos.

    Kemi pare edhe here te tjera ne raste aksidentesh apo plagosjesh te renda, qofte dhe te qytetareve te thjeshte, kur shteti ka marre persiper dergimin me urgjence te pacienteve ne shtetet fqinje. Mund ta akuzoje nje pjese e PS se apo pikerisht Edi Rama ministrin e Brendshem per ēfaredo t’i teket, por jo per kete rast qe u kthye nga fati i keq ne nje tragjedi.

    Mund te permendin ēdo akuze tjeter, te bazuar ne fakte apo jo ne fakte, porse te thone se paskan gisht ne kete tragjedi njerezore ne det nuk mund ta pranoje asnje logjike minimale.

    Vertet qe thone se ne Shqiperi politika nuk ka moral, bile asnje pike morali njerezor, por te arrihet gjer ketu duke shfrytezuar vdekjen tragjike te Gramoz Pashkos, eshte makabre dhe te ngjall neveri. Ne kete rast hetohet, por nuk mund te akuzohet asnjeri deri ne perfundim te procedurave. Nese me marrjen e urdhrit per fluturim, dikush mban pergjegjesi per anen teknike te helikopterit, perpara se ai te niset, sigurisht qe gjithēka duhet hetuar me synim zbardhjen e te vertetes, por kurrsesi nuk duhet abuzuar me fatkeqesine e ndodhur vetem per te fituar terren politik.

    Ky ishte fati per ata qe po presin te dalin mbi det dhe te shkojne nen toke!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    bell 222 nuk eshte helikopter per te marr detin ne mes te nates, nuk eshte aq i fuqishem. nuk e di si mendojn ata qe marrin vesh nga helikpteret po per mendimin tim vetem sikorsky amerikan eshte i besushem sidomos per udhetime te gjata dhe te rrezikshme.

  3. #103
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    bell 222 nuk eshte helikopter per te marr detin ne mes te nates, nuk eshte aq i fuqishem. nuk e di si mendojn ata qe marrin vesh nga helikpteret po per mendimin tim vetem sikorsky amerikan eshte i besushem sidomos per udhetime te gjata dhe te rrezikshme.
    Sikorsky eshte i besueshem?
    Perse presidenti Bush atehere, porositi helikopterin ne Itali dhe jo tek Sikorsky?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #104
    Jeto I Lire Ose Vdise Maska e KUCOVARI*
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    Ku Ka Tyme E Ku Del Zjare Atje Ku Daullja Ben Bam
    Postime
    17
    ngushellimet e mia familjes se Gramos Pashkos, dhe te tjereve qe ishin ne fluturimin e nates tragjike qe mori jeten e gjashte personave ku midis te tjereve dhe djalit te zotit Gramos kjo eshte nje humbje e dy fishte per familjen Pashko,edhe nje here shprehe ngushellimet e mia dhe shpresoj te gjenden trupat e tyre dhe shpresoj kjo qe ndolli te jete fatkeqesi natyrore, dhe jo per shkak te

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Detaje te reja pas aksidentit, helikopterit iu montua nje pjese e perdorur

    Ora 07:15
    Nga Gazeta Shqiptare


    TIRANE (20 Korrik) - Ministri i Brendshem, Sokol Olldashi ka pranuar montimin e nje pjese te perdorur ne helikopterin e tragjedise, por sipas tij, kjo ishte alternativa e vetme per shkak te mosprodhimit te pjeseve origjinale nga fabrika. Kreu i policise, ka reaguar pas akuzave te hedhura nga PS-ja per sa i perket nderrimit te nje pjese te helikopterit qeveritar “Bell 222” ne janar te ketij viti. Por sipas ministrit, ekspertet gjermane qe kryejne remontin e helikopterit kane dhene garanci te plota per kolektorin e montuar te perdorur.
    Gjate nje konference per shtyp, Olldashi ka deklaruar se defekti per te cilin behet fjale ishte konstatuar nga piloti Demush Heba, ne 24 tetor te vitit te kaluar, kur zbuloi se ne pjesen e siperme te deres se bagazhit te helikopterit kishte rrjedhje karburanti, e cila ishte shkaktuar nga demtimi i kolektorit te karburantit. Pas kontrollit u vendos qe pjesa e demtuar duhej te nderrohej, riparim i cili eshte kryer ne hangarin e Ministrise se Shendetesise ne prezencen e piloteve Petrit Dashi, Vangjel Condi, Demush Hebaj, inxhinieri Qemal Koni dhe specialistit gjerman, Patrick Dormann. Pas riparimit jane kryer prova ne toke dhe ne ajer nga pilotet shqiptare, te cilat kane konfirmuar riparimin e defektit edhe me ane te procesverbalit perkates te nenshkruar nga inxhineri Qemal Koni dhe homologu i tij gjerman.
    Pjesa e nderruar
    Ne lidhje me pretendimet dhe akuzat e hedhura qe pjesa e nderruar ka qene e perdorur, ministri Olldashi ka bere publike edhe korrespondencen qe Garda e Republikes ka patur me uzinen e remontit te helikopterit “Motorflug Baden Baden”, ne Gjermani. Ne pergjigje te letres se derguar nga Garda e Republikes, firma gjermane kthen kete pergjigje: “I dashur kolonel Prendi, nderrimi i pjeseve eshte nje praktike e zakonshme ne aviacion. Klienti merr nje pjese origjinale te perdorur ose te riparuar me nje cmim ekonomik dhe ai duhet te ktheje pjesen origjinale. Ne kete rast cmimi i riparimit kushton 11.548 euro, nga 25 mije euro qe kushton pjesa e re. Pothuajse shpesh nuk gjenden pjeset e reja nga prodhuesit origjinale, keshtu qe pjeset e perdorura ose te riparuara mund te perdoren pa ndonje alternative tjeter.
    Ne rastin konkret problemi ishte pikerisht ky, sepse tipi i perdorur ne helikopterin tuaj nuk prodhohet me”. Ne kete menyre ministri i Brendshem, Sokol Olldashi ka zbardhur nepermjet shkresave zyrtare gjithe praktiken e ndjekur per riparimin e defektit, duke theksuar faktin qe riparimi eshte asistuar dhe testuar nga vete pilotet dhe inxhinieri i helikopterit. “Te dalesh te thuash qe Qemal Koni, Vangjel Condo dhe qe Demush Hebaj, kane sabotuar helikopterin me te cilin humben jeten vete, duhet te jesh i deformuar deri ne rrenje nga cdo pikpamje njerezore, - eshte shprehur Olldashi, duke vene ne dukje faktin se Partia Socialiste kishte trazuar plagen e hapur familjareve te viktimave me akuzat e saj te djeshme.
    Deshmite e piloteve
    Ne lidhje me riparimin ne fjale, i cili ka qene tre muaj para remontit kapital, ministri Olldashi ka bere publike edhe deshmite e dhena nga vete pilotet dhe inxhinieri i helikopterit “Bell 222”. Keto deshmi jane dhene ne kuader te verifikimeve te bera nga SHKB-ja, e cila kishte marre nje leter anonime per abuzime ne procedurat e riparimit te helikopterit. Sipas deshmive te dy piloteve dhe inxhinierit, provat e riparimit ne toke dhe ne ajer kishin dale me sukses te plote, nderkohe qe dyshimet per pjesen e nderruar u sqaruan nga shkresa zyrtare e uzines ne Gjermani qe kreu riparimin.

    PS: Olldashi i dinte abuzimet ne nderrimin e pajisjeve

    Partia Socialiste akuzoi ashper dje qeverine dhe vecanerisht ministrin e Brendshem Sokol Olldashi, per tragjedine ku nga rrezimi i helikopterit humben jeten 6 persona. Zedhenesi i PS-se, Saimir Tahiri publikoi dje te dhena qe sipas socialisteve, komprometojne rende ministrin Olldashi, i cili ka qene ne dijeni te shkeljeve me disa procedura tenderuese per remontin e helikopterit. Sipas ketyre te dhenave te bera publike para gazetareve nga zedhenesi i PS-se, ne dhjetor te vitit 2005 helikopterit i eshte kryer nje remont per disa pjese specifike te tij. Ky tender, sipas PS-se, eshte hetuar per 2 muaj me radhe (mars - prill) nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, i cili ka evidentuar abuzime financiare ne blerjen e pajisjeve zevendesuese. “Ne raportin hetimor vertetohet se helikopterit i jane montuar abuzivisht dhe ne shkelje te te gjitha normave te sigurise, pajisje te perdorura, ne vend qe te montoheshin pajisje te reja ashtu sic parashikohej dhe ne fondin e tenderit”, thuhet ne deklaraten politike te PS-se. Po sipas kesaj deklarate, pervec kesaj, raporti hetimor ka evidentuar shkelje te renda ne procedurat tenderuese dhe ne procedurat e sigurise per kryerjen e remontit.
    Denoncimi
    PS-ja denoncon ministrin Olldashi, “i cili edhe pse ne dijeni te plote te shkeljeve te renda ne procedurat tenderuese per remontin e helikopterit, edhe pse ne dijeni te plote se keto mangesi mund te shkaktonin pasoja te renda ne sigurine e fluturimit te helikopterit, ka fshehur ne sirtar dosjen hetimore, duke fshehur keshtu nje krim te rende te konsumuar nga vartesit e tij te besuar”, - u shpreh zedhenesi Saimir Tahiri. Ai ka kujtuar se “eshte detyrim ligjor dergimi ne Prokurori i dosjes hetimore, detyrim qe ministri Olldashi e ka injoruar me dashje kriminale”. Sipas tij, “eshte i rende dhe i patolerueshem fakti qe demaskimi i qeverise ‘Berisha’, si qeveri qe luften kunder korrupsionit e ka thjesht nje farse politike, duhet te kaloje edhe nepermjet tragjedive si kjo, te renda per te gjithe ne”. Sipas socialisteve, kjo situate e rende e krijuar nga kjo tragjedi, se fundmi po rendohet edhe per shkak te tymnajes se shkaktuar nga qeveria. I pyetur nese vete PS-ja do te ndermarre ndonje nisme per te bere padi ndaj ministrit, zedhenesi u shpreh se te gjitha veprimet do te jene ne varesi te zhvillimit te situatave te metejshme qe kane lidhje me ngjarjen. Deputetet socialiste reaguan edhe gjate seances plenare te dites se hene pasdite dhe kerkuan shpjegime nga qeveria per aksidentin, i cili cilesohet nder me tragjiket ne vendin tone.

    Pista I
    Renia ne hapesira boshe te ajrit apo ndonje turbolence e forte per shkak te kushteve te keqija atmosferike dhe mosrikthimi ne kuote e mjetit fluturues, mendohet te jete nje nga versionet e hedhura dhe qe mund te kene sjelle per pasoje rrezimin e
    helikopterit
    Pista II
    Ndonje defekt fatal dhe i menjehershem teknik ose ndonje shperthim i mundshem (bombula e oksigjenit te Pashkos) ne kabinen e mjetit fluturues, mendohet te jete nje tjeter version qe mund te kete shkaktuar rrezimin e helikopterit ne ujrat e
    Adriatikut.
    Pista III
    Vizioni optik, qe zakonisht ndodh ne fluturimet mbi siparefaqe te medha ujore dhe nga lodhja e piloteve, mendohet qe mund te kete qene nje tjeter shkak qe ka sjelle aksidentin tragjik, duke patur parasysh se pilotet nuk kishin raportuar asnje problem

    Deklaratat para SHKB te dy piloteve

    Deshmite e dy piloteve dhe inxhinierit te helikopterit te pyetur nga eskperte e SHKB-se per riparimin e kolektorit te karburantit te helikopterit “Bell 222”
    Deklarata e inxhinerit
    Qemal Koni
    Ne daten 24 tetor 2005 perpara se te ngriheshim ne fluturim nga Pallati i Brigadave me destinacion per Presidentin e Republikes, u konstatua nga ana e pilotit Demush Hebaj se kishte rrjedhje karburanti ne anen e djathte mbi deren e bagazhit. Une jam pergjegjesi per problemet teknike te helikopterit qe nga viti 1986
    PYETJE Kush ka marre pjese ne nderrimin e kolektorit?
    PERGJIGJE Ne kryerjen e punimeve per zevendesimin e kolektorit ka marre pjese specialisti gjerman dhe une. Ne hangarin e Ministrise se Shendetesise kane qene present pilotet Petrit Dashi, Vangjel Condi dhe Demush Hebaj dhe proven e kontrollit pas perfundimit te punimeve. Provat e kontrollit ne toke dhe ne fluturim jane bere nga pilotet Vangjel Condi, pilot kryesor dhe Demush Hebaj, pilot i dyte ne prezencen time dhe te specialistit gjerman, si ne toke ashtu dhe ne fluturim. Per kete tip helikopteri, i vetmi specialist i licencuar dhe i autorizuar per te kryer te gjitha llojet e punimeve dhe inspektimeve jam une.

    Deklarata e pilotit
    Vangjel Condi
    Te nesermen filloi punen specialisti gjerman me inxhinierin Qemal Koni per nderrimin e pjeses se prishur, ku une dhe Petriti qendronim larg tyre. Rreth ores 12 me njoftoi Qemali dhe me thote se do te besh proven e helikopterit per te provuar pjesen e nderruar. E beme proven e helikopterit ne toke dhe ne ajer dhe u konstatua qe gjithcka ishte ne rregull

    Deklarata e pilotit
    DEMUSH HEBAJ
    Ne date 04.01.2006 erdhi specialisti gjerman ne Shqiperi per te bere montimin e pjeses se re dhe ne aeroport e priti Qemal Koni dhe Vangjel Condi dhe eshte akomoduar tek Hotel “Mondial”. Me pas erdhi tek hangari ku qendronte helikopteri. Ne hangar isha une, Petrit Dashi, Vangjel Condi dhe Qemal Koni. Te nesermen ne prani te Qemal Konit, specialisti gjerman filloi cmontimin e pjeses se prishur per te vendosur pjesen e re. Pasi punuan deri ne oren 12.00, helikopteri ishte gati per proven e bere me pjesen e nderruar. Pasi u be leshimi i motorrave me kapake te motorreve te hapur, cdo gje doli me sukses. Ne vendosem te kryejme fluturimin prove i cili zgjati 30 minuta dhe nuk u konstatua asnje defekt.


    (GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #106
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Un e kam dhe perballe pallatit, dhe ju them qe aty kan ardhur shume politikane, dhe ato ditet e para atje ishte nje gjendje ankthi.......... mu rrenqeth lekura kur mora vesht qe ne avion ndodhej edhe djali!
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mateus.. kot po pies.. ta zuri syri gje edvinin aty te shpija e viktimave?
    ne se po.. kur?

    kanibalet kan gjetur rastin ne tragjedine ajrore detare te hungerijne edhe nje here kunder asaj cka vendosi 3 korriku.
    kuptohet sallaku i kapur mat ne horrlleqet e tije si zagar besnik i mafies u hodh ne sulm qe te gjej ndonje bizhdil kunder berish olldashve qe me ju lepi padronve ne selin roze qe e kan marre ne mbrotje.

    por vec deskredituan vehten dhe njehere.

    por ka dhe nje gje..

    ky sulm i pa principte i tyre ndoshta na nxjerr ne nje hipoteze..

    mos valle ata po punonin tja benin hatane helikopterit me shprese se aty do ndodhej berisha ndonje dite..?
    se njohurite e tyre kaq te hollesishme per pjeset e riparuara e per dosjen teknike te remontit te helikopterit.. etjetj.. sikur te bejne te dyshosh qe edvinua dicka po kurdiste..
    ai i ben te tera..
    mos e pvet se tregon vet ..thot fjala e urt e popullit..

    edhe nje here shpreh dhimbjen per njerzit e mire qe humben.. ne kte fund tragjik te tmerrshem..
    i vetmi qe ska kuptuar gja aty ne ate gabine.. ishte profesori..
    por te tjeret ..pilotet e rubensi e mjeku e inxhinieri.. kan pare e perjetuar nje tmerr te patreguar.. qe e morren me vehte ne fund te detit..

    ka shume gjera qe do i debatojme ne kte histori te dhimbshme..

    ku vete o profesor e hidhesh maj shkembinjve..
    nuk e di se muskujt e organizmi yt 50-60 vjecar nuk e perballojne dot diellin korrikas.. oksigjenin dehes te detit.. mbas vitesh squlljeje fizike ne punet plot stres gati 20 e ca vjecar e mbyllur zyrave e kabineteve plot tym e pluhur tirane e plumb makinash.. ?

    ku vete mor burre duhej ti thosh e shoqja..sje me i ri o ba.. duhej ti thosh e bija.. mo shko andej nga shkembinjte.. se...

    po te ndodhi gje.. riviera Shqiptare nga Ksamili ne radhime ska as rruge as maqina as spitale as ilace.. e as vend ku te vjen alikapterri..

    pakujdesi e madhe e pafalshme..

    o burra vipat ven ne riviere..
    po beheni nje here rivieren zon turistike te lehte per te vajtur ..te lehte per te qene e komunikushme..e lehte per tu sherbyer njerzve ne rast aksidentesh etjetj..
    jo keshtu jo keshtu..
    nje klinike duhet asaj ane..
    po te donin dubajxhijte Malo Nano gonxhe ruco edvino pandusho metoiste kishin bere nje zinxhir spitalesh e ambulancash ne ate zone.. me 1 te qinten e miljonave qe kan villajdutezuar..


    Le te shpresojme se Doktorri do i ndreqi ca gjera qe boset kanibale as qe deshen te ven ujin ne zjarr ..megjithse e paten rivieren pjesen me brilante te cifligut te tyre pothuajse 70 e ca vjecar..

  8. #108
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    kjo tragjedi une them eshte e lidhur me krimin
    se ti ndodhi gramozit 2 aksidente njeri pas tjetrit eshte e pabesushme
    duhet te kete qene dora e ndonje politikani lidhur me kete ngjerje
    ju si thoni?
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une them qe kjo teme u bastardua... Si nuk ndryshoi njehere shqiptari - mendjen per politike e per spekullime e ka...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #110
    Hudhu^Pupthi^Zgupthi^BaM
    Anėtarėsuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    Ku te Pelcasin
    Postime
    76
    ngushellime te sinqerta e te perzemerta familjes pashko.......personalisht jam teper e hidheruar dhe e tmerruar nga kjo tragjedi pasoje ,e nje realiteti te tmerrshem shqiptar................personalisht djali e zotit pashko enjihja qe ne moshe te vogel,kur frekuentonim shkollen tete vjecare "20 dhjetori"prane pallatave shallvare.........nuk arrij ende te lidhem me realitetin se djali nuk po ja permend emrin se ndjehem mjaft keq e nuk besoj ende.......pas shume vuajtjeve qe ka kaluar te kete pasur kete fat te hidhur e mizor........nuk kam fjale e as lot,dhimbja e ketij realiteti shqiptar ku,si gjithnje te gjithe jane te zote te flasin te flasin te flasin............e ne momente dramatike askush nuk gjen zgjidhje,pertej nje helikopteri te frikshem....................me dhimbje"valvula"
    Bam bum anej kenej....shukurinaaaaaaaaaaaa!
    Friken te me kesh..Se gje s'te bej ;)

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ēdo tė ndodhė me Trupat Mbrojtėse tė Kosovės?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  5. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •