Dikush tha se me vjen habi se pse nuk shkruajne me shume njerez ne kete teme, e ca te themi mor?
Zoti na pafte, dhe duhet lene exhelit ske ci ben. Allahu mos na provofte duhet thene.
Dikush tha se me vjen habi se pse nuk shkruajne me shume njerez ne kete teme, e ca te themi mor?
Zoti na pafte, dhe duhet lene exhelit ske ci ben. Allahu mos na provofte duhet thene.
Rrλzohet nλ Adriatik helikopteri qλ transportonte Gramoz Pashkon.Nλ bord edhe djali i tij 24 vjeηar
Helikopteri shqiptar, qλ po transportonte drejt Barit tλ Italisλ, profesor Gramoz Pashkon λshtλ rrλzuar nλ detin Adriatik natλn e mbrλmshme. Sipas njλ lajmi tλ dhλnλ nga agjencia italiane Ansa, nλ bord ndodheshin gjashtλ persona, dy pilotλ dhe katλr civilλ, mes tλ cilλve dhe zoti Pashko qλ po ηohej pλr kurim, pasi ndodhej nλ gjendje kome pas rrλzimit ditλn e djeshme nλ njλ plazh tλ Himarλs. Politikani dhe akademiku 55 vjeηar, u rrλzua dje nga njλ shkλmb nλ plazhin e Himarλs, dhe pλr rreth 30 minuta ka qenλ nλ ujλ derisa e kanλ gjetur disa pushues. Pashko u mbart urgjent nλ gjendje kome nλ Spitalin Ushtarak nλ Tiranλ, ku dhe u vizitua nga kryeministri Berisha. Mλ pas, rreth orλs 22,ai λshtλ dλrguar pλr kurim nλ Itali, dhe nλ bordin e helikopterit ka qenλ edhe djali i tij 24 vjeηar.
Ndλrkohλ po vazhdojnλ ende kλrkimet, e nisura gjatλ natλs, nλ pjesλn e poshtme tλ Adriatikut, por nuk ka ende asnjλ rezultat nλ kλtλ drejtim. Helikopteri qeveritar shqiptar i ka humbur gjurmλt rreth 70 milje larg Barit, dhe sipas agjencisλ italiane tλ lajmeve ANSA, kλrkimet janλ pλrqλndruar nλ kλtλ zonλ. Sipas lajmit tλ kλsaj agjencie, komunikimi i fundit i pilotit me kullλn e kontrollit tλ qendrλs puljeze ka ndodhur rreth orλs 22:15 e minuta. Operacionet e kλrkimit, janλ koordinuar nga Kapiteneria e Portit tλ Barit ndλrsa nλ kλrkime morλn pjesλ edhe anije dhe helikopterλ tλ rojλs bregdetare italiane Guardia di Finanza, si dhe helikopterλ tλ ushtrisλ shqiptare. Burime nga vendngjarja konfirmojnλ se kλrkimet kanλ qenλ tλ vλshtira pλr shkak tλ motit tλ keq nλ detin Adriatik. Deti ka patur njλ fuqi prej 4 ballλsh, ndλrsa ka patur erλ tλ fortλ nga veriu dhe verilindja. ANSA, thekson se shkak i rλnies sλ helikopterit mund tλ jenλ pikλrisht kushtet e vλshtira tλ motit nλ zonλn ku po kalonte dhe sidomos era e fuqishme. Kjo gjλ λshtλ mbλshtetur edhe nga ekspertλt. Mλsohet se nλ bordin e helikopterit ndodheshin mjekλt Qamil Koni dhe Aleksandλr Baloi, si dhe pilotλt Temush Heba dhe Vangjel Kondo si dhe i biri 24 vjeηar i profesor Pashkos. A.Mehdiu
Gjynah dhe ngushellime ,ndonjehere eshte dhe e shkruar ....
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Postuar mė parė nga TikTak
I lini mor keto budallalliqe.Mban shume ere kjo pune.
Informatat per aksidentin, krejt te vageta...u rrezua nga shkembi dhe e gjeten me vone ne uje....pastaj rrezohet helikopteri qe niset per Itali, kur helikopteri ishte ne gjendje optimale funksionimi, me dy pilote te vjeter ne drejtim.
Pervec te qenit lajm mjaft i hidhur, eshte teper alarmues.
Kush ka dore ne kete mesele?
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Me dergoi email nje shok nga TR e tha qe sapo gjeten helikopterin po nuk e nxjerrin dot sepse eshte mbi 800 metra thellesi.
Shikoni c'lajm kane dhene gazeta shqiptare per lajmin.
eshte nisur per ne Greqi thote....
Ja ky eshte shtypi shqiptar.
Aksidenti dje nė mesditė nė bregdetin e Himarės, e gjejnė gjysėm tė mbytyr nė ujė, niset me urgjencė nė Janinė
Bie mbi shkėmbinj, Pashko nė koma
Mjekėt i heqin ujin nga mushkėritė, por spėrmendet
Darina Tanushi
d.tanushi@gazetashqiptare.com
Pushimet kanė qenė fatale pėr Gramoz Pashkon kėtė vit. Nga njė udhėtim nė bregdetin e jugut, Pashko ka pėsuar njė aksident dhe deri dje nė mesnatė mjekėt tregonin se Pashko ishte nė gjendje koma dhe nuk reagonte. Pashko ka qenė duke pushuar, nė bregdetin e Himarės nė jug tė vendit, kur gjatė njė shėttitje ka rrėshkitur ka rėnė mbi shkėmbinj dhe mė pas ka pėrfunduar nė ujė ku ėshtė gjetur mė vonė pa ndjenja. Dėshmitarėt thonė se Pashko nė fillim ėshtė goditur nė fytyrė mbi shkėmbinj dhe pas goditjes ka humbur tė gjitha forcat pėr tė patur mundėsi qė ti shpėtonte edhe mbytjes nė ujė. Pas sinjalizimit pėr gjetjen e tij njė helikopter i ministrisė sė Shėndetėsisė ka bėrė transportin pėr nė Tiranė. Ai ėshtė sjellė me urgjencė nė qendrėn spitalore Nėnė Tereza ku ėshtė shtruar nė sallėn e reanimacionit nė repartin e kirurgjisė. Por pas disa orėsh, nėn kujdesin intensiv tė Ministrit tė Shėndetėsisė dhe vetė kryeministrit Berisha, Pashko ėshtė nisur drejt spitalit tė Janinės nė Greqi. Mjekėt thanė mbrėmė se gjendja e tij ishte tėpėr e rėndė, por nuk ka patur asnjė ndėrhyrje kirurgjikale. Ata vetėm janė kujdesur pėr tė nxjerrė ujin nga mushkritė e Pashkos pėr shkak se ai ishte pothuajse i mbytur kur u gjet rastėsisht. Mėsohet se Pashko ka patur edhe dėmtime tė rėnda nė kokė, pasi sipas varianteve tė dhėna nga mjekėt, ai mund tė jetė aksidentuar gjatė hedhjes nė det, ku mund tė jetė goditur nė ndonjė shkėmb. Por njė prej shkaqeve qė ka ēuar nė gjendjen kritike tė tij, ka qenė edhe fakti qė ka pirė shumė ujė, gjatė qėndrimit pa ndjenja.
Si ndodhi
Gjithēka ka ndodhur me shpejtėsi tė madhe, menjėherė sapo ai ėshtė gjendur pa ndjenja nė ujė nga tė pranishmit rreth e rrotull nė plazhin e Himarės. Njė helikopter i Ministrisė sė Shėndetėsisė ka bėrė transportin drejt Tiranės dhe menjėherė aty ėshtė ndodhur edhe vetė Ministri Maksim Cikuli e mjekė tė tjerė tė njohur. Pėr vizitė nė spital kanė ardhur menjėherė edhe kryeministri Sali Berisha, e ministri i ekonomisė Genc Ruli, ministri Basha dhe Cikuli. Ky i fundit ka ndjekur minutė pas minutė gjendjen e Pashkos. Mes tė tjerė miqve tė tij ka qenė edhe Arben Imami, i njohur si njė prej miqve tė hershėm tė dhjetorit 1990 tė Pashkos nė demostratat antikomuniste aktualisht shef kabineti pranė kryeministrit Berisha.
Nisja pėr nė Greqi
Pashko ka qėndruar pak kohė nėn kujdesin e veēantė tė mjekėve shqiptarė por nuk ėshtė bėrė i mundur pėrmirėsimi i tij. Mjekėt e cilėsojnė gjendjen koma konstante. Kur ėshtė parė se gjendja ka qenė tepėr kritike, nė mjediset e qendrės spitalore ka mbėrritur edhe njė helikopter tjetėr i Ministrisė sė Brendėshme, pėr ta transportuar atė drejt Janinės nė Greqi, pėr kurim mė tė specializuar. Mjekėt duket e kanė patur shumė tė vėshtirė pėr tė vendosur pėrfundimisht se ēfarė do tė bėhej me profesorin e ekonomisė, por mė nė fund kanė menduar se njė asistencė mjekėsore mė e specializuar jashtė vendit do tė ishte mė e mirė pėr gjendjen e tij. Njė ambulancė e ka transportuar atė deri pranė helikopterit qė ndodhej nė mjediset e qendrės spitalore, nėn kujdesin e shumė mjekėve dhe infermierėve. E vėshtirė pėr ta ka qenė edhe akomodimi nė kushtet e helikopterit tė trupit tė Pashkos, qė luftonte mes jetės dhe vdekjes, pasi duhej qė brenda helikopterit tė pėrshtateshin edhe aparaturat mjekėsore. Mjekėt janė kujdesur gjatė gjithė kohės, qė tė mbajnė larg medias edhe informacionet rreth gjendjes reale tė tė aksidentuarit, ndėrkohė qė ka qenė e vėshtirė pėr operatorėt tė shkėputen edhe pamjet nga largimi i Pashkos drejt Janinės. Mjekėt shqiptarė, kanė menduar qė tė mos bėjnė asnjė ndėrhyrje kirurgjikale, duke ja lėnė kėtė nė dorė kolegėve tė tyre jashtė vendit, nė mėnyrė qė gjithēka tė ishte mė e sigurt pėr pacientin e veēantė. Situata kritike ka vijuar deri rreth orės 22.00, kur helikopteri ėshtė shkėputur prej mjediseve tė qendrės spitalore shqiptare, pėr tu ulur me urgjencė nė njė tjetėr spital, atė tė Janinės.
Kush ėshtė Pashko
Aktualisht Gramoz Pashko mban postin e Rektorit tė Universitetit tė Neė York-ut nė Tiranė. Ai njihet si njė prej ekspertėve tė ekonomisė dhe profesor prej mė shumė se 20 vjet pranė Universitetit tė Tiranės. Pashko ka qenė pėr katėr vjet njė prej kėhsilltarėve ekonomikė tė Kryeministrit tė vendit Fatos Nano. Ndėrsa nė qeverinė e parė pas rėnies sė komunizmit ai ka qenė zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Ekonomisė. Pėr dy zgjedhje ai ka qenė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė. Pashko njihet edhe si autor i njė sėrė veprash nė fushėn ekonomike. Gramoz Pashko ka qenė nė rradhėt e grupit Dhjetori 90", qė protestoi fort kundėr rregjimit komunsit dhe u bė nismėtar i rėnies sė kėtij sistemi dhe fillimit tė njė epoke tė re pėr historinė e Shqipėrisė. Ai ėshtė edhe njė nga themeluesit e Partisė Demokratike dhe njė prej udhėheqėsve tė programit tė madh qė e orientoi Shqipėrinė nga njė ekonomi e centralizuar, drejt njė tregu tė hapur. Mė pas Pashko kaloi nė partinė e re, Alencanė Demokratike, ku ka mbajtur sėrish poste drejtuese, pas ndarjes sė njė grupi nga Partia Demokratike. Kohėt e fundit ai ishte shkėputur pothuaj nga jeta politike, pėr tju kushtuar mė shumė profesionit si lektor dhe ekspert i ekonomisė.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Ngushellime vajzes dhe bashkeshortes se Prof. Gramozit. Une nuk arrij ta konceptoj kete lloj fatkeqesie, pasi e njihja personalisht Prof. Pashkon dhe te birin. Keto jane rastesirat e dhimbshme dhe te palogjikshme qe ofron jeta - jane te vetmet qe nuk lene vend per shpjegim...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 17-07-2006 mė 17:47
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
nuk di shume per Gramoz Pashkon, po jame thellesisht e prekur nga kjo tragjedi.
Tek ne thone : "O ngat mbretit, o ngat detit:!
Ngushellime familjeve te viktimave.
Biografi e Profesor Doktor, Gramoz Pashko
Diplomuar nė Ekonomi, Universiteti i Tiranės, 1977; Master nė Shkenca Ekonomike, Universiteti i Tiranės, 1983; PhD nė Ekonomi, Universiteti i Tiranės, 1989.
Dr. Pashko ka mė shumė se 20 vjet eksperiencė mėsimdhėnie pėr Ekonominė nė Universitetin e Tiranės dhe pėr katėr vite si shef i grupit tė kėshilltarėve pėr ekonominė i kryeministrit.
Dr. Pashko ka njė rekord tė jashtėzakonshėm arritjesh nė ndėrtimin e njė qeverisjes sė qėndrueshme nė Shqipėri dhe nė kontributet pėr kėrkimet ekonomike.
Ai mori titullin Master me studimin "Stagflation as a New Precedent of Low Growth with Inflation in the Western Economies in the 1970s-1980s", qė u publikua mė 1986. Mė 1990, ai mori titullin PhD me studimin nė "Structural Changes and crises in the World Economy in 1980"
Dr Pashko ishte Profesor i jashtėm i Strathclyde University nė Glasgow, Research Fellow nė Woodrow Wilson Centre (Washington, D.C.) dhe Senior Fellow nė US Institute for International Peace (Washington, D.C.). Ai ishtė anėtar i Kėshillit tė Kėshilltarėve tė Qendrės Pėr Kėrkime nė Ekonomitė Post-Komuniste nė Londėr.
Dr. Pashko ka shėrbyer si zv.kryeministėr dhe Ministėr i Ekonomisė, si pėrfaqėsues i Partisė Demokratike, nė tė parėn qeveri jo-komuniste, qė hapi Shqipėrinė me botėn. Ai ka drejtuar hartimin e programeve kryesore qė transformuan Shqipėrinė nga njė ekonomi e centralizuar nė njė ekonomi tė tregut tė lirė. Dr. Pashko ėshtė zgjedhur pėr dy legjislatura si anėtar i Parlamentit.
Studimet e Dr. Pashkos janė tė pėrfshira nė njė sėrė botimesh tė qarqeve tė njohura akademike nė Europė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku vlerėsohej pėr pėrvojėn dhe ekspertizėn e tij mbi ekonomitė nė tranzicion.
Nė vitin 2002, ai hapi tė parin universitet tė parė privat nė Shqipėri, ku u zgjodh edhe rektor i saj.
E Marte, 18 Korrik 2006
PILOTI I KATER PRESIDENTEVE
Valle c'te fshehte mori mbreme me vete nje xhongler fluturimesh si Vangjel Condi, dhe kolegu i tij po me shume pervoje, Demush Heba nga Shkodra?
Homazh per njerin nga "Dinosauret e Fundit" te Aviacionit Shqiptar qe ra parmbreme naten ne krye te detyres, Vangjel Condin, celulari i te cilit me nr. 0682403469, qe nga fundi i detit, diku ne nje xhep prane zemres se tij, ende vazhdon te pergjigjet: "Abonenti AMC qe keni kerkuar eshte i padisponueshem, por do te njoftohet per thirrjen tuaj"
"... Helikopteri eshte si nje bebe delikate
ne duart e "Athinase" se tij te se emes"
Vangjel Condi
Ne Sarande deti ka nje te kalter te ndezur, te paperseriteshme, qysh ne breg. Diku, ne suazen fundore te kesaj mrekullie ekologjike, se ciles Ducja, me gjithe panoramat perrallore te Italise, i pati vene emrin e se bijes ende pa u thare gjaku i heroit te rezistences sarandiote te prillit 39 Mitro Dhimertika, ndodhet nje pishe.
Neper deget e kesaj (apo "ketij") malesori sperdridhet ter naze e hire nje bugenvile me lulet e veta qe kane nje te kuqe si ta kene marre nga xheheneti. Kur vjen dimri, malesori me hala jeshile mbahet per mrekulli pa i bere syri terr nga ngrica, kurse bugenviles i mbetet vetem skeleti i degezimeve te dikureshme capkene.
Pisha dhe bugenvilja kane pamjen e nje dashnori te paepur malesor qe mban para duarve kufomen e se dashures qe e ka rrembyer neper Mesdhe per te mos e leshuar kurre me, por duke pritur qe t'i ngjallet serish, sapo te vije stina e dashurise, per te lodruar si me pare nen tingujt e valsit te lulelimoneve dhe te valeve blu.
Ketu, ne vendin e "Dyzet shenjtoreve" ("Aios Saranda"), ku nga percellima e buzedetit deri ne nje maje te fresket me pisha mundet te vesh per disa minuta, mjafton qe te kesh nje teleferik, banojne njerez qe nuk i njohin streset e agresivitetit, te dhunes e te britmave.
Mjafton te endesh buze valeve ne muajt e prillit e te majit e ta quash veten kriminelin e vetvetes, po te thithesh cigare ne vend te aromes se luleve agrume. Ajo arome e parfumit me te cilen stolis fetyren e saj natyra ne pranvere, te ben te te dhimbset ta shqiptosh edhe fjalen "mallkim" per tymrat e padjegura dhe bulurimen shpartalluese qe leshojne makinat e motorcikletat neper ngaterrimin prej zorresh te rrugeve te Tiranes.
Ne Sarande, e cila ka bere te demodohet nga qejflinjte cakerqejf te penes togfjaleshi dikur shtanges "perla e jugut", ka fiq deti. Ka shume. Sarandiotet, megjithese i shijojne, kane qejfe t'i lene pa vjelur keta fryte qe u ngjajne kubeve te xhamive te orientit te lara ne ar.
Ndersa njera nga ato eshte duke te shkrire ne gojen tende si nje dhurate e papare nga kopshtijet e Edenit, cuditerisht ti, si te kesh zbuluar pa dashur "eliksirin e qemotit", nis te qeshesh; po qe se je vetem te kujtosh gjera te bukura dhe miresie.
Ketu ka lindur Vangjel Condi
Kohe me pare, ketu, nje djalosh i levizshem si ngjala, keputi te dy krahet duke luajtur me korrentin. Mirepo, sarandioti i mbuluar ne gjak qe ne mituri, vazhdoi dhe mbaroi fakultetin e anglishtes, mesoi te luante futboll pa te dy duart, te hapte deren me celes duke e mbajtur ate mes dhembeve, te kridhej qe nga molua nete thelle dhe, madje, edhe te lozte shah duke i levizur guret me ndihmen e gishtrinjve te njeres kembe.
Ai kurre nuk kishte per te arritur ne keto cudira poqese nuk do te shoqerohej tere kohes nga shoket e tij qe i rrinin perqark si ajer. Ja pra, ne kete popullate aq paqesore , te gjendshme, zemerbardhe dhe aq te perkedhelur nga natyra, ka lindur me 22 qershor 1950 Vangjel Condi, i ftuari im ne keta flete bardha, te cilat i kam marre per t'i qendisur kete mesnate i mbushur me mallengjimin e rinise sime.
Te rinise sime qe keta momente ka vene duart nen gushe dhe po kundron kujtimet e veta si Vajza e Valeve ulur maje nje shkembi duke pritur me kot. "Njeri nga djemte e Kico Condit, duhet te behet oficer!", u fol nga autoritetet e Sarandes ne vitin 1968 per guzhinierin e ndershem e qe gjente vetem nje ore kohe per te pare femijet ne dreke, duke u shkeputur nga puna e nisur qe ne pese te mengjesit per te perfunduar ne njembedhjete te mbremjes.
Ate vit dhe ndonje tjeter me pas, u kembengul qe ne shkollat e oficereve te vinte nje kontigjent sa me i madh djemsh nga qytetet, ne menyre qe te qyteterohej sa te ishte e mundur ushtria e dominuar nga kuadro fshatare. Mirepo, cili nga te pese djemte e shtepiakes se bukur nga Grapshi qe qepte shqepte rrobet e femijeve te vet, Evgjenise, e kishte radhen te shkonte "atje"?
Ku flitej se, te te ece puna mbroth, duhet "te hash, kur s'te hahet; te pish, kur s'te pihet; te flesh kur s'te flihet!"; ku thuhej se per te bere karriere, duheshin mbajtur nen jastek porosi kesisoj, si " shefi ka gjithmone te drejte","hyn me koken tende e del me koken e shefit",
"Oficeri i mire duhet te jete kokehekur, kembelepur e gojeqepur" etj.
Ku rregullat e para te "rreshtit, si nje kornize e hekurt ne ushtri" t'i mesonin zakonisht kaptere se shumti vetem me te mesme a me pak due, paperjashtimisht, qe te gjithe fshatare, qe bertisnin shume dhe qe ishin nje kontigjent i mundshem per t'u vene ne loje nga ishgjimnaziste qytetesh?
Mihali, me i shkelqyeri ne mesime i te gjithe bijve te guzhinjerit e shtepiakes, kishte nisur pune per te ndihmuar familjen qe kur vishte pantollona te shkurtera. Mihali tanime qe motorist e po shkonte te te njezetepestat.
Jorgua, atehere?
Po ai tanime qe bere tornitor! Qe te dy vellezerit kokeulur e te zelleshem, si i ati nga Frashtani dhe artiste ne profesion, si nena e tyre me gjak grek. Dhimitri tanime i qe futur arkeologjise dhe, Miltiadhi, me i vogli, ende vazhdonte gjimnazin per t'u bere me pas mjek.
Duhej te shkonte Vangjeli, me i perkedheluri i edukatoreve te kopeshtit e sidomos i "teto Kristines" valle, te jete gjalle ajo sot, kur e kujton dikush pas gati pesedhjete viteve per aftesite e saja magjepsese prej edukatoreje?
Popo, ai faqekuqi me syte e levizshem e qe i perloteshin menjehere po te sillej dikush me brutalitet para tij, i degjueshmi si nje engjell, i shoqerueshmi si nje manare qumeshti dhe qe vetem qeshte, duhej te vishte perjete rroben e ushtarit.
"Vetem nje here me ka dhene nje pellembe nena gjate jetes sime dhe ate mbi shpinen laskuriq, e cila pellciti shume. Ne e kujtojme edhe sot me nene time se sa kerciti ajo pellembe e se sa u trembem te dy, dhe qeshim. E...Babai?
Nuk na ka rrahur kurre, asnjerin!", tregon Vangjeli duke shtuar opinionin e asaj qe e dashuron me po aq pasion, sikur te ishin te fejuar, Marthas nga Fieri, bashkeshortes se tij qe buluron nga fisnikeria , me te cilen shkojne rruges duke qeshur me njeritjetrin si dy dashnore mes pyllit:
"Vangjua eshte perhere i qeshur, si nje prill ne mengjes". "Do t'i them nje shoku tim ketu, Balil Muhos, qe te te cojne ne ndonje dege speciale, per marine ose aviacion, biri im", i tha ate nate qe kishte ardhur me heret ne shtepi guzhinjeri i njohur ne te gjithe "San Remon shqiptare" (sic i thote djemuria Sarandes), Kicua Vangjelit .
Vangos qe pelqente aq shume te notonte. Qe pelqente aq shume te lozte futboll duke u kenaqur me gjithe shpirt, kur ne vend qe te shenonte golin e sigurte vete, ia linte kete lavdi dikujt tjeter cilitdo nga shoket e skuadres. Vangos, qe kalonte ore te tera duke vezhguar fundin e gureve ne fund te detit per te pare peshqit e rralle qe fshiheshin atje me "polumbarin" e sajuar nga ai vete.
***
Cila eshte ecuria e pilotit qe u ka mberthyer e kontrolluar rripat e sediljeve te helikopterit dhe i ka guiduar anembane koridoreve ajrore te Atdheut e ne kushte gjithfareshe moti presidentet shqiptar Ramiz Alina, Sali Berisha, Rexhep Meidani e Alfred Moisiu?
Cili eshte shpethimi profesional i ketij njeriu ende me pamje djaloshi e me reflekse akrobati te lartesive i cili, ne vend qe te krekoset, preferon te zere nje qosh diku? Qe ne vend te alarmohet, qeshe duke u perqendruar edhe nje here si nje shqarth? Qe, ne vend qe te bucase duke shternguar dhembet, perpiqet te gjeje koridorin e vetem te mundshem per t'u marre vesh edhe nje here?
Qe ne vend t'u kerkonte presidenteve cfaredolloj privilegji, ta zeme, dicka me teper sesa nje dhome e nje guzhine, ndonje burse per femijet, ndonje vajtje per pushime ne Greqi ku shkojne cdo vit njerez te aviacionit per pushime gratis (sic duket sipas ndonje marreveshtjeje interesante), nuk ka bere as edhe lejet e zakoneshme, asnje vit, qe ne kohen e presidentit te fundit komunist?
Regjimenti luftarak
Ne nje rrafshine ideale te fshatit te Tiranes Farke, rrethuar nga kodra te gjelbra perhere prej kocimareve dhe ullinjve, ndodhet regjimenti yne luftarak i helikoptereve i ngritur ne fund te viteve gjashtedhjete dhe me pjesen me te madhe te piloteve dhe teknikeve ne moshen e te pamartuarve.
Ne ate vershim vorbulla vorbulla te vrulleve, furive, enderrave, ambicieve, perplasjeve, qejfprishjeve, perkujdesjeve, egoizmave, miresive, ligesive te shpirtit, berrylave, dijeve, vetmive, sporteve; ne ate vershim prepotence, profesionalizmi, megallomanie, arti, sharjesh, levdatash, krahinalizmi, idealizmi, ballafaqimesh me tekniken, natyren, urdherat, sprovat nga me te thjeshtat deri te me te befasishmet, piloti qe kemi ne laboratorin tone, mundi te shquhej.
Ne fillim ne "stervitjen ne toke", ku ne startin e menjehereshem te gjithe atyre djemave te rinj, ai kishte edhe pervojen e dashurise per "hekurat" e "tekniken" te dy vellezerve. "Une e njoh MI 4 en ne detale, edhe me mire nga "Ekuareli" ("Equariel AS 350 B, te blere ne France), edhe me mire nga "Belli" (BELL 222U, me dy motorre, prodhim amerikan i blere ne Suedi)...
Hehehe, hahesha me shoket e mi te rinise se pare, teknike te mrekullueshem te helokptereve si Shyqyri Berishen, Nazmi Sutin, Nuri Vlashin1", kujton Vangjel Condi, qe arriti te cante drejt te dy tipave te tjere pas MI 4 se rende, te fuqishme si nje ari dhe te kudogjendur ne castet me kritike , si nje veteran qe pi cigare i heshtur ne vijen e pare te frontit, ndersa ndonje gagarel ka braktisur pushken e ia ka therur..
.Arriti te cante me zemren e ndjeshme si te nje zogu qe kenaqet vetem me kenge, te shoket e vjeter,sidomos te ata me te cilet "zbarkoi" ne Farke pas perfundimit te vitit te pare ne shkollen e aviacionit me avionin e lehte dy vendesh me helike1 Sot MI 4 t, si kane percjelle aq aviatore drejt arkave te pensionit, dergjen, shumica e tyre, me "koke te prere" ( jo ne kuptimin figurativ ),diku ne lendinat e rinise se tyre .
Bukuria dhe veshtiresite e zanatit
"Boset" e MI 4 kembengulnin te ky brume njezetvjecaresh qe ta njihnin symbyllur terrenin. Sigurisht qe, per kedo, do te perbnte torture si kur meson qe ne mengjes fjalor te nje gjuhe te huaj e vazhdon ashtu ter diten, te mesuarit per mendesh te dymije e teteqind e gjashtedhjete e tete fshatrave te Republikes, pa le te grykave, luginave, majemaleve e... tere ata shifra e konfiguracione qe do te cakordonin edhe nje kompiuter.
Pilotet e Farkes, "farkanet", u bene te paperballueshem ne te ketilla konkurse ne shkalle aviacioni. Ne te ketilla njohuri, sidomos ky brez qe po bejme fjale, perbente nje sulm ujqesh. Gjithsesi,"farkanet" e zgjidhnin ekipin e tyre qe do te fitonte patjeter, ekip qe zakonisht perbehej nga Tafil Agai,Veledin Resuli (vrare qe te dy ne katastrofen e Himares),Osman Kushta...
Zakonisht, ne kete grup, nuk mungonte edhe mendja e zhdervjellte e Vangjos, i cili, pas pak, u be instruktor fluturimesh ne moshen e instruktorit te tij te JAK ut,Maliq Xhafes, por qe kishte te vecanten e vet...Nuk ishte nje instruktor "JAK" u mes bashkemoshatareve te tij, por mes "boseve",shumica me shkolla te perfunduara ne Rusi e qe ia kishin msuar helikopterin kur ende s'i kishte rene brisk fetyres...
Demush Hebaj ( vrare dhe Demushi me Vangjon, pikerisht mbreme; kane qene duke pilotuar qe te dy dhe kane patur prane inxh. Qemal Konin autri),Agim Nerguti dhe Foni Jolldashi, kursantet e atehereshem, sigurisht qe e kujtonje instruktorin e tyre sic thote pikerisht sot:"doja t'ua jipja edhe shpirtin tim atyre...Le te beheshin me te mire se une...Vetem do te gezohesha shume...Une nuk jam egoist ne shpirt..."
Ngjarje teper e rralle per aviacionin
Viti 1985 do te shenonte nje ngjarje teper te rralle per aviacionin e atyre viteve Shqiperia do te blinte tre helikopteret moderne "ekuarelet", keta ketrushet e shkathet franceze.Tre pilote "farkane" do te niseshin ne France per nje kurs special.
Instruktori pesedhjete vjecar Andreas do te cuditej ne disproporcionin mes oreve te pakta te deklaruara nga shoket tane te perzgjedhur edhe mbi bazen e gjeografise fizike (Cen Cenaj, veterani nga Kukesi, Jonuz Trimi nga fshatrat e Tiranes dhe jugasi Vangjel Condi) dhe pergatitjes se tyre profesionale te disafishuar ne kuadrin e perpjekjeve personale per ta paraqitur sa me dinjitoze shkollen e re shqiptare te aviacionit.
Qe nga ajo kohe e deri me sot,"ekuarelet" vazhdojne te levizin te zhdervjellte neper ter zonen kodrinore malore te vendit duke zbuluar kohe pas kohe pajen e perhereshme te tyre per transportimin e personaliteteve me te larta te vendit.
Ata kane mbajtur ne bort personalitete nga me te lartet te vendit. Pyetjes bere Condit nese ka qene rrembyer ndonjehere pas ndonje aventure gjate jetes se tij ajrore,ai i pergjigjet me nje "po" te menduar.
Ka qene nje rast i vetem. Aventura ka dale me sukses por, megjithate, ai, as qe ia keshillon njeriu ta perserise ate apo cdo lloj aventure tjeter ("Mjetin fluturues ta kane dhene per ceshtje te shtetit e ti, per asnje arseye, nuk ke perse ta futesh veten ne rrezik jashte detyres qe te kane dhene ne emer te shtetit, per te kenaqur cfardo lloj trilli qe, natyreshem, mund t'i linde cdo piloti" ).
Ne duelin per te mos shkruar asgje rreth asaj ndodhie, fitoi kembengulja ime.
Karakteri qe e urrente prepotencen
Te kemi parasysh, lexuesit e mi, qe Vangjel Condi e ka bere ate aventure ne nje cast dehjeje rinore, megjithse po shkonte te te dyzetat.Ai, ne karakter,e urren prepotencen, poshterimin e te tjereve dhe nuk perbehet ne kontigjentin e atyre qe "kerkojne aventura".
Ne nje rast ,per shembell,ai i ka treguar njerit prej tre presidenteve i cili,i ngacmuar sigurisht edhe nga kembengulja e shoqerueseve te tij "pergjithesisht, shoqeruesit e presidenteve,kjo kategori njerezish plot devocion per eprorin e tyre te shquar e gati per te sakrifikuar edhe jeten, jo rralle me kane ngacmuar ne marrjen e vendimit per ngritje" kish vendosur "te ngrihemi" kur kushtet meteorollogjike ishin aspak te sigurta se "Zoti president,tani qe keni vene kemben ne helikopter,"president" eshte vetem komandanti i ekipazhit".
Aventura?
Ne vitin 1986 ,me "ketrushin" e tij, Condi ka fluturuar poshte telave ne mes te dy shtyllave ne Shijak. "Nuk qe ndonje gje kushedi, fundja. Une mbajta me kujdes distancen mes dy shtyllave dhe lartesine sa me te ulet mbi toke, jo me teper sesa pesedhjete centimetro",thote ai duke m'u lutur per te fundit here qe te mos shkruaj per kete ngjarje qe te kujton legjendat e perhapura per pionieret tane te aviacionit ne lidhje me kalimin me aeroplan nen uren e Moskes.
Piloti i kater presidenteve, ruan pershtypjet me te mira per te katert, si dhe personalitetet tjere qe ka ngritur ne ajer. Paperjashtimisht,ata kane qene te kujdeseshem ndaj ekipazhit me pyetjet formale ne ishin mire, ne i kishin mire nga shtepia dhe ne kishin ndonje hall, pyetje te cilave, sic thame me siper, edhe ata i jane pergjegjur po ne menyre formale.
Biri i guzhinjerit sarandit Kico Condi dhe piloti i vetem qe ka dale gjer tani nga qyteti i Sarandes,ka nje CV interesante fluturimesh jashte atdheut mbi 30 vajtjeardhje Shqiperi Gjermani per te kryer punimet e "servisit" te "Bell" it. Kalimi nga Rinasi per ne Itali,Austri e GJermani sigurisht qe thuajse perhere ka nxjerre te papritura; nganjehere tejet te lodheshme. Kuptohet, sidomos te natyres metereollogjike.
Ka patur raste qe "Bell" i me stampa shqiptare ka rene ne mjergullnaje i shmangur nga era...Nje rast ai eshte ulur ne Insbruk,Austri, me llampat e mbetjes kritike te karburantit te ndezura qe te dyja.
Nje tjeter rast ,duke kaluar neper qafen e sternjohur per rrymat e fuqishme ajrore e qe ndan Italine nga Austrie e qe quhet Qafa e Brenerit ( " Eshte 1300 m ne mes te lartesive 3000 dhe 2500 m",thote me te shpejte piloti),kane fluturuar gati prane tokes ne menyre qe te shihnin poshte ,pasi "nuk dukej asgje perpara dhe era frynte nemenyre kriminale".
Tanime qe fluturimet jashte atdheut per Condin jane krejte normale e te kendeshme; tanime qe eshte familiarizuar me cdo lugine, rryme ajri apo "huq" aerodromi, ai kujton si fluturimin me te paharruar tej kufirit shteteror ate te parin, per "servisin" e pare, ne qershor te vitit 1989.
Jane nisur edhe pa perkthyes
Tok me veteranin sypatrembur Et'hem Memeti, ata jane nisur pa perkthyes (duke shfrytezuar njohurite e anglishtes qe kishte tekniku i helikopterit Agim Gjoni) e duke refuzuar propozimin se, meqenese ishte hera e pare, te merrej me honorare nje pilot gjerman.
Ata u nisen me nje harte ruse te 1958 es. Vangjel Condi thote permendesh itinerarin ,pikat kryesore te rrugkalimit dhe,sigurisht,vendet ku jane ndalur ,furnizuar e ngritur serish duke perdoruar ate terminologji fluturimi qe kishin mesuar tre muaj me radhe, sapo qene informuar se do te " dilnin jashte".
" Kur u ulem ne Baden Baden (pika e servisit), kam psheretire i mbytur ne djerse:" O zot! Edhe nje milion dollare sikur te me thone,me...". Por ata u kthyen serish ne atdhe, duke pilotuar serish me Et'hemin me te cilin kishin ndare ter ate telash te fluturimit te pare ne kushtet e nje aventure qe kish perfunduar paq, per t'u pritur ne Tirane me aq lavdi, saqe as ia vlente t'ia raportoje njeriu lodhjen pothuajse deri ne rraskapitje per te takuar me rrota ne Baden Baden sikur te kishin qene ne ekipin e Odiseut.
***
Si kishim mbaruar intervisten ne nje lokal me nje paperseritje ekologjike, ne Lunder te Tiranes ku ai kembenguli gjith triumf te shkonim me veturen e tij ate mengjes qe e kishim lene per t'u pare,tek po zbrisnim teposhte , me tha gjate nje kthese:
"Ja, pra, kursant Condi..." Ia pashe syte vetetimthi te pasqyra e makines.
Ai e pikasi shikimin tim menjehere dhe qeshi me te madhe. Dhe, si te qe ndonjeri nga aktoret franceze te filmave me shpata, me luajti syrin: "Cilen kasete te veme? Hajde te veme nje me kenge shkodrane. Ma ka falur Demushi"
PS
Valle c'te fshehte mori mbreme me vete nje xhongler fluturimesh si Vangjel Condi, dhe kolegu i tij po me shume pervoje, Demush Heba nga Shkodra?
Kjo pjese eshte nxjerre per botim te "Koha Jone" nga libri "Dinosauret e fundit"
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt