Close
Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 205
  1. #41
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Ngushellime familjeve te viktimave. Eshte vertete per te ardhur keq sesi njerez te nderuar zhduken ne kete fare feje. Per me teper babe e mire. Mjere ajo nene e ajo moter! U prehshin ne paqe!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  2. #42
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Njeri i madh, Ekonomist i arritur....ngushellimet familjeve te viktimave!
    Ishalla gjenden trupat dhe sqarohet kjo situate.



    p.s ke plotesisht te drejte Antipatrea!

  3. #43
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    I lini mor keto budallalliqe.
    Po ajo qe i ndodhi Gramoz Pashkos vite me pare me vajzen... e rastesishme ishte, po rrahja e tij... dhe ajo e rastėsishme... po tani pas disa kohesh qe foli kunder nje plani ne bankat shqiptare... e rastesishme duket ngjarja?
    Aq me teper nuk eshte e rastesishme kur ky personalitet ka qene CUDITERISHT pa asnje njeri tjeter prane ne Himare, si te ishte nje qytetar i thjeshte dhe jo personalitet politik dhe nje nga VIP-at e ekonomise shqiptare.

    Ngushellimet e mia vajzes se tij dhe bashkeshortes se tij Mimoza Pashko (Ruli) si dhe familjeve te ekuipazhit dhe familjeve te njerezve te tjere qe e shoqeruan ne kete fund tragjik duke humbur dhe ata jeten e tyre.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #44
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Kur te vjen , thojne hapi deren se s'ke ca ban tjeter...!
    Deti ja vuni syrin dhe deti e mori..!
    Ngushelime familjarve te te ndjerve..!
    ...

  5. #45
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kur degjon lajme te tilla,fjalet ose teperojne ose jane te varfra per te shpehur qofte edhe nje ngushellim.

    Zakonisht pas vdekjes te gjithe thone dy fjale te mira,por Gramoz Pashko vertet do ngelet ne kujtesen e te gjithe atyre qe perjetuan etjen e diteve te para te demokracise,si nje nga pishtaret e saj.

    Ngushellime te sinqerta familjeve te viktimave.
    Prezenca e djalit te tij ne helikopter i ve kapakun kesaj tragjedie.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #46
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ngushellime familjes ...
    ... fatkeqesi e paimagjunueshme per ta, fatkeqi edhe per vendin. Eshte humbje e thelle.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta panorama
    ---


    rrezimi i helikopterit
    ngjarja

    Ngjarja orė pas ore, nga Himara nė Adriatik


    Shpėtimi i Pashkos kthehet nė tragjedi, 6 tė humbur





    Mesditėn e sė dielės, njė ditė e zakonshme pushimi nė bregdet ėshtė ndėrprerė papritur nė mes jo vetėm pėr Gramoz Pashkon, por edhe pėr familjen e tij dhe pushuesit e tjerė qė ndodheshin aty pranė.

    Profesori i ekonomisė kishte shkuar pėr pushime nė bregdet katėr ditė mė parė, i shoqėruar edhe nga familja e tij. Aksidenti ka ndodhur mesditėn e sė dielės nė plazhin e Himarės, kur Pashko ka notuar nė det nė drejtim tė njė shkėmbi e mė pas ėshtė ngjitur aty. Nėn diellin verbues, 51-vjeēari ka qėndruar ulur nė shkėmb dhe mė pas ka tentuar tė lėvizte. Njė rrėshqitje, mė pas njė pėrplasje nė shkėmb dhe Gramoz Pashko ka rėnė nė njė tjetėr pjesė tė shkėmbit e mė pas nė ujė pa ndjenja. I dėmtuari kishte pėsuar plagė nga tė cilat ka rrjedhur gjaku, i cili ka tėrhequr vėmendjen e pushuesve tė tjerė aty pranė. Personazhi i njohur i politikės ėshtė nxjerrė nė breg pas ndėrhyrjes sė disa pushuesve, tė cilėt mė pas kanė lajmėruar autoritetet lokale.

    Pas trajtimit tė parė nė spitalin mė tė afėrt tė Gramoz Pashkos, njė helikopter i nisur urgjent nga Tirana ka mbėrritur rreth orės 17:00 tė sė dielės nė qendrėn spitalore “Nėnė Tereza”, nė Tiranė. 51-vjeēari i mbėrritur nė Tiranė me helikopter ka hyrė nė spital nė gjendje kome dhe me disa fraktura tė shkaktuara prej pėrplasjes me shkėmbin. Pak kohė mė pas, rreth orės 19:10, nė qendrėn spitalore ku qėndronte Pashko kanė mbėrritur kryeministri Sali Berisha bashkė me ministrin e Shėndetėsisė, Maksim Cikuli, deputeti Engjėll Bejtja, si dhe shefi i kabinetit tė Kryeministrisė, Arben Imami. Autoritetet shqiptare kanė filluar kontaktet me homologėt italianė.

    Nė orėn 21:00 kur nė Tiranė po diskutohej nisja e Pashkos nė Greqi, spitali i Barit ka sjellė konfirmimin se mund tė kuronte tė sėmurin. Ministria e Shėndetėsisė ka filluar pėrgatitjet ndėrsa po shqyrtoheshin variantet e transportit drejt Italisė. Rreth orės 21:57, helikopteri i Shėrbimeve Qeveritare “Bell 222” ėshtė ngritur nga oborri i qendrės spitalore universitare “Nėnė Tereza”, nė Tiranė, nė drejtim tė Barit. Nė bordin e tij, veē tė dėmtuarit ndodhej edhe djali i tij dhe katėr persona tė tjerė, si mjeku dhe stafi i fluturimit. Nisja ėshtė realizuar normalisht ndėrsa rreth orės 22:00, helikopteri ka bėrė xhiron e kontrollit rreth kullės sė Rinasit dhe mė pas ka kaluar mbi Durrės dhe ka hyrė nė hapėsirėn detare tė fluturimit.
    Deri rreth orės 22:17 komunikimi i stafit tė fluturimit me kullėn e Rinasit ka qenė normal. Kur ora shėnonte 22:17, komanda e kullės sė Rinasit i kėrkon stafit tė fluturimit tė helikopterit tė ndryshojė frekuencat e radios dhe tė hyjė nė kanalin italian, pėr tė komunikuar me autoritetet ajrore tė vendit fqinj. Ky ėshtė momenti i fundit i komunikimit, kur piloti konfirmon komandėn.

    Rreth orės 11:20 tė mesnatės sė diel, mėsohet se komanda ajrore italiane ka marrė sinjalin e fluturimit nga helikopteri me tė cilin po transportohej Gramoz Pashko. Sipas burimeve nga kapitaneria e Portit tė Durrėsit, ka qenė ora 23:25:47 e sė dielės kur njėsia speciale pėr kėrkimin dhe rikuperimin e tė humburve S.A.R me qendėr nė Romė ka lėshuar njė sinjal pėr tė gjitha mjetet qė ndodheshin duke lundruar nė detin Adriatik.
    Nė orėn e 23:25, qendra speciale nė Romė kishte marrė sinjalin pėr emergjencėn qė ka pėsuar helikopteri shqiptar nė fluturim drejt Barit. Mė pas nuk dihet ēfarė ka ndodhur me helikopterin, pasi kjo ėshtė koha kur ai dyshohet tė ketė pėsuar aksidentin fatal. E ndėrsa tragjedia kishte ndodhur nė Adriatik, fati i gjashtė personave ishte mbėshtjellė me mister. Baza ajrore italiane nuk po konfirmonte mbėrritjen e helikopterit, ndėrsa kthimi i tij nuk ishte mėsuar.

    Nė kėtė kohė, rreth orės 00:30 minuta, ka filluar operacioni i verifikimit. Mjete fluturuese dhe detare kanė shkuar nė koordinatat e fundit qė kishte raportuar helikopteri pėr tė verifikuar. Misteri ka vazhduar deri rreth orės 03:00 tė ditės sė djeshme, kur autoritetet italiane kanė lajmėruar rrėzimin e helikopterit shqiptar me gjashtė persona nė bord. Nė kėtė kohė, ka filluar operacioni i kėrkim-shpėtimit. Ky operacion ėshtė ndjekur nga ministri i Mbrojtjes, Mediu, ministri i Brendshėm, Olldashi, ai i Shėndetėsisė, Cikuli dhe ministri i Transporteve, Basha. Operacionet e kėrkimit janė ndjekur gjatė gjithė natės nga ambasadori italian nė Tiranė, Ianuēi.

    Rreth orės 06:00 tė mėngjesit tė djeshėm, lajmi ėshtė publikuar edhe nė Shqipėri. Rreth orės 10:00 politikanė, deputetė dhe kolegė tė Gramoz Pashkos kanė shkuar te familja e tij nė Tiranė pėr t’i shprehur ngushėllimet gruas dhe vajzės sė 51-vjeēarit. Rreth orės 11:30, ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, ka dalė nė konferencė shtypi duke pohuar se nė helikopterin e rrėzuar ndodhej edhe djali 24-vjeēar i Gramoz Pashkos. Ndėrkaq rreth orės 12:00 tė ditės sė djeshme, Prokuroria e Tiranės lajmėroi se kishte filluar hetimin e ngjarjes.

    Rreth mesditės ėshtė sekuestruar njė sasi e konsiderueshme provash dhe dokumentesh qė tregojnė pėr gjendjen e helikopterit, udhėtimet dhe problemet e tij teknike. Ministria e Mbrojtjes ka ngritur komandėn e operacionit tė kėrkim-shpėtimit duke aktivizuar katėr motovedeta, njė anije tė madhe ushtarake tė quajtur “DRAGAMINA” dhe njė helikopter tė forcave ajrore. Zona ku dyshohet se mund tė ketė rėnė helikopteri, ėshtė identifikuar nė njė sipėrfaqe 37 milje e gjerė dhe 25 milje e gjatė, nė largėsi nga vija kufitare e Durrėsit, rreth 45 kilometra.

    Operacioni i kėrkimit ka vazhduar gjatė gjithė ditės deri nė orėt e mbrėmjes. Rreth orės 15:40 tė ditės sė djeshme, mediat italiane, por edhe autoritetet shqiptare kanė lajmėruar gjetjen e gjurmėve tė karburantit tė helikopterit qė ishte aksidentuar. Rrėzimi dyshohet se ka ndodhur rreth 45 milje larg bregdetit tė Durrėsit dhe afėrsisht 70 milje nė largėsi tė brigjeve italiane tė Puljas. Kėrkimet nė zonė kanė vazhduar pėr rreth katėr orė, ndėrsa rreth orės 17:27, operacionet e kėrkim-shpėtimit pėr helikopterin e rrėzuar janė ndėrprerė. Errėsira dhe kushtet e detit si dhe mungesa e ēdo shenje ka shkaktuar edhe anulimin e kėrkimeve. Rreth orės 20:00 mjetet detare dhe fluturuese tė ushtrisė dhe policisė shqiptare janė kthyer nė bazat e tyre pėr tė filluar kėrkimet ditėn e sotme qė nė orėt e para tė mėngjesit. Mbrėmjen e djeshme rreth orės 19:57, tė afėrmit dhe familjarėt e Gramoz Pashkos kanė kėrkuar qė shteti tė bėjė tė pamundurėn pėr gjetjen e trupave tė gjashtė personave tė zhdukur. Dy orė mė vonė, rreth orės 22:00 njėsitė speciale italiane kanė aktivizuar nė det mjete speciale kėrkimi me ultratinguj, tė cilat janė nė gjendje tė zbulojnė objektet nė thellėsitė e ujėrave tė detit.




    Zbulohen koordinatat e rėnies sė helikopterit

    Qendra Kombėtare e Kėrkim-Shpėtimit nė Itali nė bashkėpunim edhe me strukturat speciale tė Ministrisė sė Mbrojtjes, kanė pėrcaktuar ditėn e djeshme rreth orės 16:00 koordinatat e sakta tė zonės ku ka rėnė helikopteri. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga autoritetet e tjera tė aviacionit shqiptar, koordinatat e pėrcaktuara si zonė ku mendohet tė jetė helikopteri janė : A4053N-1800E, B4121N-1800E, C4053N-1856E, D4121N-1856E.



    Prokuroria nis hetimet. Merren nė pyetje specialistėt e aviacionit: Besojmė se shkak ishin kushtet e motit

    Dialogu i pilotėve me kullėn e Rinasit
    Hetuesit sekuestrojnė regjistrin e shėrbimeve tė helikopterit

    Trashgim Sokolaj & Afrim Imaj

    Prokuroria e Tiranės filloi dje hetimin pėr rrėzimin e helikopterit tė Shėrbimeve Qeveritare nė ujėrat e detit Adriatik.

    Lajmi u konfirmua nga zyrtarė tė organit tė akuzės, tė cilėt kanė pohuar pėr gazetėn, se ngjarja po ndiqet nga dy prokurorė, njė zėvendėsprokuror dhe dy oficerė tė Policisė Gjyqėsore. Kjo trupė hetimi e ngritur menjėherė pas sinjalizimit pėr ngjarjen, ka realizuar ditėn e djeshme dhjetėra veprime procedurale nė kėrkim tė shkakut tė aksidentit dhe rrethanave tė tij. Prokuroria e Tiranės sqaroi se procedimi penal i filluar tashmė ka nisur me iniciativėn e organit tė akuzės, pėr shkak tė pasojave tė rėnda qė ka pasur aksidenti.

    Sekuestrimet
    Zyrtarėt e Prokurorisė thanė se gjatė hetimeve tė zhvilluara ditėn e djeshme, janė sekuestruar njė mori materialesh, tė cilat mund tė hedhin dritė mbi shkaqet e ngjarjes. Hetues tė Prokurorisė sė Tiranės kanė sekuestruar shiritin ku janė regjistruar komunikimet mes kullės sė Rinasit dhe pilotėve qė drejtonin helikopterin. Ndėrkaq, nė dosjen hetimore kanė pėrfunduar edhe dokumentet ku ėshtė zbardhur ky komunikim. Mė pas, grupi i hetimit ka mbėrritur nė repartin e helikopterėve tė shėrbimeve qeveritare. Oficerėt e Policisė Gjyqėsore kanė qėndruar aty pėr disa orė. Fillimisht ėshtė sekuestruar regjistrimi i shėrbimeve tė helikopterit, ku ndodhen tė shkruara tė gjitha lėvizjet, udhėtimet, provat, remontet, defektet teknike dhe parametrat e sigurisė. Mė pas, ėshtė sekuestruar edhe dosja e mjetit fluturues, ku janė hedhur tė gjitha problemet teknike qė ai ka pasur, raportet e kontrolleve qė i janė bėrė atij, si dhe ndėrhyrjet e specializuara pėr ndreqjen e defekteve teknike qė ka pasur helikopteri.

    Aksidenti
    Prokuroria tha se nga tė gjitha veprimet hetimore qė janė bėrė ditėn e djeshme, ende nuk mund tė flitet pėr asnjė pistė hetimi. Organi i akuzės tha se numri i veprimeve procedurale qė janė bėrė ka qenė i madh, porse i pamjaftueshėm pėr tė arritur nė pėrfundime rreth shkaqeve tė ngjarjes. Veē sekuestrimit tė provave shkresore dhe dokumentare, hetuesit kanė marrė nė pyetje disa specialistė dhe ekspertė, tė cilėt kanė qenė tė mendimit, se shkaku i aksidentit mund tė kenė qenė kushtet natyrore nė tė cilat ėshtė ndodhur mjeti fluturues nė momentin e aksidentit. Megjithatė, ky pohim i bėrė nga specialistėt dhe ekspertėt e aviacionit dhe ushtrisė nuk u ka mjaftuar prokurorėve, tė cilėt janė duke bėrė hetime nė disa pista pėr shkakun e ngjarjes.




    DIALOGU I PILOTIT ME KULLĖN E RINASIT

    Zbardhet komunikimi i plotė dhe fjalėt e fundit tė pilotit me kullėn e Rinasit. Gazeta “Panorama” ka mundur tė sigurojė ditėn e djeshme gjithė komunikimin e kullės sė Rinasit me pilotin shqiptar, deri nė momentet e fundit dhe ēastet kur ai nuk i ėshtė pėrgjigjur apelit.
    Ora 21:57: “Kulla Rinas”, jam “Zulu Alfa” (Avioni Shqiptar) “Hotel Oskar Vita” (Identiteti, targa e avionit), mė lejo tė bėj lėshimin e motorėve.
    -Ora 21:58: “Kulla Rinas” ju lejoj lėshimin e motorėve.
    -Ora 21:59: Ju kuptova, po bėj lėshimin e motorėve.
    -Ora 22:03: “Kulla Rinas”, mė lejo ngritjen...
    -Ora 22:03: “Zulu Alfa” tė lejoj ngritjen...
    -Ora 22:06: “Kulla Rinas”, jam mbi bregdetin e Durrėsit.
    -Ora 22:06: Ju kuptova...
    -Ora 22:16: “Kulla Rinas”, kontaktoni nė radio pėr t’u futur nė frekuencėn italiane. (Eshtė momenti kur helikopteri kalon ujėrat territoriale dhe duhet tė zbatojė komandat e kullės sė komandimit tė shtetit fqinj, qė ėshtė nė dijeni tė fluturimit tė radhės dhe tė kursit pėrkatės).
    -Ora 22:17: Pėrgjigju “Zulu Alfa” ku je...
    -Ora 22:17: Radari humbet kontaktin me helikopterin. Nga ky ēast humbet ēdo lloj komunikimi me personelin qė fluturon me tė.
    Gati 20 minuta ka zgjatur fluturimi i helikopterit presidencial me numrin e identifikimit “ZA Hotel Oskar Vita”. Mė tej asnjė zė. Makth e tension nė kullėn e komandimit. Qė nga ai ēast asnjė shpresė se mund tė ketė shenja jete nė avionin presidencial me fatin tragjik.



    Kontradita, Ministria e Brendshme dhe Mbrojtja: Moti ishte i mirė

    Ekspertėt: Humbja e lartėsisė, nga iluzioni optik
    Agjencitė italiane: Aksidenti ndodhi nga kushtet atmosferike

    TIRANE - Shkaqet e vėrteta tė rrėzimit tė helikopterit qeveritar nuk janė zbuluar ende. Agjencitė italiane tė lajmeve, kanė pretenduar dje se prej ditėsh ishte parashikuar njė kohė e papėrshtatshme nė Adriatik dhe nė Jon. Sipas tyre turbulencat e ajrit si pasojė e stuhisė nė det, mund tė kenė qenė shkaqet e aksidentit. Ndėrkaq Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrotjes nė TIranė thanė se nė momentin e nisjes sė helikopterit nuk ka pasur shenja pėr pėrkeqėim te kushteve atmosferike mbi det. Pilotėt dhe ekspertėt e aviacionit dyshojnė se shkaku i vetėm qė mund tė ketė qenė fatal pėr rrėzimin e helikopterit ka qenė njė iluzion qė kanė pasur pilotėt gjatė fluturimit. Pilotėt mund tė kenė shmangur ndonjė turbulencė nė ajėr, dhe kjo ka bėrė qė helikopteri tė humbasė lartėsinė. Drejtuesve tė mjetit fluturues u ėshtė krijuar njė iluzion, duke mos pasur horizont pamor. Sipas ekspertėve, fluturimet nė det janė mė tė vėshtirat. Kjo pasi, si gjatė ditė, ashtu edhe gjatė natės, mungon horizonti, pasi ai duket i njėjtė. Zyrtarė dhe specialistė tė fushės sė aviacionit kanė pohuar se, pavarėsisht kushteve atmosferike tė motit, fluturimet gjatė natės mbi hapėsira detare paraqesin probleme dhe vėshtirėsi tė mėdha. Sipas deklarimeve tė pilotėve dhe teknikėve tė fluturimit, edhe herė tė tjera janė ndeshur probleme tė tilla nė raportimet mes pikave tė kontrollit ajror dhe pilotėve, kur mjetet e fluturimit kanė qenė nė hapėsira detare. Sipas specialistėve fenomeni sjell probleme nė orientim. Pikėrisht pėr shkak tė kėtyre eksperiencave tė pilotėve dhe specialistėve, ėshtė vendosur qė fluturimet nė orė tė vona mbi sipėrfaqe ujore apo detare, tė zhvillohen me njė staf tė plotė drejtimi. Ky ka qenė edhe shkaku pse, veē pilotit kryesor dhe njė tjetėr piloti qė ndodhej nė kabinėn e drejtimit tė helikopterit, pranė tyre ka qenė edhe njė teknik avioni dhe njėkohėsisht specialist i mjeteve ajrore. Sipas specialistėve, prania e dy pilotėve nė kabinėn e drejtimit tė helikopterit krijon mundėsi, qė edhe nė rast tė shfaqjes sė “iluzioneve” tek njėri drejtues i mjetit, ky fenomen nuk shfaqet tek piloti tjetėr, i cili ka mundėsi manovrimi me mjetin fluturues. E gjithė skema e shfaqjes sė atij qė quhet iluzion i pilotit, ėshtė njė fenomen qė ndodh kur mjeti fluturon nė diferencė tė ulėt me sipėrfaqet ujore, tė cilat gjatė kohės sė natės, ngjasojnė nė ngjyrė dhe strukturė me qiellin. Humbja e lartėsisė nė kėto kushte, sipas specialistėve, mund tė kuptohet vetėm nga pilotėt e vjetėr dhe tė specializuar, ata me eksperiencė, si dhe nga ata punonjės tė shėrbimeve ajrore, tė cilėt kanė kaluar eksperienca tė tilla gjatė ushtrimit tė detyrave tė tyre.

    ----
    rrezimi i helikopterit
    reportazh

    Ē’ndodh nė familjen Pashko njė ditė pas tragjedisė


    Kuja e gruas sė Gramozit: Aman mė ktheni djalin





    Vaji, lotėt dhe dhimbja, mbizotėronin dje nė katin e katėrt nė pallatit ku banon familja Pashko, nė rrugicėn pas stadiumit “Qemal Stafa” qė tė nxjerr nė rrugėn e Elbasanit.

    Qė nė orėt e para tė mėngjesit, dera e familjes Pashko ishte e hapur pėr tė gjithė miqtė, qė kishin zbritur pranė bashkėshortes sė profesorit Gramoz Pashko. Moza, kishte mbetur vetėm me vajzėn Fjonėn dhe natėn e kishin kaluar nėn ankthin e humbjes sė helikopterit qė transportonte pėr nė Itali profesorin.
    Moza, nuk kishte pasur kohė as tė vishej. Nė mėngjes ishte me njė palė tuta dhe me njė bluzė me viza tė bardha e tė kuqe, sikurse ishte kthyer dy ditė mė parė nga Himara drejt e nė spitalin “Nėnė Tereza” e mė pas nė shtėpi.
    “Jo, jo, nuk lahem. Do tė pres Rubenin njė herė pastaj”. Mes vajit, dhimbjes, lotėve, bashkėshortja e zotit Pashko, Moza Pashko, njė nėnė rreth tė 50-ave, herė herė kthjellohej pėr situatėn dhe herė herė i dukej sikur gjithēka do tė ndryshonte shpejt.
    “Pse mė more djalin me vete”, qante gruaja ndėrsa i drejtohej tė shoqit pėr tė cilin dukej se i kishte humbur shpresat. Ndėrsa pėr Rubenin 24-vjeēar ende jo. “Aman mė ktheni djalin” pėrsėriste herė pas here nėna mes dhimbjes dhe lotėve qė nuk i shteronin. Nuk harroi t’i kujtonte njerėzve tė afėrt qė i kishin mbushur shtėpinė qė nė mėngjes se ajo dreq vize Shengen e munguar nė pasaportėn e saj kishte shkaktuar gjithė tragjedinė pėr tė birin. Nėse Moza do tė kishte pasur njė vizė, do tė ishte ajo nė helikopter dhe jo Rubeni, pėr tė shoqėruar bashkėshortin drejt spitalit tė Barit ku Gramoz Pashko do tė kurohej nėn shpresėn e rikthimit nė jetė. Vetė Moza nuk sqaron pėr tė afėrmit ndonjė gjė mė shumė se ēfarė kishte ndodhur atje nė Palasė, ku u gjet gjysmė i gjallė e gjysmė i vdekur nė ujė trupi i profesorit. Duket shumė e lodhur dhe vetėm mendon pėr djalin, dhe vajet i ka vetėm pėr tė.
    Nė mesditė, familja Pashko ėshtė vizituar nga dhjetra e dhjetėra njerėz tė politikės, profesoratit, miq tė familjes, tė afėrm, tė cilėt sapo kishin mėsuar pėr tragjedinė kishin zbritur pranė gruas pėr t’i dhėns shpresa dhe zemėr pėr gjetjen nga fundi i detit tė dy njerėzve tė saj. Ajo ishte veshur nė mesditė me tė zeza dhe priti me radhė pothuajse gjithė politikanėt, duke filluar qė nga ata tė Partisė Demoratike, e deri tek zyrtarėt e lartė tė PS.
    Qė nė mėngjes shtėpia u mbush me miqtė mė tė afėrt. Ra nė sy prezenca e shefit tė kabinetit tė Berishės Arben Imamit, dhe mė pas pothuajse tė gjithė ministrat: Genc Ruli, Fatmir Mediu e Sokol Olldashi. Mė vonė edhe nga PS: Bashkim Fino, Andis Harasani, Valentina Leskaj e Arta Dade, por edhe kryetari i PS, Edi Rama, Skėnder Gjinushi, Paskal Milo e Neritan Ceka. Rreth mesditės ishte edhe Ilir Meta qė ka vizituar familjen Pashko. Nuk ka shkuar akoma pranė familjes ish-kryeministri Fatos Nano, me tė cilin Pashko ka pasur marrėdhėnie shumė tė mira dhe ka punuar si kėshilltar i kėtij tė fundit gjatė qeverisjes pas ’97.
    E ndėrsa njerėzit hynin e dilnin pa fund nga familja, pa pasur mundėsi tė thonė ndonjė fjalė mė shumė nė orėn 17:.35 minuta, nė familje zbriti kryeministri Sali Berisha i shoqėruar nga bashkėshortja Liria, tė cilėt u pritėn nė hyrje nga ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi. Ata qėndruan gjatė nė familjen e profesorit, rreth 45 minuta dhe nė dalje, u vunė re fare qartė sytė e pėrlotur tė kryeministrit. E kishte dhėnė edhe vetė nė mbledhjen e grupit parlamentar se shpresat dalėngadalė sa vinin e shuheshin. Por brenda nė familje kishte dhėnė tė gjitha garancitė se shteti do tė bėnte maksimumin pėr tė gjetur trupat.
    Nėna e djalit 24-vjeēar ishte akoma nė pritje tė tė birit. “E nisėm edhe djalin me tė qė ta shoqėronte, tė kishte shpirtin e tij afėr. E nisėm qė t’i shpėtonin jetėn, por Zoti ua mori atė”, ishin fjalėt qė u thoshte herė pas here ndonjė prej tė pranishmėve.
    Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, nė familjen Pashko kishin zbritur pothuajse tė gjithė deputetėt dhe pėrfaqėsuesit e forcave politike dhe shtėpia nuk po gjente akoma qetėsinė. s.k



    Pashko, ekonomisti i gjithė qeverive

    Dr. Gramoz Pashko ėshtė ndėr themeluesit e parė tė PD nė fillim tė viteve 90. Anėtar i Kuvendit tė Shqipėrisė dhe nė vitin 1991 edhe nė postin e ministrit tė Ekonomisė dhe zv.kryeministėr. duke u pėrballur kėshtu me reformat e para ekonomike tė njė vendi qė po ndryshonte tėrėsisht sistemin. Vitet e fundit tė qeverisjes sė PD (pas 96) e gjetėn Pashkon nė front tė kundėrt me politikat qeveritare tė sė djathtės, sidomos pėr sa i pėrket skemave piramidale. Me fitoren e zgjedhjeve tė ‘97 nga e majta, ekonomisti i njohur iu bashkėngjit kabinetit tė ish kryeministrit Fatos Nano duke shėrbyer si kėshilltar ekonomik. Mė vonė, nė vitin 2002 me themelimin e Universitetit privat New York nė Tiranė, Pashko ishte nė detyrėn e Rektorit tė kėtij universiteti. Zgjedhjet e vitit 2005 e gjetėn atė sėrish kandidat pėr deputet duke u rikthyer edhe njė herė pranė PD. Pashko ka lėnė pas njė literaturė dhe studime tė shumta nė fushėn e ekonomisė.



    Kreu i ekzekutivit ngushėllon gjithė familjarėt e viktimave
    Berisha: Bashkė me kohėn po na pakėsohen edhe shpresat

    “Miku ynė i shtrenjtė, personaliteti i shquar i jetės politike dhe botės intelektuale tė vendit, njė ndėr themeluesit mė kryesorė tė Partisė Demokratike, promotori i reformave tė tregut nė Shqipėri, Gramoz Pashko, humbi gjatė udhėtimit pėr nė spitalin e Barit”. Kėshtu e nisi fjalėn dje nė mbledhjen e grupit tė PD, kryeministri Berisha.
    Shefi i ekzekutivit nė prezencėn e kamerave garantoi deputetėt, por edhe opinionin se po bėhen pėrpjekje intensive pėr gjetjen e helikopterit, tė rėnė nė detin Adriatik rreth mesnatės, duke hyrė 17 korriku. Ndėrkohė qė sipas Berishės ministri i Brendshėm, ministri i Mbrojtjes, ambasadori italian nė Tiranė dhe struktura tė tjera tė shtetit janė angazhuar qė gjatė natės sė djeshme nė ndjekje tė kėtij problemi. Kryeministri Berisha ngushėlloi edhe familjarėt e viktimave tė tjera qė gjendeshin nė bordin e helikopterit tė rrėzuar.
    “Fatkeqėsisht, bashkė me orėt qė kalojnė zbehen edhe shpresat tona. Ėshtė njė fatkeqėsi e jashtėzakonshme qė na i mbush zemrat me dhimbje. Nė kėto ēaste, mendimet dhe ndjenjat tona janė te familjarėt e Gramozit, te Rubeni, te familjarėt e Demushit, tė Vangjelit, 2 pilotė tė shkėlqyer, trima, kurajozė, prindėr dhe familjarė shembullorė te familja e Qemalit, inxhinierit tė talentuar tė aviacionit, te familja e Aleksandrit, mjekut humanist, i cili sapo ishte kthyer nga studimet jashtė dhe u nis pėr tė shpėtuar jetėn e mikut tonė”, tha kryeministri. Po ashtu ai u shpreh se sakrifica e tė gjithė atyre qė shoqėronin Gramozin ishte njė sakrificė sublime nė emėr tė dashurisė njerėzore. “Dashurisė sė fėmijės pėr prindin, e Rubenit pėr Gramozin, dashurisė sė mjekut pėr jetėn e pacientit, tė pėrkushtimit dhe dashurisė sė pilotėve pėr tė mos kursyer asnjė lloj ndihme pėr njeriun nė nevojė”, tha Berisha duke pėrfunduar se tė gjithė qėndronin pranė familjarėve tė tė ndjerėve.



    Vajza
    Dhimbja e Fjonės

    Fjona, vajza rreth 30 vjeēare e doktor Gramoz Pashkos, ka pėrjetuar njėlloj dje padijen dhe mungesėn e informacionit pėr tė atin dhe vėllain e saj 24 vjeē Rubenin. Paraditen e djeshme vajza ėshtė parė shumė e shokuar rreth shtėpisė me disa shoqe tė saj. Madje nuk ka ngurruar qė rreth ambienteve tė shtėpisė nė rrugėn e Elbasanit, tė pijė edhe njė kafe me shoqet e saj me tė cilat ndau dhimbjen e gjithė asaj nate. Jeta e vajzės sė familjes Pashko nuk ka qenė aq e qetė gjatė kėtyre viteve. Kėshtu nė jetėn e saj edhe nė tė ardhmen, shtohet njė dhimbje mė tepėr pas kėsaj tragjedie qė ndodhi nė familjen ku ende nuk ka asnjė informacion pėr dy njerėzit e dashur, tė atin dhe tė vėllain me tė cilin ishte jashtėzakonisht e lidhur.




    Debat pėr tragjedinė, opozita kėrkoi shtyrjen e diskutimeve dhe mė pas bojkoton seancėn

    Parlament, PS: Sot tė heshtim
    Topi: Ne seriozė, kujtoni Nanon me vakanca gjatė 9 Janarit

    Tragjedia e ndodhur nė Adriatik, ku ėshtė zhdukur helikopteri presidencial nė bordin e tė cilit transportohej pėr nė Bari (Itali) ish-ministri i Ekonomisė, Gramoz Pashko, nė gjendje kome dhe nė bord pesė persona tė tjerė, ėshtė kthyer sėrish nė njė mollė sherri mes pozitės dhe opozitės nė seancėn e djeshme nė Kuvend.

    Opozita i ka kėrkuar kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, qė tė ndėrpresė seancėn e Parlamentit nė mėnyrė qė nė ditėn e djeshme, shteti dhe strukturat e qeverisė tė impenjoheshin me tragjedinė e ndodhur dhe nga ana tjetėr, tė shmangej debati parlamentar pėr ēėshtjet me tė cilat maxhoranca dhe opozita nuk ishin dakord. “Unė propozoj ndėrprerjen e seancės. Me kėtė gjendje tė sotme, unė personalisht nuk mund tė debatoj pėr ndonjė argument tjetėr. Unė shoh qė kėtu janė ministrat, ai i Mbrojtjes dhe ai i Brendshėm, por duhet tė jetė kryeministri Berisha ai i cili duhet tė vijė dhe tė japė informacione”, kėrkoi ish-kreu i grupit parlamentar tė PS, deputeti Gramoz Ruēi. E menjėhershme ka qenė pėrgjigja e ardhur nga kampi i mazhorancės. Kryetari i grupit parlamentar tė PD, Bamir Topi ka kėrkuar vazhdimin e seancės dhe sipas tij po tregohet impenjim maksimal i shtetit pėr tė zbardhur kėtė tragjedi. “Instrumentalizimi i kėtij problemi, tentativa pėr t’i dhėnė njė natyrė tjetėr problemit dhe pėr tė deformuar situatėn nga ana e grupit socialist mė duket aspak fisnike, aspak qytetare”, tha Topi nga foltorja e Kuvendit. Ai kėrkoi vazhdimin e punės si njė kėrkesė e natyrshme edhe pėr marrjen e vazhdueshme tė informacionit. Topi nuk harroi qė tė kujtonte tragjedinė e 9 Janarit. “E kemi tė freskėt atė tragjedi. Vetėm pėr t’i kthyer reston kėsaj opozite qė atėherė ka qenė nė qeveri, tė gjithė e kujtojmė dhe e dimė fare mirė se kryeministri i asaj kohe kur ndodhi tragjedia vazhdonte vakancat. Ndėrsa sot ėshtė impenjimi maksimal i tė gjitha strukturave”, tha Topi. Por Bujar Nishani pėrforcoi mė tepėr “ngacmimin” ndaj opozitės.
    “Cinizmi politik i opozitės nuk njeh kufij. Por ngjarja nuk duhet tė pėrdoret nė kėtė aulė. Parlamenti tė vazhdojė punėn e tij” tha Bujar Nishani, i cili shkaktoi edhe reagime nga deputetėt e opozitės qė menjėherė pas kėsaj bojkotuan sallėn e Parlamentit.

    Raporti
    Dy ministrat, Fatmir Mediu i Mbrojtjes dhe Sokol Olldashi i Brendshėm deklaruan dje nga foltorja e Kuvendit se shteti shqiptar nė bashkėpunim me strukturat italiane po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr operacionin e kėrkimit.
    “Jemi tė hapur pėr hetimet e institucioneve tė shtetit pėr tė gjetur shkaktarin e kėsaj tragjedie, por gjithēka u bė pėr tė shpėtuar jetėn e profesor Pashkos”, tha Mediu nė sallėn e Kuvendit, duke theksuar se Prokurorisė i ėshtė vėnė nė dispozicion edhe informacioni i nevojshėm. Por edhe pėr ministrin e Mbrojtjes, sa mė shumė kalon koha, aq mė tė vakėta janė edhe shpresat. “Situatat janė tė disfavorshme, sepse nė mesditė ka pasur edhe det, e pavarėsisht situatės sė vėshtirė ne vazhdojmė kėrkimet”, tha Mediu.



    Deklaratat

    Gramoz Ruēi: Ne duhet tė marrim informacion tė plotė pėr ngjarjen. Nė planin shpirtėror asnjė koleg nuk mund tė vazhdojė me debatet. Unė propozoj ndėrprerjen e seancės. Kreu i qeverisė tė vijė tė informojė Parlamentin pse ndodhi tragjedia dhe cilat ishin masat e marra pėr tė arritur nė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje.

    Fatmir Mediu: Situata deri tani ėshtė dramatike. Nuk kemi shenjė tė helikopterit dhe tė tė kėrkuarve. Kemi lokalizuar gjurmė vaji. Situatat janė tė disfavorshme, sepse nė mesditė ka pasur edhe det dhe me gjithė vėshtirėsitė, vazhdojnė kėrkimet. Duhet tė bėhet analizė pse ndodhi ngjarja, por dua tė siguroj gjithė deputetėt se jemi pėrpjekur tė bėjmė maksimumin pėr zotin Pashko. Helikopterin njė pjesė e mirė kėtu e njohin. Eshtė njė helikopter i mirė me dy motorė, shėrbimet i bėn nė Gjermani nė mėnyrė tė pėrvitshme. Pilotėt e kanė bėrė nė mėnyrė tė vazhdueshme rrugėn dhe nuk kanė pasur probleme.

    Pandeli Majko: Ne e shohim qė rendi i ditės kėtu ka mjaft probleme. Bamir Topi ngriti zėrin pėr opozitėn por vendimi ynė nuk ėshtė marrė para njė ore. Ka rreth njė muaj qė kushtet tona janė tė qarta dhe tė hapura pėr reformėn zgjedhore. Por unė mendoj se seanca duhet tė mbyllet pėr tė mos vazhduar debatet dhe qeveria tė ndjekė me interes situatėn me tragjedinė e ndodhur.

    Kastriot Islami: Ka njė traumė. Vetėm heshtja jonė sot do tė ishte fjala mė e mirė pėr tė mos krijuar perceptim negativ pėr tė gjithė klasėn politike. Me heshtjen tonė tė japim mesazhin pėr tė gjithė kolegėt ndaj bashkohem me idenė e ndėrprerjes sė seancės pėr ditėn e sotme. Sepse mund tė kishte ndodhur edhe mė keq, pasi dihet ēfarė rruge ka bėrė helikopteri dje.

    Sabit Brokaj: Aspekti njerėzor ėshtė kryesori. Humbja ishte shumė e madhe sepse humbėn njerėzit. Helikopteri presidencial nuk i plotėson kushtet dhe ne e njohim kėtė mjet. Ka probleme, por qė nuk kanė tė bėjnė me qeverinė por me standardet qė duhen parė profesionalisht.

    Bamir Topi: Pėr kėtė tragjedi janė angazhuar tė gjitha strukturat e shtetit. Tė gjithė e kemi tė freskėt tragjedinė e 9 Janarit; vetėm pėr t’i kthyer reston kėsaj opozite qė dje ka qenė nė qeveri, por ju e dini fare mirė qė kryeministri i asaj kohe vazhdonte vakancat. Maxhoranca ka ndjeshmėrinė e madhe sepse bėhet fjalė jo vetėm pėr njė koleg, por edhe njė ndjeshmėri e lartė shoqėrore.

    Tritan Shehu: Ndihma mjekėsore nuk ka munguar me tė gjitha mundėsitė dhe ėshtė njė ndihmė e kualifikuar. Pėr problemet e tjera duhet tė diskutojnė specialistėt, pasi tė merret informacioni i nevojshėm dhe tė gjenden provat. Pavarėsisht nga kjo qė ndodhi, ēdo gjė u bė pėr t’i ardhur nė ndihmė atij njeriu.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi

    rrezimi i helikopterit
    reportazh

    Ja kush ėshtė mjeku anestezist qė humbi jetėn nė aksident


    Sandėr Baloi tė premten mori diplomėn e masterit




    Rezarta Delisula
    Ka vetėm pak ditė qė mori diplomėn e masterit, apo siē quhet ndryshe, studimet pasuniversitare. Doli shkėlqyeshėm, por nuk mundi tė shijojė kėnaqėsinė pas gjithė atyre orėve mbi libra, apo t’i jepte drekėn e premtuar miqve.

    Aleksandėr Baloi, mjeku i specializuar reanimator, u aksidentua nė helikopterin qė shoqėronte nė Itali Gramoz Pashkon. Eshtė e lehtė tė gjesh shtėpinė e Sandrit. Na thonė qė e ka diku pėrballė Pediatrisė, por grupet e njėpasnjėshme tė mjekėve tė veshur me tė bardha, na orientojnė drejt. Nga hyrja e pallatit njė mjek reanimator del duke qarė e pasi ndahet me miqtė drejtohet nga spitali.

    Shpresė
    Shtėpia e mjekut ndodhet nė njė pallat tė ri, nė katin e 6. Orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm dhe lajmi i helikopterit tė rrėzuar nė detin Adriatik, kanė qenė traumatizuese pėr familjen. Tė dielėn Sandri e kishte kaluar me gruan e tij, mjeke gjinekologe nė Maternitetin e vjetėr dhe nėnėn. Pas telefonatės urgjente ai kishte dalė nga shtėpia nė mbrėmje, duke i lajmėruar tė mos bėheshin merak. Dy dyert e katit tė 6 janė tė hapura, e mes tyre janė vendosur karrige. Shtėpia e Sandrit ėshtė e thjeshtė. Nė dhomėn e pritjes qėndrojnė sė bashku e ėma, e motra dhe gruaja. Rreth tyre shumė familjarė e tė afėrm. Nėna e Sandrit, qė ėshtė rreth tė 60-ave, mbahet fort. Zija ka pllakosur, edhe pse familjarėt qėndrojnė me shpresėn se mos djali i tyre i ka shpėtuar aksidentit. Ministri, Maksim Cikuli, zv/ministrat Arben Ivanaj dhe Zamira Sinoimeri, ish-ministri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar tė Shėndetėsisė, Tritan Shehu, drejtori i QSUT-sė, Paskal Cullufi, shumė mjekė e kolegė, si dhe mjekė nga Materniteti i Tiranės vizituan familjen Baloi, qė nė orėt e para tė mėngjesit e nė vijim. Fqinja pėrballė pėrgatit kafe dhe raki pėr ata qė vijnė. Tė shpėrthyera vajesh ndizen nga lajmet qė shfaqen nė televizor. E ėma ėshtė ulur pranė ekranit. Ka veshur njė fustan blu me tė bardhė, jo rroba zie. Shpresa e mban mė tė fortė. Ora shėnon 14:00 e mesditės dhe shfaqja nė ekran e kryeministrit Berisha dhe fjalėt e thėna pėr pilotėt, mjekun, Gramoz Pashkon dhe tė birin, shkaktoi reagim. Nėna qė deri nė ato momente u mbajt e fortė, plasi nė ngashėrim, duke pėrmendur emrin e tė birit dhe duke parė nė ekran djalin e gjallė, teksa transportonte nė helikopter ish-deputetin e aksidentuar. “Mė jepni njė aparat ta fotografoj kėshtu”, thoshte nėna e Sandrit, duke i rėnė gjunjėve me duar.

    I vogli
    Teksa e ėma takonte miqtė e Sandrit, qė vinin nė shtėpi grupe-grupe, ajo tregoi se si djali i saj nė vogėli ka qenė i sėmurė e jeta e tij ishte nė rrezik. Qė pas shėrimit djali vendosi tė studiojė mjekėsi. Aleksandėr, apo Sandėr Baloi, ka lindur mė 22.06.1966 nė rrethin e Mirditės. Studimet i kreu nė Universitetin e Tiranės nė fakultetin e Mjekėsisė, nė vitet 1985-1991. Pas shkollės ai punoi si mjek i pėrgjithshėm nė spitalin e qytetit tė Rrėshenit dhe nė Qendrėn Shėndetėsore tė Fierzės. Nė vitet 1996-1999 ka kryer specializimin pėr mjek anestezist reanimator pranė klinikave tė qendrės spitalore universitare “Nėnė Tereza”, Tiranė. Nė vitin 2002-2003 ka kryer specializimin njėvjeēar pėr mjek anestezist reanimator nė spitalin e Bichat-Claude-Bernard nė Paris, Francė. Pas kryerjes me sukses tė specializimit ėshtė rikthyer pėr tė shėrbyer nė QSUT pranė shėrbimit tė Anestezi-Reanimacionit. Orėt e punės i kalonte pranė pacientėve nė ndjekjen postoperatore tė tyre dhe veēanėrisht tė atyre me probleme tė transplanteve renale. Kolegėt thonė se etja e tij pėr dije e pėr tė qenė njė mjek sa mė i zoti, nuk mbaroi me specializimin nė Francė. Javės qė shkoi ai mori diplomėn e masterit. Pėrkushtimi e bėri Sandrin tė ishte njė ndėr mjekėt mė tė pėrzgjedhur nė raste emergjente. Por fati i mjekut 40-vjeēar anestezit-renimator, ishte aty, nė luftė pėr tė shpėtuar njė pacient nė rrezik pėr jetėn.



    Nė Llogara
    Aksidenti i ’89, pilotė e mjekė humbėn jetėn

    Nė luftė pėr tė shpėtuar jetė njerėzish. Ky ėshtė misioni i pilotėve dhe mjekėve, tė cilėt, duke formuar ekuipazhe tė pėrbashkėta, shkojnė atje ku jetėt janė nė nevojė. Njė ngjarje e rėndė, nga mė tė rėndat e ndodhura nė vendin tonė ėshtė 22 nėntori i vitit 1989. Nga qafa e Llogarasė, dy autobusė me studentė tė vitit tė fundit tė Institutit Bujqėsor tė Kamzės rrėzohen nė greminė. Njė pjesė e madhe e tyre humbėn jetėn nė vend, ndėrsa tė tjerė luftonin me vdekjen. Dy helikopterė tė ndihmės sė shpejtė, qė ishin nė gatishmėri bashkė me njė ekip mjekėsh, u nisėn pėr tė shpėtuar tė mbijetuarit, por tragjedia u thellua edhe mė tej. Pėr shkak tė motit shumė tė keq, dy helikopterėt u pėrplasėn nė Palas, ndėrsa pilotėt dhe mjekėt humbėn jetėn para se tė arrinin nė destinacionin final. Zv.komandanti i Regjimentit, Vangjel Pistoli, Agron Galanxhi, Tafil, Veledin Resuli, Pandeli Zhupa dhe Enver Haka ishin nė ekuipazhin e pilotėve, e bashkė me ta edhe tre mjekėt e infermierėt qė ishin nisur nga Tirana pėr tė shpėtuar jetėn e studentėve. Ushtarakėt e Regjimentit tė Farkės qė ranė nė kėtė aksident ajror janė shpallur “Dėshmorė tė Atdheut” mė 22.04.1996 dhe prehen nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit.



    “Kemi humbur njė pjestar tė familjes tonė tė madhe”

    Mjekėt: Gabim nisja e helikopterit nė darkė
    Si e pėrjetuan kolegėt nė spitalin nr.2 aksidentin fatal

    Tė mbledhur nė dhomat e vogla, korridoreve me dritė dhe nė oborrin e spitalit nr.2, bisedat vėrtiteshin vetėm tek njė njeri, miku i tyre Aleksandėr Baloi, i cili ndodhej nė krye tė detyrės pėr tė shpėtuar jetėn e njė pacienti, atė tė Gramoz Pashkos. Pak janė ata mjekė e infermierė, qė flasin pėr ish-deputetin. Thonė qė djali i tij 24-vjeēar insistoi qė ta ēonin jashtė e qė pacienti pak shpresa kishte pėr tė jetuar. Shumė prej tyre mendojnė se ishte gabim nisja e njė helikopteri natėn. “Mund tė prisnin mėngjesin, sepse shpresat ishin tė vakta”, thonė disa mjekė, ndėrsa infermiere tė tjera diskutojnė qė ai ishte gjysmė i vdekur. Kėto tė fundit thonė se kur barrela doli nga dera e urgjencės, kishin parė vetėm fytyrėn e deputetit tė fashuar e me oksigjen, ndėrsa tė gjithė nxitonin pėr te fusha e Infektivit, ku u nis helikopteri. Ndėrkaq, pėr Sandrin dinin shumė detaje. Qė ai kishte qenė pushim tė dielėn, ku e kishte shtėpinė, me kė jetonte, nga ishte...dhe mbi tė gjitha qė ishte mjek i njerėzishėm dhe specialist i mirė. Aleksandri punonte te reparti i Urologjisė, por duke qenė njė ndėr anestezistėt mė tė mirė ai thirrej sa herė kishte urgjenca, apo pėr shoqėrimet jashtė shtetit. Nė repartin e Urologjisė mjekėt e shokėt e tij na tregojnė se Sandri ishte djalė i mbarė e kjo duket, pasi nė fytyrat e tė gjithėve shihet dhimbje. “Ēfarė djali ishte, tė gjithė mjekėt nė spital kanė qarė sot”, na thotė njė infermiere, e para qė pyesim te spitali 2 pėr mjekun 40-vjeēar. Tė gjithė lajmin pėr helikopterin e rrėzuar e kanė marrė vesh nė mėngjes, e po kėshtu pjesa mė e madhe e tyre e mėsuan po nė mėngjes qė Sandri ishte nisur me tė. Kolegėt e tij tė Urologjisė tregojnė se prej disa muajsh ata ishin bėrė shumė tė afėrt e hanin dreka bashkė nė fundjavė. Pėrveēse e lavdėronin si njeri tė qetė e tė gjindshėm, ato thonė se profesionalisht Sandri ishte ndėr mė tė mirėt nė zanatin e tij. “Eshtė njėsoj sikur humb njė njeri tė shtėpisė, sepse kėshtu ishim bėrė ne me njėri-tjetrin”, thonė infermieret e Urologjisė me sytė e ėnjtur nga tė qarėt. Ndihet njė lloj nervozizmi i shkaktuar nga humbja e kolegut tė tyre. Qė prej vitit 1989, kur tre mjekė dhe infermierė humbėn jetėn nė mėnyrė tragjike nė Llogara, incidente tė kėtij tipi s’ka pasur mė. Mjeku, Ilir Ohri, qė asistoi nė gjithė aksidentin e djeshėm, ėshtė i lodhur dhe i rrėnuar. Tė njėjtėn pamje kanė edhe punonjėsit e tjerė tė urgjencės, e sidomos kolegėt e tij tė Urologjisė. Njė pjesė e kirurgėve dhe mjekėve kanė shkuar nė shtėpinė e Sandrit qė hapi dyert qė nė mėngjes, tė tjerė nuk guxojnė, nuk dinė ē’t’i thonė nėnės sė mjerė dhe nuses sė re. Njė prej mjekėve na tregon se nuk ka pirė kafe e raki nė shtėpinė e Sandrit, pasi trupat e viktimave tė aksidentit ende nuk janė gjetur. Humbja nė det e Aleksandėr Baloit ka prekur tė gjithė mjekėt e spitalit nr.2, ndėrsa flasin me superlativa pėr mikun e tyre tė ndjerė.




    INTERVISTE/ Mjeku himarjot: Desh u mbytėm me gomonen e policisė

    “Pashko 30 minuta nė det pasi u pėrplas me shkėmbin”
    “Edhe unė rrezikova jetėn pėr tė shpėtuar Gramoz Pashkon, por fati e deshi qė tė shpėtonim”.

    I tronditur nga lajmi i rrėzimit tė helikopterit, Jani Gjoka, mjeku qė erdhi nga Himara me gomone pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė Pashkos, tregon pėr gazetėn se nė ēfarė gjendje e gjeti politikanin, direkt pas incidentit. Deti i trazuar ka rrezikuar edhe gomonen e policisė sė Himarės qė tė pėrmbysej, por fatmirėsisht mbėrritėn tė gjallė deri nė plazhin e Dhralės, pas njė gjysėm ore tė frikshme mes dallgėve.

    Zoti Jani, nė ē’orė morėt njoftimin se Gramoz Pashko kishte rėnė pa ndjenja dhe ndodhej nė gjendje kritike pėr jetėn?
    Ka qenė ora 13:30 e sė dielės, kur punonjėsi i policisė sė Dhėrmiut mė njofton se Gramoz Pashko ishte nė gjendje kome nė zonėn e Dhralės dhe duhej shkuar nė ndihmė tė tij urgjentisht. Ndėrkohė punonjėsi i policisė, Fadil Shehu, erdhi nė Himarė, ku dhe mė shpjegoi se ēfarė kishte ndodhur. Vlerėsuam situatėn e krijuar, morėm medikamentet e nevojshme dhe u bėmė gati pėr disa minuta. Pėr tė shkuar mė shpejt hipėm nė gomonen e policisė. Pas disa minutash erdhi gomonia e policisė, por pėr tė shkuar nė vendngjarje patėm shumė vėshtirėsi, sepse dallgėt arrinin nė 5 ballė. Disa herė rrezikuam jetėn, pasi dallgėt mund tė pėrmbysnin gomonen. Por fatmirėsisht shpėtuam dhe mbėrritėm nė vendngjarje pėr 30 minuta udhėtim tė tmerrshėm.

    Ku ishte trupi i Pashkos kur ju mbėrritėt nė vendngjarje?
    Trupi i Pashkos ishte midis shkėmbinjsh, nė buzė tė detit pa ndjenja, i rrethuar nga familjarėt e tij, miq dhe shokė qė ndodheshin me tė. Kur u afrova, ai nxirrte shkumė nga goja dhe nga hunda, si dhe kishte rrahje tė shpejta tė zemrės. Nė pjesėn midis dy syve kishte njė plagė, njė tė ēarė, e cila me sa duket i kishte shkaktuar traumė cerebrale. Sė bashku me mjekun e Dhėrmiut, i cili kishte mbėrritur para nesh, i dhamė ndihmėn e nevojshme dhe sė bashku me personat qė ndodheshin aty e vendosėm nė barelė dhe me litar, me vėshtirėsi tė madhe e kemi nxjerrė nga shkėmbinjtė. Na u desh rreth 20 minuta pėrpjekje, pasi terreni ishte shumė i vėshtirė dhe gjithė shkėmbinj. Pas disa minutash erdhi dhe ambulanca e Dhėrmiut dhe e Himarės me shumė vėshtirėsi, sepse rruga ėshtė shumė e vėshtirė. Sapo erdhi ambulanca i vendosėm oksigjenin pėr t’i dhėnė frymėmarrje artificiale. Nga ana tjetėr ishte njoftuar ministria, e cila kishte nisur helikopterin dhe na thanė tė mos e lėviznim sepse do ta merrte helikopteri pėr ta transportuar pėr nė Tiranė. Helikopteri ka arritur pas 40 minutash dhe pati vėshtirėsi tė mėdha nė ulje, por piloti ia doli falė ndihmės sė forcave tė policisė sė Vlorės. Nė vendngjarje ndėrkohė kishin ardhur shumė mjekė dhe vetė drejtori i spitalit tė Vlorės, Luter Nuraj. Pas uljes sė helikopterit, mjekėt e ardhur nga Tirana i bėnė ndėrhyrje tjetėr dhe me shpejtėsi e hipėn ne helikopter me barelė, ku dhe u transportua pėr nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės.

    Ēfarė i kishte ndodhur Pashkos?
    Mėsova se Pashko kishte shkuar nė plazh qė herėt nė mėngjes sė bashku me familjen e tij dhe disa miq tė tyre. Deri nė zonėn e plazhit kanė shkuar me njė makinė tip fuoristradė tė fuqishme, sepse rruga ėshtė shumė e vėshtirė dhe njė pjesė e konsiderueshme ėshtė zhavorr. Pasi kanė qėndruar disa orė janė futur nė det pėr t’u larė disa persona, mes tė cilėve dhe Gramozi. Vendi ku ata po laheshin ka qenė plot me shkėmbinj. Tė tjerėt kanė dalė nga uji, ndėrsa Pashko ka vazhduar tė notojė dhe disa minuta mė vonė. Nė njė moment ai ka hipur nė njė shkėmb, nga ku dhe ka pėrshėndetur me dorė personat qė ishin me tė. Pėr rreth 30 minuta mė vonė ai nuk ėshtė parė mė dhe familjarėt tė shqetėsuar kanė nisur ta kėrkojnė tė alarmuar. Dhjetė minuta mė vonė, me vėshtirėsi kanė dalluar midis shkėmbinjsh e dallgėsh trupin e tij pėrmbys, me fytyrė nė ujė. Kanė ndėrhyrė me vėshtirėsi dhe shpejtėsi sepse deti kishte dallgė dhe siē thashė, zona ka shumė shkėmbinj tė rrezikshėm. Ata kanė arritur ta nxjerrin nga deti nė njė cep, ku dhe nuk vinin dallgėt, por pa e nxjerrė nė terren tė hapur, pasi lartėsia e shkėmbinjve ka qenė rreth 3 metra dhe pėr ta nxjerrė nga andej duhej litar dhe barelė. Me mėnyra tė ndryshme i ėshtė dhėnė ndihma nga tė pranishmit, por prapė nuk ėshtė pėrmendur. Kur nuk ka pasur asnjė shenjė pėrmirėsimi, atėherė kanė njoftuar policinė, spitalin e Vlorės dhe mjekėt e Dhėrmiut.

    Pse i ishte shkaktuar plaga?
    Mendoj se Pashko, pasi ka hipur nė shkėmb i ka rrėshqitur kėmba dhe ka rėnė nė det. Koka i ka rėnė nė njė shkėmb, ku dhe ka marrė goditjen dhe ēarjen midis syve, sipėr hundės, e cila i ka shkaktuar traumė cerebrale tė menjėhershme, si dhe gjendjen e komės. Nėse familjarėt nuk do tė ndėrhynin shpejt, trupi i tij mund tė ishte fundosur dhe mbytur.



    Cikuli: Helikopteri qeveritar, zgjidhja mė e shpejtė qė kishim

    “Nė fillim paniku ishte i madh dhe nuk dihej ende ēfarė kishte, disa mendonin qė mund tė ishte infarkt. Nuk ishim pra nė dijeni se ēfarė kishte ndodhur. E vėrteta ėshtė qė ai ėshtė gjendur, ėshtė nxjerrė nė breg me simptomat e tė mbyturit. Ndėrkohė qė kishte dhe njė shenjė nė kokė, njė plagė, ēka tė bėnte tė mendoje qė ndoshta kishim tė bėnim me njė aksident gjatė zhytjes nė ujė”. Kėshtu rrėfen ministri i Shėndetėsisė momentet e para tė ekzaminimit tė Gramoz Pashkos. Cikuli ndodhej nė Vlorė kur mėsoi lajmin e aksidentit qė kish pėsuar miku i tij nė Himarė. Menjėherė ai dėrgoi nė vendndodhje njė helikopter tė shėndetėsisė pėr t’a transportuar Pashkon nė Qendrėn Spitalore Universitare.
    Pas panikut qė pėrfshiu tė gjithė ekzaminimet e para tė trurit, palcės dhe zemrės, rezultuan me defekte relativisht jo tė rėnda. Problemin mė tė madh e kishin pėsuar mushkėritė, tė cilat ishin tė mbushura me ujė, pas qėndrimit njė kohė tė gjatė pa ndjenja nė det. “U fillua njė oksigjenim shumė intensiv, por duhet tė kuptoni qė pasojat e hipoksisė janė tė rėnda nė radhė tė parė pėr trurin. Pra, ne nuk dinim bilancin e kores sė trurit sė mikut tonė. Pėrveē kėsaj, duke qenė mushkėritė tė tejngopura me ujė, e dinim qė nė ditėt qė do tė pasonin do tė kishte shumė probleme, infeksione dhe insuficencė respiratore”, vijon Cikuli. Sipas tij, pas konsultės me mjekėt mė tė mirė reanimatorė dhe neurokirurgė, u vendos qė Gramozit i duhej bėrė njė trajtim nė njė klinikė mė tė mirė se QSUT. “Nuk ėshtė puna se nuk mund ta ofrojnė mjekėt e QSUT-sė kėtė, por qė tė bėhet bilanci kortikal dhe njė reanimacion intensiv i cilėsisė sė lartė, ka dhe vende qė e bėjnė shumė mė mirė dhe qė japin mė shumė garanci pėr jetėn sesa ne”, sqaron Cikuli. Sipas ministrit, helikopterėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė nuk kanė pajisje pėr natėn e ky ka qenė shkaku qė u mor helikopteri mė i mirė nė vend dhe i pajisur pėr tė tilla fluturime natėn. Ka pasur disa variante pėr transportin e Gramoz Pashkos, njė avion nga Greqia, nga Kosova dhe nga Italia, pasi shteti dhe ambasadat e huaja po interesoheshin shumė, por, sipas Cikulit, helikopteri qeveritar ishte varianti mė i shpejtė dhe mė i sigurt qė doli. re.de



    --
    rrezimi i helikopterit
    reagimi i familjareve

    INTERVISTA/ Flet Isufi, vėllai i pilotit tė zhdukur: Telefonata e fundit


    “Demushin po e prisnim, ishte 1-vjetori i vėllait”




    Florenc Bakillari
    Isuf Heba mezi i pėrmban lotėt. Ndalon shpesh dhe fshin sytė. Vėllai i pilotit Demush Heba pret me ankth njė pėrgjigje pėr fatin e tė afėrmit tė tij. Thuajse i kanė humbur shpresat se vėllai i tij ėshtė ende gjallė.

    “Demushi ishte njė pilot i shkėlqyer dhe njė ushtarak model. Dje donte tė vinte, pasi kishim vitin e vdekjes sė vėllait tjetėr. Por nuk e la detyra”, rrėfen Isufi. Mes dhimbjes, Isuf Heba tregon pėr jetėn e tė vėllait. Kontaktet e fundit qė kishte pasur me tė. Dyshimet pėr urdhrin e nxituar qė ngriti nė ajėr helikopterin tip “Bell 222”, qė pėrdorej nga Garda e Republikės. Mes pikėllimit Isufi kėrkon nga shteti qė tė bėjė tė pamundurėn pėr tė gjetur trupin e vėllait tė tij. Po kėshtu tė mendojė edhe pėr dy fėmijėt e Demush Hebės, tė cilėt mbetėn jetimė, pasi vėllai i tyre ra nė krye tė detyrės.

    Cilat ishin kontaktet tuaja tė fundit me vėllanė?
    Ne sot kishim njėvjetorin e vėllait, Agimit, i cili vdiq ditėn e zgjedhjeve nė 3 korrik si pasojė e njė infarkti. Fola nė telefon me Demushin dhe i thashė tė mos vinte, por ai kėmbėnguli. Kam folur nė telefon dje rreth orės 20:00 dhe mė tha se do tė nisej. Sapo kishte ardhur nga Pogradeci, me kryeministrin dhe do tė gjente ndonjė makinė qė tė vinte deri nė Shkodėr. Aty do tė dilte ta priste vėllai tjetėr me makinė dhe do tė vinte nė Malėsinė e Madhe. Nuk e di, por kishte njė parandjenjė qė duhet tė vinte patjetėr, edhe pse i thashė disa herė qė tė rrinte nė Tiranė. Nga ora 21:00 mė mori nė telefon dhe mė tha se nuk vinte dot, pasi e kishin kėrkuar. Duhet tė fluturonte pėrsėri, kėtė herė pėr nė Itali. Fillimisht nuk u shqetėsuam pasi fluturime tė tilla ai ka bėrė me dhjetėra.

    Kush ju lajmėroi se helikopteri qė drejtonte vėllai juaj kishte humbur?
    Kanė marrė telefonatė nga Garda e Republikės. Unė u nisa menjėherė nga Malėsia e Madhe. Kanė ardhur disa nga drejtuesit e Gardės dhe vetė komandanti i saj. Na kanė siguruar se po bėjnė tė pamundurėn pėr t’i gjetur. Mbase janė ende gjallė dhe kanė mundur tė shpėtojnė. Por unė kam enigmat e mia nė kokė. Ende nuk dimė asgjė. Tė vetmet gjėra i kemi mėsuar nga televizioni dhe ato qė tha komandanti i Gardės. Demushi ishte njė nga pilotėt mė tė mirė qė kanė pasur forcat ajrore shqiptare. Po ashtu edhe Vangjel Ēondi ishte pilot model. Nuk besoj se mund tė jetė ndonjė gabim i pilotėve. Ata ishin profesionistė, pasi nuk ishte hera e parė qė fluturonin.

    Pse dyshoni se diēka nuk ka shkuar me helikopterin?
    Nuk e di, por deri nė orėn 20:00, im vėlla nuk dinte ende se do tė fluturonte pėr nė Itali. Ai sapo kishte sjellė kryeministrin Berisha nga Pogradeci. Helikopteri nuk ėshtė kamion qė e ndalon kur tė duash, e mbaron punė. Nuk e di nė ēfarė kushtesh teknike ka qenė mjeti. Kush dha urdhrin pėr t’u nisur me helikopter. Si ka qenė koha nė det dhe pse helikopteri nuk u shoqėrua nga njė mjet tjetėr. Kush e verifikoi gjendjen teknike para se tė nisej. Ata u nisėn me mjaft urgjencė dhe urdhrat janė dhėnė nė momentet e fundit, mbase me telefon. Gjatė gjithė kohės kur helikopteri ka qenė i ulur afėr Qendrės Spitalore, dy pilotėt nuk kanė zbritur nga helikopteri. Mbase ėshtė shpejt pėr tė folur.

    Ēfarė prisni nga shteti tashmė?
    Ende nuk jam i qartė. Kėtu janė shumė njerėz qė vijnė dhe ikin. Duhet tė bėhet e pamundura pėr tė gjetur helikopterin sė bashku me trupat. Tė gjenden personat qė autorizuan ngritjen e tij nė ajėr. Ēfarė plani ishte bėrė pėr fluturimin. Po kėshtu tė mendojnė edhe pėr fėmijėt e Demushit, i cili ra nė krye tė detyrės, edhe pse shpresoj ende se ata mund tė jenė gjallė.



    Familjarėt: S’flasim, kemi shpresė
    “Vangjeli kishte 30 vjet qė fluturonte”

    TIRANE - Vangjel Ēondi kishte gati 30 vjet qė fluturonte. Njė pilot i aftė dhe mjaft korrekt, veti kėto qė kishin ndikuar qė Vangjeli tė drejtonte helikopterin me tė cilin fluturonte kryeministri dhe presidenti. Kishte ardhur qė i vogėl, nga Saranda dhe pasioni i tij ka qenė fluturimi. Diplomohet me rezultate tė shkėlqyera dhe emėrohet nė repartin e Helikopterėve nė Fark. Mė pas kalon nė shėrbim tė Gardės. Ditėn e djeshme nė shtėpinė e pilotit Ēondi, nė rrugėn “Ndreko Rino”, familjarėt ende shpresonin nė njė mrekulli duke menduar se njeriu i tyre ėshtė gjallė. Vangjeli banonte nė katin e katėr tė pallatit tė pilotėve. Pallati nuk ka shumė kohė qė ėshtė ndėrtuar dhe banorė tė tij janė disa pilotė tė forcave ajrore. Familjarėve tė shqetėsuar ende nuk iu besohej ajo qė kishte ndodhur. I vėllai i Vangjelit, shpreson ende. “Nuk dua tė flas tani. Ne nuk i kemi humbur shpresat, mbase mė vonė mund tė flasim”, e mbyll vėllai i pilotit Vangjel Ēondi. Por edhe pse shpresonin gratė e familjes Ēondi ishin veshur me tė zeza. Ndėrkohė qė njė nga tė afėrmit, sqaron se Vangjeli ka qenė njė pilot mjaft i mirė. Kishte njė jetė qė fluturonte dhe e njihte qiellin si shtėpinė e tij”. Sė bashku me Demush Hebėn, ata kishin qenė nė Pogradec pėr tė marrė me urgjencė kryeministrin Berisha, i cili pushonte nė vilėn qeveritare. f.b



    E shoqja priste mesazhin nga Italia
    “Pamė helikopterin e Demushit te lajmet”

    Hasan Lekaj, njė mik i familjes Heba ka qenė i pranishėm nė momentet kur gruaja e Demushit dhe tė afėrmit e tjerė kanė mėsuar lajmin e hidhur pėr zhdukjen nė Adriatik tė helikopterit me 6 persona nė bord. "Ai lajmėroi tė vėllanė se po nisej nė njė shėrbim urgjence dhe ndoshta nuk kthehej deri tė hėnėn. Kur mėsuam pėr lajmin e aksidentit tė Gramoz Pashkos te lajmet, aty dalluam dhe helikopterin e Demushit, se kėtu te ne vetėm njė ėshtė i tillė. Ndėrsa e shoqja po priste nga momenti nė moment qė Demushi t'i sillte mesazh qė kishte arritur shėndoshė e mirė, siē bėnte zakonisht, por kjo nuk po ndodhte dhe pse kaluan 2-3 orė. Dyshuam se kishte ndodhur ndonjė gjė e keqe dhe vetėm nė mėngjes mėsuam pėr tragjedinė e ndodhur nė det". Lekaj kujton se Demushi, ndonėse i larguar prej 26 vjetėsh nga fshati i lindjes, nė Reē ishte njė shembull pėr banorėt e zonės dhe njė idhull pėr fėmijėt pėr profesionin e tij. "Nuk mund tė kalonte ndonjė avion apo helikopter mbi zonėn e Reēit dhe tė gjithė bėrtisnin: Po kalon Demushi. Kjo ėshtė e vėrtetė sepse sa herė qė ai ishte me shėrbim nė zonat veriore nuk e linte pa u rrotulluar 2-3 herė mbi zonėn e Reēit nė shenjė pėrshėndetje pėr ne", tregon Lekaj. Piloti 46-vjeēar u nis me shėrbim drejt Italisė vetėm pak kohė nga kthimi prej njė tjetėr shėrbimi, duke vlerėsuar shpėtimin e jetės sė njė njeriu para detyrimit familjar qė e priste, pa menduar se do tė rrezikohej dhe jeta e tij.



    Historia e Demush Hebės, pėrshėndetej nga Moisiu
    Majori qė fluturoi me personazhet VIP

    TIRANE- Presidenti Moisiu kishte krijuar aq besim te majori Demush Heba saqė pas disa fluturimeve pėr nė Pogradec dhe Sarandė, kreu i shtetit kishte filluar ta pėrshėndeste pilotin si njė koleg tė tij. Pilotėt e tjerė dhe stafi i aviacionit qeveritar tregojnė se Moisiu, njė ushtarak me pėrvojė, sa herė qė lėvizte me helikopterin “Bell 222” tė drejtuar nga Demush Heba pėrshėndeste nė formulėn ushtarake. Edhe personazhe tė tjera VIP tė politikės shqiptare ishin ambientuar me pilotin qė nuk ishte ndarė asnjėherė nga helikopteri elitė i Shėrbimeve Qeveritare Shqiptare. Nė orare tė zgjatura dhe punė tė vėshtirė, e pėr mė shumė me pėrgjegjėsinė e drejtimit tė njė helikopteri nė tė cilin ndodhet kryeministri, presidenti, apo ambasadori. Kjo, sipas kolegėve, ka qenė karriera dhe detyra e Demush Hebės. Sipas burimeve, Heba ėshtė titulluar pilot nė vitin 1982 dhe aktualisht mbante gradėn e majorit. Nė vitin 1978-1982 ka mbaruar Akademinė e Lartė Ushtarake nė Tiranė. Demush Heba vinte nga Malėsia e Madhe dhe me mjaft punė arriti tė mbaronte me rezultate tė shkėlqyera shkollėn e lartė. I martuar me dy fėmijė, Demushi banon nė njė apartament nė katin e parė nė pallatin nr. 208, nė hyrje tė rrugės “Mine Peza”, sapo kalon “Zogun e Zi”.



    Fluturimet e “Bell 222” pas remontit nė 31 maj nė Gjermani
    Helikopteri i tragjedisė solli Berishėn nga Pogradeci

    Mjeti fluturues, i cili ėshtė bėrė mesnatėn e tė dielės objekt i njė aksidenti, me pasojė zhdukjen e gjashtė personave, ishte helikopteri mė i mirė i Shėrbimeve Qeveritare nė Shqipėri.

    Me kėtė helikopter ka udhėtuar drejt Pogradecit nė fundjavė kryeministri, Sali Berisha, i cili pas njė qėndrimi 1-ditor, ku ėshtė takuar edhe me homologun e tij kosovar, ka zgjedhur tė rikthehet nė Tiranė me tė njėjtin mjet fluturues. Kthimi i kreut tė qeverisė shqiptare nė Tiranė ka ndodhur vetėm pak orė para se i njėjti helikopter tė merrte komandėn e nisjes nė drejtim tė Italisė. Por pėrshkrimi i distancės nga Tirana nė Pogradec dhe rikthimi nė kryeqytet, nuk ka qenė lėvizja e parė e kryeministrit Berisha me helikopterin qė u aksidentua tė dielėn. Sipas burimeve qeveritare, helikopteri “Bell 222” kishte udhėtuar drejt Kosovės, gjatė vizitės sė zhvilluar atje nga kryeministri Sali Berisha. Mjeti fluturues ishte vėnė nė dispozicion tė grupit tė gazetarėve dhe punonjėsve tė tjerė tė medias, qė janė marrė me mbulimin e vizitės sė bėrė nga kreu i qeverisė shqiptare nė Kosovė. Sipas burimeve nga Garda e Republikės, helikopteri ėshtė vėnė nė pėrdorim pas datės 31 maj 2006, kur ėshtė kthyer nga remonti qė i ėshtė bėrė nė Gjermani. Remonti sipas burimeve ka zgjatur mė shumė se shtatė muaj, kohė gjatė tė cilės helikopteri nuk ėshtė vėnė nė pėrdorim. Burimet e Gardės, janė shprehur se helikopteri ishte njė nga mė tė mirėt qė ndodheshin nė Shqipėri, dhe se remonti i tij kishte kushtuar 1.5 milionė dollarė, sa ēmimi fillestar me tė cilin ishte blerė mjeti fluturues i prodhimit amerikano-kanadez mė shumė se 20 vite mė parė. Burimet thanė se remonti ishte kryer nė uzinėn e specializuar nė “Baden Baden”, tė Gjermanisė. Sipas burimeve nga Garda e Republikės, dy pilotėt qė ndodheshin duke drejtuar helikopterin, nė momentin kur ndodhi aksidenti, kanė qenė drejtues tė pėrhershėm tė mjetit fluturues. Zyrtarėt konfirmuan qė helikopteri ishte drejtuar nga i njėjti pilot qė nė momentin kur ka mbėrritur nė Shqipėri, pasi ishte blerė mė qėllimin e lėvizjes sė personaliteteve qeveritare. Shenjat dhe sinjalistika karakteristike e helikopterit ishin ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė, qė tė merrnin konfirmim pėr ēdo lėvizje nė hapėsirat e huaja territoriale. Burimet nga Garda e Republikės janė shprehur se helikopteri ėshtė vėnė nė pėrdorim edhe nga ish-kryeministri Nano, i cili nė fakt mėsohet se nuk ėshtė lejuar asnjėherė nga stafi i tij i sigurisė qė tė fluturonte natėn me kėtė mjet. t.s/a.i



    Te dhenat

    I blerė nė vitin 1985
    Ēmimi 1.5 milionė dollarė
    Remonti nė Gjermani, pėrfunduar 31 maj 2006
    Model 222B
    Kapaciteti i vendeve: 1-2+7-8
    Dimensionet
    Gjatėsia e helikave: 12.8m (42ft)
    Gjatėsia e Mjetit: 12.85m (42’2ft)
    Pesha bosh: 2,223kg (4,900lb)
    Pesha maksimale: 3,742kg (8,250lb)
    Amplituda: 532km (333miles)
    Lartėsia maksimame: 15,800ft (4,815m)



    Fluturimet nga 1990 tė ish-presidentit tė parė te pėrdorja nga ambasadorėt
    “Bell 222”, presidenciali qė shėrbeu pėr Alian, Moisiun dhe diplomatėt

    Afrim imaj


    TIRANE - “ZA Hotel Oskar Vita” ėshtė identiteti i helikopterit qeveritar “Bell 222”, i cili u aksidentua njė natė mė parė nė ujėrat e Adriatikut. I destinuar pėr fluturime speciale, me njė ekuipazh pilotėsh e teknikėsh nga mė tė mirėt. Ish-presidenti, Ramiz Alia, ka qenė i pari personalitet i lartė qė ka fluturuar me helikopterin qeveritar “Bell 222” (ZA HOV). Nė vijim kanė qenė qeveritarėt demokratė tė ardhur nė pushtet pas zgjedhjeve tė 22 marsit 1992, qė kanė provuar tė udhėtojnė me helikopterin, e quajtur tashmė Presidencial. Nga figurat mė tė larta politike qė kanė fluturuar me tė kanė qenė ish-sekretari i Mbrojtjes, i SHBA-sė, Uilliam Perri, i cili e ka pėrdorur avionin presidencial nga stadiumi “Qemal Stafa” nė brigjet e Zallherrit, ku trupat amerikane “Renxher” zhvillonin njė stėrvitje tė pėrbashkėt me komandot shqiptare. Kanė fluturuar ndėrkaq me helikopterin qeveritar “Bell 222” ish-ambasadori i SHBA-sė, Limpreht, Mariza Lino, ish-pėrfaqėsuesi i OSBE-sė nė Tiranė, Dan Everst dhe mjaft personalitete tė tjera tė huaja, qė kanė shėrbyer nė vendin tonė. Ish-kryeministri, Nano, ka qenė disa herė mysafir i ekuipazhit tė kėtij avioni dhe i ka qėlluar qė me tė tė vizitojė njė pjesė tė madhe tė zonave tė vendit. Presidenti Moisiu ka bėrė disa fluturime, sidomos nė Sarandė dhe Pogradec, ku ka qenė i pranishėm nė takime tė ndryshme politike. Vetėm pak ditė mė parė ka udhėtuar me kėtė avion pėr nė Kosovė kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha ėshtė regjistruar tashmė nė librin e fluturimeve tė Bellit 222 “ZA HOV”, si personaliteti i fundit qė ka udhėtuar me tė nė itinerarin Pogradec-Tiranė, vetėm pak orė se ky tė aksidentohej nė ujėrat e Adriatikut. Me mbresa nga mė tė mirat janė ndarė me pilotėt e avionit presidencial tė gjithė VIP-at qė kanė pasur rastin tė fluturojnė me tė. Nuk ėshtė e rastit qė mjaft syresh janė njohur me ta gjatė fluturimeve dhe kanė vazhduar miqėsinė edhe mė tej. Interesant ka qenė reagimi i presidentit Moisiu, qė nė ēdo kontakt me ta, madje edhe kur nuk janė nė detyrė, ėshtė pėrshėndetur me pilotėt ushtarakisht.
    --

    rrezimi i helikopterit
    intervista

    Flet shefi i njėsisė sė helikopterėve tė shėndetėsisė, Aleksandėr Koli: Mė mirė tė ishte nisur nė mėngjes


    “Pse s’u nis helikopteri i Shėndetėsisė”

    Koli: S’mund tė udhėtonim natėn. Po prisnin njė ēarter nga Bari


    Bbrikena Demiras
    Helikopterėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė nuk mund tė udhėtojnė gjatė natės, kur ndriēimi ėshtė i dobėt, apo nė kushte tė kėqija atmosferike.

    Madje, njė mision i tillė, sipas Aleksandėr Kolit, shefit tė njėsisė sė transportit mjekėsor tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, ėshtė i vėshtirė pėr tė gjithė pilotėt nė Shqipėri. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” ai tregon detajet e shoqėrimit nga Palasa nė Tiranė tė profesorit Gramoz Pashko, si dhe planin rezervė tė fluturimit pėr orėt e para tė mėngjesit.

    Helikopterėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė bėnė transportimin e pacientit pėr nė Tiranė. Kur e morėt urdhrin pėr t’u nisur nė detyrė?
    Rreth orės 13:00 morėm urdhėr nga ministri i Shėndetėsisė pėr tė dėrguar helikopterin nė Palas, duke mė shpjeguar me saktėsi edhe vendin se ku duhet tė uleshim, pra se ku ishte pacienti, sepse Palasa shtrihet nė njė territor tė gjerė dhe mund tė mos e gjesh tamam vendin se ku duhet tė ulesh. Kėshtu u nis helikopteri, 20 minuta pas marrjes sė detyrės pėrcaktuam vendin, qė ishte nė afėrsi tė bregut. Nė fillim u ul nė njė vend tjetėr, sepse nuk panė njerėz tė mbledhur dhe nuk e kuptuan vendndodhjen e saktė, pastaj na dhanė njė informatė tjetėr me telefon, pasi u lidhėm me ekuipazhin, na dhanė njė informatė mė tė saktė, njė shenjė qė aty pranė ishte njė skaf dhe e morėn. Sjellja e pacientit u bė nė rregull.

    Pėr sa kohė ėshtė bėrė transporti nga Palasa nė Tiranė?
    Transporti nga Palasa nė Tiranė ėshtė bėrė pėr 40 minuta, kaq ėshtė koha e fluturimit, plus edhe qė pati mė shumė pesha nė helikopter, pasi hipėn pacienti, e shoqja, mjekėt dhe pilotėt. Kjo vonon 4-5 minuta mė tepėr. Nė kthim helikopteri i ra anės gjithė bregut, nga Karaburuni pėr nė Vlorė, pra u zgjat pak udhėtimi, sepse nuk mund tė kalonte sėrish nga Qafa e Llogarasė, sepse do tė duhej mė tepėr kohė.
    Nė orėn 7, pata sėrish njė telefonatė nga ministri i Shėndetėsisė pėr tė parė mundėsinė e njė udhėtimi tjetėr me helikopter pėr nė Bari. Fluturime ne kemi kryer pėr nė Bari, por jo nė kėtė orė. Duke llogaritur edhe kohėn qė do tė duhej pėr tė marrė pacientin nga spitali, pėr ta transportuar nė helikopter, nisja mund tė bėhej rreth orės 20:00. Fluturimi nga Tirana pėr nė Bari zgjat zakonisht 1 orė e 30 minuta me helikopterin tonė, pėr shkak tė shpejtėsisė dhe do tė kryhej nė kushte errėsimi. Gjė qė nuk lejohet kategorikisht pėr kėtė helikopter, sepse nuk ėshtė i pajisur me instrumentet e fluturimit natėn, ka edhe plot gjėra tė tjera qė duhet tė merren parasysh pėr kėtė lloj fluturimi. Eshtė njė fluturim jo i lehtė, jo vetėm pėr pilotėt tanė, por edhe pėr pilotė tė tjerė, sepse kėtu tek ne mungon infrastruktura e fluturimit natėn.

    Pėrveē infrastrukturės sė fluturimit natėn, a janė tė pajisur helikopterėt me pajisje mjekėsore?
    Unė mund tė flas pėr fluturimin, ndėrsa pjesa shėndetėsore u pėrket mjekėve tė marrin vendime. Ne nuk duhet tė krijojmė pėrplasje mes nevojės urgjente qė ndjen mjeku dhe mundėsitė reale teknike le tė themi qė ka helikopteri, apo edhe tė resurseve njerėzore, sepse mblidhen tė gjitha bashkė. Pėr helikopterin tonė ishte e pamundur qė tė kryhej. Fillimisht ramė dakord me ministrinė tonė qė kėtė fluturim ta kryenim nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė sotme. Ne pėrgatitėm edhe planin e fluturimit, morėm numrin e fluturimit, kėrkuam klarencėn, procedurat normale qė ne ndjekim si zakonisht. Rreth orės 8 tė darkės u dha edhe njė ide tjetėr, qė tė vinte nė Rinas njė avion i huaj charter pėr ta marrė dhe ne mund tė kryenim vetėm njė urgjencė, pėr ta marrė nga spitali dhe pėr ta ēuar nė Rinas. Kėtė lloj fluturimi nate, ne mund ta kryejmė sepse ėshtė koha e shkurtėr, jo mė shumė sė 6-7 minuta. Aq mė tepėr qė edhe Rinasi ka pista tė gjera dhe nuk ka vėshtirėsi pėr uljen e helikopterit. Si pėrfundim u mor vendimi qė tė transportohej me helikopterin e presidencės.

    Nėse do tė ishte nisur me helikopterin e Ministrisė sė Shėndetėsisė pra, kjo do tė ishte bėrė vetėm njė ditė mė pas?
    Natyrisht, ne fluturojmė gjatė ditės dhe nė kushte tė mira vizuale, jo nė mjegull, muzg, kur ka reshje, etj.

    Ju informoheni normalisht para se tė niseni nė detyrė pėr kushtet atmosferike?
    Natyrisht, para ēdo lloj fluturimi ne pyesim shėrbimin meteorologjik pėr kushtet e veēanta tė motit, sidomos kur kemi dyshime. Parashikimi i situatės sinoptike nė vendin tonė jepet nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe ne shpesh herė jemi tė detyruar qė tė marrin informacion edhe nga vendi ku duhet tė ulemi. Sidomos duke njohur qė vendi ynė ka njė klimė malore dhe qė konditat e motit ndryshojnė menjėherė dhe nė mėnyrė tė papritur, pėr mė tepėr qė nuk ka infrastrukturė tė rregullt meteorologjike nė vend, sidomos nė zonat ku duhet tė ulemi. Nė zona tė thella, ne detyrohemi tė marrin nė telefon njerėz qė njohim, policinė nė atė komunė pėr tė parė si janė konditat. Edhe kjo nė shumė raste nuk ndihmon, sepse ata shikojnė vetėm pjesėn e tyre, por nuk mund tė parashikojnė ēfarė ka pėrgjatė rrugės. Nuk janė nė gjendje tė gjithė njerėzit tė japin konditat e fluturimit qė mė duhen mua. Dhe shpesh herė ne nuk kemi mundur tė ulemi nė zona shumė tė thella dhe qė s’kanė pasur terren pėr t’u ulur helikopteri.

    Do tė ishte mė mirė qė helikopteri tė nisej nė mėngjes, apo nė darkė?
    Po, do tė ishte mė mirė qė tė nisej nė mėngjes. Gjendja shėndetėsore e pacientit nė fakt pėrcaktohet nga mjekėt dhe ne gjithmonė jemi njė lloj konflikti. Mjekėt shikojnė gjendjen e pacientit dhe kanė plotėsisht tė drejtė, ne shikojmė konditat teknike tė kryerjes sė kėsaj detyre. Kėtu biem ndesh dhe urgjenca humanitare tė shtyn dhe merren vendime tė nxituara, ose tė pastudiuara, qė mund tė kenė edhe pasoja. Ndėrsa nė rastin konkret kjo nuk ka tė bėjė. Mirė do tė ishte qė udhėtimi tė kryhej ditėn, nė orėn 4-5 tė mėngjesit, por ne nuk mund tė flasim pėr atė qė ka ndodhur. Kjo ėshtė pjesė e jetės, e fatit dhe nė radhė tė parė njė gjė qė e ka shoqėruar gjithmonė kėtė lloj pune.



    Qemal Koni
    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, me propozim tė Ministrit tė Rendit Publik, i akordoi Kapiten Qemal Bilal Koni “Medaljen e Mirėnjohjes” me motivacionin “Pėr gatishmėri tė lartė dhe pėrkushtim nė kryerjen e detyrės, pranė njėsisė speciale tė helikopterėve”.
    Demush Heba
    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, me propozim tė Ministrit tė Rendit Publik, i akordoi Major Demush Hajdar Heba “Medaljen e Mirėnjohjes” me motivacionin “Pėr gatishmėri tė lartė dhe pėrkushtim nė kryerjen e detyrės, pranė njėsisė speciale tė helikopterėve”.
    Vangjel Ēondi
    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, me propozim tė Ministrit tė Rendit Publik, i akordoi N/Kolonel Vangjel Kiēo Ēondi “Medaljen e Artė tė Shqiponjės” me motivacionin “Pėr kontribut tė vyer nė shėrbimin pranė njėsisė speciale tė helikopterėve, pėr gatishmėri tė lartė dhe pėrkushtim nė kryerjen e detyrės”.


    gazeta panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-07-2006 mė 01:36

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD
    --

    Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen pėr ngjarjen tragjike nė ujėrat e Adriatikut


    Pashko, personaliteti i shquar i botės intelektuale tė vendit


    Kryeministri Sali Berisha shprehu dje dhimbjen e thellė pėr ngjarjen tragjike tė zhdukjes tė helikopterit shqiptar nė ujėrat e Adriatikut, i cili po transportonte zotin Gramoz Pashko pėr kurim tė mėtejshėm nė njė klinikė tė Barit dhe ku ndodheshin edhe dy pilotė e tre civilė. Nė mbledhjen e djeshme tė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Kryeministri Berisha informoi mbi "pėrpjekjet intensive pėr gjetjen e helikopterit qė po transportonte zotin Gramoz Pashko pėr kurim tė mėtejshėm nė njė klinikė tė Barit". Nė kėtė drejtim, zoti Berisha theksoi se, "nė operacionin e kėrkimit tė helikopterit janė angazhuar ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ambasadori italian, Massimo Ianucci, si dhe forcat ajrore dhe detare italo-shqiptare, tė cilėt kanė zbardhur mbrėmė natėn, nė ndjekje tė kėtij problemi".

    "Fati ėshtė i pamėshirshėm dhe fatkeqėsisht, bashkė me orėt qė kalojnė, zbehen edhe shpresat tona pėr tė takuar pėrsėri. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e jashtėzakonshme qė na i mbush zemrat me shumė dhimbje, por nė kėto ēaste mendimet dhe ndjenjat tona janė te familjarėt e personave qė humbėn jetėn nė kėtė ngjarje tragjike", u shpreh Kryeministri Berisha.

    "Nė kėto ēaste, mendimet dhe ndjenjat tona janė tek familjarėt e Gramozit e Rubenit, tek familjarėt e Tanushit, tė Vangjelit, 2 pilotė tė shkėlqyer, trima, kurajozė, prindėr dhe familjarė shembullorė, tek familja e Qemalit, inxhinierit tė talentuar tė aviacionit, tek familja e Aleksandrit, mjekut humanist, i cili sapo ishte kthyer nga studimet jashtė dhe u nis pėr tė shpėtuar jetėn e mikut tonė. Ndėrsa tė gjithė ne prisnim qė Gramozi tė kapėrcente traumėn e aksidentit nė Palasė, fati u dėshmua sėrish i pamėshirshėm. Por fati ėshtė fat, para tij fuqia ndonjėherė ėshtė e pamjaftueshme, ndaj duhet ta pėrballim atė me forcėn e dashurisė dhe tė lutjes", tha mė tej zoti Berisha.

    Duke shprehur dhimbjen pėr kėtė ngjarje tragjike, Kryeministri vlerėsoi figurėn e zotit Gramoz Pashko, si "njė nga miqtė mė tė shtrenjtė, personalitet i shquar i jetės politike dhe botės intelektuale tė vendit, njė ndėr themeluesit mė kryesorė tė PD-sė, si dhe promotor i reformave tė tregut nė Shqipėri".

    "Me forcėn e dashurisė dhe me lutjet tona, ne duhet tė pėrballemi me kėtė ngjarje. Sakrifica e tė gjithė atyre qė shoqėronin Gramoz Pashkon ėshtė sakrificė sublime nė emėr tė dashurisė njerėzore, dashurisė sė fėmijės pėr prindin, tė dashurisė sė mjekut pėr jetėn, dhe tė pėrkushtimit tė pilotėve pėr tė mos kursyer asnjė lloj ndihme pėr njeriun", tha Kryeministri Berisha.






    Qeveria, pranė familjes Pashko dhe familjeve tė pilotėve dhe tė reanimatorit, tė cilėt gjendeshin nė krye tė detyrės


    Operacionet e shpėtimit menjėherė pas humbjes sė lidhjes me helikopterin


    Nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, shprehu dhimbjen pėr ngjarjen e pazakontė tė rrėzimit tė helikopterit qė po transportonte Gramoz Pashkon pėr nė Itali. Olldashi deklaroi se, "tė dielėn nė mbrėmje, nė orėn 22.18 helikopteri qė transportonte drejt Barit, nė Itali, zotin Gramoz Pashko, ka shkėputur kontaktin me radarėt dhe prej atij momenti po vazhdojnė operacionet e kėrkimit pėr tė". Ministri i Brendshėm tha se: "Helikopteri, u nis nė orėn 21.57 nga Qendra Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", nė Tiranė, nė drejtim tė Barit.

    Nė bordin e tij ndodheshin:

    Gramoz Pashko, i vitlindjes 1955,

    Ruben Pashko, i vitlindjes 1982,

    Vangjel Ēondi, pilot, i vitlindjes 1950,

    Demush Heba, pilot, i vitlindjes 1960,

    Qemal Koni, asistent i fluturimit, i vitlindjes 1950 dhe

    Aleksandėr Baloj, mjek reanimator nė Qendrėn Spitalore "Nėnė Tereza", i vitlindjes 1966.

    Nė orėn 22.17 minuta, helikopteri ka patur kontaktin e fundit radiofonik me kullėn e Rinasit, ndėrkohė qė njė minut mė pas, nė orėn 22.18 ai ėshtė zhdukur nga radarėt dhe mė pas komunikimet me tė janė ndėrprerė. Koordinata e kontaktit tė fundit me tė ėshtė 41*17'30" N dhe 18*51 '30"E.

    Distanca nga bregu ėshtė 27 milje detare, afėrsisht 45 kilometra nė Perėndim tė Durrėsit.

    Menjėherė pas ndėrprerjes sė sinjalit, kanė filluar operacionet e shpėtimit, tė cilat janė intensifikuar nė agun e sotėm. Katėr anije tė Forcave Detare Shqiptare dhe dy helikopterė po patrullojnė zonėn, ndėrkohė qė edhe autoritetet italiane kanė vėnė nė dispozicion tė operacionit 4 anije dhe njė avion kėrkimi".

    Ministria e Brendshme shpreh dhimbje pėr kėtė ngjarje jashtėzakonisht tė rėndė dhe u gjendet pranė familjes Pashko dhe familjeve tė pilotėve dhe tė reanimatorit, tė cilėt gjendeshin nė krye tė detyrės.

    Nė pėrgjigje tė pyetjeve tė gazetarėve, Olldashi ka pohuar, se helikopteri me tė cilin ishte nisur Pashko pėr kurim nė Itali ishte i gatishmėrisė sė lartė.

    Ministri Olldashi hodhi poshtė mundėsinė e njė defekti teknik tė helikopterit si shkak tė rrėzimit tė tij. "Helikopterit i ėshtė bėrė njė remont kapital nė Gjermani para njė muaji e gjysėm, ka qenė i pajisur me tė gjitha mjetet, sinjalistikėn dhe ka qenė nė gjendje shumė tė mirė teknike", theksoi ministri Olldashi. Ndėrsa, duke iu referuar tė dhėnave tė Institutit Metereologjik nė vend, ministri tha se, kushtet e motit gjatė fluturimit tė sė dielės nė mbrėmje tė helikopterit kanė qenė tė mira. Sipas tij, kapaciteti i helikopterit tė Gardės ka qenė prej 8 personash, ndėrkohė qė nė bordin e tij ndodheshin gjithsej 6 persona.






    Po bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr gjetjen e helikopterit dhe personave qė ishin nė bord


    Mediu: "Kushtet atmosferike e lejonin fluturimin"


    Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shpreh dje se, "menjėherė pas humbjes sė komunikimit mes helikopterit qė po transportonte zotin Gramoz Pashko pėr njė kurim nė njė nga spitalet e Italisė me kullėn e kontrollit tė Aeroportit "Nėnė Tereza", tė gjitha organizmat dhe shėrbimet e specializuara u ngritėn nė kushtrim".

    Nė njė konferencė pėr shtyp dhėnė nė mjediset e Ministrisė sė Mbrojtjes, zoti Mediu ka sqaruar tė gjitha hapat e ndjekura nga shteti shqiptar menjėherė pas humbjes sė helikopterit.

    Mediu pohoi se, "nė bordin e helikopterit gjendeshin 6 persona - mjeku i shoqėrimit tė zotit Pashko, dy pilotėt Vangjel Ēondi dhe Demush Heba, tekniku i fluturimit Qamil Koni dhe i biri i zotit Pashko, 24 vjeēari Rubin Pashko".

    Ministri i Mbrojtjes, duke e cilėsuar kėtė ngjarje si shumė tė rėndė, i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta dhe njėrėzore familjes sė zotit Gramoz Pashko, familjeve tė pilotėve Vangjel Ēondi dhe Demush Heba, familjes sė teknikut tė helikopterit Qamil Koni dhe familjes sė mjekut Aleksandėr Baloi.

    "Pėrpjekjet pėr tė kontaktuar nė orėt e vona tė natės sė djeshme e deri mė tani nuk kanė rreshtur nga ana e strukturave tė specializuara dhe tė bashkėrenduara tė Ministrisė sė Mbrojtjes, asaj tė Rendit, tė Ministrisė sė Komunikacionit dhe distrikteve Detare Durrės e Vlorė. Pas pamundėsimit tė komunikimit, u dhanė menjėherė detyrat pėr fillimin e operacionit tė kėrkimit dhe shpėtimit, menjėherė pas humbjes sė lidhjeve radiolokative tė helikopterit me Qendrėn e Komunikimit tė Kullave tė Drejtimit Rinas", sqaroi mė tej zoti Mediu. Sipas tij, qė nė momentin e marrjes sė sinjalit tė humbjes sė kontaktit, nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha, situata ėshtė ndjekur me pėrgjegjėsi maksimale dhe pa ndėrprerje.

    "Ministria e Mbrojtjes ka mbajtur dhe po mban lidhje tė pandėrprera dhe ka koordinuar e bashkėpunuar me Ministrinė e Brendshme, Ministrinė e Transporteve, Ministrinė e Shėndetėsisė etj. Qendra e Bashkuar Operacionale nė SHPFA, strukturat pėrgjegjėse tė ndjekjes sė situatės ajrore nė Forcat Ajrore dhe ato tė kėrkim shpėtimit nė gatishmėri e funksionim tė plotė, ka marrė situatėn nė dorė menjėherė nė koordinim tė plotė me strukturat e duhura", tha ministri i Mbrojtjes.

    Mė tej, zoti Mediu tha se, "gjithashtu, ėshtė mbajtur kontakt i pandėrprerė me Shtabin e NATO-s nė Tiranė, Komandėn e NATO-s nė Napoli Itali, Komandėn e KFOR-it nė Kosovė, ambasadėn italiane, ambasadėn amerikane, ambasadėn greke. Dėshiroj qė tė gjithė t'i falenderoj pėr gatishmėrinė, humanizmin dhe mbėshtetjen e ofruar".

    Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve mbi ngjarjen, zoti Mediu sqaroi se, "vendndodhja e helikopterit nė momentin e humbjes sė kontaktit, lokalizohet nė koordinatat 41 gradė, 17 minuta, 30 sekonda nė Veri dhe 18 gradė, 51 minuta dhe 30 sekonda nė Lindje".

    "Brenda tė gjitha rregullave dhe nė pėrputhje me parametrat e pėrcaktuar nė raste tė tilla, nė orėn 02.30 filloi dalja e anijeve tė Forcave Detare nė det dhe nė orėn 04.30, operacioni konsiderohet i filluar nė rajonin e kėrkimit. Nė mėnyrė tė njėkohshme ėshtė koordinuar me palėn italiane, e cila ėshtė angazhuar me mjetet e veta nė kėtė operacion", tha zoti Mediu.

    Ministri i Mbrojtjes theksoi se, "rajoni i operacionit tė kėrkimit ėshtė rreth 27 milje detare larg nga brigjet tona, me gjerėsi rreth 40 milje detare dhe thellėsi rreth 35 milje detare". "Operacioni po zhvillohet i pėrbashkėt me palėn italiane. Rajoni ėshtė ndarė nė dy pjesė, pjesa lindore nėn pėrgjegjėsinė e palės shqiptare, dhe pjesa perėndimore nėn pėrgjegjėsinė e palės italiane. Operacioni po kryhet me lundrim e kontroll nė drejtimin veri - jug dhe anasjelltas", sqaroi zoti Mediu.

    Sipas tij, Forcat Detare Shqiptare kanė angazhuar katėr anije, si dhe janė mbėshtetur nga njė helikopter i Forcave Ajrore, i cili ka kryer patrullim e kontroll nga ajri. "Pala italiane ka tė angazhuara katėr anije, si dhe ėshtė mbėshtetur nga njė avion kėrkim shpėtimi, i cili ka kryer fluturim e kontroll nė tė gjithė rajonin e operacionit. Operacioni po vazhdon dhe do tė vazhdojė deri nė kryerjen pėrfundimtare. Nė pėrputhje me ecurinė e rezultateve tė zhvillimeve operacionale, po punohet qė ai tė pėrshkallėzohet. Po bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė nė bashkėpunim me Komponentin Detar tė Komandės sė Bashkuar tė NATO-s nė Napoli - Itali dhe me Forcat Detare italiane tė planifikohen e tė intensifikohen veprimet operacionale nė interes tė operacionit tė kėrkimit", u shpreh ministri i Mbrojtjes.

    Nė lidhje me fillimin e njė hetimi nga ana e Prokurorisė pėr ngjarjen, zoti Mediu tha se, "ėshtė detyrė e Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė tė hetojė dhe zbardhė kėtė tragjedi. Nga ana e Ministrisė sė Mbrojtjes do tė jepet e gjithė asistenca e nevojshme nė kėtė hetim".

    I pyetur nė lidhje me kushtet atmosferike gjatė fluturimit tė helikopterit, zoti Mediu tha se, "kushtet atmosferike e lejonin fluturimin". Gjithashtu ministri i Mbrojtjes vlerėsoi edhe profesionalizmin e pilotėve qė drejtonin helikopterin, duke shtuar se, "kjo nuk ishte hera e parė qė ato kryeninin njė udhėtim tė tillė".



    .......

  10. #50
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fatkeqesi shume e rende! Kur e degjon, te duhet te ulesh, se te ngjan e pabesueshme, se si mund te denohen aq fate njerezish pernjeheresh e te ngresh syte nga qielli. E fati i nje babe e nje biri njekohesisht! E tmerrshme, gjynah!

    Fjalen e fundit, ate me ngushellimet lijeni, kur te kete siguri. Mos ndillni me shume, se c'ka ndodhur!

Faqja 5 prej 21 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ēdo tė ndodhė me Trupat Mbrojtėse tė Kosovės?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  5. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •