
Postuar mė parė nga
Brari
ISH KOMANDANTI I REGJIMENTIT TE HELIKOPTEREVE TE FARKES E'THEM MEHMETI, SHPJEGON VARIANTET E RENIES SE HELIKOPTERIT TE PASHKOS
Flet piloti qe bleu helikopterin "Bell 222".
"Nuk ka rene per shkak te kohes, por mendoj se pilotit i ka rene infarkt ne zemer gjersa nuk ka patur mundesi te komunikoje me kullen. Duhet te kete shperthyer ne ajer"
Pra, ne baze te pervojes sime dhe te dhenave qe kam patur nga shoket e mi ne Tirane, kushtet armosferike kane qene te favorshme per fluturim dhe urdhri per t'u nisur ka qene i drejte.
Versioni im se ēfare ka shkaktuar renien eshte per shkaqe shendetesore te ekuipazhit. Nje nga pilotet, nga stresi apo shkaqe te tjera, mund te kete pesuar atak zemre dhe helikopteri ka kaluar ne gjendje pikiate te shpejte. Ne qofte se helikopteri bie ne pikiate, arrin nje shpejtesi kritike qe eshte shume e veshtire te dale nga ai pozicion, sidomos naten. Nje nga rastet per gjendje te jashtezakonshme per helikopterin eshte kur bie ne pikiate dhe veprimet e pilotit per te dale nga kjo gjendje.
Ēdo gje ndodh shume shpejt. Per, helikopteret MI 4, psh. ne qofte se helikopteri ne gjendje pikiate arrin shpejtesine 240 km/ore, ne maje te fletes se helikes shpejtesia mund te kaloje shpejtesine e zerit dhe si rezultat ndodh fenomeni i shperthimit. Persa i perket teorise se trete se mund te kete qene difekt teknik. Mund te ndodhe qe te kete probleme teknike, por ky helikopter operon me dy motora. Ne qofte se nje motor ka difekt, operohet me motorin tjeter. Pothuaj te gjitha sistemet, ne kete helikopter jane te dubluara. Ne qofte se nje sistem nuk funksiononte, sistemi i dyte operon. Pastaj, nuk ka difekt qe ndodh menjehere, pa paralajmerim.
Dhe nga ana tjeter, ne qofte se do te kishte ndodhur difekt, do te kishte akoma komunikim me kullen drejtuese, komunikim per ndihme ose per treguar gjendjen. Ndersa ne kete rast komunikimi u nderpre menjehere. Me kete rast dua t'i pergjigjem edhe tezes se celulareve. Telefonat celulare nuk ndikojne dhe nuk ē'orientojne sistemin drejtues te helikopterit. Megjithese per ne eshte pak e ēuditshme te analizohet gjendja shendetesore e pilotit, por ne aspektin profesional eshte nje faktor teper i rendesishem. Gjithashu, pothuaj ne te gjitha vendet e tjera te botes, kjo eshte nje nga hipotezat e para qe shikohet.
KJ
Krijoni Kontakt