
Postuar mė parė nga
Toro
1) Sala u akuzua ne fillim se kishte shkelur ligjin sepse gjoja nuk kishte kompetenca per te dhene urdher ( te cilin nuk e dime a e ka dhene apo jo , apo pilotet dolen vullnetare- ketu flitet shume per kete , por fakti se as pilotet qe kane vdekur , as Sala nuk kane dale te thone qarte se kush e ka dhene urdhrin).....Por sic citova me siper Kushtetuta i jep kompetenca tu japi urdhra ushtarakeve. Fjale per fjale ne baze te Kushtetutes, kryeministri qendron me pare sesa Ministri i Mbrojtjes.
2) Askush nuk i ve ne dyshim aftesite e piloteve....Megjithate une po ve ne dyshim paaftesine e tyre per te MOS IU BINDUR urdherave te joeksperteve....Dhe kete konkluzion e nxjerr nga vete te thenat e tyre te postuara pak me lart ( lexo postimin nr.40 nga Xhuxhumaku)...Pilotet e kishin bere rreth 30 here ate rruge, here pa karburant te mjaftueshem, here pa harta te kohes, here pa perkthyes per tu lidhur me kullat e komandimit, dhe gjithmone me nje helikopter ( te njejtin qe perdoren dhe diten qe u vrane) ne gjendje jo te mire fluturimi pasi ai po cohej per rimont ne Baden-Baden, Gjermani.....Eh pra te njejtet eksperte ishin dhe atehere , te njejtet ishin dhe tani....Pra ose ishin te paafte te moszbatojne urdhra nga jokompetente ose kishin vetesiguri te tepruar tek vetja e tek mjeti qe drejtonin. Cila do nga te dyja variantet mund te kete ndikuar ( ose jo) ne tragjedine e 16 korrikut! Kete nuk e dime!
3) Nese Sala i jep urdher nje nepunesi te Zyres se Pashaportave ti pergatisi nje pasaporte fallco atehere po eshte shperdorim detyre....Por jo kur urdheron nje ushtarak si pilotet e Gardes se Republikes....Ti me duket se e ke pas dhe baben oficer, pra duhet ta dish me mire se une se urdherat ndaj ushtarakeve ( punonjes te shtetit jane dhe ata), aq me teper kur behet fjala per ti shpetuar jeten nga njeriu nuk kapen per shperdorim detyre....Motoja e ushtareve te nje vendi fqinj me ne eshte : "Aty ku mbaron llogjika, fillon ushtria!". Mos prit qe ushtria shqiptare te beje perjashtim nga motoja e mesiperme.
4) Te gjithe kapen pas germes se manualit te perdorimit te helikopterit se ai nuk ishte per te fluturuar naten....Por manuali i perdorimit te helikopterit nuk eshte LIGJ! As rregullore ushtrie! Eshte nje udhezues qe njofton fluturuesin e helikopterit me aftesite qe ka helikopteri.....Ne Shqiperi ishin pilotet qe fluturonin helikopteret, jo helikopteret pilotet....Dua te them se pilotet shqiptare (dhe ne pergjithesi ushtaraket) ne shume raste benin me teper nga cfare u kerkonte dhe u lejonte mmanuali i drejtimit te nje mjeti.Pilotet shqiptare jane trajnuar ne kushte te ndryshme te veshtira fluturimi...Pjese e trajnimit te tyre kane qene dhe fluturimet naten ( madje pa perdorur mjete fluturimi per naten) , kane qene dhe fluturimet ne kohe te keqe, pa mjete naviguese, pa drita ne kushte te erresire te plote, trajnime per gjetjen e pozicionit te mjetit fluturues duke u bazuar vetem ne faktoret e jashtem, jo ne mjetet e aeroplanit/helikopterit etj etj. Pra teoria se helikopteri nuk ishte i pershtatshem per te fluturuar naten nje itinerar te rrahur aq shpesh nga pilotet nuk qendron.
5) Ne boten e civilizuar, ne fillim nderohen te vdekurit, behen hetimet, nxirren konkluzionet dhe pastaj kalohet ne akuza....Ne Shqiperi e filluan se prapthi....direkt tek akuzat!
Gjithe te mirat
Toro.
Krijoni Kontakt