Close
Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 205
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Antipatrea,

    Llafet jane qe ishte vete djali i Pashkos qe ka ngulmuar e ngulmuar per ate fluturim, duke ofruar edhe para.

    S'di sa te verteta jane, por ky llaf perflitet ne Tirane.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #152
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Gazetat shkruajne qe pilotet refuzuan te fluturojne naten me nje helikopter te tille drejt italise naten por sali mbreti i ra me grusht tavolines dhe bertiti 'te nisen tani'.

    Mire mehmet shehu i bente gjera te atilla dhe nuk e kundeshtonte njeri se ishte diktature ahera, por sot si ka mundesi qe ndodhin te tilla gjera?
    Thua te kene pas frike pilotet se do ti pushkatonte Sala....apo mos do tu internonte familjet?

  3. #153
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Xhuxhu, kur ke babne duke vdekur, jam i sigurte se mund te kerkosh edhe anije kozmike. Puna eshte se ka norma, aq me shume aviacioni.
    Une ate helikopter e kam pare vete (padyshim me i miri qe kishte Shqiperia), por kur eshte blere nuk jane marre pajisjet dhe instrumntat e nevojshme per disa lloje fluturimesh (te cilat jane ofruar nga pala suedeze) pasi dhe ashtu sic ishte ai ishte goxha luksoz perpara MI-4 qe kishte Shqiperia ...

  4. #154
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Fajin e ka kushdo qe ka dhene urdhrin, pasi ai helikopter nuk i plotesonte kushtet e fluturimit naten dhe gjithashtu fluturimit mbi det.
    Eh sipas teje, urdhrin e ka dhene Sala dhe ka tejkaluar kompetencat e tij?
    Je i sigurt? Mos harro se Sala eshte kryeminister:

    Kushtetuta e Shqiperise
    Neni 102, paragrafi 3:

    Kryeministri:
    ......................................
    3.Kryeministri, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr urdhra.


    Nga ana tjeter, do thuash ti po kush ja jep kompetencen atij te nxjerri urdhra per pilotet e Gardes....Pilotet e Gardes jane pjestare te Forcave te Armatosura. Si pjestare te Forcave te Armatosura, pilotet marrin urdher nga Presidenti i Republikes, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes:

    Kushtetuta e Shqiperise
    Neni 169,paragrafi 1
    Presidenti i Republikės, nė kohė paqeje, ushtron drejtimin e Forcave tė Armatosura nėpėrmjet Kryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes.


    Mjaft me budallalliqet nuk kishte kompetence Sala , kishte komandanti i Gardes te jepte urdher....Komandanti i Gardes se Republikes eshte mvartes i Kryeministrit, jo e kunderta!

  5. #155
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Me duket se e kam thene qarte : "kushdo qe ka dhene urdhrin"
    Dhe ai qe ka dhene urdhrin, jo se ka kaluar kompetencat, por smund te kerkoje dicka qe nuk arrihet, ose eshte komplet jashte rregullave dhe ligjeve, ndaj them se ai eshte shkaku i thithe asaj qe ka ndodhur, ose krimineli, me qarte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antipatrea : 25-07-2006 mė 21:01

  6. #156
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    E Diele, 23 Korrik 2006


    REPLIKE ME SHKRIMIN E HAMDI DEGES BOTUAR DJE NE “KOHA JONE”

    Hamdi Dega te merret me letrat e jo me mjeksine .
    Nje prezantim te shkurter: jam Dr Enkel Kallushi dhe kam 6 vjet qe punoj ne Itali si mjek kardiokirurg dhe fale ketij zanati apo eksperience ne kete fushe mund te flas per ore te tera lidhur me gjendjen klinike te z. Pashko para se nisej per ne Itali.

    Une kam vetem nje pyetje: A ka eksperience ne fushen e mjeksise zoti Hamdi Dega qe ka bere dje artikullin e tij “Urdheri qe mori jeten e pese te gjalleve”, dhe a ka asistuar ne ndonje rast ku eshte dhene ndihma e pare mjeksore ( pervec skenave te telefilmit ER)?!

    Cilado qofte pergjigja e autorit te shkrimit po apo jo; une mund ti kunderpergjigjem qe nje grup i mire mjekesh ne nje spital te pajisur mire mund te bejne mrekullira, dhe une personalisht i kam pare me syte e mi keto mrekullira ne njerez qe praktikisht ishin te vdekur dhe sot e kesaj dite jetojne dhe gezojne bukurite e kesaj jete.

    Personalisht nuk me interesojne arsyet qe shtyne autorin te beje nje analize te tille dhe te beje hamendesira te pafund lidhur me vendimin per te nisur zotin Pashko per nje ndihme mjeksore jashte vendit.

    Personalisht si njeri dhe mbi te gjitha si mjek mendoj se nje person pavaresisht se kush eshte dhe cfare ben meriton te gjithe asistencen e mundsshme mjeksore dhe pajtohem plotesisht me vendimin e marre nga instancat mjeksore dhe qeveritare per ti dhene ndihme te specializuar nje njeriu te shquar qe ka bere shume per vendin e tij, dhe nje arsye tjeter zoti Hamdi eshte se ky njeri merrte fryme dhe zemra i punonte akoma kur e hipen ne helikopter...

    Sipas jush duhet lene te vdese?! Eshte njesoj sikur ta denosh me vdekje.. Jo jo jo zoteri, nuk mund te perdorni arrogance dhe cinizem kundrejt JETES per arsyet tuaja personale. Ishte thjesht fati i keq i te ndjerit dhe grupit qe e shoqeronte, qe gjej rastin tu shpreh te gjitha familjeve ngushellimet e mia me te sinqerta, vecanerisht per kolegun dhe mikun Sander.

    Ne shqiptaret kemi plot halle dhe ne vend te punojme, merremi me shume se c'duhet me llafe kafenesh. Zoti Hamdi per ta mbyllur kete leter kam nje urim; pavaresisht nga kendveshtrimi i kundert i kesaj tragjedie do te deshiroja qe te pakten nje mendim ta kemi te perbashket: ATA DJEM QE HUMBEN JETEN PER TE SHPETUAR NJE JETE TJETER JANE HERONJ. Kjo duhet shkruar me germa kapitale ne te gjitha faqet e gazetave sepse eshte e vetmja e vertete dhe jo te behen hamendesi plot fantazi te shfrenuar qe nuk bejne gje tjeter vecse shtojne dhimbjen e familjeve te heronjve tane.

    Me respekt

    Dr. Enkel Kallushi
    Mjek kardiokirurg, Itali

    koha jone

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Brari, per hir te debatit, duhet te na kishe sjelle dhe shkrimin H.Deges.
    FATKEQESIA PASHKO : URDHRI QE MORI JETEN E PESE TE GJALLEVE

    Per ēdo shqiptar dhe qenie njerezore aksidenti i Gramoz Pashkos ne Palase ishte nje fatkeqesi. Ajo mund t’i ndodhe kujtdo e kurdo. Ndersa politikanet shqiptare bejne hetuesin dhe prokurorin, mjekun dhe pilotin, te gjallin dhe te vdekurin... ne gjurmet e se kaluares jo te larget, kur Zeusi shqiptar bente gjithēka, specialistet e vertete te ajrit e te tokes, te mjekesise dhe aviacionit, me gjysem zeri thone nje te vertete qe e kane pare me sy dhe ndjekur hap pas hapi. Kjo e vertete eshte e thjeshte, si e verteta dhe e qarte si drita e diellit: Gramoz Pashko pesoi nje aksident vdekjeprures.

    Zoti ne qiell dhe Gramozi ne jeten e amshueme

    I rreshqiti kemba dhe u perplas dy here apo nje here ne shkemb para se te perfundonte ne valet e Jonit, pesoi Piken e Diellit ne nje shkemb te Palases dhe perfundoi pa ndjenja ne ujet e detit, pati nje parainfarkt apo ishemi cerebrale qe deti i ndihmon e stimulon aq shume...,etj . Kete e di veē Zoti dhe i ndjeri Gramoz Pashko ne boten e amshueme.

    Profesor Gramoz Pashko keto te fshehta i mori me vete bashke me jeten e tij ne boten e amshueme ku pashmangesisht do te shkojme te gjithe nje dite. Veē Zoti ne qiell e shpirti i Gramozit ne boten e amshueme e dine te verteten qe nuk ka politikan as prokuror, hetues as lider, as shkencetar qe mund ta zbuloje.

    Te gjithe shoket e miqte, te njohurit dhe te panjohurit e tij e dine mire se Gramoz Pashko ka pasur probleme me shikimin dhe ne kushtet kur thyerjet pamore shumefishohen nga valet e detit dhe pasqyrimi i Diellit ne to nuk perjashtojne asnje prej atyre hamendjeve qe Zoti Pashko i mori me vete ne pafundesi. Ēdo spekulim e hamendje Xhejms Bondesh shqiptare eshte kohe e humbur... Profesori erudit, lideri i dhjetorit ’90, politikani i shquar, ish zevendeskryeministri demokrat.. e mbi te gjitha njeriu Gramoz ishte vetem kur ndodhi fatkeqesia.


    E verteta e fatkeqesise

    Ka edhe nje te vertete tjeter te madhe. Te gjithe deshmitaret e rastit te fatkeqesise jane ne nje mendje dhe takohen ne nje pike: Gramoz Pashko qendroi te pakten 10 minuta ne ujet e detit dhe mushkerite e tij ishin te mbushura me uje.

    Mos te harrojme me ujet e kripur te Jonit qe sikur te ishte edhe ai pa kripe e kristal i Valbones apo Syrit te Kalter ne burimin e saj ka efekt vdekjeprures ne mushkerite e njeriut. Ne kushte qetesie dhe zhytje te vetekontrolluar shkenca mjekesore jep vetem maksimumim, me se shumti tri minuta jete.

    Ne kushte posttraumatike dhe plagesh ne koke ose ne ēdo pjese sado te parendesishme te trupit njerezor kjo kohe shkurtohet ne perpjesetim te drejte me shkallen e plagosjes. Mjeku himariot qe pati kontaktin e pare me pacientin Pashko tregon per nxirje te krejt trupit dhe nxjerrje uji nga goja gjate perpjekjeve per ta kthyer ne jete Gramoz Pashkon.

    Mbytja eshte e dukshme. Perfundimi i mjekeve eshte se Gramoz Pashko ishte ne gjendje koma konstante, pra, vdekje e qendrueshme klinike. E vetmja gje qe punon ne trupin e tij jane aparaturat mjekesore qe kryejne funksione jetike qe trupi i tij tashme i kishte humbur. Ēdo gje e ben shkenca, perveē ringjalljes se te vdekurit ! Te pakten deri me sot.

    Kete te vertete absolute nuk e shohin vetem ata qe nuk kane sy te shikojne dhe mendje te gjykojne. Kete te vertete nuk duan ta pranojne vetem ata qe dhimbja per shokun e mikun, njeriun e vet apo kolegun ua erreson logjiken dhe i ben te enderrojne te pamunduren.

    Legjendat dhe realiteti

    Ēdo shqiptar dhe qenie njerezore ne bote ne kete rast do te bente gjene me te thjeshte dhe me te dhimbshme ne bote: te merrte masa per funeralin dhe percjelljen me te gjitha nderimet e duhura te mikut, shokut, te afermit te vet. E veshtire. E dhimbshme. Por fatkeqesia eshte fatkeqesi. Vdekja eshte vdekje. Ne fund te fundit te gjithe jemi te vdekshem.

    Para vdekjes e Zotit te gjithe jemi te barabarte: si politikani me i larte, edhe qytetari me i thjeshte, si presidenti ashtu edhe rrugaēi, si shkencetari edhe injoranti, si krimineli edhe simboli i drejtesise, si akademiku e profesori ashtu edhe fshatari me i humbur qe nuk di te shkruaje as emrin e vet. Ky eshte realiteti sado i dhimbshem, eshte pra realitet dhe nuk ka rruge tjeter veē ta pranosh.

    Ketu futet mentaliteti shqiptar i legjendave: jo duhet bere e pamundura, duhet te ringjallet i vdekuri si Konstandini apo Ago Imeri. Jo kurrren e kurres nuk mund ta leme me kaq mikun e shokun e nderuar, profesorin e shquar e ekonomistin e dalluar, themeluesin e partise dhe liderin e Dhjetorit, ish zevendeskryeministrin demokrat.


    Ala shqiptarēe: vdis qe te ringjallim!

    Ne qe deri dje nuk hezituam ta denigrojme e shpallim edhe armik, ne qe deri dje nuk nguruam t’i veme gjithfare epiteti deri edhe armik apo autorin e “cekut te bardhe”, ne qe i numeruam edhe numrin e syzeve e flirtet me Nanon, ne qe e shame deri me robet e shtepise dhe e perjashtuam edhe nga Partiā, sot e ringjallim te vdekurin!

    Ky eshte mentaliteti me i keq i ne shqiptareve: vdis qe te ringjallim sepse sa je gjalle nuk leme gur pa levizur qe te te vdesim per se gjalli. Pikerisht kjo mendesi ala shqiptarēe vuri ne levizje te gjitha ingranazhet e partise dhe te shtetit, te qeverise dhe mjekesise per provat e perkushtimit ndaj mikut te shquar e profesorit te nderuar, te liderit te Dhjetorit ‘90 e intelektualit poliedrik.

    Ne qe e vdiqem per shume vite me radhe per se gjalli profesorin Pashko sot pasi ai kishte vdekur nuk lame gur e dru pa levizur per ta ringjallur per se vdekuri.

    Aq larg sa fatkeqesia behet tragjedi

    Ne kete lufte absurde kunder realitetit u shkua deri sa aty qe t’i jepej urdher nje helikopteri te cfilitur si vete shteti shqiptar qe naten ta bente dite, megjithese gjermani e kishte bere per te punuar vetem diten. Ne kete absurd urdherohen pilotet me te mire shqiptare te fluturojne kur nuk duhej fluturuar, megjithe parandjenjat tragjike te tyre per ate nate te veshtire pa kthim.

    Kur ata i shprehen ato parandjenja tragjike shokeve te jetes veshtire se nuk ua kane shprehur edhe urdheruesve te tyre. Por urdhri eshte urdher: sekretin e tyre ata e moren me vete 200 1000 metra ne fundin e detit. Ēdo hamendje e hipoteze legjendare se [fare i ndodhi helikopterit kryeministror, se a kishte apo jo karburant sa duhet, se a kishte pajisje shpetimi apo jo, se … zbehet, daravitet perballe faktit shkencor, perballe realitetit te pakundershtueshem qe ai helikopter nuk ishte per te fluturuar naten.

    Urdherdhenesi, kushdo qofte ai, me te gjitha hallkat e atij urdhri absurd zinxhir eshte autori dhe regjisori qe dramen, fatkeqesine Gramoz Pashko e shnderroi ne tragjedi te pariparueshme per familjen Pashko e kater familje te tjera shqiptare. Askush nuk ngre akuze ndaj urdherdhenesit se ai kishte qellim te keq apo e deshironte nje tragjedi te tille, por urdhri i tij absurd eshte shkaku, eshte burimi i tragjedise. Ne vend qe te bejne garipin dhe nga te akuzuar te kalojne ne akuzues te bejne me te pakten: te heshtin e te kerkojne falje publike per viktimat e urdhrit apo urdhrave te tyre absurde.

    Bashkefajtor ne tragjedi

    Eshte pikerisht ai urdher tragjik per te ngjallur nje te vdekur qe u mori jeten edhe pese te gjalleve, perfshi 24 vjeēarin Ruben Pashko, te cilit nena e motra e tij ia mban deren hapur ashtu si ēdo zemer shqiptare ia hap deren e ngushellimit jo vetem asaj familjeje, por edhe atyre te kater viktimave te tjera qe meritojne te nderohen e shpallen deshmore te atdheut sepse zbatuan deri ne vetesakrifikim urdhrin e shtetit te vet, qofte ai edhe absurd. Cilido qe urdheroi fluturimin e nates eshte bashkefajtor ne kete tragjedi.

    Fatkeqesite jane te pashmangshme. Ato kane ndodhur e ndodhin kudo e kurdo siē ndodhi edhe me profesor Pashkon. Po urdhrat absurde, urdhrat ne kundershtim me shkencen e rregullat, me tekniken e e teknologjine, i kthejne ato fatkeqesi ne tragjedi.

    Edhe me e madhe behet kjo tragjedi kur ne vend te japin llogari deri ne nje e te kerkojne falje per urdhrat e gabuar, shkohet edhe me tej me jo vetem me ēmendurine e urdhrave absurde, por edhe deklaratat bombastike deri ne fyerje publike per kundershtaret.


    Shembulli i nje tragjedie

    Plot dhjete vjet me pare, me 17 korrik te vitit 1996, nje nga aeroplanet me te medhenj e me te sigurte ne boten bashkekohore Boingu 747 i shoqerise ajrore amerikane TEA shpertheu ne ajer dhe ra ne ujerat e Oqeanit Atlantik vetem 12 minuta pas ngritjes ne ajer nga pista e Aeroportit Xhon Kenedi te Nju Jorkut ne udhen e tij pa kthim per ne Paris.

    Ai ra vetem dhjetera milje larg tij ne afersi te Ist Metiches ne Nju Jork. Ne bordin e tij ndodheshin dy nga pilotet me te mire, dy inxhiniere aviacioni nga me te pergatiturit e Amerikes, 14 stjuardesa e kujdestare fluturimi dhe 212 pasagjere. Midis pasagjereve ishin 7 multimilionere dhe 9 shkencetare te fushave te ndryshme nga SHBA ja dhe Europa.

    Por ate dite qe hipen ne avion te gjithe qene njesoj. Te gjithe qene njesoj edhe kur ai avion tragjik shpertheu ne ajer. Njesoj i beri tragjedia. Edhe fundi i detit njesoj i beri. Edhe emrat e tyre ne memorialin, lapidarin per ta jane krejt njesoj. Asnje dallim. Para Zotit te gjithe jemi njesoj si presidenti edhe qytetari me i thjeshte. Para Zotit nuk ka VIP a , te majte e te djathte. Edhe para ligjit te shtetit e shtetit ligjor keshtu duhet te jete.

    Lavdia e kohes pa lavdi:

    Mbi te gjitha 230 veta, 230 qenie njerezore u bene viktima te nje prej tragjedive ajrore me te renda ne historine e aviacionit amerikan dhe te atij boteror. Ata iken per te mos u kthyer me midis te gjalleve.

    Midis tyre kishte burra e gra, pleq e femije shume me te rinj se 24 vjeēari Ruben Pashko e shume me te moshuar se pilotet e nderuar Vangjel Condi e Demush Heba shume me pak te arsimuar e te shkolluar se ringjallesi i talentuar Sander Baloj e shume me pak te pergatitur se inxhinieri Qemal Koni.

    Po ashtu ishin edhe majat e aviacionit me te perparuar te botes e te pasurise boterore siē eshte ajo amerikane. Ai aeroplan gjigant nuk ra ne 250 deri ne 1000 meter thellesi, por vetem ne me pak se 100 metra thellesi e krejt afer bregdetit te kryeqytetit te botes, Nju Jork.

    Megjithe mjetet e pasurite miliona here me te medha se te Shqiperise asnjehere nuk u gjeten te gjitha viktimat e tij. Asnjehere nuk u gjeten te gjitha copat e tij.


    Arsyeja njerezore dhe arsyeja shteterore

    Mos ta kthejme kete tragjedi fizike e shpirterore, humane e njerezore jo vetem per familjet e viktimave, por per ēdo shqiptar edhe ne nje fatkeqesi politike e ekonomike financiare dhe te behemi qesharake edhe ne syte e botes.

    Arsyeja njerezore eshte mbi ēdo arsye shteterore e politike e ēastit. Ndaj nese duam te jemi shtet te veprojme me kete arsye e jo me urdhra absurde. Detyra e pare e politikes shqiptare nese do vertet te beje shtet ne Shqiperi eshte te heqe dore nga urdhrat absurde te arsyes shteterore dhe rendja pas fitimit te pikeve per ēastin.

    Detyra e pare e ēdo qeveritari eshte qe te jape urdhra te arsyeshem nga ana njerezore dhe te mbeshtetur ne realitet e ligjet e shtetit, te shkences e jo ne legjenda e endrra legjendare.

    Detyra e pare e ēdo te urdheruari, e ēdo qytetari eshte te mos zbatoje urdhra qe bien ne kundershtim me arsyen njerezore, me ligjin e rregullin, me shkencen. Perndryshe tragjedi edhe me te renda na presin!

    Nga Hamdi Dega,Nju Jork, SHBA
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  7. #157
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    MESO TE LEXOSH I NDERUAR DOKTOR KALLUSHI !

    Replika vazhdon per ceshtjen e helikopterit

    Edhe mjekesia nga letrat mesohet !


    Mjekesia nga letrat mesohet i nderuar Dr. Kallushi. Jo vetem mjekesia, por te gjitha zanatet ne kete bote mesohen nga letrat. Mesohen, zbatohen ne praktike dhe zbatohen ne jete. Nuk ka rruge tjeter per te mesuar pervec kesaj. Edhe vete letrat mesohen po nga letrat dhe nga praktika. E qe te mesosh i nderuar Doktor, duhet te dish te lexosh. Edhe per kete nuk ka rruge tjeter. Te lexosh te zezen ne te bardhe, por te lexosh edhe midis rrjeshtash, sic thote nje nga korifejte e letrave, nje nga baballaret e letrave boterore, botuesi i “Nju Jork Tajmsit” ,.Salsburger.

    Analiza “Urdheri qe mori jeten pese te gjalleve” botuar nga gazeta e nderuar “ Koha Jone”, e cila si gjithnje mbetet model per korrektesen e redaktimit, nuk ka per qellim analizen mjekesore dhe kardiologjike te tragjedise Pashko. Mjekesia dhe per me teper kardiologjia nuk jane as profesioni im dhe aq me pak subjekti i shkrimit tim. Ne asnje fjale te shkruar nuk behen perfolje kafenesh, apo hamendje te alkolizuara me gabimet e mjekeve qe vizituan Profesorin e ndjere Pashko.

    Sic e thote krejt qarte shkrimi dhe vete titulli i saj ka si kryefjale “ urdherin” dhe sic ata qe e dhane ate urdher dhe ne pergjithesi urdher dhenesit shqiptare, por edhe kudo ne bote. Ai nuk prek as drejtepersedrejti e as terthorazi mjeket tane te mrekullueshem, ne menyre te vecante kardiologist shqiptare.

    Bashkohem plotesisht me vleresimin tuaj per ta si mrekulliberes. Edhe ketu ne Amerike mjeket e shkolluar ne universitet shqiptare dhe ato amerikane jane te mrekullushem dhe gezojne respekt e admirim, si tek shqiptaret ashtu edhe te te gjithe amerikanet. Jo vetem per mjeket, por per te gjithe shqiptaret vete presidenti i Amerikes Zoti Xhorxh Bush disa here me radhe ka vleresuar shpirtin arsimdashes shqiptar.

    Ceshtja per te cilen ju replikoni nuk ka lidhje me shkrimin tim. Me pak fjale i nderuar Dr. Kallushi jeni jashte subjektit, sic na thonin mesueset tona te shkolles se mesme kur vinin nota pakaluese per hartimet e keqija. Prandaj i nderuar Doktor po ju jap dy keshilla vellazerore. E para vjen nga filozofia popullore spanjolle : Kurojeni veten Doktor!

    E dyta eshte krejt shqiptare: kurre mos i fut hundet ne zanatin e tjetrit. E di pse ?! Sepse nga kardiokirurg i mrekullueshem mund te perfundosh shume shpejt minister Shendetesie e kushedi ndofta edhe me lart ! E keshtu nje dite do te mbetemi pa asnje kardiokirurg. Nuk keni nevoje per asnje zanat me te mire se ate te kardiokirurgut!

    Kardiolog eshte maja e mjekesise boterore edhe ketu ne Amerike e ne mbare boten! Po na ike edhe ti doktor Kallushi na mori lumi sepse ndofta edhe ti do te fillosh te japesh urdhera si ato te ndonje ministri qe te fluturojne naten helikoptere qe nuk jane per te fluturuar naten.

    Kushedi sa jete te gjallesh do na merrni ?! Perndryshe fluturoi, fluturoi gomari , doktor i dashur!
    Qe te mesosh e per me teper te replikosh duhet domosdo sine qua non te dish te lexosh letrat, i nderuar doktor Kallushi!

    Hamdi Dega, Nju Jork, SHBA

    Koha Jone
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  8. #158
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    O nari, sipas teje pergjigja qe i dha Sala familjes se Gramoz Pashkos ishte me e mire e? Sepse i tha : Zonje e nderuar ti sdo qe te vdese vetem burri???Ok, po te marr dhe djalin, dhe bashke me ta dhe nja dy pilote e mjeke....

    Dhe sngele ti, nje cope idioti te flasesh per aftesite e aryre piloteve. Ata ishin nga 50 vjec dhe kishin nje jete te tere qe fluturonin....
    Fajin e ka kushdo qe ka dhene urdhrin, pasi ai helikopter nuk i plotesonte kushtet e fluturimit naten dhe gjithashtu fluturimit mbi det.
    Gjo ktu mor budalla i forumit.

    Sali Berisha nuk ka se nga tja mbaj kur ti vej familja e Pashkos per ndihme, jo helikopterin por gjith floten ushtarake po ta kishin kerkuar nuk do ju vinte kush faj familjes. Sali Berisha dmth kryeministi i Shqiperise nuk po bente asgje tjeter vecse po perbushte detyren e tij ne radhe te pare si njeri, dhe ne rradhe te dyte si kryeminister, ai ofroi helikopterin me te shpejt qe ka shqiperia.

    Tashi une nuk thashe qe pilotet nuk ishin te afte o fije leshi, une thashe qe Sala nuk ka pas kohe qe ti kontrolloje VC e piloteve sic thojne socialistat e piste, dhe ta kishte kuptuar se ata nuk kan qene te kualifikuar per fluturim naten. Ca duhej tu thoshte familjes se pshkos? prisni sa te shof listen e notave ne shkoll te bashkume ehh? Vetekuptohet qe pilotet e Helikopterit te Presidentit dhe kryeministrit duhet te kene qene me te kualifikumit ne vend.


    Tashi ju ju dhem se Sali Berisha u perpoq ti shpetonte jeten nje qytetari Shqiptar me shume se ju dhemb per 6 personat e ndjer.

    Kaq pak lidhje me trunin keni ju saqe, sipas jush Gramozi duhet te ishte nisur per ne Itali diten e nserme, biles jo te nesermen, duhet te ishte marre viza nje here se kjo eshte procedura e ligjshme.

    Rob si puna juaj qe ne fatkeqesi te tilla te mendoni per perfitime politike une skam pa dhe as skam gju.

    Sala u perpoq ti shpetonte shpirtin Pashkos, por Zoti e kishte shkru ndryshe, ca do kishte bo ai msusi i vizatimit, naj portret si duket.

    Ik budall pa shkoll se e nxite fare.


    kerkoj ndjese qe ndyj nje teme te tille popr tipat si ky nuk durohen dot, ky nuk din te shkruj emrin e vet per se gjati vetem per se shkurti e vjen ktu e na bon si i zgjut. ik hup.

  9. #159
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar mė parė nga Homza
    Gjo ktu mor budalla i forumit.

    Sali Berisha nuk ka se nga tja mbaj kur ti vej familja e Pashkos per ndihme, jo helikopterin por gjith floten ushtarake po ta kishin kerkuar nuk do ju vinte kush faj familjes. Sali Berisha dmth kryeministi i Shqiperise nuk po bente asgje tjeter vecse po perbushte detyren e tij ne radhe te pare si njeri, dhe ne rradhe te dyte si kryeminister, ai ofroi helikopterin me te shpejt qe ka shqiperia.

    Tashi une nuk thashe qe pilotet nuk ishin te afte o fije leshi, une thashe qe Sala nuk ka pas kohe qe ti kontrolloje VC e piloteve sic thojne socialistat e piste, dhe ta kishte kuptuar se ata nuk kan qene te kualifikuar per fluturim naten. Ca duhej tu thoshte familjes se pshkos? prisni sa te shof listen e notave ne shkoll te bashkume ehh? Vetekuptohet qe pilotet e Helikopterit te Presidentit dhe kryeministrit duhet te kene qene me te kualifikumit ne vend.


    Tashi ju ju dhem se Sali Berisha u perpoq ti shpetonte jeten nje qytetari Shqiptar me shume se ju dhemb per 6 personat e ndjer.

    Kaq pak lidhje me trunin keni ju saqe, sipas jush Gramozi duhet te ishte nisur per ne Itali diten e nserme, biles jo te nesermen, duhet te ishte marre viza nje here se kjo eshte procedura e ligjshme.

    Rob si puna juaj qe ne fatkeqesi te tilla te mendoni per perfitime politike une skam pa dhe as skam gju.

    Sala u perpoq ti shpetonte shpirtin Pashkos, por Zoti e kishte shkru ndryshe, ca do kishte bo ai msusi i vizatimit, naj portret si duket.

    Ik budall pa shkoll se e nxite fare.


    kerkoj ndjese qe ndyj nje teme te tille popr tipat si ky nuk durohen dot, ky nuk din te shkruj emrin e vet per se gjati vetem per se shkurti e vjen ktu e na bon si i zgjut. ik hup.
    O loku i bjeshkeve, shko mor djale kullot lopen ti, se per ate je, mos me fol mu per shkolle ketu...ka'r

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Homza
    Gjo ktu mor budalla i forumit.

    Sali Berisha nuk ka se nga tja mbaj kur ti vej familja e Pashkos per ndihme, jo helikopterin por gjith floten ushtarake po ta kishin kerkuar nuk do ju vinte kush faj familjes. Sali Berisha dmth kryeministi i Shqiperise nuk po bente asgje tjeter vecse po perbushte detyren e tij ne radhe te pare si njeri, dhe ne rradhe te dyte si kryeminister, ai ofroi helikopterin me te shpejt qe ka shqiperia.
    Kryetari mor ti zotni (qe i ke vene vetes emrin e bukeshkalit) duhet te drejtoje. E kur drejton nuk drejton me asnje organ tjeter pervec trurit. ne qofte se Sala do ishte drejtues i zoti duhet ta kishte logjikuar qe nese helikopteri nuk eshte ne gjendje te fluturoje naten, nese pilotat te thone qe nuk jane ne gjendje te fluturojne naten, detyra jote si drejtues eshte te maresh vendimin bazuar ne mendimin e ekspertve jo ate qe te deshiron tajarja ty. Sala eshte pergjegjesi numer nje ne kete tragjedi, jo per keto teorira konspiracioni se gjoja ka vra me deshire njeriun e botes, por sepse eshte i paafte te drejtoje e te jape vendime te gjykuara mire. Vendimet e tij dhe urdherat, te nisura nga nxitimi e padituria, jane shkaktare per vdekjen e pilotave dhe personave te tjere ne bord.

    Tashi une nuk thashe qe pilotet nuk ishin te afte o fije leshi, une thashe qe Sala nuk ka pas kohe qe ti kontrolloje VC e piloteve sic thojne socialistat e piste, dhe ta kishte kuptuar se ata nuk kan qene te kualifikuar per fluturim naten. Ca duhej tu thoshte familjes se pshkos? prisni sa te shof listen e notave ne shkoll te bashkume ehh? Vetekuptohet qe pilotet e Helikopterit te Presidentit dhe kryeministrit duhet te kene qene me te kualifikumit ne vend.
    E pra kur piloti me i kualifikuar ne vend, te thote ty se nuk mund te nisesh naten, dhe ti kunder vendimit ekspert te tij vendos ti nisesh, a nuk duhet te te mbash pergjegjesi para familjeve te te ndjerve dhe popullit tend per cektesi mendimi dhe shperdorim detyre. Sepse eshte shperdorim detyre, zoti Hamza, te detyrosh punonjesin e shtetit te kryej nje detyre qe bie ndesh me opinionin ekspert te tij. Eshte shperdorim detyre te japesh urdher sepse keshtu "te do ty menderja". Sigurisht qe duhet ti thoshte familjes se Pashkos te prisnin gjate dites, sepse vetem atehere mund te garantohej se helikopteri do mberinte sakte ne Itali.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Ēdo tė ndodhė me Trupat Mbrojtėse tė Kosovės?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  5. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •