Kursimi i buxhetit te Gardes piloteve iu hoq sigurimi jetes. Prokuroria hetim remontit te helikopterit
TIRANE (19 korrik)
Aksidenti me helikopterin, PS denoncon Olldashin
Ora 13:20-Partia Socialiste ka akuzuar sot Ministrin e Brendshem, Sokol Olldashi se ka fshehur raportin hetimor te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem per remontin kapital te helikopterit qe u rrezua diten e hene ne detin Adriatik me 6 persona ne bord. Socialistet akuzojne se remonti i helikopterit qe eshte bere ne dhjetor te vitit 2005 ne Shqiperi eshte bere me pajisje te vjetra, ndersa Olldashi sipas ketij subjekti politik, ka qene ne dijeni te ketij fakti dhe nuk e ka derguar dosjen ne Prokurori per hetim.
Kosove, Ceku ngushellon Kryeministrin e Shqiperise me rastin e vdekjes tragjike te Gramoz Pashkos
Ora 13:00-Ngushellimi i pare ndaj qeverise shqiptare per humbjen e ish-politikanit Gramoz Pashko eshte bere nga Kryeministri i Kosoves Agim Ceku. Ceku i ka derguar sot nje telegram ngushellimi Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha me rastin e vdekjes tragjike te Gramos Pashkos. "Ne e ndajme dhembjen e madhe ne keto momente te veshtira humbjeje dhe mendimet tona jane tek Ju gjate tere kohes. Pranoni edhe njehere ngushellimet me te sinqerta per ata qe pesuan nga kjo tragjedi, e cila na ka prekur thelle ne shpirt", citohet ne telegramin e ngushellimit qe Kryeministri Ceku ka derguar ne adrese te kryeministrit Sali Berisha.
Kapiteneria e Barit per kerkimet ne Adriatik: Ende asnje gjurme e helikopterit
Ora 11:30-Nderkohe ka nisur sot heret ne mengjes dita e trete e operacioneve te kerkimit te drejtuara nga Kapiteneria e Barit. Se bashku me anijet italiane ne zonen ku u rrezua helikopteri shqiptar fluturon edhe nje helikopter i Guardia Di Financa. Sipas Kapetenerise se Barit koha sot eshte me e favorshme per kerkimet, pasi ndryshe nga ditet e tjera forca e detit eshte 3 balle dhe jo 5, ndersa era vazhdon te jete e forte. Deri tani kerkimet nuk kane zbuluar asnje shenje te helikopterit ndersa po kerkohet ne nje thellesi qe varion nga 250 deri ne 1 000 m. Ne kerkim jane mobilizuar edhe forcat detare shqiptare.
Kerkimet per helikopterin e humbur, nje anije e specializuar italiane i bashkohet operacionit
Ora 10:50-Nje anije mjaft e specializuar italiane per kerkimet ne det do ti bashkohet sot operacioneve te kerkimeve per gjetjen e helikopterit shqiptar qe u rrezua naten e se dieles ne detin Adriatik. Deri tani operacionet e shpetimit te kryera nga forcat detare italiane dhe ato shqiptare nuk kane dhene asnje rezultat, prandaj eshte vendosur qe pjese e kerkimit te jete edhe anija. Anija e forcave te marines italiane do te niset nga Taranto pasditen e sotme dhe do te nise menjehere kerkimet ne vendin ku ra helikopteri, ku thellesia e detit arrin deri ne 1000 metra. Pas 3 ditesh kerkimesh nga pala shqiptare dhe ajo italiane, marina italiane vendosi te perdore kete anije e cila eshte e specializuar posacerisht per kerkime ne thellesi shume te medha. (News24)
Helikopteri i rrezuar, Urdhri i Olldashit e kaloi Bell 222 nga Moisiu tek Berisha
Ora 10:00- Helikopteri Bell 222, i cili u rrezua ne Adriatik mbremjen e se dieles duke transportuar ne spitalin e Barit, ish-deputetin Gramoz Pashko dhe pese vete te tjere i perkiste Presidentit te Republikes, Kryeministrit dhe Kryetarit te Parlamentit. Por kohet e fundit helikopteri ka qene mjeti me te cilin levizte prej me pak se nje muaji vetem kryeministri Berisha. Eshte e perditshmja Shekulli gazeta qe citon sot nga burime te Gardes se Republikes urdhrin e ministrit te Brendshem Sokol Olldashi, i cili parashikon qe helikopteri Bell 222 dhe motoskafi tip ARCKOE, te vihet ne dispozicion te vetem kryeministrit dhe perdorimi i tyre behet nga Protokolli i Kryeministrit. Ky urdher i Olldashit i dates 27.06.2006 ndryshonte ate te meparshmin te firmosur nga ish-ministri i Rendit Luan Rama, sipas te cilit keto mjete ishin ne dispozicion te Presidentit te Republikes, kryeministrit, kryetarit te kuvendit dhe personaliteve te tjera te larta shteterore dhe ceshte me e rendesishmja, njoftimin per levizjen e tyre e jepnin te gjithe keto personalitete.
Nje urdher i ri, i firmosur nga ministri i Brendshem, Sokol Olldashi, sanksionon se helikopteri ne fjale duhet te niset vetem me urdher te protokollit te kryeministrit. Ky urdher i heq te drejten dy krereve te tjere te shtetit, presidentit dhe kryetarit te kuvendit qe te levizin me kete helikopter te vecante, citon e perditshmja. Sipas burimit te mesiperm, helikopteri Bell 222 U ka qene prej kohesh ne sherbim te presidenteve shqiptare. Ai eshte blere perpara viteve 90 dhe i ka sherbyer presidenteve qysh nga koha e Ramiz Alise.
Kursimi i buxhetit te Gardes piloteve iu hoq sigurimi jetes. Prokuroria hetim remontit te helikopterit
Ora 08:00-Pilotet e helikopteritBell 222 nuk kane qene te siguruar ne rast te ndonje fatkeqesie qe mund tu ndodhte ne detyre. Qeveria shqiptare e perfshire nga motoja e te qenurit ne diete ka shkurtuar deri dhe fondin qe duhej te derdhej prane agjesise se sigurimeve per te siguruar jeten e ekuipazhit te helikopterit presidencial. Ky detaj ne dukje i parendesishem deri mesnaten e se dieles, tashme eshte kthyer ne nje barre serioze qe rendon mbi familjet e varfra te viktimave te tragjedise se 16 korrikut. Nese ngjarja do te kishte ndodhur nje vit me pare, familjet e cdo pjesetari te ekuipazhit te helikopterit do te perfitonin nga 20 milione leke te reja. Legjislacioni ne fuqi e ka te percaktuar qarte se pilotet dhe stafi teknik i mjeteve te transportit ajeror te sherbimit civil, por edhe pasagjeret e tyre, duhet te jene te siguruar ne rast aksidentesh. Por strukturat shteterore pergjegjese per te permbushur kete detyrim ligjor e kane kryer misionin e tyre deri nje vit me pare, kur kane derdhur ne agjensine e sigurimeve INSIG detyrimin financiar.
Siguracioni
Eleminimi i sigurimit te stafit te helikopterit u motivua me shkurtimin e fondeve per Garden e Republikes, institucion nga varet dhe ekuipazhi. Gjate procedurave per siguracionin e ri te mjetit, specialistet e sigurimeve e vleresuan helikopterin Bell 222 me nje vlere prej 900 mije dollaresh, nga 1.5 milione dollare qe ishte vlera e tij ne momentin e blerjes, ne vitin 1985. Siguracioni per vitin ne vazhdim ne vend qe te behej direkt nga institucioni perkates, u be nga nje agjente private e INSIG, Gjylizana Ibi, e cila mesohet se eshte njekohesisht dhe e afermja e nje zyrtari te kryeministrise. Nepermjet Ibit u sigurua vetem helikopteri, me primin ne vlere 2.3 milione leke te reja, ndersa per pilotet su pagua asnje qindarke. Agjentja e sigurimit ka perfituar prej ketij veprimi dhe perqindjen e saj te fitimit nga shuma e derdhur ne zyrat e INSIG.
Itinerari
Eksperte te fluturimeve ajrore e kane vleresuar te pazakonte itinerarin qe ka ndjekur helikopteri Bell 222 per te shkuar ne Itali. Sipas tyre helikopteri duhej te kishte ndjekur nje tjeter itinerar, pavarsisht faktit ne ishte dite apo nate. Rruga e ndjekur prej tij duhej te ishte me e gjate dhe me devijime duke shkurtuar keshtu distancen e pershkuar mbi det. Konkretisht helikopteri i nisur nga Tirana duhej te fluturonte paralel me vijen bregdetare deri ne afersi te Vlores. Aty duhej te merrte drejtimin per ne Itali, pasi vija detare qe do ti duhej te kalonte eshte me e shkurter nga ajo qe kane zgjedhur realisht pilotet. Sapo te dilte ne bregun Italian helikopteri duhej te kthehej serish nga veriu per te mberritur ne spitalin e Barit. Kjo rruge edhe pse do te ishte me e gjate, vleresohet me e sigurt. Rruga e ndjekur nga pilotet, duke synuar kalimin ne vije te drejte mbi det mendohet te kete sjelle telashe shume te medha. Sipas eksperteve pilotet e dinin kete gje, por ka shume mundesi qe atyre tu jete kerkuar te zgjedhin rrugen me te veshtire, per ta cuar Pashkon sa me pare te jete e mundur ne spitalin e Barit.
Flet ish-piloti i Bell 222: Aksidenti prej motit te keq
Petrit Dashi, ish-zevendeskomandat i regjimentit ne Farke, ish-pilot per nje vit i helikopterit te Gardes Bell 222, aktualisht kolonel ne rezerve, ka hedhur poshte te gjitha hamendesite e ngritura deri me tani lidhur me shkaqet e tragjedise se ndodhur tri dite me pare. Gjate nje interviste ekskluzive dhene per gazetarin Gerti Shella ne emisionin Vila 24, kolonel Dashi ka rrezuar mundesine e nje gabimi njerezor.
Ne fakt mund te hamendesohet si shkak, turbolencat ne ajer?
Une ate dite kam qene ne Durres dhe ne mbremje kam pare se gjate gjithe dites ka pasur ere dhe deti ka qene i ftohte, pra ka pasur rryma te ftohta.
Cdo te thote kjo?
Kjo do te thote se ka pasur fenomene atmosferike ne det. Plus kesaj, nga ora 5 deri ne 7 era nuk u ul, nderkohe qe duhet te kishte ndodhur e kunderta. Ka pasur nje shikim mjaft te paster. Kalaja e Turres dukej sikur ishte 200 metra larg Vollges, pra ishte nje pamje e qarte, qe tregon se kishte indikacione te rrymave te ajrit.
Pra kjo eshte nje nga provat qe rrymat e ajrit kane qene ekzistente..
Rrymat e ajrit mund te kene sjelle fenomene, pasi ato jane te afta te sjellin fenomene nga me te cuditshmet, sidomos vorbullat ajrore qe per aviacionin jane te rrezikshme.
A ka pasur ndonje situate te njejte qe vorbullat ta kene vene ne veshtiresi navigimin?
Te gjithe e hasin nje situate te tille, sidomos ne kohen e dimrit, ne gryka malesh apo lugina ku ka turbulenca te tilla dhe jane shume te ndjeshme ne bord. Sjellin lekundje apo shmangien e helikopterit. Ka pasur edhe fenomene te tilla, por pilotet jane te stervitur per kete ceshtje. Dhe nuk behet fjale per keta dy pilote, pasi ata kane qene shume mire te stervitur, sidomos per te naviguar kete helikopter dhe jane hasur me fenomene nga me te veshtirat ne ajer. Fenomenet atmosferike jane te paperseritshme. Te gjithe pilotet njihen me stacionet meteorologjike, i studiojne dhe i njohin ne te gjithe territorin e Shqiperise.
Si mendoni, cilat do te kene qene shkaqet e nje tragjedie te tille?
Une mendoj se mund te kete qene nje fenomen natyror. Mund te kete qene nje vorbull natyrore, e cila eshte shume e rrezikshme per helikopteret, mund te jete nje avari e rende qe piloteve nuk u eshte dhene kohe te veprojne, ndodhin edhe nga vizioni optik.
Qeveria i drejtohet NATO: Ndihme per te gjetur trupat
Qeveria shqiptare ieshte drejtuar per ndihme te specializuar disa vendeve te ndryshme, per te bere te mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave te viktimave te tragjedise me helikopterin qe ra ne det. Zyrtarisht nga ana e zedhenesit te qeverise, Dritan Mishto thuhet se kerkesa i eshte dhene disa vendeve te ndryshme. Burime prane qeverise specifikojne per Gazeta Shqiptare se kerkesa i eshte drejtuar forcave amerikane ne rajon te cilat kane mundesine per te bere kerkime me anijet e tyre dhe te bejne zbulime ne thellesi te medha te deteve. Por te paret qe kane marre kerkesen ishin ushtaraket italiane, jashte vemendjes nukl jane lene as vende te tjera si Franca apo edhe Norvegjia. Deri me tani zyrtarisht nuk thuhet se ka mberitur ndonje pergjigjie nga ana e vendeve qe kane marre kerksen.
Kerkimet e pasuksesshme
Te gjitha kerkimet qe po behen nga forcat ajrore dhe detare ne zonen ku mendohet se eshte fundosur helikopteri kane rezultuar teresisht te pasuksseshme. Pasi u tha se ishte identifikuar nje njolle karburanti ne det, drejtuesit e operacionit te kerkimit heshten dhe nuk dhane me asnje informacion ne lidhje me ndonje shenje tjeter te gjetur ne ate zone. Komandanti i forcave detare te Durresit ka komunikuar dje te dhenat e fundit te operacioneve te kerkimit. Sipas tij ministri Mediu dhe shefi i shtabit jane ne ndjekje te vazhdueshme te operacioneve ne det. Per te siguruar suksesin e ketij operacioni Ministri i Mbrojtjes i ka kerkuar ndihme Ministrit te Mbrojtjes italiane Parizi dhe Shefit te Shtabit te Pergjithshem Admiral Di Paola te cilet kane treguar angazhim dhe dispozicion maksimal dhe po perpiqen te vene ne dispozicion mjetet e pershtatshme per kerkim ne thellesi te medha, tha dje ai. Sipas komandantit te forcave detare i eshte kerkuar ndihme edhe Admiralit Ulrih, komandant i forcave te bashkuara te NATO-s ne Napoli.
Me Admiralin Ulrih eshte diskutuar mundesia e ndihmes nga NATO dhe pala Amerikane siu dhe po kerkohet informacion per gjetjen e mjeteve te specializuara qe diktojne objektet metalike ne thellesi te medha, si dhe te mjeteve per nxjerjen e helikopterit. Ne kerkim jane 8 anije patrulluese dhe dy helikoptere te rojes bregdetare italiane dhe shqiptare. Ne kerkimet e deritanishme nuk jane gjetur te mbijetuar ose objekte te tjera te helikopterit qe mund te identifikonin vendin egzakt te rrezimit te helikopterit. Kerkimet do te vazhdojne deri ne gjetjen e helikopterit te rrezuar. Thellesia e madhe e detit (200-1000metra) dhe rajoni i gjere ku dyshohet se eshte rrezuar helikopteri veshtireson gjetjen dhe nxjerrjen e tij.
Hetim remontit te helikopterit
Prokuroria e Tiranes pritet te dergoje nje leterporosi ne uzinen gjermane Baden qe kreu se fundmi remontin kapital te helikoperit qeveritar Bell 222 i rrezuar ne ujrat e Adriatikut. Burime prane organit te akuzes jane shprehur per Gazeten se edhe pse dokumentacioni mbi remontin e mjetit fluturues gjendet edhe ne
Ministrine e Brendshme, hetuesit e kane pare te arsyeshme qe te marrin nje raport te plote edhe nga uzina gjermane. Keshtu hetuesit do te kerkojne te dhena te plota dhe te detajuar mbi sherbimet e kryera, pjeset e nderruara, garancine per remontin e kryer dhe nese helikoperi ka patur nevoje per ndonje sherbim tjeter i cili mund te jete anashkaluar per motive ekonomike apo qe mund te jete cilesuar i panevojshem per ate kohe. Kjo pyetje behet edhe me aktuale po te kemi paraysh qe tenderi per sherbimet e Bell 222-it, kane qene objekt hetimit i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem per shkak te shpenzimeve. Ne dhjetor te vitit te kaluar Bell 222 kishte bere nje remont, nderkohe qe vetem para pese javesh kishte perfundura edhe remontin e dyte. Dhe ky fakt ka qene edhe objekt i hetimit te SHKB-se mbi parate e shpenzuara per remontin ne te dyja rastet. Gjithashtu do te kerkohen te zbardhen nese ka patur rekomandime te uzines se specializuar per mirembajtjen e helikopterit nga tekniket shqiptare dhe llojet e tyre. Edhe pse eshte deklaruar nga autoritetet shqiptare qe gjendja teknike e helikopterit kane qene optimale, pergjigja qe pritet te vije nga uzina Baden e Gjermanise do te qartesoje me shume gjerat.
Rregullorja
Rregullorja per fluturimet naten te helikoptereve dhe vecanerisht per helikopertin qeveritar Bell 222, do te jete nje tjeter verifikim qe do te kryhet nga hetuesit e ceshtjes. Sipas ketyre te fundit do te shikohen deri ne detaje pikat e rregullores, te cilat do te krahasohen me pas me veprimet konkrete dhe urdherat qe jane dhene mbremjen e se dieles per ngritjen e helikopterit me trupin e Gramoz Pashkos ne bord dhe pese personave te tjere. Sipas burimeve prane organit te akuzes, ne rastet kur nevojitet transportimi i pacienteve me rruge ajrore, atehere jane autoritetet ne varesi te te cilit eshte mjeti fluturues qe duhet te vendosin mbi realizimin ose jo te transportit. Per tragjedine e se dieles, ende nuk dihet saktesisht se kush ka dhene urdherin perfundimtar per fluturimin fatal drejt Barit te Italise. Gjithashtu pritet qe te merren ne seanca te vecanta pyetjesh gjithe autoritetet qe pergjigjen per fluturimet e mjeteve ne varesi te Ministrise se Brendshme.
Shkaku
Veprimet e lartepermendura hetimore te parashikuara nga organi i akuzes, nuk pritet te zbardhin shkakun e vertete te rrezimit te helikopterit qeveritar me gjashte persona ne bord. Verifikimi i dokumentacionit dhe zbatimi i rregullave para nisjes se fluturimit, jane vetem njera pjese e hetimit, e cila nuk ka te ngjare te kete lidhje te drejteperdrejte me shkakun e rrezimit. Ky i fundit pritet te zbardhet vetem ne rast se mjeti fluturues do te arrihet te nxirret nga thellesia e ujrave te Adriatikut, ku ra krejt papritur 27 minuta pas ngritjes nga qendra spitalore Nene Tereza ne Tirane.
(GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt