Duke dashur ti bej edhe nje here te fundit homazh Reas se dashur po postoj kete artikull te Zenepe Lukes per Rean.

Gjetsh qetesi atje ku prehesh tani, e dashur!
------------------------------------------------------------------------------------
Homazhe per studenten talent
Vlore - Te merkuren eshte pare nje funeral gjigant ne Vlore qe ka bllokuar
per 3 ore shetitoren kryesore. Eshte me te vertete nje lume gjigant
njerezish. 200 kurora e 1000 buqeta me lule kane shoqeruar duke e kaluar
sup me sup arkivolin e bardhe ku prehet 19 vjecarja Rezarta Xhelili,
studentja e Firences, vrare aksidentalisht nje jave me pare.

Dita tragjike, motori i dhuruar per ditelindje i mori jeten

Te merkuren e 9 tetorit ndodhi tragjedia. Ndersa kthehej nga kinemaja me
nje shoqen e saj studente, kalabreze, Rezarta eshte perplasur me nje kamion
te madh qe drejtohej nga nje adoleshent dhe qe i shkaktoi vdekjen e
menjehershe. Sikurse shprehen shoket dhe shoqet e saj studente shqiptare e
te huaj, lajmi i vdekjes se Rezartes u perhap vetetime. Ata vershuan neper
spitalet e Firences, se mos nuk kish vdekur dhe pas kesaj qyteti u mbush me
lajmerime vdekje, me fotot e Rezartes se bukur dhe citatet per te. Ne
morgun e Firences, qytetit qe ajo e donte aq shume dhe ku do te perfundonte
studimet per diplomaci, pergjate javes qe qendroi atje, shkuan dhe e preken
arkivolin e saj qindra italiane e mijera studente. Shtypi italian do ta
cilesonte vajze te cilter, engjell, studente te shkelqyer, me bote te madhe
qe rralle ishte pare nje e tille ne Universitetin e Firences.

8 dite lot ne apartamentin e bashkeshorteve Xhelili

Ne apartamentin e katit te dyte me dy dhoma e kuzhine, ku shkruhet Vladimir
Xhelili, kane hyre e dale mijera vlonjate qe nga e merkura e 9 tetorit dhe
deri te merkuren e sotme qe vajza u percoll. Kuja vlonjate ka zgjatur plot
200 ore. Eshte emri i mire i bashkeshorteve Vladimir e Antoneta,
ish-diplomate ne Ambasaden e Parisit, i djalit te tyre Arbenit, qe eshte
pedagog ne Universitetin "Ismail Qemali", por jane edhe kujtimet e mbresat
e njerezve qe e kane njohur Rezarten. Mijera jane shoket dhe shoqet e
shkolles qe kane leshuar nje lot per shoqen e tyre. "Kam humbur nje thesar
te vyer, shume te vyer", klith e ema. Antoneta qe jep lenden e frengjistes
ne Universitetin e Vlores. I ati, nje njeri me nje kulture te rralle, vetem
derdh lot. Ai e donte shume vajzen e tij dhe sic degjohet ne kuje vetem e
priste, asnjehere nuk deshironte ta percillte, pse e mbysnin lotet. Shoqet
e ngushta te Rezit, jane veshur me te zeza dhe i rrine ne krah nenes se Rezit.

Rezarta takon presidentin Klinton dhe kongresmene amerikane

Nga familja ruhet si thesar korrespondenca e Rezit, kur ishte studente ne
shkollen e mesme ne Texas. Ka shkembyer mendime me ish-presidentin Klinton.
Madje, ai i dhuron edhe nje foto me doren e tij, i shkruan edhe nje leter
me pas, qe daton 5 prill 2001. "E dashur Rea,- i shkruan Klinton.- Vleresoj
idete e tua qe jane idete e brezit tend, te se ardhmes dhe besoj se do te
shfrytezoni kete mundesi per t'u arsimuar dhe pare Ameriken qe perbehet nga
emrigrante nga e gjithe bota... Vleresoj miqesine tende dhe shpresoj se do
te takohemi serish." Keshtu perfundon letra e Klinton, qe bashke me nje
foto ia dergon studentes vlonjate.

Aty gjen edhe shume letra nga personalitete te Kongresit te Kombeve te
Bashkuara, si Lary Combest senatori i Kombeve te Bashkuara Phil Gramm, qe
mbajne datat 30 mars e 1 maj te vitit 2000. Kurse senatori Kay Bailey
Hechison, i shkruan me 10 prill te 2000. Ne to dhe letra te tjera,
vleresohen problemet qe ngre studentja vlonjate per dhunen e mbajtjen e
armeve nga studentet ne Amerike. "Puna juaj mund te jete e veshtire ne kete
kohe, por ju garantoj se e vetmja rruge drejt suksesit, eshte nepermjet
virtytit qe ju i manifestoni mrekullisht, ka shkruar Gramm". Pas varrimit
flasin bashkeshortet italiane Ramona e Ribi: "Kemi ardhur nga Firence per
te percjelle Rean qe qendronte tek shtepia jone. Rralle kemi takuar nje
vajze si ajo, ishte shume krenare per vendin e saj. Ikja e saj preku jeten
e njerezve nga te gjitha anet e botes. Ishte nje ambasadore e vertete me
boten e saj, ciltersine, buzeqeshjen dhe admirohej per intelektin qe
kishte. Eshte humbje, jo vetem per Shqiperine, por edhe Per Firencen.
Rralle te ndodh ne jete te njohesh nje vajze me virtyte kaq t-_rta." Ne
vend te buzeqeshjes se saj, ne zemer kemi dhimbje. Edlira Nasto dhe Era
Haxhiraj, shoqet e ngushta qe rrinin ne dhome bashke ne Firence. "Ka qene
shoqja jone tere jeten, qysh nga klasa e peste. Ishte e bukur, e zgjuar dhe
dinte mrekullisht 5 gjuhe te huaja. Rea ishte gjithcka, bukuria,
buzeqeshja, luante teater, madje e la ne gjysme rolin e nje drame te
Shekspirit, kendonte, bente poezi, e thjeshte, e sinqerte, komunikuese me
te gjithe, ishte nje engjell i vertete qe erdhi ne kete bote per te ikur
serish.

Z.Luka