Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Tirane: 50 vetë me verdhëz, alarm në infektiv

    --------------------------------------------------

    Shtohen rastet me verdhez ne Tirane. Nga dje deri sot 10 raste te reja jane shtruar ne Infektiv duke e cuar numrin ne 35, nderkohe qe burime nga spitali i Pediatrise bejne te ditur se jane rreth 15 femije te cilet po kurohen me Hepatin Viral Akut (verdhez).

    Shefi i Sherbimit Infektiv ne Tirane, Prof. Dr. Kristo Pano beri te ditur se:
    ”Duhen marre masa urgjente pasi situata eshte problematike. E them kete pasi qe nga data 10 korrik dhe deri sot, si ne spitalin Infektiv ashtu dhe ne Pediatri, jane shtuar rastet e te semureve me Hepatit Viral Akut. Ka arritur ne 35 numri i te shtruarve ne Infektiv dhe 15 femije jane shtruar ne Pediatri. Ne mes te ketyre te shtruarve ka edhe lidhje familjare. Tek ne ne Infektiv jane te shtruar moter dhe vella, babe e bir. Ndersa ne pediatri jane te shtruara dy motra, etj”. Prof. Pano thekson se rastet e reja qe jane shtruar dje, i perkasin te njejtes zone te diteve te meparshme, duke filluar nga Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti, Tirana e Re, rruga “Komuna e Parisit”.

    “Mundesia me e madhe eshte qe te jete virusi i Hepatitit A, shkaktari i kesaj situate. Pra, ka probabilitet te larte qe virusi te jete shperndare nepermjet ujit te pijshem”. Dr. Pano shton: ”Qe me date 11 Korrik, cdo dite, kemi dhene informacion te rregullt ne lidhje me situaten”. Ministria e Shendetesise ka reaguar ne lidhje me kete problem shqetesues, duke derguar nje grup nga Instituti i Shendetit Publik, ne spitalin infektiv. Ne nje deklarate zyrtare behet e ditur se eshte shtuar numri i rasteve me verdhez dhe se gjendja shendetesore e te gjithe pacienteve te shtruar klinikisht eshte e mire.

    Nga hetimi higjienik dhe epidemiologjik i kryer nga Instituti i Shendetit Publik, edhe rastet e djeshme rezultojne ne te njejtat zona ku jane paraqitur dhe dite me pare raste me Hepatit A. Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Eduard Kakarriqi, thote se si “konkluzion paraprak i hetimit mundesia me e madhe e infektimit te ketyre rasteve te diteve te fundit te kete qene nga perdorimi i ujit te pijshem te ndotur”.

    --------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Uji ne Shqiperi nuk eshte i paster domosdo qe do dalin keto semudje.Para 2 vjetesh kushurira ime ishte shume semure nga veshkat sa beri operacion edhe kjo ndikoji nga uji i pishem i Shqiperise.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas ministrit të Shëndetësisë, hepatiti A është shkaktuar nga mungesa e klorimit të ujit të pijshëm

    Verdhëza erdhi nga uji pa klor

    Sipas drejtorit të ISHP-së, shumica e pacientëve janë meshkuj: Kontaminimi, në kohën e Botërorit

    Eglantina Bardhi

    Verdhëza është shkaktuar nga defektet në klorinimin e ujit. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, gjatë vizitës së tij të djeshme në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke pohuar se faji për ujin e ndotur është i Ndërmarrjes së Ujësjellësit. “Hetimi epidemiologjik, bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, rrit gjasat që infeksioni të jetë përcjellë nëpërmjet ujit”, -theksoi Cikuli. Ndërkohë, drejtori i Ujësjellësit, Xhelal Mziu, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, se verdhëza është shkaktuar nga ndotja e ujit.

    Shkaku
    “Duket qartë që ka pasur defekte në klorinimin e ujit për njërin nga ujësjellësit e Tiranës”, - theksoi Cikuli, duke përmendur si problematik ujësjellësin e Selitës. Sipas tij, specialistët e epidemiologjisë kanë arritur në përfundime të bazuara shkencërisht që e kanë vërtetuar një gjë të tillë. Ndërkohë, ai pohoi se Instituti i Shëndetit Publik është i vetmi institucion që bën epidemiolgjinë. “Këtë nuk e bëj dot as unë, nuk e bën dot as mjeku klinicist dhe aq më tepër, nuk e bën dot as drejtori i Ujësjellësit”, - u shpreh ai, duke theksuar se më e rëndësishme për momentin është trajtimi i pacientëve të prekur dhe masat për shmangien e epidemisë e jo debati për shkakun e sëmundjes.

    Klorinimi
    Që në muajin maj, sipas kreut të Shëndetësisë, është dhënë urdhri për dyfishimin e pikave të kontrollit të ujit në Tiranë. Sipas tij, herë pas here konstatohen nivele të ulëta të klorit në ujë dhe pikërisht për këtë është dhënë urdhri për rritjen e sasisë së klorit në ujë. “Ka një rregullore që thotë që për periudha të qeta, klori mund të mbahet në nivele 0,3-0,5 miligramë për litër ujë, por në rastet e epidemisë kjo mund edhe të trefishohet, sigurisht jo për një kohë shumë të gjatë”, - shpjegoi Cikuli, duke siguruar konsumatorët se klori në masa të tilla, nuk shkakton dëme. Krahas kësaj, ka garantuar popullatën se uji po kontrollohet me rigorozitetin më të madh dhe se në krye të kësaj pune është Drejtoria e Shëndetit Publik e Tiranës. Kjo drejtori, sipas tij, bën monitorimin dy herë në ditë në të gjitha pikat e caktuara të Tiranës, ku jep raport për sasinë e klorit ku duke filluar që nga fundi i javës së shkuar, ai rezulton në sasinë e duhur.

    Moshat
    Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Edmond Kakariqi, u shpreh se shumica e të prekurve janë të rinj të grupmoshave 15 - 26 vjeç. Madje, sipas tij, shumica e të sëmurëve janë meshkuj, duke rritur dyshimet që periudha e kontaktit me virusin ka qenë një muaj më parë dhe pikërisht gjatë kohë kur po zhvillohej kampionati botëror. “Shumica e të prekurve me verdhëz janë të zonës së Bllokut”, - tha Kakariqi, duke shtuar se periudha e kontaminimit ka qenë rreth një muaj përpara. Ndërkohë, mjeku infeksionist Kozma Tavanxhi, duke paraqitur situatën në spital, tha se numri i të shtruarve deri sot ka arritur në rreth 80 persona. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme, sipas tij, kanë preferuar të trajtohen në shtëpi, sigurisht me asistencë mjekësore.

    Sipas mjekut infeksionist Arjan Harxhi, verdhëza është sëmundje serioze dhe nuk kalon lehtë

    Harxhi: Shpejt për të folur për rënie të pacientëve

    “Verdhëza është sëmundje serioze nuk mund të kalojë lehtë”. Këtë e deklaroi mjeku infeksionist pranë Spitalit Infektiv, Arjan Harxhi, duke shtuar se kjo sëmundje kërkon vëmendje maksimale. Ndërsa sa i takon numrit të sëmurëve, Harxhi tha se është shpejt për të folur nëse ka rënë numri të sëmurëve. “Vetëm dje kishim 15 shtrime dhe sot deri tani kemi 10 shtrime dhe ky fakt na lë të kuptojmë se rreziku është përsëri evident”, - theksoi Harxhi. Sipas tij, raste të tilla kanë nevojë për trajtim dhe kujdes maksimal. Ndërkohë ai pohoi se një ndër shkaqet kryesore të verdhëzës është uji, megjithëse nuk mund të përjashtohen edhe shkaqe të tjera. Gjithashtu, ai theksoi se pacientët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me higjienën dhe me ushqimet që konsumojnë. “Padyshim që është e domosdoshme që pacientët ti drejtohen mjekut specialist sapo të vënë re shenjat e sëmundjes pasi avancimi i verdhëzës është e rrezikshme”, - theksoi ai.

    Sipas ministrit Cikuli, nëse uji nuk plotëson parametrat e lejuara, ndëshkimet do të jenë sipas parashikimit të ligjit

    Ndëshkime, nëse uji do të rezultojë i ndotur

    Nuk kanë munguar kërcënimet nga ana e ministrit Cikuli, nëse uji nuk do të ofrojë garancinë e duhur për banorët që e konsumojnë. “Ne kemi marrë garancinë nga ministria përkatëse dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit dhe këto parametra do të jenë ngahera. Në qoftë se jo, sigurisht do të ndërhyjmë me ndëshkime me atë forcë që na jep ligji”, - theksoi Cikuli, duke shtuar se uji aktualisht është në të gjitha parametrat e lejuara. Sipas tij, nëse uji nuk plotëson parametrat, ndëshkimet do të fillojnë me gjoba dhe do të shkohet pastaj me ndërprerje të ujit nëse do të ketë probleme. “Unë ju siguroj se që nga java e kaluar e deri tani kontrolli i ujit bëhet dy herë në ditë në dyfishin e pikave në Tiranë dhe të gjitha rezultatet media do t’i ketë në dispozicion përditë”, - pohon Cikuli. Ndërkohë, ai shtoi se Drejtoria e Shëndetit Publik do të ketë mbështetjen maksimale për të bërë monitorimin e vazhdueshëm të ujit, në mënyrë që gjendja të mbahet nën kontroll dhe të mos ndodhin situata të tilla.

    Ujësjellësi: Hepatiti A, jo nga uji

    Situata kaotike e verdhëzës ka detyruar Drejtorinë e Ujësjellësit të sigurojë konsumatorët se hepatiti A nuk ka shpërthyer për shkak të ujit të ndotur. “Të gjitha analizat e bëra periodikisht, por sidomos që nga muaji prill e deri tani në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera të shëndetësisë, kanë rezultuar brenda parametrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, - bëjnë të ditura burimet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Në funksion të një prej detyrimeve kryesore të ndërmarrjes sonë shtojnë burimet zyrtare, është të garantojë qytetarët për cilësinë e ujit. Grupi i posaçëm, sipas tyre, monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjithë rrjetin e ujësjellësit duke filluar që nga burimet, depot dhe rrjeti shpërndarjes. “Por nga situata e krijuar ditët e fundit, situata e kontrolli është përforcuar edhe më shumë. Së pari, analizat e ujit bëhen dy herë në ditë dhe veçanërisht edhe në rrugët ku edhe janë shfaqur ankesat që ne e kemi konstatuar nga mediat”, - bëjnë të ditur birimet zyrtare duke shtuar se nisur nga rekomandimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve në varësi të saj, drejtori e Ujësjellësit ka rritur sasinë e klorit në depo.

  4. #4
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Ishalla ashtu eshte porse me keta rrjete te ujesjellesit qe kemi,ja kam friken.
    me mire vone sesa kurre....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-06-2006
    Postime
    12
    E se do e kalojme edhe kete. Kur s'na gjeti gje nga kolera ne fillimet e demokracise
    The penalty good men pay for indifference to public affairs, is to be ruled by evil men - PLATO

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •