KJo eshte nje nje pasqyre se kush eshte ky qe na vjen ne shqiperi dhe na jep mend.
Greko-amerikani Nikolas Gejxh merr pjese ne 14 vjetorin e krijimit te "Omonia"-s ne Gjirokaster, ndersa thekson se "portat e Bashkimit Europian per Shqiperine do te qendrojne te mbyllura, derisa per minoritetet te mos zbatohen te njejtat standarte qe zbatohen ne vendet e tjera te Europes"
Greko-amerikani Nikolas Gejxh ka marre pjese dje ne Gjirokaster ne 14 vjetorin e themelimit te Organizates se Minoritetit Grek "Omonia", ndersa ka theksuar se dyert e Europes do te jene te mbyllura per Shqiperine nese nuk respektohen te drejtat e minoritetit. "Portat e Bashkimit Europian per Shqiperine do te qendrojne te mbyllura, derisa per minoritetet te mos zbatohen te njejtat standarte qe zbatohen ne vendet e tjera te Europes", ka pohuar Gejxh ne fjalen e vet.
Sipas tij, nje prej kushteve te rendesishme te vendosura karshi qeverise shqiptare ne kete drejtim eshte respektimi i te drejtave te minoritetit etnik grek. Ne te kaluaren, - eshte shprehur Gejxh, - shqiptaret dhe greket kane qene se bashku, nderkohe edhe ne te ardhmen do te jene serish se bashku nen emrin e perbashket, europiane.
Marredheniet mes Nikolas Gejxh dhe politikaneve shqiptare kane te komplikuara. Ai eshte vleresuar si nje nder kundershtaret kryesore te politikes se Sali Berishes, gjate kohes qe ai drejtonte Presidencen Shqiptare. Per shkak te deklarimeve te tij, Gejxh nuk u lejua te hynte ne territorin shqiptar, ndersa ai ruajti marredhenie normale me opoziten e atehershme socialiste. Nje nga kreret kryesore te lobit grek ne SHBA, Nikolas Gejxh vizitoi Tiranen ne vitin 2003, duke bere edhe paqe me Berishen. Atehere Nano do ta cilesonte Gejxh thjesht si nje shkrimtar. "Nikolas Gejxh eshte shkrimtar, nuk eshte politikan dhe nuk eshte perfaqesues i ndonje qeverie apo i ndonje institucioni qe edhe sikur te cmendet fare, nuk do te mund te na beje ndonje dem. Meqenese ne Shqiperi ka pak informacion per armiqte e medhenj, s'eshte kaq i madh, s'eshte armik Gejxhi. Nikolas Gejxhi e ka cuar Kadarene dhe e ka paraqitur ne Amerike, ku nuk po i shitej, para se ta njihnin, asnje sasi e librave te tij te shquar sa ne Europe", u shpreh atehere Kryeministri.
Festime per "Omonia"-n ne Dervican
Organizimet ne kuader te ketij aktiviteti jane perqendruar ne fshatin Dervican, te komunes Dropulli i Poshtem. Anetare dhe simpatizante te organizates "Omonia", si dhe banore te zones se minoritetit, fillimisht kane marre pjese ne meshen e mbajtur ne kishen ne qender te fshatit Dervican. Me pas organizimet jane zhvendosur ne mjediset e Qendres Kulturore te ketij fshati. Ne sallen qendrore eshte mbajtur nje konference jubilare ne kuader te 14 vjetorit te krijimit te "Omonia"-s. Konferencen e ka celur kryetari i "Omonia"-s per Gjirokastren, Spiro Ksera. Pergjate ketij takimi kane referuar kryetari i Pergjithshem i organizates Jani Jani, kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule, konsulli grek ne Gjirokaster Janis Xovas, si dhe Nikolas Gejxh, nje nga figurat qendrore te lobit grek ne SHBA.
Gjate ketyre 14 viteve, organizata "Omonia" ka zhvilluar nje aktivitet te dendur ne jeten politike te minoritetit grek ne Shqiperi. Me pare, ajo ka qene e perfaqesuar edhe ne Parlamentin Shqiptar.
Krijoni Kontakt