17 Korrik: Shėn Aleksi, lypės
Jeta e Shėn Aleksit mund tė pėrshkruhet me pak fjalė. E pasurojnė vetėm tregimet e kohėve tė lashta me tingėllim legjendar. Pėr figurėn e Aleksit kanė ardhur deri nė kohėt tona tri variante gojėdhėnash: gojėdhėna siriake, gojėdhėna greke e gojėdhėna latine, qė e kanė shndėrruar jetėn e thjeshtė e tė pėrvujtė tė njė njeriu tė Zotit, lypės e asket i shekullit V, nė njė tregim tė pasur me ngjarje, qė shėrbeu mė pas si burim pėr krijimin e shumė veprave artistike tė frymėzuara, duke filluar nga bazilika romake me emrin e tij, tek shtatoret, afresket, veprat teatrore e poetike, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim.
Gojėdhėna siriake, qė u krijua e para, rreth viteve 450 - 475, dorėshkrimi mė i lashtė i sė cilės i takon shekullit V, flet pėr njė djalosh tė ri, banues nė Romėn e Re, dmth nė Kostandinopojė, i cili natėn e dasmės sė tij iku papritmas, hipi mbi njė anije e u zhduk pėrtej horizonteve, drejt viseve tė largėta e tė panjohura tė Lindjes.
Si arriti nė Edesė, qytet i Sirisė sė sotme, i cili nė shekullin IV-V ishte qendėr e njohur e kulturės sė krishterė, (kujtojmė shkollėn e Edesės) e kėshtu edhe vijoi deri nė shekullin VII kur kaloi nė duart e myslimanėve, nisi tė lypte lėmoshė bashkė me lypės tė tjerė, qė shtrinin duart te dera e Kishės.
Atė qė mblidhte gjatė ditės, nė mbrėmje ua shpėrndante tė varfėrve tė qytetit. Jeta e tij ishte aq asketike, sa nisi tė thirrej Njeriu i Zotit. Njerėzit qė i ati i kishte ēuar disa herė nė Edesė pėr ta gjetur e pėr ta kthyer nė shtėpi, si djalin plangprishės, nuk munden tė njihnin, nė figurėn e lypsarit tė rreckosur, trashigimtarin e njėrės nga familjet mė tė pasura tė botės lindore.
Pas 17 vjet jete tė tillė, kur e ndjeu se po i afrohej vdekja, lypėsi i ri i tregoi se kush ishte sakrestanit tė Kishės, i cili tė nesėrmėn e gjeti tė vdekur nė prag, aty ku ulej ēdo ditė pėr tė lypur.
Sakrestani vrapoi tek ipeshkvi i Rabulės (412-435) dhe iu lut tė mos e varroste nė varrin e pėrbashkėt tė tė varfėrve trupin e kėtij njeriu tė jashtzakonshėm. Gojėdhėna tregon se ipeshkvi shkoi menjėherė nė varrezė pėr ta marrė trupin e lypėsit, por gjet vetėm leckat. Trupi ishte zhdukur.
Sipas gojėdhėnės latine, Aleksi, pasi braktisi familjen e vet patrice nė Romė, i kalonte netėt nėn njė shkallė nė kodrėn romake tė Aventinit. Nė kėtė vend, nė vitin 1217, Papa Onori III i kushtoi njė Kishė, e cila edhe sot e kėsaj dite zgjidhet nė mėnyrė tė posaēme pėr tė kremtuar martesa.
Varianti grekoromak tregon pėr kthimin e tij nė Romė ( kthim qė paraqitet ndėr piktuart e Kishės sė poshtme pranė bazilikės sė Shėn Klementit). Kėtu Aleksi jetoi deri nė vdekje si lypsar e nuk mundi ta njihte askush. Qe Papa Inoēenci ai qė u tregoi prindėrve ku ndodhej i biri. E ata vrapuan ta takonin, por e gjetėn nė fill tė mortjes. E pikėrisht kjo skenė pasqyrohet mė shumė se tė gjitha tė tjerat ndėr artet figurative e jo mė pak, nė letėrsi. E gjithnji sipas gojėdhėnės, bazilika me emrin tij sėshtė tjetėr, veēse Kisha ku Aleksi do tė martohej e ku ruhet edhe njė fragment i madh i shkallės nėn tė cilėn vendosi tė jetonte, larg rehatisė sė shtėpisė patrice, pranė atyre qė kishin nevojė pėr shembull ungjillor!
Krijoni Kontakt