Për kujtim të Hafiz Dalliut
Kërkimi i Shefaatit, kërkesë për të ndërhye në favor të atij që e ban drejtue Hazretliut Muhamed Mustafas (savs), mbasi nji musliman t’i përgjigjet disa konditave të jetës shpirtnore dhe materjale duke pas nji far dije bazë për Islamijetin, asht detyrë e Din-it e Iman-it tij për sot e priviligj për sot e nesër…
Nji dijetar si Hafiz Dalliu, që me Ilmin e tij, me mundimet e tij, me ato libra që shkruente shtypshkruente e shpërndante pa pare me drejtue njerzinë, vetëm me kte ilahi, Allah-u i Madhnushëm e di se çfar Shefaati e sa sevape ka fitue…e i ka hap e lehtësue rrugë edhe gjithë muslimanve shqiptarë të devotshëm . Qoftë i xhenetit.
nga Hafiz Ibrahim Dalliu
SHPIRTIT TË SHEJTNUSHËM
TË PEJGAMBERIT TONË
ALEJHISSELAM
La i lahe il-lall-llah
Muhamedyrr-rresuell-llah
S'kimi tjetër t'mir ejvah
N'doresh ja Resulell-llah
Por n'det t'fajvet jem kah mbytmi
Me faqe n'pluhnit po zhytmi
Ditn' e vajit kur do t'pytmi
N'doresh ja Resulell-llah
Punët kur do t'na shikohen
T'mira e t'liga kur t'peshohen
Të mçeftat kur t'na zbulohen
N'doresh ja Resulell-llah
Kur t'vie mbi njerzit skutera
Kur t'i mblojë të gjithë mnera
Prej frykës t'ju bjerë punhera
N'doresh ja Resulell-llah
Kur t'na epen n'dorë tefterët
Kur t'thonë ''nefsij nefsij'' tjerët
Kur t'tremben dhe pejgamberët
N'doresh ja Resulell-llah
Gra e burra t'ri e t'vjetër
Kur t'terohen porsi letër
Përveç teje s'kimi tjetër
N'doresh ja Resulell-llah
Kurë t'kalojm n'urë t'Siratit
T'randuem tepër prej mëkatit
Mos na dajë prej shefaatit
N'doresh ja Resuiell-llah
Vetëm ke ti asht uzdaja
Se veç ty do t'shkoje rixhaja
Kurban t'u baft gjith dunjaja
n'doresh ja Resulell-llah
Ti je shembull i gjith mirsive
Ti je ma i ndershmi nebive
Si elmazi n'varg t'inxhive
N'doresh ja Resulell-llah
Ti je Diell'i dituniës
Ja ke ndriçue sytë njerziës
Je i dashmi i Perendiës
N'doresh ja Resulell-llah
Njaj Zot qi kreu qjell e dhe
N'jetët tande ka ba be
Në kët gradë kërrkush ma s'le
N'doresh ja Resulell-llah
N'rruzull t'dheut anë e m'anë
Në çdo çast thirret ezanë
Ty Resulell-llah tu t'thanë
N'doresh ja Resulell-llah
Për Ty asht krijue gjithsija
Ç'pare bajn lavdet e mija
Ty t'ka lavdue vetë Perendija
N'doresh ja Resuell-llah
Ty t'a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shum dokumenta t'plota
N'doresh ja Resulell-llah
Ti na e ke këndue Kur an-in
Ti na ke mësue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N'doresh ja Resulell-llah
Por se ne at'udhë nuk po e ndjekim
Përnej po vujm e po hjekim
prap ke ti kryet e përpjekim
N'doresh ja Resulell-llah
Gjeti nuk kimi ku t'futmi
N'derët t'ate vimë nuk tutmi
Se ke shumë mëshirë,pra lutmi
N'doresh ja Resulell-llah
Për hatrit biës Fatime
Dhe të s'amës saj Hadixhe
Nën flamurin t'at na shtje
N'doresh ja Resulell-llah
Dhe pse na u ka prish morali
Lutju Zotit,kot t'na fali
Ndëshkimin mbi ne t'a ndali
N'doresh ja Resulell-llah
Lutju pra fort Perendiës
Si fmija s'amës për sisë
Për Mirsin e gjith Shqipnis
N'doresh ja Resulell-llah
Që ta rujë prej çdo rreziku
T'i vië galib ç'do anmiku
T'shkëlqeje si dritë elektriku
N'doresh ja Resulell-llah
Hafiz Ibrahim Dalliu
S'i shpërshpirtet far njeriu
M'ty veç tretet si qeriu
N'doresh ja Resulell-llah
Hafiz Dalliu
Disa fjalë të thana në fund të të kendimit të nji Mevludi Sherif
Ezani muhamedi asht thirrja për të fal pes vaktet të cilat nji musliman asht urdhnue me i fal çdo ditë.Përveç kësaj asht nji thirrje që, sa herë që thirret jasht orës së caktueme me orarin simbas kohës së llogaritun me kalendarin hanor, lajmëron për diçka tepër tepër të randësishme që ka ndodh ose pritet të ndodhë, për shembull eklips diellor apo hanor apo ndoj çashtje urgjente apo alarm.
Historia e vendosjes së thirrjes së Ezanit Muhamedi u kushtezue si pasoje:
qysh ma parë nga Paracaktimi i Nalt,Ven¬dim i Naltë i zbritun
nëpëmjet Inspirimit Hyjnor.
e domosdoshmërise së nji thirrje për muslimant e kohës kur
mes tyne ishte i Dërguemi (as)
Dihet se gjithë Kurani Kerim i asht zbritun nëpërmjet Inspirimit Hyjnor të Dërguemit të Fundit, Hazretliut Muhamed Mustafas(savs), Libër i Naltë i Cilli me thanjet e Tij ka vërtetue Vehteveten në shekuj e disa nga thanjet e tij janë
''...ky Libër asht zbritun nga Ne, e gjithsesi Ne jemi Mbrojtës i Tij...'',
[K.K. 15\9]
e asht fakt se megjith kalimin e 1400 e ca vitesh, përfshi ktu tentativa të fuqishme djallzore e njerzore për t'a deformue qoftë nji germë, kjo gja s'ka qenë e mundun. Allah-u Garant!
Kan shtrembnue rrugën e veten e tyne njerëz e popuj që i jan shmang Rrugës së Kuran-it Kerim nga dobësia e dobësimi i tyne e nga armiqësia ndaj Tij, duke ec përpara ata që i janë përmbajt Rrugës së Tij, ndërsa Kurani Kerim vazhdon e do vazhdojë i paprek deri në Ditë të Kijames, simbas Urdhnit të Naltë.
''...ky Libër asht për të zotët e mendjes...''
[K.K. 65\10]
e asht fakt se të vërteta që sot po i nxjerr shkenca me lloj lloj artificesh, teknollogjie, e deduksjonesh llogjike, Kurani Kerim i ka vulos 14 shekuj ma parë.
Inspirimi Hyjnor, Kuran-i Kerim, i zbrit nëpërmjet Muhamedit(savs) ky asht.
''Me zbritjen e Kuran-it Kerim, u pre Vahj-i'' ka thanë i Dërguemi(savs)
''me përjashtim të aderrave Hak,të Cillat janë nji e dyzetë e gjashta pjesë e Vahj-it,e që do vazhdojë deri në Fund të Kohës së Dunjasë,të zbresë me anë të njerzve të Naltë besimtarë të devotshëm, punues në Rrugën e Drejtë.
Muhamedi(savs), sado që me Hir të Allah-ut, kishte fuqina mbinjerzore parashikimi apo si i thonë në shkencë, parapsikollogjike, e edhe forca të jashtzakonshme vepruese, shumë çashtje i shtronte në kuvend me Shokët e Tij, Sahabejtë(ra).
Kjo me qëllim me i nxit muslimant me u msue me mendue e veprue drejtë, në marrveshtje e bashkveprim, edhe kur Ai të mos ishte i pranishëm, ose ma vonë kur të mos ishte ma mes tyne.
Kshtu, kur erdhi e u poq koha që të caktohesh nji thirrje për muslimant i Dërguemi i Fundit(savs) mblodhi Shokët(ra) e u a shtroi kte çashtje se si e mendonin ata.
Pati mendime të ndryshme, deri kur njani prej tyne si kërkoji lejen me fol e ajo j'u dha tregoi se në andërr kishte ndigjue ate që ne sot i themi ''Ezani Muhamedi'' dhe Pejgamberi (savs) tha se ajo do të ishte thirrja muslimanve.
Thohet se në kohën kur bahet kjo thirrje, llojet të ndryshëm shpirtnash të kqij të padukshëm, gjithë sa janë, shqetësohen tmerrohen e largohen me shpejtësina vetëtime për t'u afrue menjiher e tinzisht sapo thirrja mbaron, e nji shenjë që e vërteton asht se disa lloj kafshësh që kan diapazon disi ma të ndryshëm ndijimi se njeriu, duke i pa kto shpirtna të dënuem që largo¬hen me aq shpejtesi, tremben e prandaj qajnë ose egërsohen simbas natyrës së tyne si lloj apo gjendjes së karakteristikave vetjake.
''Lutjen le t'a drejtoi ma i miri nga ju''(me disa aftësi vetjake e disa tjera të fitueme) urdhnon e thotë i Dërguemi(savs) ''e Ezanin Muhamedi le t'a thirri nji nga ju''(e bahet fjalë edhe ktu për ma të aftin për t'a thirr si duhet)
Sepse thirrja e Ezanit Muhamedi asht punë tepër e randësish¬me për të mirën e përgjithshme përfshi ktu edhe musliman që s'falen rregullisht apo njerëz të feve e grupacjoneve tjera por që e respektojn seriozisht Islam-in.
Pran¬daj kërkohet që ai që e thërret, ta dijë mirë kuptimin, t'a thërrasë me kuptim e duke intonue linjën melodike, apo ''texhvidin e thirrjes'' e në përputhje me vaktin kur thirret, sabah yle ikindi aksham jaci e pra e doemos në përputhje me gjendjen e kohës e llojin e Ezanit që thërret përfshi ktu Ezanin që thirret në raste emergjencash.
Me të vërtetë kjo thirrje ka diçka të paspjegueshme sepse qysh në shekujt e maparshëm, udhtarë nga Evropa, shkrimtarë që kan udhtue nëOrjent,nga ushtarët e Napoleonit në fushatën e Egjyptit e ushtarakë francezë në kohë të De Gol-it kur Franca e lëshoi Algjerinë, tjerë njerëz apo banorë jo muslimanë të vendeve muslima¬ne të larguem, kur jan rikthye ndër ato vende kan ndje nji mallëngjim mall e nostalgji, duke e ndigjue përsëri.
Në kohën kur Gazi Mustafa Kemal Ataturku mori fuqinë në Turki, vuni disa rregulla e ndalesa tepër të rrepta e të vështira simbas nji pjese të madhe të turqve por kjo kishte disa shkaqe e arsyena.
Nji nga kto ndalesa ishte se e përktheu Ezan-in Muhamedi nga arabisht në turqisht e ashtu u thirrte nëpër minare, nji nga gjanat që turqit, nji popull trim e i pa nënshtrushem kollaj, me mundim e kapërdiu për disa kohë.
Ndodh që nji nga besimtarët që falet në nji nga xhamitë kryesore të Stambollit, i thotë muzeinit të xhamisë ta thërrasë Ezani Muhamedinë si duhet e kur ky i fundit nuk pranon ngjitet vete në minare e e thërret ashtu si thirret, zbret nga minarja e falet bashkë me të tjerët.
Kur mbaron falja e besimtarët dalin, dy ushtarë e ndalojn at besimtar duke i thanë
''Hajde me ne se të kerkon Gazi Pashai''e të tre nisen në pallat.
''Kush e thirri Ezanin jo simbas urdhnit të Huqumetit''e pyet Mustafa Kemal besimtarin
''Un e kam thirr.'' përgjigjet muslimani
''A e di që asht e ndalume?''
''E dij''
''A e di që varesh për kte gja?''
''E dij''
''Shkoni''i thotë të treve që u drejtuen në oborr ku nji trekambësh qëndronte përhere gati.
Tregojn, e edhe shqiptarë që aso kohe ishin në Stamboll, se kur Ezani Muhamedi u thirr me atë mynyrën e duhun arabisht at aksham, njerzit dolën nga portat e shtëpive e ndigjonin duke qa në heshtje.
“ Nuk ka tjerë zota veç Allah-ut, Muhamedi asht i dërguemi i tij, eja të lutesh eja të shpëtojsh.Allah-u asht Nji, nuk ka tjerë zota veç Allah-ut”
Kush mund të jenë zotnat e rrejshëm veç Allah-ut, që njerzit edhe pa e kuptue u falen? Parja, pozita, frika ndaj tjerve e jo ndaj Allah-ut, tafmaja, nepsi vetë njeriut, zemrimi e sidomos i pa vend o i pakontrrolluem
…I Dërguemi i Tij asht nji njeri i naltë e i naltësuem prej Tij, i dërguem
mes njerzish me i kshillue e drejtue për të fundit herë duke j’u lanë mbas vedi shembull të përjetshëm për ata të caktuemit për shpëtim e për ata që duen me shpëtue.
…lutja Atij vetëm, shpëtimi vetëm prej Tij…
Thirrje gjithpërfshirse, urbi et orbi. Çdo fjalë e thirrun, çdo ide e propagueme.
Domethanja e thirrjes vetëm të pjesës së parë të Shehadetit në fund të Ezani Muhamedi asht universale e me plot kuptim…
‘’Lahi lahi il Allah…’’,’’ Nuk ka zot tjetër veç Allah-ut…’’ sintetizon minimumin e thirrjes Muhamedane për të qenë njerëz të rrugës së drejtë edhe çdo njeri i përkatsive tjera fetare.
Domethanja:
‘’ Ju o jehudë, o izrelelitë, ndjekës të vllait tim Hazreti Musasë(as),
ju o nazarenë,o kristjanë, ndjekës të vllait tim Hazreti Isasë(as),
njerëz kushdo qofshi, Zoti asht Nji;
ndiqni rrugët e Profetënve (as) të ma parshëm,
edhe pse nuk vini në xhami por rrugët e tyne ndiqini.
Por a po mundeni sot, kur sa qenë gjallë ata nuk ju bindët? Nëse jeni që i ndiqni tamam sot e si kan mësue ata, e keni keni plotsue Urdhnin e Naltë, porosinë e Tyne.
Por a po mundeni …”
Ndërsa muslimani kur e ndigjon pjesën e parë të Shehadetit, i përgjigjet thirrjes duke e thanë të plotë, duke dëshmue se asht ndjekës i Urdhnit të Fundit, përfitues pa asnji dyshim i të dy botëve.Kush asht që e kupton!
Sepse ka moskuptim, që asht i zakonshmi për shum gja, ka kuptim me mendje që asht diçka, ka kuptim edhe me zemër që asht kuptimi ma i mirë, e kur ky plotsohet me zbatim asht gjithçka.
Por kujdes! Mund të bajsh të gjitha shartet e Islamijetit por kujdes!
Në Ajetin e fundit të Suretu Fatiha ku thohet ”…jo në rrugën e atyne që tërhoqën Zemrimin Tand e as të atyne që e humbën veten!” para lajmërohen njerzit, detyrimisht e fort muslimant.
Në kte Ajet bahet fjalë,simbas disa djetarëve të mdhej të Islamit, për Izraelitët Jehudët apo në gjuhën e popullit çifutët, që nëpërmjet pasunisë kërkuen të mbrrijn sundimin (por Sundimi i përket Allah-ut, Zot-it të botëve) e prandaj mbi ta ra Zemrimin i Naltë e bahet fjalë edhe për Evropjant që nëpërmjet dogmës fetare kërkuen pasunin e kënaqesinë e dunjasë (duke e humb vehten për Ahiret) përveç do halleve tjera qysh në konciliumin e Nikesë e shirkut të hapët e të mçefët.
Gjana që jan çfaq her pas here dhe ndër musliman…
Si pasojë e ktyne belave ngatrresave e karakterit të atyne popujve të kohës përkatse, Hazreti Musas(as) ju ndalue të shkelte tokën e Premtueme e Jehudët patën shumë vuejtje ku për faj të shumicës pagoi dhe pakica e rrugës së drejtë të tyne, ndërsa Hazreti Isaja(as) apo si i thonë Krishti, u ndihmue vetëm nga nji pakicë e ndershme deri sa u largue e nji pjesë e vogël vazhdoi rrugën e tij duke përçue Mesazhin që kishte sjellë, deri sa erdhi Pejgameri i Fundit e zbriti Mesazhi i Fundit, Kuran-i Kerim,Vërtetues i Mesazheve të ma parshmee drejtues i disa devijimeve të bame nga njerzit, Qortues, Ndarës i së Mirës nga e keqja,
e Përgëzues!!!
Në kohën kur zbriste Kurani Kerim e shpalleshin Ajetet e Tij, prifta Jehudë e Nazarenë ( Izrailitë e Kristjan) që njifnin Librat e Shejtë qanin duke i ndigjue ato Ajete.
Dëshira e Vullneti i Allah-ut: Pejgameri i Fundit Hazretliu Muhamed Mustafa (savs) e rrealizoi Fjalën e Allah-ut në dunja, Fjalë e Këshillë e Fundit e Irrevokabël para Gjygjit Final.
Pa pikë dyshimi ka pas ka e shpresohet të ketë njerëz të rrugës së drejtë në gjithë grupet fetare e shoqnore të shoqnisë njerzore.
Rreziku që i kërcënon muslimant e gjithe njerzimin:
nuk asht aq tepër ai i dukshmi, i jashtmi, armë lufte e tjera, se sa rrëshqitja në gabimet e të ma parshëmve pra kalbja e zemrës si kërkimi i meritës së pa meritueme e dhanja e vetes kënaqesive harram apo qoftë të lejueme në Islam por pa plotsue disa detyra ma parë.
Pse na duhen disa dituni bazë fetare në përgjithesi si na mëson Islami?
Çashtja asht fort e thjeshtë: ma e pakta, për shpirt!
Edhe në se mund të mos jetë lehtë me kenë konformë në disa aspekte, sidomos kto kohët e sotme kur format po e grryejn brendinë, por në fund të fundit me dallue të drejtën nga e shtrembta, të mirën nga e keqja.
Sepse aq shumë asht prish mendja e do njerzve kto kohë, aq dobët i formuem asht intelektuali i sotëm i çdo feje, de fakto i pa fe, sa për hir të”moderrnes”,
“shkuemjes në Evrop” etj. pengohet me mynyra të ndryshme muslimanja me u mbulue, duke mos e dijt se edhe nana e Profetit Isa(as)Krishtit, Hazreti Merjem Shën Marija si i thonë të krishtent, mbante kokën të mbulueme e mbas shembullit Saj murgeshat sot e mbulojn kokën e në Evropë në kisha ku mbahet rregulli tamam nuk lejohet me hym pa mbulesë .
E keqja asht hallavitja e mendjes e interesi tepruem materjal, për shkak të prishjes së zemrave duke mos u kujtue e për ma tepër duke mos dijt se:
e para asht Dija Hyjnore, pjesë nga e cilla i jepet njeriut si dije fetare e
dije tjetër (e rruges dhe qëllimit të drejtë) e dyta asht Fjala e Zot-it(xhsh),
Kurani Kerim,permbledhes i Dijeve Fetare,(të shkencave e gjithë tjerave)
e treta asht puna e fitimi hallall(aq sa asht e mundun sidomos sot).
Sot janë paksue disi njerzit që duen të jenë të lamun, të pastër, para të Madhit Zot, gja që nuk mundet me u mbrrit pa qenë të pastër në punë e hesape, e në fund të fundit e në fillim të fillimit, në ndërgjegje të vet njeriu, para njeriut e para njerzve.
Rrezik i përhershëm, i gatshëm e në pritë ndaj çdo kujt ka kenë asht e do të jetë deri në Ditë të Fundit sundimi dhe pasunija (çfaqje dhe mundësi për egoizëm dhe lakmi) të përdoruna keq ose të papërdoruna si duhet në kohë në vend e situatë nga njerëz që sprovohen e rrezikohen me pasjen, e jo me mos pasjen e tyne.
Ky binom me dy faktorë bashkveprues e ndërveprues, ka udh-heq shpesh herë qorraz njerzimin në kohë në kundërshtim pothujse përherë të Besimit Fetar të pastër, grupe e individë.
Sundimi dhe pasunija sprovojnë njikohësisht edhe ma të pafuqishmin e ma fukaran: se sa e sundon vehten e punët që ka aq sa i ka në dorë, e se si e qeveris at pak gja me të cillën mbahet gjallë sado pak të jetë, si e ruen shpirtin e vet e të atyne robve që i jan besue.
Sot asht pak ma e vështirë se kurrë për njeriun me e definue qenjen dhe shkallën e ksaj qenje besimtar, për vete e doemos edhe aq ma tepër për tjerët.
Kush di apo mëson apo i mirkupton disa gjana të tilla, pa dyshim do e ndjejë ilahinë e Hafiz Brahim Dalliut në gjithë nivelet e ktij mendimi të naltë të shprehun në vargje bukur të godituna e plotkuptim.
* * *
Muhamedi asht i vetmi në historinë e njerzimit që i caktoi vetes detyrën e naltë me zhduk bestytnitë që kishin hy ndërmjet njeriut e Krijuesit, me shti Zotin në zemrën e njeriut e njeriun në rrugën e Zotit dhe me e ngjallë prap idenë e arsyeshme e të shejtë të Hyjnisë në nji botë të shrregullueme, ku mbizotnojshin materjalizmi e adhurimi i zotnave të rrejshëm.
Asnji herë në histori nuk u fillue e plotsue nji punë mbinjerzore si kjo me mjete aq të pakta. Me perjashtim të nji grupi të vogël ithtarësh që jetojshin në nji qoshe të shkretinës, Muhamedi nuk pati mjete të tjera.
Askush në histori nuk ja doli me krye me sukses nji rrevolucjon botnuer kaq të madh me ndikime të përgjithmonëshme.
Në qoftë se synimi i naltë e mjetet e pakta janë matës të vërtetë të gjinisë njerzore, askush nuk mundet me pas guximin me krahasue asnji prej njerzve të famshëm me Muhamedin. Njerzit ma me famë krijuen vetëm armë, ligje e perandori.Ata krijuen vetëm fuqi materjale që në shumë raste u shkallmuen para syve të tyne.
Me veprimtarinë r tij Muhamedi nuk preku vetem ushtri popuj e perandori, por ndikoi miliona njerez në nji të tretën e botës së banueme.tronditi altaret, fetë e besimet, idet e shpirtnat. Tue u mbështetun në nji Libër që çdo shkrojë e tij asht ligj, Muhamedi krijojë nji kombësi shpirtnore që shkriu në gjinin e vet popuj të çdo gjuhe e race.
Ai na ka lanë trashëgim, si veti të gjithmonshme të bashkësisë muslimane, urrejtjen për zotat e rremë dhe adhurimin për Zot-in e Vërtetë.
Perqafimi i Islamizmit prej nji të tretës së botës së athershme asht mrekullija e Muhamedit.Në të vertetë kjo nuk asht mrekullija e nji njeriut por e arsyes.
Jeta e mendimet e tij, lufta heroike kundër bestytnive, guximi me tëcilin perballoji furinë e idhujtarve, vuajtjet e perçmimet që pësoi për 13 vjet në Mekë, mërgimi në Medine, predikimi i vazhdueshëm, luftat kundër armiqve shumë ma të fuqishëm, besimi në sukses dhe vetpërmbajtja në fatkeqsi e në fitore, dëshira e fuqishme kushtue nji ideje e jo krijimit të ndonji perandorije, lutjet e faljet e perhershme, bisedat vegimtarem me Zot-in, vdekja dhe fitorja mbas vdekjes vertetojnë vetëbindjen që i dha atij fuqinë me ringjall Besimin.
Muhamedi ishte filozof, gojtar, apostull, ligjbames, luftetar, rivendosës i dogmave të arsyeshme e i nji besimi pa shembellesë, krijuesi i njizet perandorive toksore dhe nji perandorije shpirtnore.
Pa marrë parasysh se me çfar matet madhështija njerzore ne mund të pyesim lirisht: A ka njeri ma të madh se Muhamedi?
Lamartin. “Histoire de la Turquie” Paris 1855
***
E.K.
Krijoni Kontakt