NANO eshte kryetari i plotpushtetshem te PS-se ose dicka po luhet kunder tije....??????
Ka nji front te dukshem e te padukshem me gjemba helmues kunder NANOS ne radhet e Trendafilave Roze.
..............
Ceshtja " XHOI".
Ja cfare thote Tak Ngjela.
.........
PS kundėr hetimit tė emisionit televiziv qė implikonte bashkėshorten e kryeministrit
SHISH: Skemi informacion pėr Xhoana Nanon
Ngjela: Kjo ėshtė njė lojė e klaneve tė Partisė Socialiste. Ne nuk kėrkuam hetim pėr zonjėn Nano, por pėr lidhjet e "TV Gjelit" me SHISH
Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Hetimet nė SHISH, Spartak Ngjela, kėrkoi dje qė tė hetohej raportimi i njė rrjeti televiziv tė kryeqytetit, sipas tė cilit bashkėshortja e kryeministrit, Xhoana Nano kishte lidhje me shėrbimet e huaja. Edhe pse platforma e hetimeve pėr lidhjet e mediave me SHISH-in ishte miratuar nė mbledhjet e kaluara nga anėtarėt socialistė tė komisionit, kėrkesa ka hasur nė rezistencėn e ashpėr tė deputetėve socialistė, ndonėse pse nuk ka pasur njė motivim tė qartė pėr kundėrshtimin. Deputeti Bashkim Fino deklaroi pas mbledhjes, se qendrimi refuzues i deputetėve socialistė ēka solli edhe rrėzimin e kėrkesės, ishte njė qendrim politik. Burime nga komisioni thanė se zoti Fino ėshtė shprehur kundėr hetimit tė lidhjeve tė supozuara tė bashkėshortes sė kryeministrit me shėrbimet e huaja, ndėrkohė qė kėkrkesa e Ngjelės nuk e kishte fare kėtė objekt. Nė emisionin televiziv tė lartpėrmendur pėrmendeshin lidhje tė Xhoana Nanos me shėrbimin sekret grek gjatė disa viteve nė tė kaluarėn, ndėrkohė qė pėr njė lidhje tė tillė ish-drejtori i SHISH-it, Fatos Klosi, nė njė intervistė pėr mediat tha se, preferonte tė mos jepte shpjegime. Megjithė rrėzimin e kėrkesės, Kryetari i Komisionit Hetimor pėr SHISH-in Spartak Ngjela tha gjatė pasdites sė djeshme se kishte marrė njė pėrgjigje nga drejtori i SHISH Petrit Myftari, ku pohohej se sekzistonte asnjė e dhėnė qė tė lidhte bashkėshorten e kryeministrit me shėrbimet sekrete tė shteteve tė tjera. Pėrgjigjia ishte njė hap i nevojshėm pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e nėpėrkėmbur tė zonjės Nano nga njė luftė e brendshme mes klaneve nė PS, theksoi Ngjela, dhe shtoi se kjo ēėshtje kėrkonte sqarime tė mėtejshme, jo lidhur me implikimin e Xhoana Nanos nė shėrbimet e huaja, por pėr lidhjet e TV Gjelit me SHISH-in. Zėdhėnėsi i Shėrbimit Informativ Shtetėror nė njė njoftim pėr shtypin konfirmoi zhvillimin e marrėdhėnieve korrekte me Komisionin parlamentar Hetimor, brenda "vendimit 52 tė Kuvendit qė pėrcakton fushėn e veprimtarisė sė tij", ndėrkohė qė lidhur me akuzat pėr Xhoana Nanon, deklaron se, "nuk disponojmė asnjė tė dhėnė apo material pėr tė".
Ēeku: Ndryshime, pėr njė proces tė pakontestueshėm
Sekretari i Komisionit parlamentar pėr Hetimin e Veprimtarisė sė SHISH-it, deputeti republikan Robert Ēeku, kundėrshton me argumente kėrkesėn absurde tė disa eksponentėve tė lartė socialisė pėr shkrirjen e Komisionit Hetimor parlamentar pėr Veprimtarinė e SHISH-it dhe shprehet pėr vazhdim tė hetimeve. Sipas Ēekut, komisioni i posaēėm parlamentar ėshtė nė momentin final ndaj dhe ndėrprerja e veprimtarisė nė mėnyrė arbitrare ėshtė e jashtėligjshme.
Nėnkryetari i PR-sė ka komentuar dje edhe debatin politik lidhur me ndryshimin e Kushtetutės, duke argumentuar domosdoshmėrinė e aplikimit nė vendin tonė tė njė proporcionali rajonal. Zoti Ēeku mendon se njė sistem me bazė proporcionali, (rajonal apo kombėtar, kjo mund tė shihet), do tė jetė mė i mirė pėr momentin, ndėrsa pragu elektoral, sipas tij, nė njė sistem proporcional mund tė diskutohet. Sidomos kur ėshtė sistem proporcional rajonal, numri dy i republikanėve mendon qė pragu qė pėrcakton Kushtetuta, nuk ka ndonjė vlerė tė madhe.
Ndėrkohė, pėrsa i pėrket pozicionit tė koalicionit «Bashkimi pėr Fitore» nė kėtė kuadėr, zoti Robert Ēeku shprehet se koalicioni, jo vetėm qė duhet tė ruhet siē ėshtė, por tė zgjerohet edhe me parti tė tjera tė sė djathtės dhe tė qendrės sė djathtė, qė aktualisht janė jashtė tij.
- Ēpėrbėn pėr sekretarin e Komisionit Hetimor parlamentar tė SHISH-it, zotin Robert Ēeku, kėrkesa e disa eksponentėve tė lartė socialistė pėr shkrirjen e kėtij komisioni?
Unė mendoj qė Komisioni Hetimor pėr SHISH-in nuk mund tė shkrihet thjesht me njė kėrkesė tė cilitdo deputet, pasi ai ėshtė ngritur me vendim tė veēantė tė Parlamentit. Ka mė shumė se njė muaj e gjysėm qė Komisioni po punon nė tėrė fushat qė ka pėrcaktuar si prioritare. Ėshtė bėrė njė punė mjaft e madhe nė hulumtimet brenda SHISH-it. Pėrderisa ka dhe 15 ditė qė tė pėrfundojė afati i pėrcaktuar me ligj, unė mendoj qė nuk ka kuptim mbyllja e parakohėshme e aktivitetit tė tij, sepse konkluzionet qė do tė nxjerrė ky komision, besoj se do tė jenė tė vlefshme pėr njė kohė tė ardhshme, jo thjesht pėr parlamentin, por pėr punėn e mėtejshme tė SHISH-it.
Mendoj se nuk ėshtė koha e pėrshtatshme pėr tė bėrė njė operacion tė tillė, pėr tė ndėrprerė punėn e komisionit, pasi jemi nė momentin final tė hetimeve dhe nxjerrjes sė konkluzioneve. Sigurisht qė nuk kanė qenė dakord qė tė shkrihet komisioni, jo vetėm unė, por tė gjithė anėtarėt e tij, sepse ne jemi nė brendėsi tė ēėshtjes dhe ėshtė e pakuptimtė qė nė fund fare tė ndėrpritet veprimtaria e tij. Kjo do tė thotė qė tė kėrkohet me dhunė ndėrprerja e njė pune tė nisur. Kėshtu qė nė kėtė kuptim nuk e shoh me vend suprimimin e menjėhershėm tė kėtij komisioni.
- Si e vlerėsoni debatin e nisur pėr ndryshimin e Kushtetutės, sidomos tė kuadrit kushtetues qė ka tė bėjė me sistemin zgjedhor dhe me pragun elektoral tė futjes nė parlament tė partive tė vogla?
Unė mendoj se Komisioni Dypartiak punėn duhet ta kishte nisur pikėrisht nga esenca e njė procesi zgjedhor, qė ka tė bėjė me Ligjin e Zgjedhjeve. Por meqė sėshtė bėrė kjo deri mė sot, sdo tė thotė qė tė mos bėhet asnjėherė. Diskutimet janė tė vlefshme. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme ka tė bėjė me faktin, qė shqiptarėt tė shkojnė nė njė proces zgjedhor tė pakontestueshėm.
Nė njė farė kuptimi duket sikur jemi tek «a»-ja e demokracisė, sepse demokracia fillon nga zgjedhjet dhe tė kėrkosh pas 12 vjetėsh pluralizėm zgjedhje tė lira e tė ndershme, mė duket si paradoks. Por meqenėse ky vend ėshtė i mbushur me paradokse, pse shtohet njė paradoks tjetėr nuk ka ndonjė gjė tė madhe. Nė kėtė kuptim unė mendoj qė njė sistem me bazė proporcionali, rajonal apo kombėtar, kjo mund tė shihet, do tė jetė mė i mirė pėr momentin. Ndėrsa pragu elektoral nė njė sistem proporcional mund tė diskutohet. Sidomos kur ėshtė sistem proporcional rajonal, unė mendoj qė pragu qė pėrcakton Kushtetuta nuk ka ndonjė vlerė tė madhe. Ata qė dinė tė bėjnė hesape, e kuptojnė qė edhe po tė lihet pragu elektoral aq sa ėshtė nė Kushtetutė, pragu real nuk do tė jetė ai.
Gjithėsesi, kemi kohė tė shikojmė nė elementė tė veēantė. Forcat politike kur tė vijė koha e debatit nėpėr tryeza, duhet tė shkojnė tė pėrgatitur thjesht politikisht, por dhe nga pikėpamja e pėrllogaritjeve, qė tė dinė tė bėjnė shumėzime dhe pjesėtime pėr tė konkluduar se sa del pragu.
- Nė kėtė kuadėr, cili ėshtė pozicioni i koalicionit «Bashkimi pėr Fitore»?
Jo vetėm unė personalisht, por besoj dhe shumė tė tjerė qė militojnė sot nė partitė e kėtij koalicioni, janė pėr ta ruajtur koalicionin. Bile, personalisht do tė doja tė rritet koalicioni «Bashkimi pėr Fitore», si njė mundėsi mė e madhe drejt triumfit nė zgjedhjet e ardhshme.
Nėqoftėse ka ndonjė qejfmbetje, unė dua tė kujtoj njė gjė qė na e ka mėsuar pėrvoja e koalicioneve: Nė ēdo koalicion, tė gjithė janė tė kėnaqur dhe tė gjithė janė tė pakėnaqur nė tė njėjtėn kohė. Nėqoftėse harrohet ky leksion i parė i koalicionit, atėherė nuk funksionojnė koalicionet. Prandaj qė tė gjithė duhet tė dimė qė tė mirat e koalicionit janė tė mirat e tė gjithėve, tė kėqijat e koalicionit janė tė kėqijat e tė gjithėve, qė bėjnė pjesė nė koalicion. Me sa duket ka akoma elementė qė nuk e kuptojnė kėtė sentencė. Kjo do tė thotė qė nė kohėn qė vjen duhet tė rregullohen kėto defekte qė ekzistojnė nė politikėn globale tė koalicioneve dhe tė vijmė nė kėtė moment qė unė dėshiroj, qė koalicioni «Bashkimi pėr Fitore», jo vetėm tė ruhet siē ėshtė, por tė zgjerohet edhe me parti tė tjera tė sė djathtės dhe tė qendrės sė djathtė, qė aktualisht janė jashtė koalicionit.
Bisedoi:
Halil RAMA
.........................
Denoncimi i liderit tė opozitės Sali Berisha, do tė dėgjohet me 22 tetor
Klosi, para komisionit "Ngjela" me 21 tetor
Nė mbledhjen e djeshme, Komisioni Parlamentar ka vendosur vijimin e hetimeve pėr pėrfshirjen e Klosit nė trafiqe e vrasje politike si dhe pėr abuzime financiare, duke thirrur Klosin pėr dėshmi me 21 tetor
Komisioni i posaēėm parlamentar pėr hetimin e shkeljeve tė strukturave tė SHISH-it e ish-drejtorit Fatos Klosi, ka miratuar dje pėrmes polemikash kalendarin e dėshmive qė do tė mbledhė gjatė ditėve nė vijim deri nė pėrfundim tė mandatit tė punės sė tij, 31 tetorit. Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, thirret pėr tė dėshmuar para anėtarėve tė komisionit me 21 tetor, pėr njė sėrė ēėshtjesh, tė cilat pėrfshijnė qė nga akuzat e drejtpėrdrejta pėr pėrfshirje nė vrasje politike e trafiqe tė paligjshme, deri nė sqarimin e pozicionit tė tij lidhur me abuzimet e shumta financiare tė vėrejtura nė kėtė institucion nga Kontrolli i Lartė i Shtetit si dhe nga Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm tė Qeverisė.
Anėtarė tė komisionit deklaruan dje pas mbledhjes, se ish-shefi i shėrbimeve sekrete mė dėshminė e vet "mund tė hedhė dritė mbi rolin e luajtur prej tij nė akuzat e ngritura kundėr tij". Kryetari i Komisionit, Spartak Ngjela, deklaroi se "njė ditė mė pas, nė 23 Tetor, nė komision ėshtė thirrur kryetari i PD-sė Sali Berisha, i cili do tė denoncojė pėrfshirjen e Klosit nė trafiqe tė ndryshme". Nė datėn 24 Tetor, komisioni do tė thėrrasė nė raport, punonjės tė tjerė tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit, tė cilėt do tė dėshmojnė lidhur me tė njėjtėn problematikė. Ngjela hodhi poshtė tė gjitha spekulimet lidhur me tejkalimin e kompetencave gjatė hetimeve apo edhe pėr pėrmbushjen e mandatit tė hetimeve me nisjen e njė procesi hetimor nga Prokuroria e Pėrgjithshme, duke e vlerėsuar gjithēka si spekulim i ardhur nga njė kėrkesė e socialistėve, ardhur si pasojė e mosnjohjes sė Kushtetutės sė vendit. Mbledhja e djeshme ėshtė karakterizuar nga polemika tė ashpra lidhur me vijimin e punės nga nėnkomisionet e ngritura pėr hetimet nė SHISH, megjithatė tė gjithė anėtarėt kanė mbrojtur domosdoshmėrinė e vijimit tė punės sė Komisionit tė Posaēėm.
I.Nikolla
Bllokohet dėshmia e Meidanit pėr vrasjen e Hajdarit
Anėtarėt socialistė tė Komisionit tė posaēėm Parlamentar pėr hetimin e shkeljeve nė SHISH si dhe tė pėrfshirjes sė strukturave tė kėtij shėrbimi nė vrasje politike, kanė bllokuar dje kėrkesėn pėr tė thirrur pėr tė dėshmuar ish-presidentin Meidani, si personin qė pėr 5 vjet me radhė ka pasur lidhje tė drejtpėrdrejta institucionale me ish-Drejtorin e SHISH-it Fatos Klosi, por edhe pėr shkak tė lidhjes sė ngushtė qė ka shfaqur Meidani me kėtė tė fundit. Kėrkesa ėshtė motivuar me ndihmėn qė mund tė jepte dėshmia e Meidanit nė "sqarimin e rolit qė kanė luajtur shėrbimet sekrete e personalisht Fatos Klosi nė vrasjen e 12 shtatorit si dhe nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas". Ish-presidenti Meidani mbrojti vazhdimisht strukturat e SHISH-it dhe Klosin dhe refuzoi kėrkesat e njėpasnjėshme tė 3 kryeministrave; Nanos pas vrasjes sė Hajdarit, Majkos plot njė vit mė vonė si edhe tė Metės gjatė investiturės sė tij kryeministrore, duke artikuluar motivimin se "klosin se shkarkonte dot se se lejonin shėrbimet e huaja". Anėtarėt socialistė e quajtėn tė pavend kėrkesėn dhe u shprehėn se Meidani gėzonte mbrojtje kushtetuese si ish-Kryetar i Shtetit pėr tė mos u paraqitur nė komision, duke ndaluar edhe njė kėrkesė formale ndaj shtetasit Rexhep Meidani, tashmė anėtar i Partisė Socialiste, pėr tia lėnė kėtij tė fundit tė drejtėn e vlerėsimit tė saj. Kėmbėngulja e socialistėve pėr tė mos dėgjuar dėshminė e Meidanit lidhur me pėrfshirjen e strukturave shtetėrore, e posaēėrisht tė shėrbimit tė Klosit nė vrasjen e Azem Hajdarit, ėshtė vlerėsuar nga analistė tė ndryshėm si zbatim i dy kritereve nga ana e mazhorancės, meqenėse nė kėtė komision mė pėrpara ka dėshmuar edhe kryeministri Nano, megjithėse me tė njėjtėn lidhje institucionale me shėrbimet sekrete.
I.Nikolla
PS rrėzon kėrkesėn e Brahos
Shfaqet si njė pėrpjekje individuale kėrkesa e deputetit socialist Spartak Braho pėr tė shkrirė Komisionin Hetimor pėr shkeljet e strukuturave tė shėrbimeve sekrete dhe ish-drejtorit Fatos Klosi. Me njė shumicė dėrrmuese votash, Grupi Parlamentar i PS-sė ka kundėrshtuar dje propozimin formal tė kryeparlamentarit Servet Pėllumbi, pėr shkrirjen e Komisionit "Ngjela". Thuajse pa debat, deputetėt socialistė kanė konkluduar se komisioni vepron sipas kuadrit kushtetues dhe vendimit tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Dyshimet pėr njė shkallėzim tė pengesave tė deputetėve socialistė pėr hetimet e komisionit i ka fashitur pas mbledhjes sekretari i grupit socialist Flamur Rogu. "Pėrfundimisht, mund tė deklaroj se Komisioni pėr Hetimin e SHISH-it vepron sipas kuadrit ligjor dhe ai do tė vijojė punėn e tij deri nė pėrfundim tė mandatit tė vet, me 31 tetor", deklaroi Rogu. Braho ka vijuar disidencėn e vet ndaj hetimit parlamentar pėr Fatos Klosin edhe pas mbledhjes, duke e cilėsuar strukuturėn si tė panevojshme, megjithatė ėshtė tėrhequr nga nismat e tij, duke e vlerėsuar gjithēka si tė njė karakteri personal.
...............
Do e fitoj kte beteje Klosi ose Nano ??????
Krijoni Kontakt