Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    E kam parasysh, se pasuria tė ndihmon nė aparatin e dėgjimit dhe nė ndjeshmėrinė nervore epidermike. Dmth sa mė i pasur tė jesh aq mė mirė e dėgjon zotin e aq mė shumė afrohesh pranė tij - Allahut me kėt rast, se mos i ngel hatri vellezėrve bizantinė, ata s'kanė prona dhe s'po kėrkojnė gjė, sa larg zotit qė duhet tė jenė, Jahvehut me kėt rast se mos ju ngel hatri juve.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    As nuk dua ta njoh me shume kete ''historikun'' sepse qendrat e qyteteve tona sduhet ti poshtoje zhurma veshcaro-shurdhuese e Hoxhes apo kumona (kembana) e kishes.
    Trego respekt per besimtaret qe edhe ata besimtaret te respektojne ateizmin tend. Dhe nese kujton se je duke shprehur "patriotizem" me keto qe shpreh me lart, une te them qe je ne nje linje mendimi me Enver Hoxhen qe e futi Shqiperine e shqiptaret ne librin Gines si shteti i vetem i veteshpallur ateist ne bote!

    Pastaj sa per egzistence, mjaftojne te hollat qe japin besimtaret sepse spo ndertojne rruge e hidrocentrale, te cilat kane harxhime te medha.
    Kur nuk di, pyet qe te mesosh dhe mos jep mendime per gjera qe nuk di. Komunitetet fetare ne vend, ofrojne sherbime shoqerore qe as vete shteti shqiptar nuk i ofron: jetimore, menca per te vobektet, spitale e qendra spitalore, ndihma ne raste fatkeqesish natyrore, kampe verore per femije, ndihma ne ushqime e te holla per familje te vobekta. Flas per komunitetin tim orthodhoks, se ate musliman nuk e njoh. Keto jane shpenzime mbi ato te shpenzimeve te mbajtjes ne kembe te nje kleri.

    Disa ''shoqata'' te huaja kane ndihmuar por i qofshin fale propagandes anti-zot te stilit Neperke! Nuk eshte krim qe qendres se Elbasanit ti hiqet lulezimi dhe ti vendoset vyshkja? Nuk eshte krim qe ne qender te Shkodres ka vdekur lulishtja dhe eshte ringjallur fantazme xhamia?
    Krim eshte ai krimi 30 vjecar, i mohimit te lirise se besimit dhe ngritjes se nje bote shpirterore te cdo shqiptari. Ky eshte krimi i te gjitha krimeve, prej te cilit vuan edhe ti. Mbase ne Shqiperi nuk duhet te kete asnje besimtar e asnje komunitet fetar ne menyre qe Fenomeni ta beje gjumin rehat!

    Pastaj ti je i zhgenjyer nga qe shteti nuk i paska dhene perparesi pronave te ''fetareve'' por individeve, te cilet sigurojne direkt te ardhurat, pra pjesemarrje ne jete dhe jo ''filozofi'' qe me mbane zoti mua sepse objektet fetare i kemi plot!!!!
    Une zhgenjehem nga shteti dhe nga "nacionalistet e rruges" qe nga njera ane jane te paret te akuzojne komunitetet fetare per "influenca te huaja" dhe nga ana tjeter nuk u japin atyre ate qe u takon qe eshte burimi i vetem jetik i pavaresise se tyre ekonomike. Une zhgenjehem nga injoranca e njerezve qe kujtojne se tranzicioni shqiptar eshte shoqeror e politik, por harrojne ate tranzicionin kryesor, tranzicionin shpirteror qe eshte burimi i vitalitetit shoqeror e politik.

    Albo, dukesh qe je fetar por zoti eshte i fundit. Ti ke ecur ne jete pa ndihmen e tij, pervec asaj (ndihmes!) ''teoriko-nostalgjiko-enderr e bukur''
    Jam une fetar apo je ti i pafe?! Une ndihmen e Perendise e kerkoj ne cdo fryme qe marr pavaresisht se mund te jetoj ne Amerike e mes gjithe te mirave. E veshtire te kuptohet nga mendja e nje njeriu qe beson tek "mendja e vet" dhe tek "forcat e veta" apo jo?! Ky eshte problemi yt e jo i imi.

    Komunitetet fetare bejne mire te rrine urte sepse vetem percarje sjellin, plus kemi probleme te tjera plot.
    Komunitetet fetare jo vetem qe kane nje te drejte kushtetuese qe ta thone fjalen e tyre te lire ne cdo kohe, por je ti qe duhet ta mbyllesh gojen e ti degjosh me vemendje, pasi ato komunitetet fetare, kane me shume ndikimin ne jeten shoqerore e politike te vendit se sa kujton ti. Dhe perpara se qeveria te marri ne shqyrtim kerkesat e sindikatave te ndryshme qe kane vetem disa qindra punetore, ben mire te marri edhe kerkesat e komuniteteve fetare qe kane me qindra mijera besimtare.

    Dhe ne fund:
    Nje individ ben padrejtesi,
    por jo nje shtet dhe disa qeveri.
    Kujt ia tregon keto gjepura, komuniteteve fetare ne vend qe u dogjen, pushkatuan, internuan, poshteruan, vodhen, nga pushteti popullor i Partise e shokut Enver?!

    Albo

  3. #13
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Komunitetet fetare jo vetem qe kane nje te drejte kushtetuese qe ta thone fjalen e tyre te lire ne cdo kohe, por je ti qe duhet ta mbyllesh gojen e ti degjosh me vemendje, pasi ato komunitetet fetare, kane me shume ndikimin ne jeten shoqerore e politike te vendit se sa kujton ti. Dhe perpara se qeveria te marri ne shqyrtim kerkesat e sindikatave te ndryshme qe kane vetem disa qindra punetore, ben mire te marri edhe kerkesat e komuniteteve fetare qe kane me qindra mijera besimtare.





Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •