Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Monotonia mediatike e stërpërsëritur....

    Mos do kish qenë më mirë sikur të thuhej nonji gjo ashtu nga vetja tate se sa të citohet edhe një kriptokomunist i maskuar si Hajredin Kuqi...
    Të ishte kopjuar mirë së paku kur u postua për herë të parë....merrni rrogë Ju gjë si telall i tyre a?Gjithë ky zell për të lavdëruar ca krimenelë politko ekonomik që ta katandisën vëndin tënd në një spital të madh e të hapur psikiatrik...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 14-07-2006 më 16:50

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga laguna blu
    Mos do kish qenë më mirë sikur të thuhej nonji gjo ashtu nga vetja tate se sa të citohet edhe një kriptokomunist i maskuar si Hajredin Kuqi...
    Të ishte kopjuar mirë së paku kur u postua për herë të parë....merrni rrogë Ju gjë si telall i tyre a?Gjithë ky zell për të lavdëruar ca krimenelë politko ekonomik që ta katandisën vëndin tënd në një spital të madh e të hapur psikiatrik...
    ec bre shko ruej dhite atje ne koder po qfar nerr vesh ti ne politik se !!!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Barinjtë e dhiareve politike

    Atje në kodër, jam shumë i sigurtë se Ju do të ishit dhia ime më e mirë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-07-2006 më 03:48

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une e vleresoj shume punen qe ka bere qeveria e AGIM CEKUT eshte nje nga qeverite me te sukseshme te KOSOVES

  5. #15

    Ceku kerkon para nga emigrantet shqiptar; ”Harron” te ftoj studentet e diplomuar per

    Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, ne fjalimin e tij javor i beri thirrje diaspores shqiptare qe te kontribuoje permes investimeve qe Kosova te mekembet ekonomikisht. Po, i ftoj vetem per investime.
    Eshte ky nje gaf i tije personal apo budallallek i keshilletareve te tije te korruptuar?

    Shume, teper shume u analizua dhe u perfol fjalimi i fundit i Cekut ne diaspore. Shume, teper shume u kritikua qellimi dhe instrumentalizimi ofendues e mosperfilles i diaspores shqiptare nga partiakucet tane.

    Cfare te thuhet per kete retorike politike e maskuese te kryeminstrit tone.

    Me nje mjeshtri te nje retorikasi antik, Ceku, vetedijshem perdore elemente mediatike dopinguese; elemente qe opinionin publik e ”dridhe”, e bene emocional; E bene me lot. Qe ndikimi i retorikes se tije te jete me i thelle dhe me i fuqishem ne opinionin publik, kryeminsitri yne perodore elementin e njohur qe ne antike; elementin patos. E ky pra eshte FEMIU. Po, se femiu per secilin nga ne zgjon e konoton dobesi, padjallezi, meshire, pafuqi, pasterti etj, dhe ne anen tjeter FEMIU, po ashtu, konoton jeten, ardhmerine, shoqerine, kombin. E kjo strategji, sipas keshilltareve te tije, do te zgjon emocione e meshire tek diaspora "e prapambetur dhe katundare". ”Te mjelim” diasporen shqiptare dhe udha e mbare e ”asta la vista”...


    Perseri, per te pasur me teper ndikim e fuqi lypsia e tije, ashtu si edhe ne retoriken antike, kryeminsistri yne zgjodhi edhe vendin, hapsiren dhe kohen e pershtatshme per te kerkuar lemoshe per "femiet e varfer"; varferi kjo e sajuar kryekeput nga politikat deshtake te politikave ne pushtet..... Fjalimi qesharak dhe aspak dinjitoz i Cekut duhej te pershtatej kohes se pushimeve te punetoreve te krahut te diaspores. Shtrohet pyetja pse nuk kerkoj Ceku investime e Lek me heret? Duhej gjetur e shfrytezuar momenti i pershtatshem; Dhe kjo kohe u gjet dhe u shfrytezua; Eshte koha e pushimeve verore. Mijera shqiptar kthehen per te vizituar e per te pushuar ne Kosove. Dhe keta kan kontot "plot e perplot" me Lek. Dhe per kryeminsitrine tone Leku na ishte elementi baze dhe qellimi i retorikes se tije .

    Sa keq! Sa e tmershme dhe e pafalshme, njekohesisht.

    Kryeministri yne, qe aq shume po u brengoska per femiet asnjehere nuk u pa te nxiste debate per te permiresuar nivelin e mjere te nenave dhe femijeve. Me qindra femije jane duke pritur vdekjen nga kanceri, me qindra femije vdesin nga moskujdesia dhe mospergjegjesia e mjekeve dhe punetoreve medicinal. Keta "vrases te zinje" me mantela te bardhe jane bere vet kercnimi serioz i shendetit te femijeve dhe te vet popullit shqiptar. E kryeministri yne nuk merakoset per te menjanuar, izoluar dhe per te shkarkuar keta keshilltar e mjek te korrupatuar. Ka vrare mendjen kryeministri yne, se ku gjeten keshilltaret dhe ministrat e tije ato alamet miliona euro per te ndertuar pallatet e tyre; pallate qe nuk i ka as mbreteria norvegjeze? Jo, se tani do vijne emigrantet tane ”te paditur” dhe do i shfytezojne edhe kesaj here....

    Sa keq! Sa e tmershme dhe e pafalshme, njekohesisht

    Kryeministri yne ne asnje cast nuk lodhe mendjen per te shtruar dhe formezuar, se pakut ne leter, nje strategji per kthimin e qindra intelektualeve shqiptar te cilet jane te pajisur me diploma te universiteteve me te njohura perendimore.
    Kryeministri yne, ne asnje cast nuk u ndal per nevojen akute qe shoqeria jone shqiptare ka per njerez te profileve perendimore.

    Kryeministri yne "harroj" e nuk ftoj ”trurin e derdhur” shqiptar qe te kthehet e te veproj aktiv ne shoqerine e traumatizuar te Kosoves. Asnjehere kryeminsitri yne nuk ngriti qeshtjen e problemit te ”derdhjes se trurit” shqiptar gjithandej shteteve perendimore E keta nuk jane pak z. Kryeminsiter, apo jo?

    Zoti kryeminster, mesoni nga veprimet strategjike e nacionale te shteteve perendimore. ”Derdhja e trurit” shqiptar ne perendim eshte kancer vrases per shoqerine tone te varfer.
    Per ne fund, zoti kryeminister, diaspora nuk eshte aq e paditur dhe aq ”fshatare”. Disapora shqiptare kerkon rrespekt, pergjegjesi, sinqeritet dhe vend te merituar ne shoqeri, asgje me shume. Zemerbardhesia dhe humanizmi i diaspores hqiptare nuk varet nga fjalimet e juaja partiake. Ju vetem i beni deme asaj. Kete e kemi shijuar keto vitet e fundit. Mjafte me retorike, maska dhe fasada ideologjike; Kthejuni realitetit dhe vlerave.
    Pa dyshim, kryeminstri yne, partiakucet tane dhe shoqeria jone eshte duke rreshqitur drejt materializmit absolut.


    Sa keq! Sa e tmershme dhe e demshme, njekohesisht! Apo jo?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Përgëzime

    I dashur Arian TB,
    fatkeqësisht kjo lojë me diasporën po zgjat me vite. Para dhe pas luftës dhe ajo ështe e vetëdijshme për këtë ndaj për ne Kosova është gjithnjë e më e largët. Mbrapa "budallallëkut" tonë proverbial të paqenë fshihet djallëzia e elementit të korruptuar kosovar por ajo tashmë është aq transparente sa nuk pin më ujë askund. Dhe është vërtetë për keqardhje sepse aq shumë u frustrua diaspora nga qëndrimi lypsar e zhvatës i elementit lokal sa tash ndoshta edhe kur duhet nuk e zgjidhë qesen si dikur.
    Kryeministrit i kanë mbetur rastësisht gështenjat t'i nxjerrë nga zjarri në një kohë kur harbutëria politike e majtë dhe e djathtë na pështirosi të gjithëve...
    Me respekt...
    laguna blu

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Njeriu qe e ka shkrujt kete artikull eshte nje student qe po plaket neper Evrope tuj e prit nje kryeminister me i be thirrje per kthim ne Shqiperi a Kosove per me shpenzu trunin e tina. Eshte nje djal qe din mir me shkrujt referate. Edhe ky artikulli i mesiperm ngjane nje referat i shkrujtun mbas dy gotave raki diku ne malet norvegjeze.

    Agim Ceku ne fjalimin e tij drejtuar qytetareve te Kosoves ka kerku qe bashkatdhetaret qe jetojne jashte Kosoves te kthehen dhe te investojne ne Kosove. T'i rikujtoj Mekulit (autori i artikullit te mesiperm) se fjala investim ngerthen ne vete investimin ne ekonomi, kultur, art, politike (per cka ai eshte i interesum). Parsore ne kete kohe eshte investimi ekonomik, kur dihet se ekonomia e Kosoves eshte e shtrime per toke. Per kete arsye Ceku eshte ndal me teper ne kete pike.

    Shembull konkret e kemi Kroacin, e cila pas luftes kishte nje ekonomi te shkatrrume. Ishte diaspora kroate ajo qe e ringjalli ekonomin e atjeshme.
    Kosova ka shume njerz te suksesshem ne sferen e biznesit neper Evrope e Amerike. Nese ata do ta investonin 50% te kapitalit te tyre ne Kosove, ekonomia e vendit do te ndryshonte per 90 shkalle brenda nje kohe relativisht te shkurte.

    Sojit qe veten e konsiderojne tru te shperndare neper Evrope e qe ju duket se nuk po e gjejne vendin e duhur ne shoqerine kosovare ju rikujtoj se Kosova ne ditet e sotme eshte nen pretektoratin nderkombtar. Pse duhet ta kujtojne kete detaj? Per arsyen e thjeshte se ne kete menyre i marrin vetes te drejten te shkrujne referate ne drejtim te nje qeverie e cila eshte e cungume nga Bashkesia Nderkombtare. Pa pritni edhe pak dit he burra ta bejme shtetin, tani kallxoni bonton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ideus : 15-07-2006 më 18:10

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka u ba me fondin Lima o llap?

    a i keni ba transparenc se ..

    sa u mblodhen..
    sa u harxhuan..
    ku shkuan ato qe u harxhuan..
    kush i ka ato cka kan mbet..

    etjetj..

    fillojeni qeverisjen e mire pi vetvehtes o llap kup kuqi.. e tregoni se sa ju dhimbset deviza e diaspores..

    hajt tregoni se po te qeverisni vet ju dini me i ndihmue popullit..

    po e denoni at alishanin per mit-marrje.. e vet doni pushtet sepse jeni dallue ne jet-marrje te atdhetareve..

    e po voten nuk ja jep lehte populli jetmarresve..se ndryshe i bie qe dhe arkanat te fitojne vota.. ne kosove.. pi shqiptareve..

    i jeni sul agim qekut keq..

    sa koh ai ish streh per polpotistet e pojataxhijt ne tmk qe kryenin vrasje me porosi te lim kup qos demaqve.. e nxorret qekun te parin ne anketat e kosov- presit polpotist..
    tash sapo ai guxoj me u ba pjes e nji koalicioni me ldk-n menjiher nxorret artilerine kunder tije..
    pse a nuk eshte po ai qeku agimi i uck-s a?
    edhe ramushit kshu ja qendiset..

    pra per ju luftari a eprori i uck-s nuk eshte kurkushi..
    e lavdroni e vrisni e fishkelleni sa her qe doni.. sepse kriteri per me i vleresue njerzit nuk eshte per ju as uck as lufta as kurgja.. vec te qenit besnik fanatik ne kupolen tuaj mafioze kanibale.. pra pjesmarres.. ne falangat polpotiste.. te udhehequra nga komisaret sigurimsa nano edvino klosoiste qose kupo demaqoiste.. shkurt enveriste..
    ju dhe arkanin do e kishit ba antar shtabi vec te kish nderue njiher me grusht enverist mbi trupat e masakrum te jasharajve.. per ju do mjaftonte..

    ja kto qe po them e qe i kam than moti cdo dit po i vertetoni ne qendrimin ndaj agim qekut..

    por nji dit qeku mund te flase..

    sigurisht qe kupola ja ruan dhe atij dicka komprometuese por nuk i dihet.. mushet kupa e..sdihet cka bahet..

    edhe edvinon e mori nanua nga parisi por kur u mush kupa..i tha.. o hajdut ikomash..
    e neser kur te iki sallaku..qeni roje i juaji ne tirane .. kushedi cdel .. qoft per edvinat..qofte per ju qe vrate ahmet krasniqin.. me urdher te klosa e xhavitave..

    po kercet daullja..
    prandaj ka ethe ne kupolen enveriste.. ne tiran e prishtine..

    si thoshte ajo gazeta..

    te ambasada..ishin bashk mejdani ramizi e sallaku e gjinushi.. hmmmm..

    po kurdisin ata .. po te shohim kush do jete veza me e forte kte radhe..
    ramiz mejdan klos qose caushet apo 3 korriksit..
    edhe tek ju.. te shikojme a atdhetaret do fitojne apo pojataxhijt e opelave te kuq qe vrasin drina..

    do triumfoje e mira.. se boll me te keqen ..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po a te kujtohen ore brari sa e sa te shame i ka henger Qeku prej teje e tash je ba advokat i tina po ti ste ka fjale pesh hiq more gjynah keshtu pate veprue me Ramushin njiher shaj e rrej per ta gjithqka siq e ke zakon ti dikur fillove ta mbrosh kur do te behesh njeri ore gjynahi qe ste zen fjale kerkund



    Citim Postuar më parë nga Brari
    E kam thene dhe me pare se .. nje drejtor shkolle 8 vjecareje ka pergjegjsi ne se dikush nga nxenesit e shkolles thyen xhamat e kojshive..

    E ne rastin e generall Cekut kemi nji anormalitet.

    Ai asnjihere nuk ka treguar se ndjen keq ardhje per faktin se disa here i eshte vertetuar nga drejtesia dhe faktet qe populli i di se shume vartes te tije qofshin ushtar te thjeshte te TMK-se ose eprore jane implikuar ne Krime e sjellje brutale ne Kosoven e pas Luftes..

    Kjo tregon se Ceku i njeh keta kriminele dhe i pranon ashtu si jane dhe se ai u ka krijuar atyre ambjent te pershtatshem te pergatisin atentate vrastare ndaj atdhetareve emrat e te cileve tashma dihen..

    Ai jo vetem nuk i ka penguar kriminelet por ne cdo rast i ka mbrojtur kinse mbron emrin e mire te TMK-se..

    TMK me Cekun kryetar eshte (kete e di gjith Kosova dhe Unmik -kfori) bastion i falangave enveriste terroriste qe dirigjohen nga shtabi i PDK AAK-se e konkretisht nga Thaqo Ramush Halito Jakupat ..sherbetor servil i te cileve eshte kapterri pa karakter Agim Ceku..

    qashtu.. pra..
    ..
    te mesohemi ti themi te bardhes te bardh e te zezes te zeze.. pejk..



    ..

    Citim Postuar më parë nga Brari
    lum

    Ti ske bzajt kur u asht marre JETA djemve e vajzave te Kosoves e tash per Cekun po na shqetsohesh.
    U ban boz kto ndalesat neper aeroporte te Cekut e Thaqve e tash skena pse lodhemi ma per kto pun.
    E dijsha se skan me e vra Cekun hungarezet e pra nuk ishte big prabllem kjo.
    Ne je trim i thuj Cekut baje mir qat pun aty se tu asht ba TMK-ja si cerdhe hajnash. Kjo po asht pun atdhetare. Kan fut sejcili Shiks i Klos Halitit sorrollopin e vet qatu ne TMK e po i japin rroga dhe e kan ba TMK si PAB piratesh.
    Ne cdo vrasje del ka nji TEMOKE-as i perzier e Ceku ban rolin e "sdi gja" "skam pa gja.."..

    Nuk duhet shit Kosova per me rujt "nderin" e bandave te Ramush Sali Vesel idriz togerave..

    qashtu..

    Citim Postuar më parë nga Brari
    Nuk kam lexu hic cka keni than ju ma siper por po i them mendimet e mija qe i kam then dhe me pare e qe si zakonisht nuk i luan as topi.. ne lidhje me TMK-n.

    Trupat Mbrojtese te Kosoves ne ceremonine e perurimit te bustit te Adem Jashar qyqarit.. i komandonte super mafiozi Milaim Zeka..
    Kjo tregon se te kujt jan ato trupa..ata djem te mire naiv qe duhet te jene neser berthama e Ushtrise Kombetare..
    Sa me shpejt TMK duhet te vihet nen kontrollin e Parlamentit te Kosoves e spastrohen prej aty njesitet bandite te Thaq Halit qose milaimave.. e tu ndalohet influenca zorraxhijve enveriste ne edukimin ose manipulimin e rinise qe ushtrohet ne kuader te TMK-s..

    Hapi pare eshte largimi i menjihershem i servilit dhe sabotatorit te TMK-s Agim Cekut qe deshiron ta mbaje TMK-ne si baze te diversionit qe mafia enveriste klos nanoiste kosovare ta perdore per qellimet e veta.. pra qe te vrasin atdhetaret neper prita..
    Te largohen banditet e llojit te Sali Veselit e shokve te tije qe te kene lidhje me TMK-n.

    Te vendoset nji grup civil me intelektuale te ndershem i miratuar ne Parlament ne Komande te TMK-se..

    qashtu..dhe pejk..
    Citim Postuar më parë nga Brari
    edon me ki than se e ki Dajen tand Ekrem rexhen..Drinin..
    Nuk e besoj por le te te gjykojn kta lexuesit ty..
    TMk qe vret Drinin nuk dua un oj Edon..
    Un du TMK qe po sulmoj Serbia ta vrasi Serbine..
    E TMK me Agim Cek ne krye qe mundeson Sali Veselin ..generallin e TMK..me vra Drinin.. nuk duam..

    Duam TMk qe betohet para Votes se Popullit ( e bartesi i Votes se Popullit eshte presidenti Rugova) e jo tmk qe kinse betohet para adem Jasharit e ne fakt para pushtave Jakup e Milaim Zek.. qe e lan Adem Jasharin vetem perball ushtrise Serbe..

    qashtu edon e mavros..
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Lima ne Slloveni u kap e tash dhe Ceku aty.

    C'desh Ceku ne Slloveni?

    C'desh Ceku ne Kroaci?

    Nuk ju bind Ceku Votes se Popullit te Kosoves i cili zgjodhi Rugoven President dhe qe e detyronte Cekun qe ne Kazermat e TMK te vendoste portretin e Presidentit e kjo te ishte dhe shenje qe AI ishte Gjeneral i Shtetit te Kosoves por jo...Ceku desh te mbetet Vegel e Thaqve dhe jo Ushtar i Republikes.

    Ceku e lejoj qe TMK te behej jo filiz i ushtris se ardhshme shteterore te Kosoves por baze e Terrorit nga ku Sali Veselat nisnin aksionet e tyre per vrasjen e Komandant Drinave.
    Ai kurre nuk u distancua nga bandat Qosiste-Thaqiste qe vrasin e presin ne Kosove e marrin rroge ne TMK te Cekut por mbeti nje Servil i PDK-se se Xhavit Klosit.

    Te shohim a do protestojne shoket e Klosit tek shteti Slloven.

    Ne se Sllovenia dorzon Cekun ne Beograd kjo do jete nje Krim nga ana e Shtetit Slloven dhe duhet te protestojne urgjentisht Institucionet e Kosoves ndonse Ceku kurre nuk i respektoj ato.
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Agim Ceku ngjan me Loro Boricin.... jo ne kuptimin njerzor por te pafuqise.

    Loro Borici ish trainer i Partizanit , Ekipit te Ushtrise..ishte i detyruar te degjonte gjat ndeshjeve te futbollit ulerimat e Gjeneraleve tifoza..
    Ata bertisnin..
    Loro..Hiqe Ziun fut Bardhin..
    Mir thosh i shkreti se nuk guxonte tu a kthente fjalen..
    Loro..hiqe Bardhin fut Kuqon..ulerinte gjenerali tjeter.
    Mir thosh prap i ziu Loro..
    Dhe kurre i ngrati nuk drejtoi ekipin me mendjen e tije por gjithmone sipas ulerimave te gjeneralave te ushtrise Shqiptare te cilve u ish bere barku sa nje fuci djathi e qafa si Dema rrace..
    I mjeri Loro vet ishte i holle e i dobet si thuper thane..

    Edhe Agim Ceku..emrin e ka komandant TMK-je se kurgje ska ne dore..
    Cdo gje aty e komandon Ashim-Lim-Haliti.

    TMK eshte bere strofulla e hajnave dhe krimineleve te PDK-se.
    Aty strehoen e bejne planet njesitet terroriste te Lim-Hashimit qe dalin e kryejne vrasje ne mesin e bashk-atdhetareve..

    Agim Ceku nuk gezon me asnje respekt ne syt e popullit te Kosoves.
    Ai eshte nji qen i lidhur me zinxhire e leh kur i jep urdher Xhavit-Hashim-Lima.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 15-07-2006 më 23:32
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    "KAM VUAJTUR SHUME" - AGIM ÇEKU në ditët e fundit të mandatit si Kryeministër i Kosovës - flet për Gazetën"Express"





    E kisha shumë të vështirë. Nuk më lanë të bëj ndryshime. Kurrë s‘do t‘i harroj fyerjet e ditës së parë. Kam besuar se pavarësia vjen në mandatin tim. Fitova bastin për rezultatin e zgjedhjeve. Hashim Thaçi do ta ketë shumë më lehtë se unë. E unë, do të vazhdoj tutje me politikë - në një parti ku vetë jam lider. Agim Çeku, flet për Express.

    "KAM VUAJTUR SHUME"

    Intervistuan: Arlinda Desku Berat Buzhala Gazeta „EXPRESS“ Prishtinë, 13 dhjetor 2007

    AGIM ÇEKU në ditët e fundit të mandatit si Kryeministër i Kosovës

    Ndoshta shumëkush prej jush do të dëshironte që profilin e jetës ta kishte së paku të përafërt me atë të Agim Çekut? Një fëmijë i lindur në Qyshk të Pejës, domethënë në një qyshk të Kosovës, me punën e tij arriti ta fitojë epitetin e heroit në dy shtete. Pas famës që kishte fituar me përkushtimin e tij luftarak në Kroaci, Çeku shtoi namin e lavdinë kur vendosi që dekoratave të fituara në luftën e bërë për një shtet të huaj, t‘ua shtonte edhe disa të tjera të fituara në vendin e tij. Luftës së UÇK‘së, Agim Çeku, si Komandant Shtabi, përveç karakterit çlirimtar, të cilin e kishte, ia dha edhe atë profesional. Puna e bërë prej tij në Trupat Mbrojtëse të Kosovës - nuk kaloi pa u vërejtur prej të gjithëve. Gati për shtatë vjet rreth Gjeneral Çekut ka ekzistuar një konsensus shoqëror se është personi më kredibilitetin më të lartë në vend. Kjo, pastaj, atij ia dha edhe një çmim tjetër: atë të varjes së uniformes në një kënd të dhomës së tij. Në momentin kur vendi po shkonte drejt një destabilizimi institucional, dikujt i ra ndërmend që për të ruajtur paqen shoqërore - ta çarmatoste përfundimisht Gjeneralin. Sikur në përralla, Agim Çekut po i lidheshin sukseset. Pasi kishte përmbyllur gjithë atë karrierë, tash para tij po shfaqej mundësia për të qenë në krye të një shteti në lindje, më të riut në botë. Ndoshta, këtë edhe e ka menduar kur ka pranuar postin e Kryeministrit, ani pse një simbolikë e tillë mund të mos jetë arsyeja e vetme e zhytjes së Gjeneralit në ujëra që nuk ishin të pastra si loti. I mësuar që ditën ta nisë dhe ta përfundojë në një ambient njerëzisht të disiplinuar, Çekut i janë nevojitur vetëm disa ditë për t‘u përplasur keq me një realitet tjetërfare. Ushtria e re të cilën ai do ta merrte nën komandë, nuk ishte asgjë më shumë se sa një "bandë e shthurur". Prandaj, në jo pak raste, është dashur ta kafshojë hekurin me dhembë dhe t‘i bie mes për mes në not ujërave të zeza. Premtimet e dhëna në fillimin e detyrës kanë mbetur vetëm si të tilla. Në uniformën postpolitike të Agim Çekut - do të mbesin disa njolla: s‘e luftoi korrupsionin, heshti para keqpërdorimeve, nuk e mori guximin të largonte asnjë ministër, lejoi që rreth vetes të mbesin gjithë ajo tufë këshilltarësh injorantë. Por, nuk pat gjasa të ndryshonte asgjë. Ai u pajtua me tmerrin dhe nisi punën, i bindur se kthim prapa nuk ka. Në ketë moment, i është ngjallur një instinkt ushtarak - i cili i ka kumbuar si kushtrim në kokën e tij, duke i thënë se lufta zhvillohet me ata ushtarë që i ke në dispozicion. Dhe... në një moment, së paku në mendjen e tij, po e shihte dhe po e prekte ditën e pavarësisë së Kosovës. Prapë kishte besuar më shumë seç duhet. Kjo ishte në fakt dobësia e tij kryesore - mungesë e theksuar e dhuntisë për politikë, e që do të thotë se premtimeve të të gjitha natyrave u kishte besuar në mënyrë të verbër. Kryeministri në shkuarje Agim Çeku prej mediave më të fuqishme botërore është trajtuar në mënyrë krejtësisht pozitive. Fjalë të mira për të kanë shkruar pothuajse gazetat kryesore botërore - Washington Post, New York Times, Guardian, New Yorker dhe tash së fundi edhe Der Spiegel, revistë kjo që fjalët më "pozitive" që i ka shkruar viteve të fundit për politikanët e Kosovës kanë qenë "kriminelë", "banditë" dhe "tregtarë droge". Në disa raste, kolegët nga Hamburgu edhe mund të ketë pasur të drejtë. Gjeneral Agim Çeku lajmin që do të bëhet Kryeministër i vendit e kë mësuar për herë të parë nga Gazeta Express. Ai e ka zgjedhur Expressin që të tregojë për eksperiencën e tij në politikë, negociatat për statusin final dhe të ardhmen e tij pas largimit nga detyra. Kush prej jush nuk do të dëshironte që një profil kaq të pasur jetësor, të mos e finalizonte triumfalisht? Edhe Agim Çeku do të dëshironte. Por, në prag të pavarësisë ai po largohet - sepse i mungoi veç edhe pak dhunti politike.

    EXPRESS: Kur u shndërruat nga Gjenerali në Kryeministër, ju sigurisht keni menduar se do ta festoni edhe pavarësinë e Kosovës. Tash, ju po largoheni - pa shkuar në finale...

    AGIM ÇEKU: Mund t‘ju tingëllojë e pavërtetë, por s‘e kam marrë këtë detyrë për të qenë Kryeministër i Pavarësisë së Kosovës. Kam pasur për qëllim që ta ndihmoj pavarësinë. Kam besuar se në këtë kohë historike kur vendoset për statusin, do të isha më i dobishëm si Kryeministër sesa si Komandat i TMK‘së. Tash, në përfundim të mandatit tim, jam i kënaqur që Kosova është gati për pavarësinë. Unë kam ardhur këtu që të kontribuoj, e jo të përfitoj. Nuk kam ardhur për ambicie politike, por si rrjedhojë e sensit për të shërbyer. Dhe, sot, kur jam në dorëzim të detyrës, them se kam bërë nj punë të mirë. Kosova ka ardhur në pikën kur pret shpalljen dhe njohjen e pavarësisë. Për mua është më e rëndësishme që Kosova të bëhet e pavarur sesa a jam unë Kryeministër në këtë kohë. Pavarësia nuk është meritë e një njeriu, por është rezultat i punës së përbashkët, sakrificës, vuajtjeve, përpjekjeve të brezave të tërë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

    EXPRESS: Por kur morët postin e Kryeministrit, në mars të vitit 2006,ju keni besuar se statusi do të përmbyllet brenda mandatit tuaj...

    AGIM ÇEKU: Së pari, e kam ditur se do të jem Kryeministër deri në fund të mandatit tim. Ndërsa, po, kam besuar se edhe pavarësia do të vijë brenda këtij mandati. Mirëpo, rrethanat ndryshuan dhe nuk doli ashtu. Mua më vjen keq që nuk ka ardhur deri më tash pavarësia, jo pse nuk ka ardhur në kohën time. Është dashur të vijë. Ne kemi mundur të bëjmë më shumë.

    EXPRESS: Ju vjen keq edhe për datat e huqura të pavarësisë - me të cilat keni dalë në opinion?

    AGIM ÇEKU: Fillimisht, kam dalë me një datë - kur shpresoj së do të vijë pavarësia, në maj. Kur isha në Zagreb, asokohe, Nicholas Burns ma pat uruar pavarësinë dhe ma pat konfirmuar personalisht, e pastaj e pat përmendur edhe vetë në media. Ne të gjithë e kemi ditur se me Rusinë do të jetë vështirë, por SHBA dhe askush nuk e ka paraparë se ajo do të jetë aq këmbëngulëse në kundërshtim të pavarësisë. Kjo ka qenë befasi për të gjithë. Unë e kam përmendur pastaj 28 Nëntorin si datë të shpalljes së pavarësisë, duke bërë përpjekje që t‘ua imponoj edhe kolegëve në Ekipin e Unitetit - në mënyrë që të marrim iniciativën, ta diktojmë ne dinamikën e këtij procesi.

    EXPRESS: Të cilën kurrë s‘e keni bërë...

    AGIM ÇEKU: Të cilën kurrë s‘kemi mundur ta bëjmë. Qasja ime ka qenë që ne ta kemi pronësinë mbi këtë projekt dhe bashkësia ndërkombëtare të na mbështetë. Në fakt, me këtë qasje që ne patëm, doli se bashkësia ndërkombëtare udhëhoqi dhe ne e mbështetëm atë. Unë propozova 28 Nëntorin si datë në EN, pasi pamë që bashkësia ndërkombëtare dështoi në qershor ta njihte pavarësinë, pamë që kishte paqartësi. Dhe, mendoja se është momenti që ne ta marrim përgjegjësinë, të thoshim se presim - deri me këtë datë. Por, nuk pat përkrahje kjo ide.

    EXPRESS: Qasja diverse e Ekipit Negociator ka ndikuar që edhe bashkësia ndërkombëtare ta ketë më të lehtë zvarritjen e procesit?

    AGIM ÇEKU: Nuk ka pasur ndonjë dallim të madh, por ka pasur hezitime, drojë se mos po dëmtohet procesi. Kështu që, bashkësia ndërkombëtare ka gjetur te ne bashkëpunëtorë, njerëz të përgjegjshëm. Megjithatë, ne sollëm Kosovën në prag të pavarësisë.

    EXPRESS: Ne apo Ata?

    AGIM ÇEKU: Bashkë.

    EXPRESS: A ka pasur brenda Ekipit një tendencë se kush do të jetë Kryeministër në ditën e pavarësisë?

    AGIM ÇEKU: Kjo është vërejtur gjithë kohën. Ka pasur kalkulime.

    EXPRESS: Dhe,kjo ka bërë që të zbuten edhe qëndrimet për statusin?

    AGIM ÇEKU: Të mos na ngutet shumë për statusin.

    EXPRESS: A pranoni se keni bërë një gafë me majin? AgimÇeku: Unë kam pasur qëllim që t‘i bëhet një presion pozitiv bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pse anëtarët tjerë ndoshta nuk e kishin atë qasje, së paku nga pozicioni i Kryeministrit dërgohet mesazh se Kosovës po i ngutet dhe nuk mund të presë më.

    EXPRESS: E tash,a e dini datën e pavarësisë?

    AGIM ÇEKU: Nuk e di. Dhe, nuk besoj që e di dikush.

    EXPRESS: Për 2008 jeni i sigurt...

    AGIM ÇEKU: Patjetër.

    EXPRESS: Ku do të jeni ju atë ditë?

    AGIM ÇEKU: Do të jem në Kosovë. EXPRESS: Ndoshta edhe në sallën e Parlamentit, si i ftuar...

    AGIM ÇEKU: Besoj se po. Rendi do të ishte. Sadopak kam dhënë kontribut në këtë proces.

    EXPRESS: A prisni turbullira në ditën e shpalljes?

    AGIM ÇEKU: Turbullira, jo. Me siguri do të ketë reagime. Nuk i përjashtoj reagimet as të Serisë e as të serbëve të Kosovës. Pres një aktivizim të strukturave paralele në veri, por gjithashtu pres një vendosmëri të fuqishme të NATO‘s dhe një maturi të popullit në ballafaqim me këto sfida.

    EXPRESS: Sa do t‘ju kënaq kjo pavarësi e hendikepuar?

    AGIM ÇEKU: Me rëndësi - është pavarësi, me rëndësi është që ne ndahemi nga Serbia. Por, mbetemi të varur nga bashkësia ndërkombëtare, mbetemi me kompetenca të kufizuara, me sovranitet të kufizuar. Ishte vështirë...

    EXPRESS: Për 22 muaj sa keni qenë Kryeministër, sa herë ka ndodhur të pendoheni që keni pranuar këtë post, duke marrë parasysh se me çfarë koalicioni keni pasur punë?

    AGIM ÇEKU: Unë e kam pasur vërtet vështirë. E kam filluar shumë vështirë mandatin tim. Kisha një pozicion të mirë në TMK. Isha i lidhur shpirtërisht me TMK. Ka qenë jeta ime, karriera ime ushtarake. Si Kryeministër, ndërkaq, e kam filluar mandatin më 10 mars, një ditë kjo të cilën kurrë nuk do ta harroj - për fyerjet që më janë bërë mua dhe familjes sime. Me qëllim të dekurajimit tim, në seancën e parë - janë folur fjalë që nuk janë të denja as për Kuvend, as për kulturë, as për traditë tonën. Por, nuk jam dëshpëruar. I kam injoruar. Dhe, nuk i kam transferuar ato në marrëdhënie personale. Kam vazhduar të kem marrëdhënie korrekte më të gjithë. Sot e atë ditë, nuk ia harroj askujt, por nuk ia përmend askujt. Nuk jam penduar që jam bërë Kryeministër, edhe pse kam pasur sfida të mëdha, qysh në fillim. Unë, madje, nuk kam përzgjedhur asnjë Ministër...

    EXPRESS: Keni qenë Kryeministër i Qeverisë Haradinaj, pastaj i Qeverisë Kosumi...

    AGIM ÇEKU: Kam menaxhuar diçka që kam trashëguar, e jo diçka që kam ndërtuar vetë. Kam pasur përpjekje që ta riformoj Qeverinë, por ato përpjekje më janë ndërprerë. Personalisht, e kisha shumë vështirë, kam vuajtur shumë. Por, unë jam ushtarak. Me atë që ke, duhet ta fitosh betejën.

    EXPRESS: Si mund të keni sukses në një betejë, kur ushtarët tuaj nuk keni mundur t‘i menaxhoni...

    AGIM ÇEKU: Atëherë e bën vetë...

    EXPRESS: Në fillim keni pasur një marrëveshje në bazë të së cilës keni pasur të drejtë ta ndryshoni kabinetin qeveritar...

    AGIM ÇEKU: Ka pasur premtime të ndryshme, por s‘janë realizuar. Sidoqoftë, them se nuk jam penduar. Thjesht, kam kontribuuar në procesin e statusit. E kam ruajtur stabilitetin institucional dhe politik në Kosovë.

    EXPRESS: Ju më shumë lavdëroheni më punën që e keni bërë për status sesa me punën e Qeverisë?

    AGIM ÇEKU: Duke marrë parasysh këto kapacitete, këtë buxhet, këtë përzierje të pushteteve, momentin historik, ambientin medial shumë të disfavorshëm për Qeverinë, mendoj se kemi arritur shumë.

    EXPRESS: Sikur t‘i kishit duart e lira për ta ndryshuar përbërjen e Qeverisë,mendoni se do të ishit më i suksesshëm?

    AGIM ÇEKU: Me siguri do të isha shumë më i suksesshëm po ta kisha bërë vetë përzgjedhjen e kabinetit qeverisës.

    EXPRESS: Janë të dobët këta Ministra... I dënoi edhe populli me votë...

    AGIM ÇEKU: S‘kisha thënë... Mekanizimi i votës është instrument i mirë në demokraci. Vota të shpërblen ose të dënon për punë.

    EXPRESS: Si do t‘i kishit votuar ju këta Ministra?

    AGIM ÇEKU: Ndoshta nuk kanë qenë shumë të suksesshëm në punë, por janë të ndershëm, janë njerëz të mirë.

    EXPRESS: Të ndershëm dhe të mirë?

    AGIM ÇEKU: Po, janë. Tjetër është percepcioni.

    EXPRESS: Nuk është percepcioni, ta zëmë, pasurimi i tyre brenda mandatit...

    AGIM ÇEKU: Secili duhet ta deklarojë pasurinë e vet dhe këtë e kanë bërë. Janë organet kompetente. Duke filluar nga unë, secili duhet të detyrohet të dëshmojë prejardhjen e pasurisë së vet. Por, mos e shikoni pasurinë vetëm për dy vjet, secili ka pasur familje, ka punuar me herët. Të harrohen zgjedhjet

    EXPRESS: A keni vënë bast para zgjedhjeve se kush do të fitojë?

    AGIM ÇEKU: Po. E kam fituar bastin me një zyrtar të lartë të LDK‘së Dhe, pres që ai të më ftojë në darkë.

    EXPRESS: Keni paraparë që LDK nuk do të fitojë, por ndoshta jo se do të bije kaq poshtë?

    AGIM ÇEKU: Që bie kaq poshtë, jo.

    EXPRESS: Çfarë ju ka befasuar më së shumti në këto zgjedhje?

    AGIM ÇEKU: Largimi i ORA‘s dhe distanca mes LDK‘së dhe PDK‘së.

    EXPRESS: Ka pasur manipulime në zgjedhje?

    AGIM ÇEKU: Zgjedhjet shkuan ashtu siç shkuan dhe duhet t‘i harrojmë sa më shpejtë. Nuk janë zgjedhje me të cilat mund të lavdërohemi shumë me to. Sidoqoftë, duhet t‘i harrojmë dhe duhet orientuar në ndërtimin e institucioneve. Sa më pak të flasim për to, më mirë për Kosovën. Që njerëzit kanë menduar mirë për këto vota, dëshmon edhe mospjesëmarrja e madhe në zgjedhje. Ky është një mesazh i fuqishëm. Mendoj se opozitë e vërtetë e kësaj Qeverie - janë 60 për qind e qytetarëve që nuk kanë dalë në votime.

    EXPRESS: Ata nuk kanë dalë pse kanë qenë të pakënaqur...

    AGIM ÇEKU: Kanë qenë të irrituar me mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë, e kanë parë plotësisht të panevojshme, e kanë parë që është projekt i motivuar nga ambiciet personale.

    EXPRESS: Edhe ju keni qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve. A e keni transmetuar ju mesazhin e Z.Ramush Haradinaj,apo tuajin personalisht?

    AGIM ÇEKU: Nuk transmetoj mesazh të askujt. Nuk kam folur unë në emër të AAK, por në emrin tim si Kryeministër. Nuk kam menduar se zgjedhjet duhet të mbahen para statusit. E kam parë se është një ndër masat e menaxhimit të situatës në pritje të statusit. Kjo është më se e sigurt.

    EXPRESS: Por zgjedhjet nuk e penguan asgjë statusin...

    AGIM ÇEKU: Droja që e kemi pasur se më 10 dhjetor nuk do ta kemi Parlamentin, doli e saktë.

    EXPRESS: Çka na u desh Parlamenti me 10 dhjetor? Pavarësia nuk u shpall me këtë datë...

    AGIM ÇEKU: S‘do të thotë... Ndoshta do ta kishim shpallur...

    EXPRESS: Para zgjedhjeve keni pasur oferta nga partitë për të qenë pjesë e tyre...

    AGIM ÇEKU: Po, kam pasur oferta prej tyre. Por nuk kam dashur të bashkohem. Unë nuk kam ardhur në politik për ambicie politike, por për të ndihmuar për status. Ky ka qenë misioni im. Ky mision po kryhet. Pastaj, marr një mision tjetër.

    EXPRESS: Prapë një mision politik?

    AGIM ÇEKU: Po, politik.

    EXPRESS: Do ta formoni një parti tuajën?

    AGIM ÇEKU: Do të mbetem në Kosovë dhe do të mbetem i inkuadruar në proceset politike.

    EXPRESS: S‘mund te mbeteni në proces nga shtëpia, pa e pasur një parti...

    AGIM ÇEKU: Unë do ta gjej formën e angazhimit tim politik, do të jem diku i angazhuar në politikë. Por, nëse do të jem, do të jem vetë në krye të atij projekti politik. Unë veproj më së miri kur jam vetë përgjegjës, marr vendime, marr rreziqe, jap llogari, kur e kam të qartë vizionin.

    EXPRESS: Pra, ju do të dilni me një parti tuajën?

    AGIM ÇEKU: Do të vendos për këtë pas statusit. Do ta shqyrtoj mundësinë që ta marr e ta drejtoj edhe ndonjë subjekt politik ekzistues.

    EXPRESS: Pra,nëse ndonjë parti ekzistuese ju fton që të bëheni kryetar i saj, ju s’do të hezitoni?

    AGIM ÇEKU: Nëse është diçka serioze, do ta shqyrtoj këtë mundësi.

    EXPRESS: A keni pasur dikë që ju ka ofruar?

    AGIM ÇEKU: Po.

    EXPRESS: A do ta kishit marrë ORA‘n për ta udhëhequr?

    AGIM ÇEKU: ORA ka liderin e vet.

    EXPRESS: AAK‘në?

    AGIM ÇEKU: Kur ta përfundoj mandatin si Kryeministër, përfundon edhe lidhja ime zyrtare me AAK‘në. Unë e falenderoj AAK’në për nominimin dhe mbështetjen. Aty kam miq dhe do të vazhdoj t’i kem miq.

    EXPRESS: Pra, s‘do ta merrni ndonjërën nga këto partitë e mëdha?

    AGIM ÇEKU: Jo, të mëdhatë. Nëse marr të udhëheq ndonjë parti, do të jetë ndonjë subjekt i vogël, të cilin do ta profilizoj dhe do ta rris.

    THAÇI DO TA KETË MË TË LEHTË

    EXPRESS: Cili është mendimi juaj për Hashim Thaçin - Kryeministër?

    AGIM ÇEKU: Kryeministri i ardhshëm, z. Hashim Thaçi, është në një pozicion shumë më të favorshëm. Ka fituar zgjedhjet, ka bërë një fushatë të gjatë, ka dhënë premtime konkrete, ka mundësi ta zgjedhë partnerin e koalicionit dhe ka mundësi të zgjedhë vetë Ministrat. Pra, ka një pozicion shumë komod për të qenë i suksesshëm. Dhe, uroj të jetë i suksesshëm. Suksesi i tij është sukses i Kosovës. Por, nuk do ta ketë lehtë - sepse ka dhënë premtime të mëdha të cilat është vështirë të realizohen.

    SHTYRJET NË EKIP...

    EXPRESS: Si jeni ndjerë kur shtatë veta nga Ekipi i Unitetit keni shkuar në takim me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, si fise... Janë disa fotografi që kanë lënë shije të hidhur...

    AGIM ÇEKU: Nuk jam ndier mirë. Një paraqitje e tillë ka dhënë një mesazh se Kosova nuk është një vend normal, është një vend specifik. Nuk ka vend në botë që shkojnë shtatë liderë në takime ashtu.

    EXPRESS: Po ashtu, nuk kanë qenë të rralla rastet kur jeni shtyrë kush do të flasë para tjetrit...

    AGIM ÇEKU: Unë kurrë nuk jam shtyrë, por ka pasur rast kur janë munduar të më shtyjnë.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •