Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Femrat moderne preferojnë një mashkull për shtëpi

    Mashkulli dembel

    Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë

    Punë, zyrë dhe shtëpi. Ky do të ishte një ngacmim nervor për femrat moderne të kohës në të cilën jetojmë dhe një mashkull që bën kapadaiun është një luks që nuk mund t'ia lejojnë vetes. Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë. Këtë gjë e bën të ditur një kërkim i drejtuar nga "Procter & Gamble" dhe "Astra Ricerche", në nivelin kombëtar, nga të cilat del qartë se 44 për qind e të intervistuarave preferonin të bashkëpunonin gjithmonë me partnerin e tyre, ndërsa vetëm një përqindje e vogël e tyre, më konkretisht 12 për qind, do t'i dedikonin atij të gjitha nderet e shtëpisë dhe të përkujdesjes. Pesë llojet e çifteve të përfshira në kërkim, bashkëpunimi midis njëri-tjetrit bazohej në punët e shtëpisë. Kështu ata mund të quhen "çiftet e lumtura tradicionale", ku femrat përgjithësisht e kalojnë moshën 55-vjeçare dhe ndjehen të mërzitura me përkujdesjet e punëve të shtëpisë.

    Më i lartë, në fakt, është lloji i atij çifti të ashtuquajtur "çift jo i lumtur tradicional", ku femra, e lidhur nga kushtet e partnerit, do të zbatonte të gjitha kërkesat e tij, duke përfshirë këtu edhe punët e shtëpisë. Kjo lloj kategorie përfshin femrat në moshën midis 35-65-vjeçare. "Demokratet e dëshpëruara", ose më saktë femrat midis 45 dhe 54-vjeçare, dëshirojnë një ndihmë nga partneri, preferojnë t'i ndajnë punët, sepse njohin ndjenjën praktike të zhvillimit të tyre dhe do të bënin pjese në të ashtuquajturin "çift autentik", një kategori jo shumë e madhe, por që reziston ende në ditët e sotme. Përqindja me e bazuar shfaqet tek të ashtuquajturit "çiftet konfliktuale", që përfaqësojnë rreth 10 për qind te shumës.

    Në këtë bashkim, femrat,. dëshirojnë të çlirohen nga "skllavja shtëpiake", duke pretenduar se është mashkulli ai që duhet të merret me punët e shtëpisë. Në fund të klasifikimit mbeten "çiftet e ndershme". Këtu bëjnë pjesë gjithmone femrat e diplomuara, midis 25 dhe 44-vjeç, të ashtuquajtura "demokratet e lumtura", që kërkojnë dhe parapëlqejnë bashkëpunimin e partnerit, në krahasim me marrëdhëniet e lumtura në çiftit. Ndërsa nga ana e tyre, meshkujt do të ishin pjesa kryesore e këtyre ndryshimeve.

    "Mentaliteti i meshkujve," shpjegon Fiorenco Breshiani, presidenti i Shoqatës së Meshkujve Shtëpiakë, "po ndryshon dalëngadalë. Duhet të jemi të bindur në dinamikën e jetës shtëpiake dhe mendojmë se bashkëpunimi me partneren në punët e shtëpisë është bërë një e drejte dhe një detyrë që sjell shumë avantazhe te mira, madje edhe në marrëdhëniet midis partnerëve".

    Pra, edhe meshkujt, të konsideruar gjithmonë të paaftë dhe për këtë arsye mënjanoheshin gjithmonë nga punët e shtëpisë, mund të hekurosin, të lajnë enët, të gatuajnë etj. Kjo gjithmonë për të mirën e jetës bashkëshortore.

    Marrë nga:"Zëri i Ditës"
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Tashi mire do jete te jene njecik aktiva dhe meshkujt ne shtepi.. se vallai mashkulli shqiptar.. i do te gjitha gati.. mundesisht ta ushqesh edhe me beberon e me luge e tia besh gati gjithcka :P (shaka) por eshte e vertet...

    Nje femer qe studion qe shkon ne pune dhe njekohesisht eshte nene.. e ka shume te veshtire te perballoje gjithcka.. se tani kater kunguj ne nje sqetull nuk mbahen ore :P
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Disa meshkuj ne fakt se kan problem kete gje, disa preferojn mos te punojn fare dhe te rrin ne shpi biles e ofrojn kete ide pshm nese gruaja e tyre do te behet doktoresh, ata jan more than willing te rrin ne shpi
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    ... se tani kater kunguj ne nje sqetull nuk mbahen ore :P
    shyqyr qe kane grate nga 2 sqetulla thuaj

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    dikusho thashe kater kunguj ne nje sqetull .. i didn't mean tete kunguj lol :P
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    dikusho thashe kater kunguj ne nje sqetull .. i didn't mean tete kunguj lol :P

    i hope my life never depends on ur math skills

    kater kungull nen nje sqtull, meqe femra ka dy sqetulla, i ndaj 2 ne cdo sqetull, dhe i bie 2 kunguj per secilen sqetull

    rezultati (i shakase) = 4 kunguj nen nje sqetull nuk mbahen, por po ti ndash nga 2 per sqetull mbahen



    shifemi ne oren 7 p.m. per emisionin e perrallave lol

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ku gjenden keto "te emancipuarat e lumtura" te bejme stazhin andej, di njeri te na thote gje?
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Citim Postuar më parë nga diikush
    i hope my life never depends on ur math skills

    kater kungull nen nje sqtull, meqe femra ka dy sqetulla, i ndaj 2 ne cdo sqetull, dhe i bie 2 kunguj per secilen sqetull

    rezultati (i shakase) = 4 kunguj nen nje sqetull nuk mbahen, por po ti ndash nga 2 per sqetull mbahen



    shifemi ne oren 7 p.m. per emisionin e perrallave lol

    nuk jam i sigurte qe ky shpjegim mjafton...
    duhet me vu dhe nja dy vizatime ku ilustrohen kungujt dhe sqetullat.
    Summertime baby!

  9. #9
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Ekzistoka Shoqata e Meshkujve Shtepiake?

    Nje sugjerim per keta me siper te nxitojne te formojne homologen ne SHqiperi, keshtu do kene mundesine te jene ne poste kryesie

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga diikush
    i hope my life never depends on ur math skills

    kater kungull nen nje sqtull, meqe femra ka dy sqetulla, i ndaj 2 ne cdo sqetull, dhe i bie 2 kunguj per secilen sqetull

    rezultati (i shakase) = 4 kunguj nen nje sqetull nuk mbahen, por po ti ndash nga 2 per sqetull mbahen



    shifemi ne oren 7 p.m. per emisionin e perrallave lol
    kjo qe ke thene dikusho eshte e pamundur

    atehere e leme keshtu :P

    nje kungull te sqetulles se majte ia jep burrit te vet tia mbaje dhe nje kungull te sqetulles se djathte prape burrit te vet :P lol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  2. Kush kërkon t’i kthejë gratë në shtëpi?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 20:32
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •