Per te gjithe pjesemarresit ne kete teme:
Mos dili jashte temes duke u kapur neper komente shkarazi. Te gjitha postimet chit-chat do fshihen (megjithese disa ishin shume per te qeshur)
Per te gjithe pjesemarresit ne kete teme:
Mos dili jashte temes duke u kapur neper komente shkarazi. Te gjitha postimet chit-chat do fshihen (megjithese disa ishin shume per te qeshur)
When in Doubt, Act Stupid!
Femrat fiksohen pas bukurise vetem per rendesine qe i japin sot meshkujt (te pakten shumica). Sa do ju pelqente juve cunave te kishit nje te dashur me mjeker psh, ose me sy si te bretkoses?
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Sigurisht qe ndikon, por ne menyre indirekte. Njerezit nuk na shikojne sic e shikojme ne veten, dhe ajo qe nuk duket ka me pak influence sesa ajo qe duket. Pasiguria apo euforizmi qe i jep dikujt pamja e jashtme eshte nje nga ndikimet indirekte e paraqitjes ne menyren sesi e shikon gjithkush veten e vet.
Megjithate, nje difekt i jashtem nuk bie fare ne sy ne nje njeri me personalitet te qendrueshem dhe shpirt te paster.
When in Doubt, Act Stupid!
Normale qe duhet edhe bukuria, se smund te lidhesh me dike qe e ka ftyren gjith pucrra, nje dhemb po, nje jo, nje kushedi, nje mbase... nuk lidhesh dot.. normale qe ne cdo aspekt te jetes bukuria duhet.. ca ti besh se jam cik i shemtut se sdo isha ktu tu fol me ju, po do isha ne noj ven me nja 7 pjeshka LOL
tek karakteri nuk ndikon bukuria.. ska lidhje me karakterin.. mendimi im ky.
Mashkulli dhe femra kane koncepte te terheqjes fizike pakez te ndryshem nga njeri-tjetri. Diikush ka shume te drejte kur thote se "vleresimi estetik" i nje individi eshte ne fakt vleresimi arkegonik i shendetit te mire. "Estetike" do te thote kryesisht simetri, dmth zhvillim te mire te embrionit ne miter (deformimet e para fillojne gjate zhvillimit embrional per mungese hapesire te mjaftueshme ne miter), ushqim i mire i individit (gje qe do te thote se individi ne fjale ka mundesite te siguroje ushqim per familjen/tribune e vet), skelet te forte (qe mund te toleroje barra te renda, ne rastin e burrit, ose shtazanine, ne rastin e gruas), zhvillim trupor (mundesi mbrojtjeje nga rrezikqet) etj. Ilustrim klasik eshte terheqja seksuale e meshkujve ndaj gjokseve dhe vitheve te zhvilluara mire, me nje fjale ato qe do kene rendesi per mbajtjen e embrionit dhe ushqimin e foshnjes se ardhshme. Me nje fjale "njeriu i bukur" thjesht do te thote "njeriu me gjene te mire", ne sensin biologjik (pa permendur nderlikimet qyteterore qe shfaqin shoqerite njerezore).
Ne fakt, "morali" ka me shume mundesi te jete nje produkt evolucioni shoqeror, se sa evolucioni biologjik. Incesti p.sh. eshte mjaft i perhapur ne boten shtazore. Ndalimi i tij me rregulla morale duhet te jete dukuri e vone e zhvillimit te njeriut, dhe ka lidhje me shfaqjen e elementeve te pare te qyteterimit. Mashkulli primitiv, pothuajse gjithe kohen e dhe energjine e tij e shpenzonte ne 1) gjetjen e ushqimit, 2) gjetjen dhe ruatjen e partneres seksuale. Ne nje tribu ku marredheniet e incestit do ishin dukuri e zakonshme, do krijoheshin antagonizma te forta midis meshkujve si dhe prirje shperberese te grupit (gje qe permende dhe ti). Me vendosjen graduale te rregullave=moral, njeriu primitiv krijonte njefare sigurie si dhe forcoheshin lidhjet ne tribu. Tanime ketij njeriu i moralizuar i tepron kohe dhe energji te eksploroje gjera te reja, te formoje struktura me te nderlikuara shoqerore, te krijoje vegla te reja pune, te krijoje art etj, dmth te krijoje qyteterim. Ai mund te krijoje arme me te sofistikuara dhe te mposht/pushtoje tribute fqinje, keshtu rregullat e moralit perhapen dhe behen mbizoteruese.Postuar mė parė nga Rebele
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 14-07-2006 mė 15:30
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Natyrisht qe personaliteti eshte bukuria e njeriut, por une mendoj qe edhe pamja fizike eshte nje nga faktoret qe ndikon ne krijimin e personalitetit. Psh, nese ti nuk je i/e kenaqur me pamjen tende fizike, je gjithnje i/e ndrojtur dhe gjithnje ke frike si do te dukesh perpara tjereve. Pra kjo krijon pasiguri ne vetvetje dhe sikur te mbyll ne boten tende duke te bere ta humbish edhe bindjen...
Por kjo s'eshte tragjike kur ke besim ne vetvetje dhe kur e di qe cdonjeri eshte i/e bukur ne menyren e tij/saj te vecante...
Happiness is: ME & YOU ;)
Nga merret ajo menyre e te shikuarit veten ama?! Eshte komplet subjektive. Pa te thene dikush qe je i bukur apo i shemtuar, nuk mund ti thuash vetes qe je i tille.Postuar mė parė nga nausika
Tek kjo Pike une ngurova te elaboroj, per arsye se nuk kam njohuri te mjaftueshme.Postuar mė parė nga D@mian
Tek njerzit mesa di une (ndonje njeri me dege mjekesie mund te na korigjoje ketu) eshte i stabilizuar fakti qe ka plot raste (edhe pse jo gjithmone) qe femijet e lindur nga inceste apo njerez me afri te jashtezakonshme ngjashmerie genetike te lindin femije me te meta, dhe kjo shpesh i atribuohet ngjashmerise genetike.
Gjithashtu, ne pergjithesi teoria e gene pool dhe diversitetit genetik duhet te aplikohet edhe tek kafshet mendoj.
Por nga ana tjeter e di qe kafshet (normal) kane mardhenie midis 'familjes' e tyre ... thjesht nuk e di nese kane bere ndonje studim me kafshet qe te kene treguar se ngjashmeria e pazakonte genetike e ty kafsheve qe ciftohen eshte shkak defektesh tek pasardhesit e tye (offspring).
Di gje per kete?
Postuar mė parė nga diikush
Pasardhesit e lindur nga kryqezime njerezish (ose kafshesh) me afersi farefisnore kane probabilitet shume te larte te bartin gjene recesive (potencialisht te demshme) ne gjendje homozygotie. Si rrjedhoje, mundesite e shprehjes se nje fenotipi difektoz eshte me i larte. Kjo vlen edhe per kafshet.
Ndoshta (hipotezoj), incesti (ne kuptimin gjenetik, dmth lenia e pasardhesve) tek shtazet mund te shmanget deri ne nje fare pike, po te marresh parasysh diferencen e fazave ne moshat e pjekurise seksuale dhe dominances trupore midis brezave.
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Sigurisht qe pamja fizike eshte goxha ndikuese tek individi dhe varet se sa i forte eshte ky individ ta kthej gjithe ate presion ngacmues qe i vine nga jashte ne energji pozitive apo negative, ka njerez qe e pranojne kete defekt ke vetja dhe mundohen ta konpesojne me nje vlere tjeter psh studiojne per te arritur nje pozicion te admirueshem ne karrier, ose e kthejne ne energji negative duke zhvilluar me shume sensin e vetmbrojtes qe shoqerohet me ego te thelle, xhelozi, smire, ambicje ne shkalle teper te larte. Gjithsesi cdo gje varet nga mjedisi ku ne jetojme dhe kunderpergjigja jone do te jete ne varesi te emocioneve pozitive apo negative qe na rrethojne.
failure is not an option!
Krijoni Kontakt