Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-02-2006
    Postime
    75
    Kush di cfare do te thote AKSES?

  2. #22
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Qasje, mundėsi, pėrdorim, hyrje.....
    tė gjitha me masė!

  3. #23
    LE TE BEHET DRITE! Maska e Aloa
    Anėtarėsuar
    30-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku qielli takon detin
    Postime
    71
    poseidon - ka
    potencial -fuqi
    kaki - hurma(fruti dmth)
    piperk - spec
    t-shirt - bluz


    me korigjoni nese gaboj.flm
    Everything I do, I do it for you.

  4. #24
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    per hurmen me duhet te te korigjoj. Kaki perdoret ne Berat (me sa di une) dhe nuk besoj se eshte fjale qe ka hyre tani.

    Edhe per piperken nuk jam shume i sigurt, megjithate spo komentoj, se do konsiderohem kuzhinier pastaj
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  5. #25
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    ore mire tere kto llafe kane nga nje kuptim por kur kam degjuar edhe fjalen >>>sekser=ndermjetes<<<<<<<<
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  6. #26
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rreth pėrdorimit tė fjalėve tė huaja nė gjuhėn shqipe

    Nga Dr. Emil Lafe

    Ky shkrim ėshtė si njė pėrgjigje ndaj njė diskutimi rreth pėrdorimit tė njė fjale tė huaj nė gjuhėn shqipe dhe konkretisht fjalės "efiēencė". Rėndėsia e shkrimit qėndron tek pėrgjithėsimi i qėndrimit ndaj fjalėve tė huaja. Sė fundi do tė doja tė theksoja se autori nuk ėshtė njė shkencėtar apo gjuhėtar nga ata qė vetėm shkruajnė. Ai ėshtė njė njeri qė reagon dhe aktivė. Ju uroj lexim tė kėndshėm!

    Tė nderuar kolegė,po ndėrhyj me vonesė nė kėtė diskutim dhe kam “privilegjin” tė jem njohur paraprakisht me njė varg mendimesh. Sė pari, falėnderoj z. B. Kopliku qė e hapi diskutimin. Ky diskutim nuk ka tė bėjė vetėm me njė fjalė, nė rastin tonė efiēencė, por me disa ēėshtje mė tė hapta. Qėndrimi ndaj fjalėve tė huaja. Ka qenė njė konstante nė gjuhėsinė shqiptare pėrpjekja pėr mėnjanimin e fjalėve tė huaja, ose, e thėnė ndryshe, pėr pastėrtinė e gjuhės. Popujt e rrezikuar pėr t’u asimiluar nuk mund t’i shpėtojnė rrezikut pa u kujdesur nė radhė tė parė pėr gjuhėn e tyre. Kėtė kanė bėrė dhe bėjnė edhe shqiptarėt. Pėr kėtė ka njė literaturė (disa thonė dhe letėrsi) tė pasur shkencore. Pėrpjekjet mendoj se kanė qenė tė frytshme. Jam shprehur dikur se puna pėr pastėrtinė e gjuhės mė kujton lulėzimin e pemėve nė pranverė; jo tė gjitha lulet qė ēelin, lidhin fryte dhe jo tė gjitha frytet arrijnė tė bėhen kokrra e tė piqen! Sidoqoftė ne sot gėzojmė shumė fryte tė punės pėr pastėrtinė e gjuhės qė kanė bėrė me pėrkushtim atdhetar paraardhėsit. Nė kėtė fushė duhet punuar me kritere shkencore. Gjuhėsia shqiptare nė vija tė pėrgjithshme i mbahet kriterit qė ndėrkombėtarizmat (fjalėt me pėrhapje ndėrkombėtare) tė pranohen nė gjuhėn shqipe; pėr fjalėt qė nuk klasifikohen si ndėrkombėtarizma, tė shihet mundėsia e shqipėrimit tė plotė ose tė pjesshėm me mjetet e gjuhės shqipe. Po cili ėshtė kriteri pėr ta klasifikuar njė fjalė si ndėrkombėtarizėm? Edhe pėr kėtė ēėshtje ka diskutime tė gjalla nė gjuhėsinė e sotme. Ne kemi ndjekur njė kriter, ta quajmė, praktik: “Kur njė fjalė pėrveē gjuhėve neolatine (frėngjisht, italisht) dhe anglishtes (qė e ka ndėrtuar terminologjinė kryesisht mbi bazėn e elementeve greko-latine, ashtu si gjuhėt neolatine), gjendet edhe nė gjuhėt gjermanike tė kontinentit (sidomos nė gjermanishte) dhe nė gjuhėt sllave (sidomos nė rusishte) – atėherė do tė quhet fjalė ndėrkombėtare ose ndėrkombėtarizėm; por kur gjuhėt gjermanike tė kontinentit dhe gjuhėt sllave, kanė fjalėt e veta, atėherė do tė bėhen pėrpjekje pėr shqipėrim.”Kėshtu nė emėrtimin energji bėrthamore (energia nucleare) gjymtyra e parė energji ėshtė ndėrkombėtarizėm, ndėrsa e dyta jo (gjermanishtja e rusishtja nuk e pėrdorin fjalėn nuklear), prandaj u bė njė shqipėrim i pėrshtatshėm qė ka zėnė vend nė botimet shkollore e shkencore, por kohėt e fundit nga padija e gazetarėve po pėrdoren pėrsėri pa nevojė emėrtimet armė/energji nukleare. Kjo padije shkon deri atje, sa parmbrėmė dėgjova nė njė TV tė flitej pėr transportin e karbonit me trena nga Rusia nė Estoni. Lajmi ndoshta ėshtė pėrkthyer nga italishtja dhe pėrkthyesi nuk e di se nė kėtė rast ėshtė fjala pėr qymyrgurin! Mbi bazėn e parimit tė mėsipėrm terma shkencore tė huaj qė pėrdoreshin dikur, si akselerim, epruvetė, kurbė, solucion, leguminoze etj., janė zėvendėsuar me pėrshpejtim, provėz, lakore, tretėsirė, bishtajore etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Dr. Emil Lafe

    Nė gjuhėn e shkencės dhe tė teknikės, kur synimi pėr pastėrtinė e gjuhės dėmton shprehjen e saktė shkencore tė konceptit, atėherė kjo e fundit merr pėrparėsi. Kėshtu, p.sh. ne jemi mėsuar tė themi boshti i Tokės, me kuptimin e asaj vijės imagjinare qė kalon nėpėr dy polet dhe rreth secilės rrotullohet Toka jonė e ne bashkė me tė. Por boshti ėshtė edhe njė emėrtim teknik dhe ky bosht, kur rrotullohet rreth njė vije imagjinare, e cila nuk mund tė quhet mė bosht (boshti i boshtit!). Prandaj boshti ka aks dhe fjala aks ėshtė termi shkencor i pėrpiktė nė kėtė rast. “Popullorēe” aksin e Tokės mund ta quajmė bosht, por me njė “marrėveshje”. Nė ēėshtjen e pastėrtisė sė gjuhės duhet pak mirėkuptim dhe ndjenjė pėrgjegjėsie kombėtare. Ka disa qė e shohim me pėrēmim e me tė tallur kėtė punė. Qarkullon p.sh. njė thashetheme, sikur gjuhėtarėt kanė futur nė fjalorin e gjuhės shqipe fjalėn dyrrotake pėr tė “shqipėruar” biēikletėn. Ndonjė edhe mė ka bėrė be se e ka parė me sytė e vet nė Fjalor! Sigurisht ka qenė nė ėndėrr! Kur u botua sė pari “Dimri i madh” i I. Kadaresė, njė filolog gjerman qė kish nisur tė merrej me shqipen dhe me letėrsinė shqipe, shkroi njė recension, ku ndėr tė tjera thoshte se qė nė faqet e para tė romanit qe ndeshur me njė varg italianizmash, si frigorifer, televizor, revista televizive, kalorifer, kremkaramel, rubinet, ekran etj. Pėrfundimi i tij ishte se pėr tė mėsuar shqipen “u dashka filluar nga italishtja”. Ia tregova atėherė kėtė recension prof. Eqrem Ēabejt, qė u pezmatua dhe mbajti njė fjalė lidhur me kėtė ēėshtje nė Asamblenė e Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979, vitin e fundit tė jetės sė tij (vdiq nė gusht 1980). Nė kėtė fjalė kėrkoi tė ngrihet njė Komision Shtetėror pėr Gjuhėn Shqipe. Mbi bazėn e kėtij propozimi Qeveria e asaj kohe nxori vendimin nr. 82, dt. 7.4.1979 “Pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe”, me tė cilin krijohej pranė Kėshillit tė Ministrave Komisioni i Pėrhershėm pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe dhe filloi botimi revista “Gjuha jonė” (1981). Nuk dua tė zgjatem kėtu me veprimtarinė e kėtij Komisioni, vetėm dua tė bėj tė ditur se ideuesi i tij ishte E. Ēabej. Ai e kishte shprehur kėtė mendim disa herė gjatė mbledhjeve nė sektorin tonė shkencor nė Institut; recensioni qė pėrmenda, shėrbeu vetėm si shtytje. Gjuha ėshtė njė vlerė kombėtare qė nuk mund tė mbetet jashtė kujdesit shtetėror e shoqėror. Dikur (1982) studiuesi nga Kosova Gani Hoxha pati botuar njė shkrim rreth kėsaj ēėshtjeje me titullin e goditur “Ēka piqet, vėshtirė hiqet”. Njė fjalė e huaj e panevojshme, njė shtrembėrim gjuhėsor, po hodhi rrėnjė, bėhet si ai bari i keq, qė nuk zhduket edhe po ta shkulėsh. Kėshtu po na ndodh me fjalėn anunēoj, qė e kanė nė majė tė gjuhės zonjushat zotėrinjtė e TV shtetėror e private. Kronika qė ju anunēuam, a nuk ėshtė njėsoj si Kronika qė ju njoftuam...? A thonė vallė ndonjėherė kėta/kėto: S’kam anunēuar nė shtėpi se do tė vonohem? Po kėshtu po pėrhapet dukshėm shtrembėrimi siguracion. Tė gjitha kėto figuracione bėhen nė institute ose shoqėri tė SIGURIMEVE, jo tė Siguracioneve! Kemi tė bėjmė me njė ndikim tė italishtes sė folur tė pėrēuar nė mėnyrė gjysmake, se italisht thuhet Assicurazione! Nga njė shtrembėrim i kėtij lloji shprehja e italishtes carico alla rinfusa ėshtė bėrė nga shoferėt tanė ngarkesė rifuxho(?!) dhe kjo po pėrdoret “shtetėrisht”; ose kamionėt vetėshkarkues qė nė italishte quhen ribaltabile, shoferėt tanė i quajnė riportabėl. A duhet tė zbresin nė kėtė nivel? Nė transmetimet sportive fjala rikuperoj ka marrė dhen krejt pa nevojė. Pėrdoret edhe atje ku nuk shkon fare as italisht! Nė pėrdorimin e fjalėve tė huaja ka disa dallime ndėrmjet praktikės nė Shqipėri dhe nė Kosovė, Maqedoni etj. Kėtu pėrdorim mjaft italianizma, qė kanė hyrė nėpėrmjet italishtes sė folur (sidomos terma teknikė), kurse nė Kosovė nė vend tė tyre pėrdoren pėr fjalė tė gjermanishtes, tė marra nėpėrmjet serbishtes; tė tilla janė p.sh. gomist, kaēavidė, trapan etj. tek ne; dhe: vulkanizer, shrauber, bormashine nė Kosovė. Kėto dallime duhen pakėsuar shkallė-shkallė me njė bashkėpunim ku tė pėrfshihen edhe organizma shtetėrorė. Shumėkush mund tė ketė vėnė re qė gomistėt te ne shkruajnė po shkruajnė edhe Vullkanizer nė tabelat e tyre; ndoshta edhe nė Kosovė kanė filluar tė shkruajnė Gomist pėr shoferėt tanė. Pėr kėtė na duhet tė krijojmė komisione pune tė pėrbashkėta pėr tė nxjerrė problemet e pėr tė gjetur zgjidhjet qė t’i shėrbejnė konvergjencės. Pėr fat tė keq, disa kolegė kujtojnė si problem mė tė rėndėsishėm tė ridiskutojmė a duhet shkruar burrė, ballė, djalė me -ė fundore apo t’u ndalohet -ė-ja fundore emrave mashkullorė (Kush ėshtė burr nuk frikohet...), ose tė shkruhet zotėrinj, heronj apo zotėrij, heroj etj. Lidhur me ēėshtjen konkrete tė z. B. Kopliku. Me sa kam mundur tė ndjek, mė del se fjala efiēencė me kuptimin qė i duhet z. Kopliku, ėshtė njė anglicizėm. Fjalori i frėngjishtes “Robert” e trajton kėshtu: EFFICIENCE (1947; angl. efficiency). Anglicisme (écon. ou abusif). Efficacité, capacité de rendemant. Efficience économique. Sipas kėtij fjalori me prestigj, nė frėngjishte efficince dhe efficient janė terma ekonomikė qė pėrdoren me kuptimin qė kanė fituar nė ekonominė angleze e amerikane; ndėrsa fjalėt efficacité, efficace janė fjalė tė pėrgjithshme tė leksikut dituror. Pak a shumė kėshtu edhe nė gjermanishte. Fjalori “Duden: Das Grosse Fremdwörterbuch” pėrmban: Effizienz:

    1. Wirksamkeit, Wirkkraft; antonimi Ineffizienz; po aq edhe si Efficinecy dhe krahas kėsaj fjale edhe: Efficinecy: 1. Wirtschaftlichkeit, bestmöglicher Wirkungsgrad (wirtschaftspolitisches Schlagwort, besonders in den USA und in England).

    2. Leistungsfähigkeit. Por nė fjalorė tė pėrgjithshėm anglisht-gjermanisht, gjen trajtime tė tilla, si: efficiency: wirkende Kraft; Tüchtigkeit, Leistungsfähigkeit, Wirkungsgrad, (Nutz) Leistung. Nė fjalorin e madh gjermanisht - shqip me dy vėllime nga Ali Dhrimo & Hamlet Bezhani (botuar nė Gjermani), jepet vetėm fjala Effizinenz: efektshmėri. Nė fjalorin e njohur Sansoni: efficienza – Wirksamkeit, Leistungsfähigkeit (e motorit, e njė personi), Tüchtigkeit (e njė personi), Effizienz, Pra, fjala nė kuptimin qė i duhet z. B. Kopliku, duhet konsideruar si anglicizėm dhe unė, me kaq sa e njoh problemin, do tė pranoja pa ngurrim qė si term i ekonomisė tė pėrdoret edhe te ne, por do tė parapėlqeja Eficiencė, eficient (d.m.th. jo me shqiptimin e italishtes, me tė cilin ne jemi mjaft tė familjarizuar, por jo pjesa tjetėr e shqiptarėve matanė kufirit; ka kėrkesa nga gjuhėtarė nė Kosovė qė fjalėve ēimento, biēikletė t’u ndėrrohet shkrimi e shqiptimi nė cement, bicikletė. Sipas rregullave shkruhet elektricist (ashtu si elektricitet), megjithėse kjo fjalė e ardhur nėpėrmjet italishtes sė folur shqiptohet me ē. Ēėshtje si kjo qė ngriti z. B. Kopliku, kanė nevojė pėr njė shqyrtim profesional nė njė komision ku tė marrin pjesė ekonomistė e gjuhėtarė. Me kėtė praktikė pune Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė ka botuar njė seri fjalorėsh terminologjikė, duke filluar nga viti 1955. Kėshtu mund tė thuhet se ėshtė pėrpunuar pjesa mė e madhe e terminologjisė shkencore tė arsimit tė pėrgjithshėm dhe disa degė tė arsimit tė lartė. Sot ka kėrkesa tė pėrditshme nė fushėn e terminologjisė. Para disa javėsh Robert Elsie, qė punon edhe si pėrkthyes nė Gjykatėn (jo Tribunalin!) e Hagės mė pyeste se a kishte tė drejtė tė krijonte termin Mėqafėrėnie me kuptimin e angl. Harassment. Nuk ia miratova, por duke pyetur majtas e djathtas (jo nė kuptimin politik) doli se as nė gjuhė tė tjera nuk kishte njė fjalė qė tė pėrputhej me kėtė fjalė tė anglishtes tė pėrdorur si term juridik. Te ne pėrdoren fjalėt ngacmim, bezdisje, shqetėsim, por asnjėra nuk e kėnaqte z. Elsie, sepse nuk i shkonte plotėsisht termit anglisht. Terminologjia ėshtė punė kolektive, qė kėrkon diskutime e rrahje mendimesh. Por terminologjia sot ėshtė thelbi i punės pėr njė fjalor dygjuhėsh. Ata qė u kanė hyrė vetė fjalorėve tė mėdhenj dygjuhėsh, kanė bėrė vėrtet punė titanike, por zbrazėtitė dalin pikėrisht kur ėshtė fjala pėr terminologjinė. Dhe pėrdoruesit e fjalorėve duan fjalėn e saktė, jo tė pėrafėrtėn. Kėshtu te fjalori i madh (meriton tė quhet edhe madhėshtor) anglisht – shqip i Pavli Qeskut (EDFA, 2002, 120 mijė fjalė) fjala efficiency shpjegohet si: Dobi. Veprim (i barit). Rendiment (i makinės); koeficient i punės sė dobishme. Zotėsi; aftėsi (vepruese). Por kėto shpjegime sigurisht nuk do ta kėnaqnin z. B. Kopliku. Me kėtė ndėrhyrje nė diskutimin e hapur, desha tė shpreh edhe njė herė pikėpamjen time se gjuha shqipe sot ndodhet nė fazėn e modernizimit dhe se kjo ėshtė njė kėrkesė kulturore e shoqėrore kombėtare. Modernizimi ka tė bėjė nė radhė tė parė me leksikun dhe me terminologjinė. Duhet tė kontrollojmė veten (d.m.th. gjuhėn tonė) dhe tė gjejmė ē’na mungon qė tė jemi “kompatibėl” me botėn, pra tė dimė si thuhet a si duhet thėnė mė mirė shqip ajo qė thuhet anglisht e nė gjuhė tė tjera me tė cilat japim e marrim. Diskutimet qė synojnė reforma drejtshkrimore e gramatikore sipas legjendės sė Rozafės, mua mė duken jashtė arsyes e jashtė kohės sonė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    50
    Ē'kemi. Si jeni?

    Po jua dergoj kete pergjigje, si shenje sinqeriteti,pastertie,freskie dhe prosperiteti me gjithe impenjimin dhe dekadencen time,plot e per plot me operence dhe transplantence.Lexojeni me tolerance dhe kur te mbaroni reflektoni pak mbi prosekucionin e me tejshem, gjithemone duke e ilustralizuar tek vete vetja me pirdhim'teizem dhe socializem,kalamanet,komunizem dhe ēiklizem.
    A m'kuptoni.
    Asnjehere mos mendo se diferenca dhe divergjenca jane ne konspiracion dhe ne perpjestim te zhdrejte dhe te zhdervjellet me developtizmin ne fusha te asnjanjshme te our life. Vete kompeticioni i konkurrences na jep raxhionim ne lidhje me sofistikimin dhe plastifikimin e veprave konjuktive dhe infektive pa shkeputje nga puna.
    Besoj se fola qarte.
    Ekspleinacioni eshte vete qartesia.Dranazhimi dhe popullacioni kane lidhje direkte me influencen dhe vari trajsentizmin e developtizmit
    Hajd mirupafshim dhe zamallahi-byth-shyqyr.Keshtu flitet gjuha shqipe sot, nuk ke ē'ti besh.
    Mos u hallakatni shume dhe do ta shihni qe do te jeni me mire.
    Bofshi qef.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    50
    Nese me falni,per kete ironi qe bera,ok.Nese jo,duhet qe per raste festash,ti leme dhuratat idiote qe bejme, por ti ēojme njeri-tjetrit nga nje abetare te re fringo,me shpresen qe te fillojme te flasim shqip te gjithe.

    Dhe nje here me falni per ironine.

    Me rrespekt per te gjithe, Stevie Ray Vaughan.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Abetaret e botuara se fundi permbajne fjale te huaja te shqiperuara. Mbaj mend debatin qe u be para dy vjetesh tek Top Show, kur rektori Rrokaj me nje 'eksperte' tjeter nxorren abetaren e pare te reformuar. Aty ekzistojne emra te huaj te pervecem, si Xhimi, Xheku, per germen xh, etj. Pra, nuk te keshilloj t'i keshillosh abetaren tone te tjereve.

    Per sa i perket temes, mendoni si te perktheni rreth 750 fjale te huazuara nga turqishtja, pastaj te flasim per gjuhet e tjera... Nje kthim ne gjuhen e paster shqipe kerkon nje mund fillimisht nga bota akademike, qe nuk eshte ndermarre ndonjehere qe ka kongresi kulturor i viteve '70. Ketu qendron ironia...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Skandali, ilaēe kafshėsh pėrdoren tek njerėzit
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •