Nepotizmi, Kushtetuesja rrezon Berishen
E Merkure, 12 Korrik 2006
Gjykata e ka vleresuar si te papajtueshem me Kushtetuten dhe si shkelje te te drejtave te njeriut aktin normativ te qeverise, per shmangien e nepotizmit dhe ndikimin e pushtetit ne rekrutimin dhe karrieren e personelit te administrates tatimore, administraten publike, i cili parashikonte perjashtimin nga e drejta per te punuar ne dogana, tatime dhe administraten e prokurimeve publike te te gjithe te afermve te zyrtareve te larte
Ergys GJENCAJ
Kushtetuesja rrezon Berishen. Te njejten gje ka bere kohe me pare dhe me ligjin per KLD, konfliktin e interesave dhe me aktin normativ per prefektin. Gjykata Kushtetuese ka rrezuar vendimet e qeverise, te ashtuquajtur ligjet antinepotike. Trupi gjykues ka mbeshtetur animimet e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Avokatit te Popullit dhe Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, te cilet cuan ne Gjykate tre vendimet e qeverise. Kushtetuesja ka vleresuar si te papajtueshme me Kushtetuten dhe si shkelje te te drejtave te njeriut vendimet e qeverise. Sipas vendimit te saj, analiza e ceshtjeve qe dalin ne funksion te kontrollit kushtetues te ketyre akteve normative, lidhet me faktin nese vendimet e kundershtuara kufizojne te drejtat e njeriut dhe nese ato jane ne pajtim me Kushtetuten dhe Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Kushtetuesja ne vleresimet e saj, shprehet se te punesuarit kane te drejten e mbrojtjes shoqerore te punes. E drejta per pune qe garanton neni 49/1 i Kushtetutes, perfshin zgjedhjen e profesionit, vendin e punes dhe sistemin e kualifikimit profesional, me qellim sigurimin e mjeteve te jeteses ne menyre te ligjshme. Zgjedhja e profesionit, sic parashikohet nga dispozita kushtetuese, eshte nje e drejte e individit, ne sensin qe ai i perkushtohet nje veprimtarie per te siguruar mjetet e jeteses, thuhet ne vendimin e Kushtetueses. Sipas Gjykates, vendimet e Keshillit te Ministrave, objekt kerkese, i shtrijne efektet edhe per ato marredhenie qe kane lindur me pare. Ne baze te tyre, personat e punesuar ne sektoret perkates per percaktuar ne keto vendime, detyrohen te lene vendin e punes, ne qofte se vertetohet shkaku i papajtueshmerise qe ka te beje me lidhjet nepotike, apo lidhjet nepotike me pushtetin.
Ne gjykimin e Kushtetueses, kuptohet se vendimeve u eshte dhene fuqi prapavepruese, duke prekur edhe ata punonjes qe kane qene ne marredhenie pune para daljes se vendimeve. Antikushtetutshmeria e vendimeve nuk qendron vetem ne faktin se vendimet e Keshillit te Ministrave kane efekt edhe per marredheniet e krijuara me pare, por edhe per shkak te mosrespektimit te parimit te proporcionalitetit, sepse punonjesve qe preken nga keto vendime nuk u sigurohet pune tjeter, deklaron Gjykata. Sipas saj, nga te gjitha mjetet e ndryshme qe mund te shfrytezohen per te arritur nje qellim te ligjshem, autoriteti administrativ duhet te perdore mjetet ligjore me te pershtatshme, me te cilat mund te arrihet ne shkaktimin e padrejtesise me te vogel per nje individ. Prandaj duhen perdorur vetem mjetet qe shkaktojne padrejtesine minimale per individin dhe me masa sa me pak te demshme per te, thuhet ne vendimin e Gjykates. Sipas doktrines, praktikimi i nje profesioni mund te kufizohet nga rregullime te arsyeshme, qe mund ti atribuohen konsideratave te me se mires se pergjithshme. Situata ndryshon kur shteti drejtohet per te kontrolluar kushtet objektive te pranimit ne nje vend pune. Ne keto raste, kufizimet jane te lejueshme vetem ne terma shume te ngushta dhe te percaktuara. Pergjithesisht, legjislatori mund te vendose kushte te tilla, vetem kur ato nevojiten per te treguar rreziqe jashtezakonisht shume te mundshme per interesa te nje rendesie thelbesore te komunitetit, thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Cfare parashikonte ligji Antinepotizem
Ligji antinepotizem eshte vleresuar maksimalisht nga kryeministri Sali Berisha, ne janar te ketij viti, kur u miratua nga Keshilli i Ministrave. Vete Berisha theksonte se miratimi i ketyre akteve perbente nje hap te rendesishem ne perpjekjen e qeverise per zbatimin e premtimit, per ti cliruar institucionet publike nga personat me lidhje te forta gjaku me zyrtaret e larte, deputete e qeveritare, duke vendosur disa standarde te reja te punesimit ne dogana, tatime dhe ne administrate. Vendimi Per shmangien e nepotizmit ne administraten publike, ndalon qe te ushtrojne detyren brenda nje institucioni publik, punonjes te lidhur mes tyre ne lidhje familjare, te gjinise apo te krushqise. Sipas ketij vendimi, personat e perzgjedhur fitues nga konkurrimi para fillimit te marredhenies se punes ne institucion, deklarojne me shkrim sipas formularit bashkelidhur lidhjet familjare, te gjinise a te krushqise me persona te tjere ne institucion. Gjithashtu, nuk lejohen te punesohen ne dogana, persona qe kane lidhje nepotike me pushtetin. Skualifikohen ose humbin te drejten e vendit te punes, ne rast se per ta ekzistojne apo pas emerimit, lindin shkaqet ligjore te papajtueshmerise, per shkak te lidhjeve nepotike, ose lidhjeve nepotike me pushtetin, thuhet ne vendimin e marre ne janar te ketij viti nga qeveria.
Krijoni Kontakt