Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Namik Hoti: Në Shkodër edhe magjypët janë europianë

    Interviste exluzive e Namik Vehbi Fadile Hotit dhane redaktorit te humorit te Gazetes "Shkodra" tek Bar Caplini Tirane

    Namik Hoti:-Ne Shkoder edhe magjypet jane europjane -

    E gjetem KryeBacen e Jutbines ne tavolinen e tij te zakonshme,me ekspresin e tij perpara me nji uje sifon.Me floket e shprishun ne ere dukej krejt si Dizdar Osman Aga. Mbi tryeze kishte vu nji foto te madhe te Shkodres te Mjeshtrit Angjelin Nenshati.Nji miniskulpture te Kryeheroit Enver Halil Hoxha dhe nji tjeter te prodhuar kohet e fundit te Sali Ram Halil Berishes, Nji liber me poezi te emigrantit Gjon Maranaj dhe nji kasete te re te kamermanit Cesk Shllaku qe quhet ndryshe edhe Foto Tymi. Dy gazeta "Shkodra" me shkrimet e Klajd Kapinoves e Beqir Sines te cilet KryeBaca i ka per zemer e i quen xhan. Po rrinte i menduar dhe mezi me vuni ore`.U permend dhe buzeqeshi.
    Namiku- Mire se erdhe te paste Baca. Ke mbrrite bash n’sahatin e hajrit!-


    Shkodra-Mirese te gjeta o kryeBace. A je gati per intervisten,se na mbyti vapa?-


    Namiku-Gati jam e jam gatue.Sot do te flas per temen e identitetit tone kombetar se u ba si prralla e mushkajes,jane cue te gjithe kunder te gjitheve e thashe me vedi se po i them edhe une plaku dy fjale.-


    Shkodra-E si mbas tejet o kryeBace kush asht identiteti yne kombetar?-


    Namiku-Shihe,nuk e ke larg por mbi tryeze.Asht Shkodra he i qofsha fale."Mori Shkoder moj mizore,pak na u duke e shume na dole,po ban lufte me njeqin taborre…"e keto nuk jane fjalet e Ismail Kadarese por te nji Pashai turk famemadh.


    Shkodra-Po me cudite o kryeBace,paske njohuni te sakta per Shkodren tone,bravo te qofte!-


    Namiku-Hic mos u habit.A nuk ishte Shkodra kryeqendra e Teutes e Gentit? A nuk ishte Shkodra qyteti i fundit i Arberit qe ra ne doren e osmaneve? A nuk ishte nga Shkodra prifti Marin Barleti qe shkruajti Historine e Skenderbeut te nji niveli me historite e Napoleon Banopartit. A nuk ishte nga Shkodra Bogdani?A nuk ishte Shkodra qyteti i Vezireve Bushatlij qe tunden dy kontinente dhe bane revolucionin 170 e sa vjet me pare se francezet? A nuk ishte Shkodra metropoli i tregtise ballkanike? A nuk kishte Shkodra ne fund te shekullit te XIX 45 mije banore kur Beogradi kishte kund nja 15 mije dhe Tirana ishte komune me nji kryeplak? A nuk asht Shkodra baronesha e kultures shqiptare qe numronte 15 gazeta e revista ku shkruanin kolose te nji rangu me Cvajkun si Fishta,Mjeda,Sirdani,Migjeni,Gjylbegu,Bushati,

    Harapi,Prennushi,Gazulli,Xanoni,Shantoja,Shllaku,P alaj,Dracini,Pipa,Tari,Demaj etj etj? A nuk kishte Shkodra ne shekullin e XIX neper familje 23 piano, kur nuk kishin asnji nga 7 konsujt e atashuar ne kete qytet? A nuk ishte nga Shkodra inxhinieri Karlo Gega qe projektoi tynelin e Zemmeringut?A nuk i mori mesimet e para fetare ne Shkoder e Shiroke Nana Tereze dhe a nuk ishte nga Shkodra nana e saj Drandja? Po Angjelin Preljojcaj a nuk asht prej rrethit te Shkodres? A nuk ishte nga Shkodra Kardinali Koliqi? A nuk asht nga Shkodra Hanem Inva Mula? A ka njeri ne bote qe mund te thote se keta persona qe permanda me nalt nuk kane identitet europjan?(Baces i mbushen syte me lot dhe i fshin me nji kartepicete.Pauze…).
    Shkodra-KryeBace,po ju kenkeni enciklopedi e gjalle!-


    Namiku-A don ma.Po marrim vetem nji shembull per autoritetin e Shkodres ne Europe qe sot duan me ja mohue. A e keni lexue librin "Statutet e Shkodres"qe asht botue vitet e fundit nga autroja italjane Lucia Nadin nen kujdesin e dy presidenteve Skalfaro dhe Mejdani. E keni ne Shkoder nji kopje ne biblioteken e studiuesit Agron Luka. Asht nji permbledhje e nxjerre nga arkivat e Venedikut dhe ka shume mundesi qe keto dokumente te kene shkue ne Republiken e Doxheve kur shkodranet mbrriten atje pas ramjes se Shkodres ne duart e turqve. Aty asht edhe Testamenti i Aleksandrit te Madh(Privileg)qe i le Shkodres Dalmacine dhe Italine Veriore. Perse nuk ja la Romes apo Athines? Pergjigja eshte e kollajte. Sepse kishte nanen shkodrane dhe Shkodra ishte me e rendesishme se keto dy qytete ne ate kohe. Edhe Shen Pali zbriti ne fillim ne Bishtin e Palles per perhapjen e krishterimit dhe ne Rome shkoi 7 vjet me vone. E si nuk kenka at’here Shqipnia pjese e Europes? Apo se na pushtoi Turqia per 500 vjet dhe Europa qe trimnohet sot perse nuk na doli per zot, por na la te vetem ne lufte me nji perandori? U deshten 500 vjet qe flota Angleze te trimnohej dhe t’i drejtonte topat Izmirit.


    Shkodra-Kryebace,gjate sundimit turk e pas konvertimit,si kane kene raportet fetare ne Shkoder?-

    Namiku-Ashtu si ne gjithe perandorine turke.Por vlen te permendim se mbas ardhjes ne pushtet te Vezireve Bushatlij ato u permiresuan dhe njohen harmoni. Frati i Hotit,Erazmos u ba mik krye krejet i deres se Bushatlijve sepse shpetoi nga vdekja Karamahmudin,djalin e Vezirit qe ma vone do te bahej i famshem e do te quhej Napoleoni i Ballkanit. Qe at’here e sot dhe sa te jete jeta Bijte e Shen Franceskut do te jene ne kushrini ne me Bushatlijte e Shkodres.Kush cenon nji Franceskan ka cenuar nji Bushatli.A e keni lexue librin "Frati i Bushatlijve te Shkodres" qe e ka shkrue Franceskani i Madh,nxansi i Fishtes se Madh-At Zef Pllumi?A ka Bushatli qe edhe sot nuk shkon me e takue plakun e mencur At Zef Pllumin qe u ba edhe Nderi i Kombit?Libri i Pater Zefit simbas informacioneve qe ka Pesh-i,po lexohet e komentohet deri ne Kanada. Po lexohet edhe ne Izrael, ku edhe atje ka shqiptare,bile nga shtepijat ma te mira te Shkodres,Bushatlij e Boric te cilet kane lidhe krushqi me hebrej. E si nuk jemi ne perendimore? Ne jena ma perendimore se francezet e gjermanet apo austriaket.Gjate luftes se Dyte Botnore shqiptaret nuk dorezuen as nuk spiunuen ne Gestapo asnji hebre, ndersa perendimoret e Europes duhet te skuqen ne fetyre per denoncimet qe u kane ba cifuteve te pa fajshem ne Gestapo.Ne Shqipni jetuan gjate kesaj periudhe rreth 2000 hebrej dhe dolen nga lufta te gjalle e pa asnji telashe. A nuk jetuan ne Shkoder deri sa vdiqen vitet e fundit Shvarcet hebrej dhe a nuk i deshten shkodranet si vllezer? Te jena krenar qe jena shqiptare.


    Shkodra-KryeBace,debate Kadare-Qose a nuk te duket se po ju ban zbor shqiptareve.Cili ka te drejte?


    Namiku-Shqiptaret historikisht kane sulmuar njeri tjetrin.edhe kur Karamahmudi i ktheu armet Sulltanit ishte Ali Pashai i Terhalles qe u bashkue me Serasqerin e Rumelise kunder Bushatlise. Por u thye qe ne Lezhe nga nipi 17 vjecar i Karamahmudit dhe Aliu i Tepelenes iku me turp. Edhe sot ka shperthyer debate Qose-Kadare. Debati sjell vetem zhvillim. Askush nuk duhet te trembet nga debate te tilla.Mjafton te shfletojme shtypin shkodran te paraluftes dhe te gjithe do te binden. Po te keni mundesi shfletoni koleksionin e Revistes L.E.K.A. dhe te lexoni debatet mes dy gjigandeve te letrave shqip,Fishtes dhe Mjedes,kane replikuar e asht binde tartakuti. Nga ky debat u nda e fitueme letersia shqipe sepse u ngrit ne nji stad ma te nalte. Ndersa,per mendimin tim,ne debatin Kadare-Qose,qofsha i gabuar por humbesi do te jete Kadareja. Perse? Sepse Kadare me duket se asht i futun, i paguar dhe i keqperdorun. Kush eshte i interesuar qe te hapet nji debat i tille, pervec serbeve askush tjeter? Deri me sot askush nuk e ka vu ne dyshim identitetin europian te shqiptareve Kadarene e kane futun miqte e serbeve,francezet te sponsorizuar nga Jugo-Banka. Atyre ju leverdis qe shqiptaret t’i paraqesin ne bote si komb me shumice muslimane. Ky debat hapet pikerisht tash kur Kosova asht ne bisedimet per statusin dhe duan me i paraqite kosovaret si muxhahedin dhe ushtare te Al Kaides. Nji fushate te tille ata kane ndermarre edhe ne Amerike,ne bashkepunim me protestant e djathte amerikane. Cdo gja financohet ne UDB-ja. Mirpo ne SHBA shqiptaret kane miq te medhej si Familjen Klinton e Bush dhe ua kane dhane pergjigjen Zonja Dio Guardi me shoqet e saj.Nji fenomen i tille ne SHBA ka ngjare edhe me italjanet para 30 vjetesh,gja te cilen e ka pasqyruar para do muajsh edhe gazeta "Shkodra". Kadareja merr si shembull kryengritjen e Haxhi Qamilit ku pati dhe thirrje "Dum Baben". Po a nuk pat edhe ne veri "Republike te Mirdites"me thirrjet "Dum Romen", republike e cila nuk u perkrah nga Malsia e Madhe se nuk i lejoi At Vincens Prennushi? Dhe per kete askush nuk e e permend Ipeshkvin e Madh Vincens Prennushi! Megjithate keto jane gjana qe ndodhin ne gjithe Europen.A nuk dalin tashti ne mes te Gjermanise naziskinet dhe thrrasin "Rrofte Hitleri", po ne Itali a nuk po del e mbesa e Duces dhe po thrret "Viva il Duce" , po ne Shqiperi fill pas shembjes se diktatures komuniste a nuk i krijuan shoqatat e Enver Halil Hoxhes? A nuk ishte i Tanedituni ministri i financave te qeverise se sotme, zotni Ridvan Bode, kryetar i kesaj shoqate per Institutin Bujqesor dhe thirri sa u tunden kodrat e Liqenit: "Rrofte Enver Halil Hoxha".


    Shkodra-Vazhdo KryeBace se ja lujte Zotin! Nepi e he te lumte e shkelja gazin ne drrase se pasha Zotin je xhanan.


    Namiku-Kadare asht antigege. Atij i ka dale pune dikur edhe me Shkodren. Ne kohen e Kryeheroit tone Legjendar,Enver Halil Hoxhes ai ishte gazetar special i ZP-se dhe te bante gjamen. Ismaili ne ate periudhe, per turpin e tij, perms faqeve te ZP-se e goditi fuqishem Shkodren ne tre simbolet e saj. Goditi Fishten e Madh,Bushatlijte dhe Arshi Pipen te cilin ndonese asht me origjine libohovit,ban pjese ne familjet aristokrate shkodrane. Kurr nuk ka me e marre cmimin Nobel Kadareja po nuk erdhi ne Shkoder me vendose lule tek busti i Fishtes, me i kerkue falje publike po aty Fishtes, Bushatlijeve, Pipajve, Koliqeve etj. Shkodra edhe fal kur sheh pendesen.


    Shkodra -Debati po vazhdon edhe sot e kesaj dite.Kadareja vijon edhe tani serialin e intervistave ne "Shekulli".Po dalin pro et contra edhe te tjere.


    Namiku-Masandej sikur te mos ishin gjitha keto del Maksim Veloja dhe me bidon benzinet te mbushur tek ETI i hedh edhe ma teper benzine zjarrit. Per Maksin me vjen keq pasi i ka hanger nja 10 vjet burg ne kohen e Kryeheroit tone Legjendar. Por me sa duket kenka fute ne burg i urte e paska dale i marre. Besa e kam pa tue ece bulevardit e tuj fole me vedi. Ka kohe qe Veloja na asht ba si Partizani Velo, ka ba dhjete vjet burg dhe i duket se cfare ka ba. Nuk e kena fute na ne burg por te kapet me ata qe ja kane rrase neqoftese asht burre, sepse denoncuesit kane emra dhe ai i njeh mire. Ai s’ka ca i ban gomarit dhe i bjen samarit. Ka nji urrejtje te pa cak ndaj vllezerve te tij musliman. I quan tradhetare te gjithe muslimanet dhe ne vecanti kosovaret. Asht kundra tyre. Po me ke je o tu thafte goja,me serbin me grekun?!!Ne gjurmet e tij ecin dhe zoterijt Nikoll Lesi, Henri Cili, Enkel Demi, Sokol Balla, Piro Misha, Edmond Tupja, Aurel Plasari te cileve po u perifrazoj me meshire nji thanie te Jezusit ‘O Zot fali se jane te marre e nuk dijne se cfare bajne".Po te vini re sejcili prej tyne vuan nga mungesa e identitetit vetiak. Jane pa mbiemra,dikush te kujton lesen e te mbjellave, ikush ciljen e deres, dikush demin per nderzim, dikush ballin, dikush mishin, dikush trupin e drurit e dikush plasen e deres. Kane mbiemra puro fshataresh plebej, te cilet nuk te kujtojne asgja ne historine e ketij kombi. Shtepijat e tyne nuk kane investuar asgja ne historine e ketij vendi, pervec morrave.Nuk ia vlen te merremi me ta. Por gjithsesi nuk duhet me i nenvleftsue se dikush i ka shpalle analiste e opinionbarsa.


    Shkodra-Simbas teje o kryeBace cili prej tyne asht ma i rrezikshmi e ma i marri?


    Namiku-Heeem,pa dyshim qe asht fshatari Nikoll Lesi, i cili njikohsisht ka kene edhe antar i parties sone ekologjike.Asht ma i rezikshmi se asht fshatar i varfer dhe ruejna Zot nga fakir fukarejte. Simbas te dhanave qe disponon PESH-i, familja e N’kolles jeton hala ne Spiten te Lezhes ne nji varferi te plote. Nana e baba i tij nuk kane as banjo ne shtepi dhe dhjesin ne bahce diten per diell duke ju tregue bashkefshatareve prapanicat dhe akoma e fshijne ****** me gjethe si ne kohet e prehistorise. Flitet neper katund se ju ka xane suma kore e rreka *****. Tashti si per ironi kete *** N’kolla mundohet te ua rrase muslimaneve te Shqipnise. A keni pare shpesh ne gazeten e tij KJ tituj bombastike te tille si per shembull: "Zbulohet nje grup islamik ne Shkoder", "Kryepolici Ibraj mban Kur’an ne zyre", "Fondamentaliste musliman ne Librazhd" ose"Zbulohen ne Tirane muslimane te lidhur me Al Kaeden"etj etj. Te gjitha keto jane rrena te N’koll Lesit.Por te gjitha futen ne sitin e tij te internetit dhe lexohen e perkthehen neper kancelarite e botes,ashtu si te gjitha gazetat e tjera.Nderkombetaret kujtojne me te vertete se ne Shqiperi ka hapur rranjet ekstremizmi islamik dhe po bahet nami.Ata nuk e dijne se N’kolla asht mashtrues ordinier dhe rrenacak bythpalare.Dhe te gjitha keto N’kolla i ban qe te ushtroje presion mbi qeverine per me u ba ambasador apo minister, packa se ka nji shkolle per mesues matematike. Shihni se ca ban N’kolla me nipin e vet, fshatarin Edi Lesi qe ka gazeten "Standard". Rruajne te gjitha reklamat e qeverise se bashku me keshilltarin e Berishes, zotni Bardh Kadillin. A thua se vetem per ata asht gazetaria shqiptare?!


    Shkodra-Meqe jemi tek Nikolla. Jane mbushe websitet me ca sekuenca erotike te Lesit ne nje nevojtore te Durresit. Komenti juej o KryeBace!


    Namiku-E kam pa plotesisht karashejtanin Nikolle tek bante pompa me nji vajze ne nji nga halete e Durresit.Kishte ra mbrenda ne qenef, si mica ne peshk. Taman ne nji vend "idilik" qe i pershtatet shijeve kooperativiste te Lesit, plot erna fekalesh qe atij i ngjitin per trup,plot letra higjenike qe ai s’e ka per gja me fshi edhe fetyren. E lecita edhe ma nalt moralin e Lesit.Ne rastin konkret, me falni, por asht personazhi i denje ne nji vend te denje. Kjo tregon se sa e degjeneruar asht klasa jone politike dhe sa e piste. Por te denosh N’kollen per nji akt te tille erotik asht njilloj si me denue nji gabel per tradheti ndaj atdheut. Sikur te ishte koha e Kryeheroit tone Enver Halil Hoxha, N’kolla do t’u zbonte si qen i rrahur nga qyteti dhe ne ndonji ferme do ta ndalte vrapin. Por jemi ne demokraci dhe askush nuk ka te drejte qe ta ndaloje nji deputet apo ishkryedemokristian me u kthye ne identitet. A ja vlen barra qerane te merremi ma me Lesin?


    Shkodra-Si perfundim,cila asht me pak fjale mendimi juej perfundimtar per identitetin e shqiptareve?


    Namiku-Identiteti i shqiptareve asht qyteti juej Shkodra. Apriori Shkodra asht europjane. E Shkodra asht zemra e madhe e Shqipnise. Sepse Shqipnia ka edhe kater 4 zemra te tjera,e para ne Prishtine, e dyta ne Tetove, e treta ne Janine, e katerta ne Ulqin. Bile ne Shkoder edhe magjypet jane europjane…
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe ather ne prag pluralizmi e kurdisen kte legen e mi spiun birucash edhe para 97-tes e kurdisen kte hafije edhe tash perseri kan derguar spiunin gazetar ti beje me porosi nje interviste spiunit te vjeter namik.

    krejt skema e vjeter ne funksion.
    dje dhe edvini dhe mejdani ishin ne aktivitet ne gazeta.

    skenari i 97-tes po konturohet cdo dite..

    ne erresire po pergatiten hanxharët.. e hunjt e zjarrit..

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •