14 Korrik: Shen Kamil de Lelis


Shėn Kamili de Lelis ėshtė figura qėndrore qė na paraqet sot si shembull shenjtėrie Kisha katolike.

Jetoi me moton: “T’u shėrbesh tė varfėrve, do tė thotė t’i shėrbesh vetė Krishtit”. Kamili gjeti kėshtu idealin, pėr tė cilin ia vlen tė shkrish tė gjitha energjitė e jetės. Me disa miq, themeloi Shoqėrinė e Shėrbėtorėve tė tė Sėmurėve. Duke ndjekur kėshillin e rrėfyesit tė vet, Shėn Filip Nerit, nė moshėn 32 vjeēare rifilloi studimet dhe kėrkoi tė shugurohet meshtar. Por Filipi mendonte se pendestari i tij nuk i kishte cilėsitė e duhura pėr tė udhėhequr shėrbimin ndaj tė sėmurėve. Edhe spitalit tė Shėn Jakut iu duk e panevojshme prania e kėtyre shėrbyesve. Por Kamili nuk hoqi dorė dhe mė nė fund, nė vitin 1591, Papa e njohu zyrtarisht Kongregatėn. Kamili vdiq nė Romė mė 14 korrik 1614. Vepra e tij u pėrhap me shpejtėsi nė mbarė botėn, duke ēuar kudo dashurinė e Krishtit, i cili ėshtė gjithnjė i pranishėm tek njeriu i sėmurė. Vėrtetohet kėshtu lutja qė ai pėlqente mė shumė, qė e pėrsėriste mė shpesh: “Do tė desha njė zemėr tė madh sa vetė bota!”. Njė zemėr qė i zė tė gjithė njerėzit.