13 Korrik: Shėn Esdra


Shėn Esdra njihet si autor i Librave tė 15-tė e tė 16-tė tė Biblės, ndonėse libri i 16-tė quhet i Nehemisė. Tė shkruar me tė njėjtin stil, tė krijojnė idenė se janė fryt i sė njėjtės penė. Dy librat janė vijim i Librit tė Kronikave, ndoshta tė tė njėjtit autor, shkruar nė shekullin III para Krishtit.

Esdra, prej fisi priftėrinjsh, siē e dėshmon gjenalogjia e gjatė qė paraqet nė libėr, ishte skribė apo shkrues, specialist nė ligjin e Moisiut.

Duhet sqaruar se roli i skribėve ka pasur njė rėndėsi jashtzakonisht tė madhe nė historinė e Izraelit: kryenin punėn e sekretarit nė administratėn mbretėrore e, posaēėrisht pas shpėrnguljes, u specializuan nė shkrimin dhe shpjegimin e Ligjit mozaik, duke u bėrė komentues zyrtarė tė tij.

Nė Librin e Kronikave, qė i paraprin Librit tė Esdrės, populli i zgjedhur vuan nė mėrgim, i shpėrngulur me dhunė nė mbretėrinė e Babilonisė, ndonėse nuk e ka humbur shpresėn pėr njė tė ardhme tė lumtur, veēanėrisht pas shpalljes sė dekretit tė Kirit, mbretit tė Persisė, pėr riatdhesim.

Pėr ta pėrcjellur hap pas hapi kėtė riatdhesim dhe formimin e judaizmit, Esdra na la dy libra: atė qė mban emrin e shenjtit dhe atė tė Nehemisė. Tė dy librat nė fillim pėrbėnin njė libėr tė vetėm, qė njihej si Libri i Esdrės. Mė pas, e pikėrisht nė kohėn e krishterimit, u nda nė dy pjesė, ndėrsa titujt ‘i Esdrės’ dhe i ‘Nehemisė’ nisin tė pėrdoren vetėm nė vitin 1448, nė Biblėn hebraike tė Bombergut.

Libri flet pėr riatdhesimin e izraelitėve qė ishin shpėrngulur me dhunė nė mbretėrinė e Babilonisė, pėr rikthimin nė trojet e tė parėve, pėr formimin e judaizmit si kombėsi dhe ripėrtritjen fetare e kombėtare.

Nis me arritjen e karvaneve tė para tė tė riatdhesuarve nė Jeruzalem nėn drejtimin e Sabasarit dhe me ndėrtimin e Tempullit.

Vijon me ardhjen e dytė tė riatdhesuarve nė vitin e shtatė tė Artakserksit, nėn drejtimin e Esdrės, prift e skribė, qė reformon besimin dhe kultin hyjnor, duke dėnuar ashpėr martesat e pėrziera.

Kujdesi kryesor i Esdrės pėrqėndrohet nė pėrtritjen e bashkėsisė sė besimtarėve judenj dhe tė Tempullit tė Jeruzalemit, gjithnjė mbi bazėn e Ligjit tė Moisiut.
Duke medituar ē’e gjeti popullin e zgjedhur pėr shkak se harroi Zotin, Hyjin e etėrve tė vet dhe nė ē’mjerin e ēoi kjo harresė, Esdra bėn ēmos t’i rikthejė bashkatdhetarėt tek Ati i gjithėpushtetshėm.

Izraeli i varfėr, mėkatar, i rrahur e i pėrplasur nga dallgėt e mėrgimit, i skllavėruar, i mposhtur, i poshtėruar kombėtarisht, shtetėrisht, moralisht e fetarisht, e shikon si veniten ėndrrat e lumnisė sė dikurshme. Por megjithatė vijon tė ndjejė thirrjen pėr ripėrtritje shpirtėrore, qė do t’ia kthente nderin si popull i zgjedhur. E risimi shpirtėror dhe shoqėror mund tė arrihet edhe sot pėrmes respektimit tė ligjit tė Moisiut, sidomos tė Dhjetė Urdhėrimeve tė Tėnzot, pėrkryer mė tej nga ligji i dashurisė sė Krishtit, bazė e ēdo pėrtėritjeje pėr tė gjitha vendet e pėr tė gjitha kohėrat.