Niveli i tanishėm i zhvillimit njerėzor ose epoka teknologjike i ka bėrė marrėdhėniet njerėzore mė tė ndėrlikuara...

Niveli i tanishėm i zhvillimit njerėzor ose epoka teknologjike i ka bėrė marrėdhėniet njerėzore mė tė ndėrlikuara, mė tė pėrkohshme dhe pėr rrjedhojė, njeriu i sotėm duhet tė pėrballojė shumė pėrvoja tė reja nė periudha kohore tė shkurtėra.Nė epokat e mėparshme, ishte e zakonshme qė brezi i ri trashėgonte gati nė mėnyrė stereotipike pėrvojėn prindėrore dhe pėrmbysjet kulturore qė ndodhin nė trajektoren kohore tė shumė gjeneratave. Pėr njeriun e sotėm ku p.sh. dijet biologjike dyfishohen cdo 5 vjet, ėshtė e zakonshme qė nė jetėn e tij tė pėrjetojė 2 ose me shumė pėrmbysje kulturore. Pėrvoja e vjetėr e bazuar mbi tė shkuaren duhet zėvendėsuar, pėr ndryshe nėqoftėse ne jetojmė me tė kaluarėn, mendimet dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi anash nė rrymen e zhvillimit. E nėqoftėse, midis pėrvojės sonė dhe kėrkesave tė kohės, krijohet njė hendek i madh, atėherė edhe vet mbijetueshmėria jonė vihet nė pikėpyetje. Shpesh herė ambicjet janė gati tė pakufishme, ndėrsa mundėsitė gjithmonė janė mė tė kufizuara. Kėto kontradita bėhen mė tė mprehta po tė mendojmė se njeriu i sotėm jeton jo vetėm pėr mbijetueshmėri fizike por edhe pėr cilėsi tė jetės. Shoqėria e sotme, tė paktėn deri tani bazohet nė dogmen qė "njeriu vetėm njėherė jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet tė jetojė maksimumin e mundėsive tė epokės sė tij. Nėn dritėn e arsyetimeve tė tilla, njeriu i sotėm mund tė pėrfytyrohet nė njė garė tė vazhdueshme, tė pandalshme me zhvillimin. Elementet zhvillimore tė epokės sonė na shkaktojnė stres kryesisht nėpėrmjet situatave tė mėposhtme:

1. Ndryshime shumė tė mėdha nė kohė shumė tė shkurtėr.

Nė mėnyrė tė veēantė, kur njeriu gjatė jetės sė tij ekspozohet ndaj 2 ose me shumė pėrmbysjeve kulturore, ritmi i tillė i zhvillimit nė mėnyrė tė paevitueshme prodhon stres.

2. Kur nuk ke pėrgatitjen e duhur pėr t'iu adaptuar kėrkesave tė reja.

Kur individit i mungojnė modelet pėr tė imituar ose shprehitė (pėrgjigjet dhe veprimet e aplikuara mė pėrpara dhe qė i kanė siguruar atij zgjidhje tė sukseshme) atėherė pėrballimi i streseve bėhet i vėshtirė dhe pėrmasat e stresit tė prodhuar janė tė mėdha.

3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zėvendėsimin e pėrshtatshėm tė tyre.

Vlerat mund tė jenė filozofi, ngjarje, person, objekt, pėrvojė apo teori qė kur zgjidhet nė mėnyrė tė lirė i kontribuon kuptimit tė jetės sė individit. Ėshtė nė karakterin e epokės sonė qė shumė vlera tradicionale tė humbasin domethėnien pėrballė problemeve tė kohės. Moszėvendėsimi i tyre ēon nė boshllėk tė vlerave dhe rrjedhimisht pėrbėn njė burim stresi.

4. Ndjenja e depersonalizimit nė erėn teknologjike.

Zhvillimi i vrullshėm i krijon tek individi ndjenjen sikur ai ėshtė i nėnvlerėsuar dhe i parėndėsishėm. Kjo mund tė nxisė depersonalizimin, ndjenjėn e vetmisė dhe ndėrgjegjėsimin e tė qėnit jashtė kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kanė hartuar tė ashtuquajturėn "shkallė tė ripėrshtatjes shoqėrore", e cila vlerėson nga pikpamja sasiore nė njėsi ndikimin qė kanė ngjarjet mbi jetėn e njeriut. Njė pėrmbledhje e shkurtėr paraqitet nė tabelėn 1.1 tė mėsipėrme.Nga studimet e kėtyre autorėve del qė stresi bėhet i rrezikshėm veēanėrisht nėqoftėse gjatė njė viti individi grrumbullon mbi 150 njėsi. Gjatė njė periudhe 6 mujore, 37% e atyre qė kanė grumbulluar 150-199 njėsi, 51 % e atyre qė kanė grumbulluar 200-299 njėsi dhe 79% e personave qė kanė pasur 300 e mė shumė njėsi janė sėmurur, tė paktėn njė herė. Sigurisht qė vlerėsimi sasior i stresit i dhėnė nė tabelėn e mėsipėrme varet shumė edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirtėror kombėtar: Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi dhe shqiptari nė veēanti, duke kaluar nė periudha pėrmbysjesh tė sistemit shoqėror, ėshtė duke iu nėnshtruar kėrkesave tė reja, pėrmbysjeve kulturore, rivlerėsimit tė vlerave dhe traditės e rrjedhimisht njė stresi tė fuqishėm. Vėshtirėsitė ekonomike dhe humbjet masive nė njerėz e kanė bėrė stresin tė kudondodhur ndėr ne. Pasojat e kėtij stresi reflektohen nė mėnyra tė ndryshme nė jetėn e njerėzve tanė. Kėshtu mjekėt referojnė pėr shtim tė numrit tė tė sėmurėve tė konsultuar, ndėrsa kardiologėt referojnė qė infarkti i miokardit kėto kohėt e fundit po takohet nė mosha tė reja, ēfarė tregon pėr rolin favorizues ose shpėrthyes tė stresit.