Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164
    Sa keq po me vjen,si ka mundesi?Kushedi se cka menduar ate cast i shkreti te arrije ne nje pike te tille.Me kujton dhe pessoto qe u hodh nga ballkoni.Si mund te arrije njeriu te mendoje nje gje te tille,sa keq.Kurre mos degjofshim me ndodhira te tilla....
    LI BE
    "Everything is an Idea"

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    ore ketij sja ka pasur fajin ambasada po koka e tij. sa shqiptareve i eshte refuzuar viza po te ishin sjelle si ky sdo kishte me shqiptar gjalle.

    dhe ka ca pasaktesira ne shkrim. ambasada amerikane 3000 euro? amerikanet sjane xhambaze qe te japin vize me pare. ky do jete refuzuar per pune dokumentash.

    S'kam c'shtoj!
    Ignore List: Snow~Drop



  3. #13
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga Gogla e Kuqe
    S'kam c'shtoj!
    mos tju duket cudi fare se para 2 vjetesh ka qene qe depozitoje 500 deri ne 700 dollare per person (sme kujtohet shifra e sakte) dhe keto para ste ktheheshin mbrapsht nqs te refuzohej viza. Keshtu qe po ta llogaritesh per gjithe fdamiljen ky robi i ka lene nja 3000 dollare ose euro...

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    mos tju duket cudi fare se para 2 vjetesh ka qene qe depozitoje 500 deri ne 700 dollare per person (sme kujtohet shifra e sakte) dhe keto para ste ktheheshin mbrapsht nqs te refuzohej viza. Keshtu qe po ta llogaritesh per gjithe fdamiljen ky robi i ka lene nja 3000 dollare ose euro...

    Po mire mo a vritet vetja per $3000? Po tani ku i la femijet? Me car do hane e do rriten femijet e tije? Po edukaten e plote familjare kush do tua jape femijeve? Po dashurine e babait ku do ta gjejne? Eshte shume e veshtire ti marresh keto nga nje nene e vetme, qe tani duhet te jete vete burre, vete grua!!!

    Te vetvritesh eshte akt egoist!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 13-07-2006 më 16:48
    Ignore List: Snow~Drop



  5. #15
    Ku vemi o njerez , mjerimi dhe poshtersia !
    Pse eshte denuar kaq keq ky popull !! Gjynah per femijet , ti kete te ritur te pakten !!
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  6. #16
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Nuk kishte te bente vetem me ambasaden

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    E Enjte, 13 Korrik 2006


    NUK FITOI VIZEN AMERIKANE, HIDHET NGA BALLKONI 52 VJEçARI

    KUÇOVE Pergjigja negative e Ambasades Amerikane ka qene fatale per Ilir Demirajn, i cili humbi jeten per shkak te depresionit.Humbet te drejten per t’u pajisur me vize amerikane, hidhet nga ballkoni i pallatit.

    Burimet zyrtare te policise se Kuçoves, njoftuan dje ne mesdite vetevrasjen e 52 vjeçarit Ilir Demiraj, lindur dhe banues ne lagjen “Tafil Skendo”, te ketij qyteti. Sipas ketyre burimeve, Demiraj, eshte vetevrare duke u hedhur nga ballkoni i katit trete te pallatit ku banonte, rreth ores 10.00 te dites se djeshme.

    Demiraj eshte derguar ne spitalin e qytetit, nga fqinjet e pallatit qe u ndodhen aty, ne moment, por fatkeqesisht perpjekjet e mjekeve kane qene te kota, pasi viktima kishte humbur jeten pak çaste para se te mberrinte ne spital.

    Banoret e pallatit nr. 7, ne lagjen “Tafil Skendo” te qytetit te Kuçoves, jane tmerruar kur kane pare me syte e tyre, renien nga kati i trete, te 52 vjeçarit Ilir Demiraj. Ata jane gjendur menjehere prane tij dhe jane perpjekur t’i vijne ne ndihme, duke e derguar ne spital.

    Sipas deshmitareve okulare, rreth ores 10.00 te dites se djeshme, Demiraj eshte pare duke ndenjur ne ballkonin e shtepise se tij, si zakonisht. Papritur, ai ka kercyer mbi parmak dhe eshte hedhur poshte. Ne ate moment gruaja dhe dy femijet nuk kane qene ne shtepi. Burimet policore shpjeguan se ata jane lajmeruar nga banoret e pallatit te viktimes, pak çaste pas tragjedise.

    Ne vendngjarje kane shkuar menjehere forcat e gatshme te komisariatit te Kuçoves dhe grupi i eksperteve hetimor. Sipas ketyre te fundit, Demiraj eshte hedhur nga ballkoni i tij, ne kushtet e nje depresioni te forte psikik. Burime nga grupi hetimor sqaruan me tej se, Demiraj nuk ka vuajtur me pare nga ndonje semundje e tille, por duket se shkak per kete depresion akut, ka qene humbja e shansit per marrjen e vizes amerikane, ne Ambasaden Amerikane ne Tirane.

    Demiraj ka qene fitues i llotarise amerikane DV 2006 dhe disa muaj me pare ai kishte fituar testin e pare. Ndersa dy dite me pare ai ishte paraqitur ne Ambasaden e SHBA se per testin e dyte, ku perveç shpenzimeve te tjera per sigurimin e dokumenteve te aplikuesit, ka paguar edhe shumen prej 3000 euro. Por, pergjigja e kesaj ambasade kete here ka qene per te fatale.

    Bashkeshortja e tij ka rrefyer ne polici, se pas kthimit nga kjo ambasade, Iliri ka qene shume i merzitur, por kurre nuk kishte shfaqur shenja depresive. Sipas saj, Iliri e kishte enderr Ameriken dhe mezi priste te shkonte atje. Disa vjet me pare, me ane te lotarise amerikane kishte ikur edhe e motra e tij e martuar, e cila kater vjet me pare kishte marre atje edhe nenen e tij.
    Dilaver Xhelili

    koha jone
    Doja te shtoja dicka rethe kesaj teme.mqns une jam banor i ketij qyteti dhe i di shume mire ngjarjen doja te shtoja disa gjera.Hedhja e tij eshte ber nga dritare e banjos dhe jo nga ballkoni ai kishte dite qe e shprehte se do i jepte fund jetes se vet per arsye te cilat nuk i shpjegonte.madje kishte disa dite qe kuanti i tij (vllai-i-nuses) se viktimes e ruante cdo cast nga mbrapa per ket arsye qe ai mos ta bente ket hedhje.Mirpo nuk ishte vetem problemi i vizez amerikane qe e coi ate ne vdekje por edhe gjendja e tij psiqike.Ai kishte kohe qe vuante nga ana mendore viza amerikane ndoshta e shtoi me shume qe ai te arinte ne ate pike.
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054

    Vizat, motivi i një turme të dëshpëruar

    Procedurat e marrjes së një vize zgjasin së paku dy-tre muaj, ndërsa sigurimi i dokumenteve janë një ferr i vërtetë




    Shumica e të pyeturve para ambasadave shprehen se ndjehen të persekutuar vetëm e vetëm sepse janë shqiptarë. Nuk kanë faj: Të presësh orë të tëra dhe të sorollatesh nga lloj-lloj nënpunësish që në fund të dhurojnë dhe një fytyrë cinike...nuk është pak



    Prej tre vjetësh, në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend, ai rri me të paktën 2 muaj, duke pritur një përgjigje pozitive nga ajo dritarja e vogël me hekura, diku në të futur të Rrugës së Kavajës. I.SH., rreth të 40-ve, banues në një fshat të Elbasanit, ka punuar përreth 4 vjet punëtor në Greqi. Çdo vit, ai merrte një vizë pune dhe punonte në sezonin e vjeljes tek i njëjti pronar. Por që prej tre vjetësh ky “faks”, siç e quajnë të gjithë që presin para derës së ambasadës, i është refuzuar, me arsye nga më të çuditshmet dhe çdo vit të ndryshme. Ka tre fëmijë të vegjël dhe gruan të papunë, ndërsa vetë punon si taksist i punësuar. “Përfitimet që merrja gjatë punës në Greqi, më ndihmonin shumë për të gjithë vitin pothuajse. Ndërsa tani është e vështirë t’u plotësoj nevojat fëmijëve”, tregon I.SH. Përveç kësaj shpenzimet për vizën e punës e kanë rënduar dhe më tepër ekonominë e tij, por që justifikohet me shpresën e kalimit të kufirit, ku një punë e mirë e pret. Historinë e fshatarit nga Elbasani e ndesh në të gjithë njerëzit që “popullojnë” dendur derën e ambasadës greke, italiane apo të shumë të tjerave. Njerëz që presin në radhë me muaj që të shkojnë për të takuar të afërmit, për një punë apo dhe për t’u arsimuar.

    Ç’ndodh në një kohë që duhet të ishte e shkuar

    Procedurat për të marrë një vizë ndryshojnë nga një ambasadë në tjetrën. Pjesa më e madhe e njerëzve, që qëndrojnë para ambasadës greke, janë meshkuj, të cilët kërkojnë të gjejnë një punë si argat në fermat e Greqisë. Por nuk është aq e lehtë. Së pari, pas futjes së dokumenteve duhet të merret një faks nga pronari grek, i cili kërkon punëtorë dhe më pas të regjistruarit, pasi njihen me njoftimin e marrë nëpër gazeta, vijnë në datën e përcaktuar për të marrë përgjigjen. Në një ditë të zakonshme para dyerve të kësaj ambasade has mbi njëqind njerëz, të cilët presin me orë. “Tani janë lehtësuar paksa procedurat dhe njerëzit aty brenda janë pak më tolerantë, sepse më parë prisnim me muaj e zinim radhë duke fjetur këtu natën në të ftohtë e në të nxehtë. Ohu, sa njerëzve u ka rënë të fikët këtu nga vapa e lodhja”, thotë një djalë i ri nga veriu i vendit. Ndërsa shumë prej tyre nuk pushojnë së treguari “bëmat” e tyre para ambasadës, dikush del në një dritare të vogël dhe me hekura me shumë pasaporta në duar. “Hapni rrugën”, thotë një polic, dhe të gjithë marrin qëndrim gatitu: Po shpërndajnë pasaportat. Ndërsa punonjësi grek thërriste emrat me shumë gabime të aplikantëve shqiptarë për vizë, jo pak ktheheshin me pasaporta bosh në duar dhe me një formular ku renditeshin arsyet e refuzimit të vizës. Çifti Dani, të sapomartuar, ishin të parët që shtangën para pasaportës së gruas, e cila ishte e shoqëruar me formularin “ters”, ku në të cilin arsyeja e mohimit të vizës kishte të bënte me disa qëndrime jo të favorshme që kishte paraqitur ajo gjatë intervistës. “Ne jemi martuar. Kjo është thjeshtë një bashkim familjar, pasi unë kam dhe pasaportë greke”, thotë bashkëshorti. Përveçse shpenzimeve që kishin bërë gjatë një kohe të gjatë për pritjen e vizës dhe martesës, që përllogariteshin në rreth 2 milionë, ai kishte lënë dhe punën në Greqi, të cilën nuk dinte nëse do ta gjente prapë kur të kthehej.

    Ndërkohë në ambasadën italiane qëndrimi i gjatë përballë godinës është paksa më komod. Njerëzit ulen në bordurat ngjitur me godinën e RTSH-së ku dhe presin. Ata nuk mund të afrohen tek dyert e ambasadës, pasi një polic i përhershëm aty ta ndalon rreptësisht. Më së shumti kërkesat për vizë në këtë ambasadë duket se janë për bashkim familjar, ku burri pret gruan me fëmijët, djali nënën apo motra të vëllanë. Anila, rreth të 35-ve tregon se ka kohë që kërkon të nisë nënën e saj në Milano tek vëllai, por që refuzohet nga ambasada italiane. “Paska dalë një ligj, i cili ndalon shkuarjen e prindit në Itali, nëse ajo ka fëmijë të tjerë këtu. Unë kam dhe një vëlla tjetër këtu, në Shqipëri, kështu që...”, thotë ajo. Ndërsa procedura për të marrë një vizë shkon së paku në dy-tre muaj, sigurimi i dokumenteve që kërkohen nga ambasada, janë një ferr i vërtetë për qytetarët shqiptarë. Çertifikata pa fund, dokumentet në shumë kopje, postime të shtrenja etj. “Nuk ke çfarë bën, duhet t’i sigurosh të gjitha, sepse jo rrallë ka ndodhur që u është refuzuar viza aplikantëve me motivin që mungon një dokument, i cili nuk u ishte kërkuar në fillim”, thotë një burrë, i cili pret vizën e së motrës. Ndërkohë, jo rrallë u duhet që të përsërisin dokumentet për shkak të skadimit të afateve të tyre, për shkak të vonesave në shqyrtim. Por procedurat tashmë nuk u duken të mundimshme shqiptarëve se sa pritjet e gjata dhe trajtimet përbuzëse. Shumica e të pyeturve para ambasadave shprehen se ndjehen të persekutuar vetëm e vetëm sepse janë shqiptarë. “Kur hyn aty brenda, duhet të rrish gatitu e të mos nxjerrësh zë, sepse të nxjerrin jashtë pa u diskutuar fare e nuk e merr më asnjëherë vizën”.


    Gjithmonë e më tepër para...

    Tashmë për të marrë një vizë në ambasadat e huaja në Shqipëri të kushton shumë. Por duket se procedurat janë sistemuar dhe askush nuk pret më radhën apo turret për t’i futur i pari dokumentet në ditën që dëshiron. Tashmë nëpërmjet një linje telefoni 0900 në ambasadën italiane mund të lësh takim ditën, kur duhet të paraqitësh dokumentet. Por kjo linjë kushton tepër. Sidomos atyre që nuk dinë se si jepen të dhënat në momentin që telefonon. Ata që janë sprovuar në këtë punë, nuk shpenzojnë tepër, minimalisht 500-1000 lekë të reja. Ndërsa të tjerët mund të harxhojnë një shumë të konsiderueshme parash, ende pa futur dokumentet për vizë. Por të tjerët, ata që i kanë kaluar më shumë se një herë këto peripeci mësojnë ata “fillestarët”. “Duhet të kesh pasaportën gati për ndonjë të dhënë që kërkohet apo dokumentet e tjera”, thonë shumë syresh. Madje ata i njohin dhe noterët që merren me dokumentet e duhura për në ambasadë, ku të ofrohet dhe ky shërbim, i cili kushton së paku 1500 lekë. E njëjta gjë ndodh dhe tek ambasada greke, e cila ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë një linjë tjetër, po kaq të kushtueshme 08085052.



    Paguaj për vizë dhe kur nuk merr një të tillë

    Pagesat për vizë duhet të na kthehen mbrapsht në rastet e refuzimit të tyre. Kështu thonë të gjithë aplikantët, të cilët në varësi të llojit të vizave, paguajnë një tarifë të ndryshme nëpër ambasada. Por kjo pagesë nuk u kthehet mbrapsht dhe kur atyre nuk u lejohet hyrja në këto shtete. Kjo konsiderohet prej tyre si padrejtësi dhe zhvatje, pasi, nëse është pagesë për vizë, duhet të mbahet vetëm në rastet ku u jepet një e tillë.



    Për Ministrinë tonë të Jashtme:

    Ju lutemi një përgjigje... jo për ne

    Askush nuk mund të ndryshojë gjë. Rutina e turpshme para dyerve të ambasadave duket se nuk mund të prishet. Madje as zyrtarët tanë të lartë të Ministrisë së Jashtme nuk pranojnë t’u përgjigjen pyetjeve që parashtroi për ta gazeta “ABC”. Madje dhe pas kapërcimit të hapave burokratikë, askush nuk denjoi të na thotë diçka. Çështje hierarkie, e cila nuk dihet se ku delegohet dhe si. Por gjithsesi shpresojmë që një ditë së paku t’i gjejmë përgjigjet dhe zgjidhjet në rrugët e trotuaret e mbuluar nga hijet e godinave madhështore e të lakmuara, ku qindra e qindra njerëz të dëshpëruar presin...

    Procedurat që ndiqen për të marrë vizë për në disa shtete

    Si të Aplikoni për një Vizë të Përkohshme (jo-emigrimi) në SHBA
    Aplikimet për vizat e Jo-Emigrimit, pranohen për të gjitha klasifikimet e saj, si psh: Vizat turistike, biznesi, studentesh, etj.
    Ka 3 (tri) mënyra për të kërkuar një datë takimi për të aplikuar për një vizë të përkohshme (jo-emigrimi):
    E-mail: evisaTirana@state.gov
    Emri, Mbiemri, Data e Lindjes, dhe Vendi i lindjes për secilin aplikant;
    Adresa: Numri i Telefonit/Celularit; Numri i Faksit (jo e detyrueshme); Adresa e e-mail-it; Qëllimi i udhëtimit (vizitë familjare, biznes, studime, etj.); Data kur mund të keni planifikuar udhëtimin (afërsisht). SHËNIM: Aplikantët të cilët dërgojnë kërkesën e aplikimit për vizë me anë të e-mailit, duhet të plotësojnë Formularët e Aplikimit për Vizë Elektronikisht në adresën e Internetit: http://evisaforms.state.gov/ Faks: Dërgoni me faks Formularin Kërkesë në numrin: 355-4-374-957; Mail Dërgoni me postë Formularin Kërkesë në adresën: Zyra Konsullore, Ambasada Amerikane, Rr. Elbasanit, Nr. 103, Tiranë, Shqipëri. Për një shërbim të shpejtë, aplikantët duhet të dërgojnë kërkesën e aplikimit për vizë me anë të e-mailit, dhe të plotësojnë Formularët e Aplikimit për Vizë Elektronikisht: http://evisaforms.state.gov/ Në seksionin konsullor do të pranohen vetëm individët që kanë një datë takimi. Kur kërkohet një intervistë, aplikantët nuk duhet të dërgojnë pasaportat, pagesat për vizat, apo dokumentet mbështetës bashkë me formularin kërkesë. Dokumentet mbështetës do të hidhen. Pagesat për vizat do të merren në ditën e takimit. Pagesa e tanishme për të aplikuar për një vizë Jo-Emigrimi është 100 Dollarë e cila nuk kthehet mbrapsht, Orari i pranimit të aplikantëve fillon nga ora 8:00 deri në orën 9:00 të mëngjesit, nga e hëna në të enjte. Orari i intervistave fillon nga ora 9:00 deri në orën 11:00 paradite. Dokumentet që sillen përpara datës së intervistës do të hidhen. Aplikantët duhet të sjellin të gjithë dokumentet me të cilat duhet të tregojnë që ata kanë lidhje të forta sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipërinë në ditën e intervistës.




    Si ta prezantosh një kërkesë për vizë italiane?

    Ku ta paraqesësh kërkesën?

    Për të marrë vizë në ambasadën italiane, duhet të bëni një kërkesë, e cila i dërgohet Konsullatës me anë të këtyre tri mënyrave:

    1- Me anë të faksit në numrin (00355) 4 250920
    2- Me anë të postës së rregullt
    3- Duke e çuar dorazi tek sporteli i konsullatës (këshillohet që të jetë i theksuar fakti që është një kërkesë vize)

    Këshilla mbi shkrimin e kërkesës

    Kërkesa duhet të jetë e shkruajtur në kompjuter ose makinë shkrimi. Formulari merret falas tek sporteli i Konsullatës ose mund të merret nga faqja e internetit: ëëë.ambitalia-tirana.com
    Duhet me patjetër që të shkruani shumë qartë emrin, mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit.
    Të theksoni me saktësi llojin e vizës që kërkoni psh (vizë punë, vizë studimi etj), motivin se pse duhet të shkoni në Itali dhe kohën që dëshironi të qëndroni.
    Duhet më patjetër që kërkesën ta paraqisni në mënyrë të avancuar para një kohe të caktuar nga ajo që dëshironi të niseni.

    Kujdes!

    Kërkesa duhet të paraqitet ekskluzivisht nga personi i interesuar
    Të gjithë dokumentet shqip duhen përkthyer në italisht dhe duhet të jenë të noterizuar.
    Të gjitha dokumentet e marra nga gjendja civile duhen legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri
    Kërkesat me mungesë dokumentacioni do të kthehen mbrapsht
    Informacionet mbi ecurinë e kërkesës do ti komunikohen drejtpërdrejt të interesuarit dhe asnjëherë me anë të telefonit.

    Vizë pune (dhe me karakter zonal) për në Itali, për një kohë qëndrimi të gjatë
    Dokumentet qe duhet te paraqiten:
    Pasaporta
    (Pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj mbas skadencës së vizës së kërkuar; pasaporta duhet të jetë e firmosur nga titullari).
    Fotokopje e pasaportës
    1 fotografi
    Formular i plotësuar në cdo pjesë të tij
    Kontrata dhe Autorizimi për punë
    Origjinali dhe fotokopja e kontratës dhe autorizimit për punë të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Punës italiane kompetente bashkë në Autorizimin e Kuesturës ( Nulla Osta).

    1. Nga 1.10.2003 çdo vizëkërkues duhet të paguajë çmimin e vizës në momentin e paraqitjes së kërkesës, pavarësisht nga lëshimi apo jo i vizës dhe në momentin e tërheqjes së vizës duhet të ketë 1200 lekë për legalizimin e kontratës .

    2. Zyra ruan të drejtën të kërkojë edhe dokumente të tjerë shtesë përveç atyre mës ipër, të cilat do të konsiderohen të nevojshëm për vlerësimin e lëshimit të vizës.

    3. Të gjitha dokumentet duhet të paraqiten në origjinal dhe të fotokopjuara.
    Kërkesat pa këto dokumente refuzohen drejtpërdrejt në sportel.



    Vizë për punë (punësim sezonal) në Greqi


    1. Pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër kalimi i njohur nga vendi ynë, në përputhje me pikat e përmendura në tabelën e dokumentave të udhëtimit në bazë të të cilave lejohet kalimi i kufinjve të jashtëm dhe që parashikohet pajisja me vizë.

    2. Çertifikatë lindjeje.

    3. Dëshmi penaliteti.

    4. Çertifikatë shëndetësore të legalizuar nga autoritetet kompetente nga ku vërtetohet se nuk janë mbartës të ndonjë virusi, që në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.

    5. Vërtetim i shlyerjes së detyrimit ushtarak.








    nga-Blerina Spaho

  8. #18
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Postimit te pare te kesaj teme eshte per ti bere copy-paste tek tema tjeter:'A e ka ndihmuar Amerika Shqiperine?"
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    mosfitimi i vizes amerikane nuk eshte arsye per tu hedhur nga kati pest. ka patur shkaqe te tjera qe e kan cuar ne depresion dhe kjo e fundit e ka cuar ne vetvrasje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    no comment
    failure is not an option!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •