Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nuk fitoi vizën amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeçari

    E Enjte, 13 Korrik 2006


    NUK FITOI VIZEN AMERIKANE, HIDHET NGA BALLKONI 52 VJEçARI

    KUÇOVE Pergjigja negative e Ambasades Amerikane ka qene fatale per Ilir Demirajn, i cili humbi jeten per shkak te depresionit.Humbet te drejten per t’u pajisur me vize amerikane, hidhet nga ballkoni i pallatit.

    Burimet zyrtare te policise se Kuçoves, njoftuan dje ne mesdite vetevrasjen e 52 vjeçarit Ilir Demiraj, lindur dhe banues ne lagjen “Tafil Skendo”, te ketij qyteti. Sipas ketyre burimeve, Demiraj, eshte vetevrare duke u hedhur nga ballkoni i katit trete te pallatit ku banonte, rreth ores 10.00 te dites se djeshme.

    Demiraj eshte derguar ne spitalin e qytetit, nga fqinjet e pallatit qe u ndodhen aty, ne moment, por fatkeqesisht perpjekjet e mjekeve kane qene te kota, pasi viktima kishte humbur jeten pak çaste para se te mberrinte ne spital.

    Banoret e pallatit nr. 7, ne lagjen “Tafil Skendo” te qytetit te Kuçoves, jane tmerruar kur kane pare me syte e tyre, renien nga kati i trete, te 52 vjeçarit Ilir Demiraj. Ata jane gjendur menjehere prane tij dhe jane perpjekur t’i vijne ne ndihme, duke e derguar ne spital.

    Sipas deshmitareve okulare, rreth ores 10.00 te dites se djeshme, Demiraj eshte pare duke ndenjur ne ballkonin e shtepise se tij, si zakonisht. Papritur, ai ka kercyer mbi parmak dhe eshte hedhur poshte. Ne ate moment gruaja dhe dy femijet nuk kane qene ne shtepi. Burimet policore shpjeguan se ata jane lajmeruar nga banoret e pallatit te viktimes, pak çaste pas tragjedise.

    Ne vendngjarje kane shkuar menjehere forcat e gatshme te komisariatit te Kuçoves dhe grupi i eksperteve hetimor. Sipas ketyre te fundit, Demiraj eshte hedhur nga ballkoni i tij, ne kushtet e nje depresioni te forte psikik. Burime nga grupi hetimor sqaruan me tej se, Demiraj nuk ka vuajtur me pare nga ndonje semundje e tille, por duket se shkak per kete depresion akut, ka qene humbja e shansit per marrjen e vizes amerikane, ne Ambasaden Amerikane ne Tirane.

    Demiraj ka qene fitues i llotarise amerikane DV 2006 dhe disa muaj me pare ai kishte fituar testin e pare. Ndersa dy dite me pare ai ishte paraqitur ne Ambasaden e SHBA se per testin e dyte, ku perveç shpenzimeve te tjera per sigurimin e dokumenteve te aplikuesit, ka paguar edhe shumen prej 3000 euro. Por, pergjigja e kesaj ambasade kete here ka qene per te fatale.

    Bashkeshortja e tij ka rrefyer ne polici, se pas kthimit nga kjo ambasade, Iliri ka qene shume i merzitur, por kurre nuk kishte shfaqur shenja depresive. Sipas saj, Iliri e kishte enderr Ameriken dhe mezi priste te shkonte atje. Disa vjet me pare, me ane te lotarise amerikane kishte ikur edhe e motra e tij e martuar, e cila kater vjet me pare kishte marre atje edhe nenen e tij.
    Dilaver Xhelili

    koha jone
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Ata te ambasades Amerikane eshte ti pushkatosh nje nga nje.Se mos vetem ata.Vizat ne shqiperi jan kthyer ne biznes dhe perfitim per disa. I shkreti popull thuaj.
    Kushedi i gjori si i ka gjetur ato para qe ka paguar,plus pergatitjes shpirterore.Depresioni e ka cuar ne ate akt mizor.
    Edhe me vizat turistike ashtu veprojne.Mire me te rinjte por dhe me pleqt.Thjesht u marrin 100$ edhe i kthejne.

  3. #3
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    Eshte per tu meshiruar fillimisht gjendja socialo-ekonomike ne Shqiperi. Kjo eshte cka i detyron njerezit te shohin Ameriken si pergjigjen e endrrave te tyre dhe arratine nga mjedisi mbytes shqipetar, edhe pse pjesa me e madhe zhgenjehen kur mberrijne ne "Token e Premtuar".
    Politika shqipetare ka mundesuar krijimin e nje shtrese super te pasur fale korrupsion/kontrabande, dhe nje shtrese shume te dobet financialisht duke eliminuar shtresen e mesme. E vetmja rrugedalje nga rrethi vicioz eshte emigrimi...

    Ngushellime familjes se paska lene dy femije jetime e dheu i qofte i lehte mbi shpatulla.

  4. #4
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Eshte per te ardhur keq sesi njerzit i japin fund jetes per nje amerike te ciles vetem emri i ka mbetur .
    Te gjithe e dime se shqiperia eshte e varfer , por dreqi ta haje te lesh gruan dhe 2 femije jetim per nje dreq vize , eshte vertet per tu habitur.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Mbase ka paguar shume lek per ate vizen edhe se ka marre sepse ne Shqiperi kemi arritur qe c"do gje behet me leke atje.Me vjen keq per familjen e tij qe ka lene nga pas.

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    budallek te vrasesh veten per nje viz po per femijet gruan nuk mendoj ai ?

    nese zoti me te edhe mend per te tjeret
    Partizoni

  7. #7
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Eshte shume per te ardhur keq. Sic duket ajo vize ka qene si shpresa e fundit per te dhe prandaj ka bere kete veprim kaq fatal. Mjer familja qe ka lene pas, se s'eshte vetem vdekja qe i plagos por edhe menyra qe ai ka vdekur eshte nje brenge e madhe per familjen.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ore ketij sja ka pasur fajin ambasada po koka e tij. sa shqiptareve i eshte refuzuar viza po te ishin sjelle si ky sdo kishte me shqiptar gjalle.

    dhe ka ca pasaktesira ne shkrim. ambasada amerikane 3000 euro? amerikanet sjane xhambaze qe te japin vize me pare. ky do jete refuzuar per pune dokumentash.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Sa gjynah i shkreti, do thone bota - Pse u hodh nga ballkoni ?

    Per nje vize ne amerike . A thua se dhe ketej kur te vinte po e prisnin te gjithe me duart plot. Nejse ai do kete patur probleme mendore - depresioni se kete gje do e bente dhe ne Usa , se do zhgenjehej prape me cdo gjente. Sa keq la kalamajte jetim .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Mendje eshte e shkreta ,se mos do dhe shume ...
    gjysmat e pareve i jep mbrapsht ambasada ,mban vec te intervistes (375 $per person) pjesen tjeter po nuk e more visen ti kthejne mbrapsht...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •