Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fostoksina

    Unė jam e llahtarshmja Fostoskina.
    S’mė gjendet ilaēi, aq me pak vaksina,
    Nė ju zunė drithmat ikni, shpejto, shkoni,
    Nė jeni mė trima rrini dhe mė dėgjoni.

    Unė jam njė kokėrr e hidhur, e thartė
    E sigurt dhe e bindur se jam e mjaftė,
    Tek pres me pritjen shkrirė nė gen
    Tė shkatėrroj jetėn e tė parit qė mė gjen.

    Ti ziej llavė vullkani atij kur tė guxojė
    Ti shpėrthej gjak prej ***** e shkumbė prej goje
    Ta shqyej - ta vdes, ta shkund - ta ngjall, ta pėrplas,
    Jetėn t’ja ngel si halė krapi nė gurmaz.

    Pse tė sillem mė mirė me atė qė mė pi?
    Pse pret qė ta dua kur s’do veten e tij?
    Mbi kollonat e finesės dhe delikatesės
    S’qėndron portė e vdekjes dhe as e varrezės.

    Unė s’jam mollėsheqeri, s’jam pėr tu lėpirė
    Ndaj kush mė provoi tė ish menduar mirė,
    Vetė pagoi biletėn pėr rrugėn pa kthim,
    Gjithēka qė provoi pėrfshihej nė ēmim.

    Kur oferta ime ėshtė mė konkuruese
    Ndėr tė gjithė ofertat e tjera asgjesuese,
    “Pėr merita tė larta ...” mė takon medalje,
    Njerėz ju mos qeshni, unė e kam pa tallje.
    wrong verb

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis Lexo Postimin
    Gorrica e pusit

    Nuk ėshtė mirė qė kush nuk i trembet Zotit tė sfidojė atė qė i trembet.
    Ksenofani (rr.570-500 P.K.)

    Meshtar i pėrunjėt qė rrugėn ke marrė drejt kishės
    Ndaloi pak hapat, bekoje dhe kryqin bėji gorricės.
    Mbi degėn e saj me gunga u var kėmbana e kėmbanares;
    A tė kujtohet, ti qave kur kishės ja hoqėn si manares,
    Kur gjaku i parrullave mbuloi lekurėn e saj tė bardhė,
    Ti nėme dhe mallkove, “...mos bėfsh kurrė njė dardhė.”
    Sikur tė ishte nga dardhat qė mbajtėn statujėn e Zeusit
    Dhe jo e ndrojtura e varfėr, e vogla Gorricė e pusit
    Ku s’mbeti pa u lidhur kalė, gomar dhe mushkė,
    Pėrsa nė kishė vinin dhėndėr e nuse, krushk e krushkė.

    Ty atėhere ta hoqėn veladonin dhe kryqin ta shkrinė
    Kėmbanoren e bėnė pikė vrojtimi, kishėn magazinė,
    Njė ēerek shekulli tė ndaluan tė shkelje nė kėto anė
    Dhe ti ēuditeshe kur dėgjoje tė binte ajo kėmbanė,
    Kryqin bėje dhe thoje tinėz “Zot qofsh i lėvduar!”
    E nga ta dish pa tė ta thėnė: I bija unė o i uruar,
    Unė ēamarroku qė ateistėt me quajtėn Djall i Madh
    Kur kėmbana mbi gorricė ishte vėrtet njė dardhė,
    Njė dardhė bronzi qė e kishte bishtin mbrapa
    Nga koha kur Shėn Pali hodhi kėtej tė parat hapa.

    Shikoja degės tė zhvoshkur tė gorricės vragat
    Janė aq tė thella sa mbi shpinėn e Jezuit plagėt
    Pse nuk pėrkulesh, nė gjunjė pse nuk bie meshtar
    Pse s’lutesh, falesh, para saj nuk ndjehesh mėkatar?
    Pse mos kėrkosh tė gjesh ku janė mjeshtrat e drurit
    Prej saj tė gdhėndin nė ikonostas a kryqin e altarit?
    Ti lexoj pa i thėnė mendimet e mbrapshta meshtar,
    Por druri i kėsaj gorrice nuk ėshtė dru pėr zjarr,
    Mos tė tė duket se ateisti, protestanti a djalli tė flet,
    Besomė: ėshtė i Tėrėmėshirėshmi, zėri i Atij vetė.
    Nga vargjet me te bukura shqip, qe kam lexuar keto vjetet e fundit.

  3. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė do tė bėsh ē'bėn globi, lodhesh kot.
    Ngjan me rrotėn e ekskavatorit
    qė ndėrsa krahu gėrmon njė gropė,
    sillet ajrit, stakuar prej motorit.

    Njėlloj si njė kone mburravece,
    lodhur se bishtin s'mundi ta kapė,
    nė makinė tė t'zot, nė ndenjėse,
    udhėtarėt pėrshėndet me llapė.

    Por, nė do qė tė rrotullosh globin
    hidh kėmbėt nė shtegun qė tė jepet;
    nė kjo trase pėrshkon gjithė Gobin,

    hap rrugė tė re, nėse tė shkrepet.
    Por ec, se ecje ėshtė jeta jote,
    ecje, nė rrotullim tė kėsaj bote.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •