Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Antika Diapolike

    Eja vdekje

    Cumque descenderet Moses de monte Sinai tenebat duas tabulas testimonii et ignorabat quod cornuta esset facies sua ex consortio sermonis Dei.

    Exodus: 34.29. Sophronius Eusebius Hieronymus - Latin Vulgate.

    O, eja Vdekje! verė tė pimė
    Njė gotė tė pret mbi tavolinė;
    O, lėre botėn sonte tė qelbet
    Perėndisė mos ja merr delet.

    O, eja Vdekje! veē sonte, ē’thua?
    Brirėt Moisiut ja dhashė hua.
    Nė qofsh e lodhur, shuaje urinė
    Zemrėn tė pjek, tė skuq mėlēinė.

    Gėzuar Vdekje! Funebre gotat,
    Atė muzikė ndjekin dhe notat.
    O, tė ftoj e dashur nė vallėzim
    Mbėshtete kafkėn mbi supin tim.

    Askush nė botė s’ta njeh dobinė
    Pėr ta je shtriga me pelerinė;
    O, galdoju Vdekje! shuaje dertin,
    Flake lekurėn mbaj veē skeletin.

    Mė shih, tė tė shoh me sy tė blerta
    Si gjethe prej tokės kur buis jeta;
    O, vdekje e dashur! o amshim!
    Tė tė puth, mė puth me ngazėllim!

    Zėri mpaket, tė fundit pėrpjekje:
    O, eja Vdekje, o, eja Vdekje...
    Njė fllad kalon ndėr pergamena,
    Hirin largon, nė bojė ngel rrena.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 12-07-2006 mė 12:11
    wrong verb

  2. #2
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Frikesisht e bukur poezi.

    Mė shih, tė tė shoh me sy tė blerta
    Si gjethe prej tokės kur buis jeta;
    O, vdekje e dashur! o amshim!
    Tė tė puth, mė puth me ngazėllim!
    My whores left me no time to get married.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njeri me zemėr shpendi

    Kur tė ndodh qė dehesh ndonjėherė,
    Kur ndėr deje s’rrjedh gjak por verė,
    Nuk je marioneta qė ulet, ngrihet,
    Ēdo fije qė tė lidh me jetėn, prihet.

    Kėmbėt nuk i ndjen, nuk zgjat dot dorėn,
    Sekonda qė shkon veē ta shton orėn,
    Befas rreh flatrat dhe kėrcen prej vendi:
    Fluturon, njeri me zemėr shpendi!

    Mes mjegullash tė dendura me shpezė
    Pėr mbrapsh nė kohė deri nė gjenezė,
    Nė njė botė pėrjetimesh tė magjishme
    Mes krijesash tė brishta dhe tė frikshme.

    Askush qė doje nuk tė gjendet pranė:
    Ti je vetė, vetėm, fare, hequr mėnjanė
    Nuk sheh nga avujt qė pėrbėjnė mjegullat
    Pengohesh nė rrėnjėt qė nxjerrin pjergullat.

    Pėrmbi pasqyrėn e tokės shihesh
    Dhe e lė veten vetėtimthi tė biesh
    Nėn tė plotfuqishmen forcė rėndese
    Pa ndroje, frikė, turp, nevojė pendese.

    Tė duhet kohė sa tė mbledhėsh hijet
    E njė nga njė tė lidhėsh tė gjitha fijet,
    Ke bėrė rrugėn qė bėri vetė Profeti
    Ndaj me kėto vargje tė pėrjetėson poeti.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gorrica e pusit

    Nuk ėshtė mirė qė kush nuk i trembet Zotit tė sfidojė atė qė i trembet.
    Ksenofani (rr.570-500 P.K.)

    Meshtar i pėrunjėt qė rrugėn ke marrė drejt kishės
    Ndaloi pak hapat, bekoje dhe kryqin bėji gorricės.
    Mbi degėn e saj me gunga u var kėmbana e kėmbanares;
    A tė kujtohet, ti qave kur kishės ja hoqėn si manares,
    Kur gjaku i parrullave mbuloi lekurėn e saj tė bardhė,
    Ti nėme dhe mallkove, “...mos bėfsh kurrė njė dardhė.”
    Sikur tė ishte nga dardhat qė mbajtėn statujėn e Zeusit
    Dhe jo e ndrojtura e varfėr, e vogla Gorricė e pusit
    Ku s’mbeti pa u lidhur kalė, gomar dhe mushkė,
    Pėrsa nė kishė vinin dhėndėr e nuse, krushk e krushkė.

    Ty atėhere ta hoqėn veladonin dhe kryqin ta shkrinė
    Kėmbanoren e bėnė pikė vrojtimi, kishėn magazinė,
    Njė ēerek shekulli tė ndaluan tė shkelje nė kėto anė
    Dhe ti ēuditeshe kur dėgjoje tė binte ajo kėmbanė,
    Kryqin bėje dhe thoje tinėz “Zot qofsh i lėvduar!”
    E nga ta dish pa tė ta thėnė: I bija unė o i uruar,
    Unė ēamarroku qė ateistėt me quajtėn Djall i Madh
    Kur kėmbana mbi gorricė ishte vėrtet njė dardhė,
    Njė dardhė bronzi qė e kishte bishtin mbrapa
    Nga koha kur Shėn Pali hodhi kėtej tė parat hapa.

    Shikoja degės tė zhvoshkur tė gorricės vragat
    Janė aq tė thella sa mbi shpinėn e Jezuit plagėt
    Pse nuk pėrkulesh, nė gjunjė pse nuk bie meshtar
    Pse s’lutesh, falesh, para saj nuk ndjehesh mėkatar?
    Pse mos kėrkosh tė gjesh ku janė mjeshtrat e drurit
    Prej saj tė gdhėndin nė ikonostas a kryqin e altarit?
    Ti lexoj pa i thėnė mendimet e mbrapshta meshtar,
    Por druri i kėsaj gorrice nuk ėshtė dru pėr zjarr,
    Mos tė tė duket se ateisti, protestanti a djalli tė flet,
    Besomė: ėshtė i Tėrėmėshirėshmi, zėri i Atij vetė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 16-10-2006 mė 09:26 Arsyeja: +Amen+

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    wow...nice diabolis.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Vėrtet wow! Duket sikur ke kaluar nė njė shkallė tjetėr poetike. Rima nė shqip nuk ka tingėlluar mė bukur se kaq...

    Fiori

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Antika Diapolike

    A-ja e parė si tė ishte njė kazmė
    Ra mbi rrėnojat e njė shpirti fantazmė.
    Dilni prej nėntokės, flakni baltėn harrim,
    Fshije pluhurin ėndėrr, shkundu vegim.

    Nė rilindjen tuaj i kapluar nga frika
    Me duar qė mė dridhen po ju pres Antika.
    ... Me krah tė prerė, ... me kokė tė shfytyruar
    Tė ringjallni sė vdekuri jetėn e begatuar.

    Ti ringrini botės, si dikur, qytetėrimin
    Para se luftrat tė mbillnin shkatėrrimin;
    Nėn drita projektorėsh, llambash e blica
    Altari i kohės ju pret pėr sakrifica.

    I shfaqni kokėulura hiret, bukuritė
    Si dora e mjeshtrit tuaj i ka skalitė,
    Shpinėn le t’ju kthejė bota ēmendurake
    Tė paturpshme qėndroni, fjalėpake.

    Kallot e ashpra tė duarve qė ju lėmuan
    Tė jenė veshjet e vetme qė ju mbuluan,
    O krijesa tė sinqerta, tė padyllta,
    Antika Diapolike, nga lėnda tė yllta.

    Andej nga po shkoni nuk mundem tė vij,
    Rruga ime ka fund, juaja – pafundėsi.
    Ju dėgjoftė zėri vetėm pėr tė mirė,
    Lamtumirė tė dashura, lamtumirė...
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Imdheu

    Imagine
    John Lennon

    Zoti s’e pagėzoi prej atit si Atdheu
    S’ėshtė vendi ku linda, Mėmėdheu,
    Nė tė as bie e as ngrihesh si Anteu
    Ku mė shkelin shputat ėshtė Imdheu!

    Hapat qė hodha deri mė sot nė botė
    Mbi ujra, ajėr, a pėrmbi tokė tė fortė
    Kėto qė po hedh e tė tjerat ndėr mote
    Pluhur, Imdheut do t’ja kthej nė mortje.

    Mund tė jetė imi ēka ishte Imdheu juaj
    E zhdukur ndarja vendas dhe i huaj;
    S’ka kėnd mbi botė ku unė tė druaj,
    Fėmijė a plak, kėmbėzbathur tė luaj.

    E nė mė varshin pėr gjuhe, pėr litari
    Imdheu ėshtė gropa ku qėndron trari,
    Sa s’kam fatin qė ka kur shkon i vrari,
    Sa unė jam, i fundit jam aq sa i pari.

    Tė gjallė mė djegshin, mė ziefshin copa
    Imdheu ėshtė helli, ēengeli tek vorba,
    Ėshtė gjaku qė i ngel xhelatit nė rroba
    Ėshtė guri ku pastron sqepin korba.

    Se nė Imdheun tim ligjin s’e bėn turma
    Nėn flamurin qė ka si shėnjė dy gjurma,
    Dėgjohen tinguj dashurie e jo zhurma.
    Imdheu: prej ku linda deri thellė nė tuma.
    wrong verb

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Duke pare Hitchcock e duke lexuar poezine ...
    Iu ktheva 3 here, se s'na servir me gjera te kollajshme..

    Ka te drejte Fiori qe thote se ke ndryshuar. Poezia tani sikur ka brenda Khayyam dhe Poe .. ose me duket mua...ose dua une qe te kete...

    Gjithmone me pelqen ajo cka shkruan.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Soneti i kokės sė prerė

    Lavdi pėr ty, racė njerėzore!
    Kėtė sonet ta jap me pėrkushtim;
    Fisnike je sa je dhe carnivore,
    E prekshme je sa je edhe vegim.

    Ke ngritur njė botė pėrjashtimesh,
    Si nė njė trup ku lidhet ind me ind;
    Me nerva tė ēelikta arsyetimesh
    Dhe mė rebelin tė pėrulet - bind.

    Nė mos e bėftė, fatin ka shkruar
    Dhe orėn gjatė nuk do ta presė;
    Vullneti yt, racė e papėrtuar,
    Ėshtė tehu i mprehtė nė presė.

    Pse sheh hutuar? Shpėrndahu turmė!
    Koka e prerė nuk bėn mė zhurmė.
    wrong verb

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •