Close
Faqja 26 prej 68 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 671

Tema: Ne Liban

  1. #251
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Cdo shtet ka te drejte te vetembrohet dhe te egzistoje. Izraeli eshte nje shtet i cili qe nga krijimi i tij e deri me sot ka bere nje lufte per mbijetese me fqinjet e tij arabe te cilet kane pasur dhe kane per qellim zhdukjen e tij....

    Besoj se cdo shtet keshtu do vepronte nese sulmohej. Tani propaganda dhe budallalleqet e disa pro-islamikeve ketu jane gjera qe priten.

    Nese ketyre islamikeve iu vjen keq per Libanin atehere le ti bejne thirrje Hezbullahut te carmatoset dhe te lejoje qeverine e LIBANIT te marre nen kontroll gjithe territorin e shtetit e jo te lejoje qe pjesa jugore te kontrohollohet nga milicet hezbollahe.

    Perderisa Izraeli sulmohet ka cdo te drejte te pergjigjet.
    Kur te kryeni funksionin ekulibrues mundohuni te jini me teper se nje gur/etj. kandari.

    Ka te drejte tu pergjigjet por jo femijeve te pafajshem. Kur nis ushtaret per lufte nuk t'i presin me trendafila por t'i marrin dhe peng.
    Gjithe konflikti dhjetravjeēar qe na e paraqisni si nje lufte per mbijetese eshte shume me i komplikuar dhe pergjegjesia bie mbi Izraelitet jo me pak se Arabet.
    Politika, shtypja, dhuna, pushtimi, burgosja individuale dhe territoriale e Izraelit jane pergjegjes per palestinezet ne Liban (te pakontrollueshem nga ky shtet- "produkt nderkombetar" te brishte por relativisht paqesor) dhe gjithe te shperngulurit palestineze ne rajon. Superfuqite dyfytyreshe bejne mire qe bashke me terrorizmin e arabeve te denojne edhe terrorizmin e nje shteti, terrorizmin e ketyre fotove:
    http://www.informationclearinghouse....ticle14069.htm

  2. #252
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Per tanin (asnjeanes!) dhe ēifutet e tjere, qe i japin te drejte Izraelit:

    http://www.informationclearinghouse....ticle14069.htm
    Shume rrenqethese fotot. Qimet e qafes mu ngriten perpjete kur i pashe.

  3. #253
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Leni propaganden e fotove, se arabet po hedhin ne ere me nga 100 vete ne dite ne Irak, per shkaqe feje sunni e shia, e Izraeli nuk ka vra ne 2 jave sa vriten perdite ne Irak. Kush jau ka fajin?

    Mandej, vete shefi i UN ne Liban akuzoi direkt Hezbollahet si frikacake qe fshihen ne mes te civilave. Ky dhe jo Izraeli asht shkaku i viktimave civile.

    Izraeli ka lajmerue me fletushka, altoparlante etj popullsine qe te largohet, dite ma pare, per shkak se shumica e raketahedhesve hezbullahe ndodhen ne oborre shtepijash.

    Po ashtu mijra tonelata bomba qe jane hedhe ne Liban do te kishin zhduke gjysen e Libanit, po te kishte qellim civilet. Dhjetra apartamente u shkatrruan ne Beirut (qendra e lagjes hezbullahe) dhe asnje viktime. Gjenerali izraelit pohoi se ishin siguruar qe nuk kishte banore para bombardimit.

    Kjo asht kontrast i plote me terroristat hezbullah qe hedhin raketat me qellimin e vetem me vra sa ma shume civile izraelite qe te jete e mundun. Prandej i hedhin raketat ne qytete e jo ne kufi ku ndodhen tanket e artileria, apo aeroporte etj.

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    OKB-ja kėrkon 150 milionė dollarė ndihmė pėr Libanin

    Apel pėr ndihmė nė vlerė prej 150 milionė dollarėve, tė dedikuara pėr Libanin, theksoi Organizata e Kombeve tė Bashkuara.
    ...



    Mjetet do tė dedikohen pėr qindra mijėra libanezė, tė cilėt janė tė detyruar t'i braktisin shtėpitė e tyre pėr shkak tė ofensivės ushtarake izraelite.

    Kjo shumė e parave ėshtė e domosdoshme, pėr t'u ndihmuar gjatė tre muajve tė ardhshėm rreth 800.000 civilėve, deklaroi zėvendės sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Jan Egeland, i cili potencoi se, nėse vazhdon ofensiva izraelite, situata mund tė bėhet shumė mė dramatike./B.H./Liria
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e etan
    Anėtarėsuar
    24-09-2004
    Vendndodhja
    Kamerun - AFRIKA QENDRORE
    Postime
    91
    Shume rrengjedhese fotot ,,,, epo keshtu eshte " demokracia mbrohet me gjak " asgje se ndal shtetin terrorrsit te Izraelit

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    A.Saudite ka deklaru 2 miliard dollare per Libanin, mbasi te pushoje lufta.

    500 miljon per emergjence, 1.5 miliard per rindertim. Pra nuk merr vetem Izraeli ndihma, puna asht se po nuk zhduken terrorizmin, ato pare kane me i shkue si krypa ne uje.

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Hezbollahu ne ket konflikt pervec arsyeve fetare edhe faktit qe asht masha e iranit nuk ka kurrfare te drejte as historike as toka, prona, shpronesime etj.

    Hezbollahu ka per qellim zhdukjen e Izraelit, pavarsisht se asnji antar i kesaj organizate nuk jeton as ka jetu ndojhere ne Izrael.
    2 200 asht numri i bombave te hjedhuna prej Hezbullahut ne qytetet e Izraelit.
    Fillimisht qe agresion i tyne brenda territorit izraelit e jo anasjelltas. Ao po bajne vec punen e Iranit per me e perqendrue vemendjen tjeterkund prej programit atomik te Ahmdinexhadit.

    A keni pyet se pse nuk ka protesta ne boten muslimane, kur per do karikatura ishin gadi me ba shkrumb e hi gjithcka? Pse jo tash???

    Se ato civila te vrame jane vec kurban per projektet e cmenduna megalomane te presidentit iranian. Jane vec kurban ne luften per me dominue boten islame. E kete muslimanet e vendeve tjera e dine.

  8. #258
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Jam i sigurt se e din qe si ka as 60 vjet kur Izreali, i perkrahun nga grupet terroriste Irgun dhe Stern Gangs vrane e debuen Palestinezt prej shpive tyne; vodhen ma shume 70 % t’Palestines dhe e zevendsun popullin me jahudi t’krejt anve t’botes.

    Izraeli ka shkelun ēdo ligj nderkombtar qe ka pas per qellim mbrojtjen e popullsise civile, per me mrri ku asht.

    Themelet e shtetit t'sotem i ka ngrit (me terrorizem) permi gjakun e Palestinezve dhe per kete arsyeje kurr nuk ka me pas rehati.

  9. #259
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    tani 26,

    e dime qe te ka lodhur propaganda anti-amerikane dhe anti-hebraike ketu ne Greqi, mbase ky ishte edhe shkaku qe fillimisht si avatar kishit flamurin e Davidit.... por nese Greket e teprojne nuk do te thote se te tjeret jane 'te lare".

    Nese ti e ben thjesht se te eshte krijuar ideja se po behet padrejtesi nga mediat greke mbi Izraelin dhe SHBAne.... atehere te ndaj me te vertet nga Shqiptaret e tjere qe i ndjek akoma sindromi i Italise, Rusise apo Kines (tani vetem emri ka ndryshuar por i njejti sindrom na ndjek... sindromi i skllavit). Ishte ky sindromi qe na bente te na mbushej zemra mal kur na thoshte profesori sesi Bashkimi Sovjetik "mbyti" Gjermanine (edhe Shqiperia ta kishte korrur kete fitore nuk do na behej aq shume qejfi), pastaj sigurisht qe kur luante psh. Italia me Suedine futboll te gjithe Shqiptaret ishin me Italine ("si jo mer plak fuqia e trete ne futboll", pavarsisht se ate vit mund te kishin skuader te mire Suedezet pavarsisht faktoreve shpirterore), kur degjonim per bemat e Kinezeve na pikonte loti si gur .... edhe se mos bente gafe Tajvani ta vinte me Kinen se sigurisht qe Kina heroike do i thynte permes. Sindromi sot ka ndryshuar emer e ka emrin Amerike edhe ne qeramanet, qe fatkeqesisht me trurin e buallit qe kemi pak gjera kemi arritur si popull, tani sigurisht qe perseri do behemi me te fortin (sic u beme me Italine, Rusine apo Kinen).... se per ne gjeja pare qe llogaritet eshte frika (50 vjet nuk ishin pak) nga me i forti, edhe na zen tmerri vetem me mendimin se ekzistojne popuj ne kete bote qe ende kane shpirt (ah mer Skenderbe pse vdiqe!)!


    Une ta thash nje here se mire do ishte qe me keto lloj nderhyrjesh qe beni ju dhe disa te tjere... me mire te hidheni andej nga forumi i historise boterore, sepse nuk eshte e vendit qe te fillojme te hapim enciklopedite nga e para. Posacerisht per ju kam hapur edhe nje teme, ne firmen time ku mund te lodhni syte (se per libra ju ka kaluar koha).

    Po mire Historine e Palestines qe nuk e keni lexuar, po Historine e Shqiperise a e keni lexuar ndonjehere, po nese e lexuat mos kishte gje firmen e Milloshevicit ne fund? Se edhe nxenesit e Milloshevicit te kishit qene mendime te tilla nuk besoj se do na i sillnit! Edhe Shqiptare qe biejne ndakort se i ardhuri duhet t’i marri pasurine vendaliut, i ardhuri duhet te bej gjenocid mbi vendaliun, i ardhuri duhet te gjimoje vendaliun edhe kur ta ket nxjerrur nga shtepia e vet (sic gjmonte UDBja intelektualet kosovare ne mes te Gjermanise dhe Frances) …. me mendime te tilla vetem nje vend meritoni… ne ato hetusite e milicise serbe ku te fusnin elektroshokun, te mpinin kembet me thuper edhe mos te flas se ku ta fusnin majen e shishes…. E pra vetmbrojtje kerkonte edhe Serbia!

    Kush ka lexuar Historine e Shqiperise do gjej nje ngjashmeri midis Shqiptareve te shekullit ne 19 me Palestinezet e shekullit 20 biles akoma edhe me Kurdet e shekullit te 19 dhe te 20! Shqiptaret nuk i mbeshteste asnje shtet fqinje i Ballkanit dhe e gjithe Europa bente si shurdhe kur kerkonin Shqiptaret te drejta, Greket na I kishin vene emrin “turkalavani” se gjoja ne luftonim per pushtuesin turk, Serbet nuk na njihnin fare, Bismarku beri pyetjen “ekzistonka nje komb i tille” perballe delegacionit shqiptar, Porta e Larte na ndau ne dhjetra vilajete dhe na i ndroi proporcionet e popyullsise sipas nevojave te rastit…. me ne fund u kujtua Italiani me Austraiakun kur pane se po perforcoheshin ne demin e tyre Serbia me Greqine… e keshtu u ndame ku koka dhe ku kembet.

    Ne rastin e Palestinezeve, mbikqyresi britanik inkurajonte emigrimin e Hebrejve europiane ne Palestine, Hebrejte me te vene kembe filluan terrorin me qellim qe te ndrojne proporcionet ne zone…. dhe sic thonin Serbet se jemi popull i lashte ne zone dhe se gjoja Shqiptaret ishin shtegtare aty, filluan edhe keta me Talmudin te vertetojne se kishin te pakten 5000 vjet aty (pavarsisht se Aramejte perbenin pakice ne zone qysh nga epoka romake, pavarsisht se Aramejte nuk lane popull e race pa u perzier… dhe u perzien aq shume per aq shekuj saqe keta Izraelitet e sotem me shume jane Gjermane, Ruse, Ceke, Polake e Amerikane apo Arabe sesa Aramej !). Por prape historia nuk mbaronte aty keta mbas luftes se dyte boterore ne vend te kthehen ne shtepite e veta andej nga i kishin u rrasen te gjithe ne Palestine pa i thirur kush. Dhe perseri e gjithe bota e qytetruar doli kundra Palestinezeve (sic bene ne Konferencen e Londres kundra Shqiptareve !) dhe pa pytur askend filluan te ndajne kufinjte (sic bene me Ballkanin, Lindjen e Mesme, Azine Qendrore dhe Afriken !) dhe Izraelin e ndertuan brenda dites kurse popullin vendali palestinez e lane me nje premtim. Dhe Izraelitet ne vend te gezoheshin qe me ne fund fituan nje shtet vepra e pare qe bene ishte shpallja e qytetit, qe ende nuk ishte ndare se ku do shkonte, Jeruzalem ne kryeqytet. Pastaj ju pyetet pse Arabet i hapen lufte Izraelit…. Akoma doni pergjigje ?

    Po mire Arabet po Palestinezet cfare i’u bene ? Pergjigja : asgje prej gjeje ! Perseri te kujtohet historia e Shqiperise : aleatet ballkanik i hapen lufte Portes dhe para se te vrisnin osmanet e armatosur ia nisen me Shqiptaret (1912).

    Keshtu ne 1948 filloi gjenocidi i pare palestinez . Plani : ne token e Izraelit pronat i’u perkasin Izraeliteve, por meqenese shumica e Izraeliteve ishin refugjate aty dhe nuk kishin asnje vertetim pronesie duhej te largoheshin te zotet e pronave.900.000 Palestineze morren rrugen e shtegetimit, fillimisht ne zonen palestineze qe nuk i njihej Izraelit dhe ne shtetet veriore (Irak, Siri, Kuvajt).

    Ne 1956 Izraeli pa i bere askush asgje vajti dhe goditi Egjyptin ! Komploti ishte pergatitur ne Londer dhe ne Paris, kombetarizimi i Suezit merziti Kolonialistet te cilet kishin nenshkruar disa vite me pare nje marreveshje se po te hynte dikush ne Suez do perdornin force per ta rimarre…. E logjikisht Izraeli ishte « ushtria e huaj » aty, futen Izraelin ne Suez dhe ne vend te godisnin Izraelin vajten qy te tre dhe goditen Egjyptin ! Si thate ju, kush e kishte fajin ?

    Ne 1967 Izraeli befasisht goditi Egjyptin, Sirine, Jordanine dhe palestinezet. I morri Sirise Golanin, Egjyptit dhe Jordanise Sina’ane kurse Palestinezet i la pa gje fare. Ishte perfundimi i gjenocidit. Plani : te mos mbetet palestinez ne tokat palestineze, pasurite dhe pronesite e Palestinezeve te kalojne ne duart e kolonialeve hebraik. Keshtu Izraeli kerkonte nga gjysma e tokes se tjetrit ta merrte te gjithe, megjithese edhe gjysma i’u dha abuzisht ! Mijera Palestineze do mbushnin Jordanine, Sirine, Egjyptin.

    Po pse mbaroi me kaq drama palestineze ?

    JO

    Atje ku vajten i gjimonin avionat izraelite, akoma edhe ne Tunizi i goditen !

    Palestinezet kishin ngelur pa toka, pa shtepi, pa pasuri, pa te ardhme, pa mbeshtetje (se shtetet arabe ishin nen presionin izraelito-perendimor) pa shprese.

    Dhe atje ku nuk i ndihmonte me njeri filloi veprimtaria palestineze e armatosur qe sot gjithe bota e quan « terrorizem », por per gjenocidin izraelit nuk po flet njeri akoma.

    Dy ishin format e pergjigjes palestineze : lufte e hapur/rebele dhe me pas goditje „terroriste“.

    Lufta e hapur filloi nga Jordania ku ndodheshin 500.000 Palestineze. Kundrapergjigjet e shkaktarit izraelit sollen P.L.O., me kryetar Jaser Arafatin, ne lufte me pushtetin filoamerikan jordanez. Per dhjete dite perleshjesh Huseini (andej nga 1970) vrau 4200 Palestieneze ! Pas persionit amerikan Huseini i deboi te gjithe palestinezet nga Jordania (se ku do shkonin keta njerez nuk i behej vone Amerikes dhe Izraelit).

    Organizatat « terroriste » ishin te ndara ne tre grupe : majtiste, nacionaliste dhe islamiste (te fundit !!!!).

    Ne organizatat majtiste kryesorja ishte Balli Popullor per Clrimin e Palestines. Kryetar i organizates ishte greko-ortodoksi (term fetar dhe jo kombetar) Zhorzh Abas. Perpara ketyre Hamasi e te tjeret ne ato kohe ngjanin si nje tufe langaraqesh. Terroristet e Majte, shume prej te cileve ishin greko-ortodokse, mendohet te kishin lidhje me KGB, Brigadat e Kuqe te Italise, Gjermanise dhe Japonise sidhe me disa organizata greke. BPCP ka kryer goditjet me sepktakolare qe jane kryer ndonjehere kundra Izraelit dhe goditjet e tij, ne kundershtim me Hamasin, beheshin edhe jashte Izraelit (Athine rembim avioni izraelit, Aman rembim kater avionash etj. etj. etj.). Vec te tjerash kane kryer edhe goditje neper autobuza me femije shkolle. Pra saper hollesi organizata e pare terroriste nuk ishte islamiste ne Palestine (pertej Palestines nuk ju siguroj). Ne vazhdim BPCP u nda ne BPCP dhe Ballin Kombetar per CP, keta dytet u bene me modeste. Nga kjo ndarje lindi edhe Shtatori i Zi qe kreu goditjen ne Menyh kundra skuadres izralite, ne bashkpunim me Bigadat e Kuqe gjermane (me vjen keq por perseri nuk ishte as Fatahu e as Hamasi mbrapa goditjes). Ne vazhdim renja e terrorizmit te kuq ne Europe –te shenojme ketu se shume kristiane palestineze ishin rehabilituar mire ne Europe dhe keshtu ndihmonin BPCP- dhe permiresimi I Kristianeve palestineze por edhe largimi me I madh I tyre nga Palestina ne krahasim me te tjeret shpuren ne zhdukjen e ketyre orgnizatave dhe ne triumfin e te tjereve. Megjithate shume Kristiane jane akoma edhe sot anetare te organizatave nacionaliste.

    Organizatat Nacionaliste kishin si koke Fatahun, qe e hapi J. Arafati ne Kuvejt. Ishin organizatat me modeste, ne krahasim me te tjerat… ngase gjithmone u mundonin te sillnin dialogun midis kraheve te kunderta. Keto orgniazata krijuan P.L.O. dhe u bene me te dashurat midis Palestinezeve e keshtu edhe perfaqesuesit e kauzes palestineze neper bote. Megjithate nuk mundet te mohet bashkpunimi i tyre me organiztat e tjera dhe lufta me e madhe e tyre u dha ne Liban ku per nje muaj rrjesht, gjate gushtit (si tani) te 1982 gjendeshin te rethuar nga ne Bejrut nga forcat e Sharonit.

    Organizatat islamiste ne Palestine u shfaqen te fundit (nuk e them per mburje por per informacion per ata qe vdesin per hollesira). Dhe si shumica e organizatave terroriste islamiste edhe keta, me Hamasin ne krye, ishin import egjyptian (prandaj e kam thene qe te behet kujdes ndaj Egjyptit por edhe Sirise sepse cdo rryme arabe aty e gjen zanafillen). Hamasi, si Xhihadi Islamik, Wahabet etj. etj. jane te gjitha pjella te Vellezerve Muslimane te Egjyptit. Vellezrit Muslimane linden gjate luftes se pare boterore, me frymezues Hasan al-Benan, por nga rinovues u katandisen ne shume gjera. Per sa kohe qe Egjyptin e qeveriste Naseri keta ishin pothuajse ne paralize, dmth. ato vitet qe lindi kryengritja palestineze islamistet mungonin. Sepse nga njera ane Naseri i kishte kalbur neper burgje dhe nga ana tjeter Naseri kishte dalur vet si bashkues i Arabeve dhe si mbrojtes i Palestinezeve dhe te shtypurve te tjere muslimano-arabe…. e pra VM kishin humbur shkakun e ekzistences. Por mbas njohjes se Izraelit, me marreveshjen e Camp Davide, nga Sadadi keta do vrasin kete te fundit, ne 1981, dhe qysh atehere do hapen si kerpudha ne te gjithe boten muslimane…. Aleati i tyre : politika e Izraelit dhe paaftesia e qeverive arabe ti kundervihen.

    Prandaj pyetja sot nuk eshte c’mundet te bej, psh. Siria apo Iraku kundra Izraelit (se asgje nuk mundet) pyetja eshte cfare pason mbas renjes se Sirise dhe Irakut?

    Qe t’i kthehemi Palestinezeve me Izraelin. Pasi u debuan nga Jordania P.L.O dhe refugjatet e tjere iu drejtuan Libanit.

    Ne 1973 Siria me Egjyptin i hapen lufte Izraelit, i cili pervecse i kishte mbushur plote me Palestineze ju kishte marre Golanin edhe Sinaane. Tani ju si thoni cfare lufte ishte, mbrojtese apo sulmuese (duke pasur parasysh edhe ato kriteret qe po na veni sot me Libanin) ?

    Por meqenese Arabet nuk arriten cfare deshen dhe u gjenden te bllokuar diplomatikisht, megjithese kishin arritur suksese te tjera (fuqi midis OPEC, dem serioz ndaj ushtrise izralite etj.)… filluan te ndrojne politike ndaj Palestinezeve.

    Akoma dhe nje here, si Shqiptaret, do gjenden vetem pa asnje mbeshtetje Palestinezet !

    Pastaj vijoi lufta e Libanit, ku Egjypti nuk morri pjese ngase Sadadi dhe Mubaraku –qe e ka shpallur Egjyptin ketu e 25 vjet ne gjendje te jashtzakonshme- i kishte armiqt brenda vendit, Vellezrit Muslimane, kurse Asadi i izoluar diplomatikisht nga te gjithe u kthye nga mbrojtes ne armik i P.L.O.se.

    Perfundimi : 150.000 te vrare nga lufta civile, qe sot Izraeli po na e rikujton, shume prej tyre Palestineze !

    P.L.O. dhe Mojsiu, Jaser Arafati, morren perseri rrugen e mergimit dhe pas shume bredhjesh perfundoi deri ne Marok !

    Me ne fund pas perpjekjeve te Kishingerit fillimisht dhe te qeverise Karter ne vazhdim u nenshkrua marreveshja me e madhe midis Arabeve/Egjyptit dhe Izraelit. Kjo marreveshje ishte padyshim sukses i Karterit dhe na tregoi se po te duan Amerikanet mund te zgjidhin shume probleme atje poshte. Saper sqarim, pushteti Karter ishte nga te paktat ku lobet dhe agjentet kishinn fjale te dobet…. por sigurisht, qeveri te tilla nuk e kane jeten te gjate ne Amerike !
    Camp David i kushtoi nje plumb ne koke Sadadit dhe nje plumb ne koke Rabinit, qe deshi me vone te perfundoj negociatat qe nisen nga atje…. duke na treguar se ekstremistet tashme zore se thyen!

    Pas marreveshjes se Camp David, nese nuk e kam gabim, u kthyen edhe Paelestinezet perseri ne Palestine (se nuk i mbante me njeri…. me ndihmen e Izraelit, qe cuditerisht ishte kthyer ne kopjon e Hitlerit… sic gjimonte Hitleri Hebrenjte keshtu gjimonin edhe keta Palestinezet kudo qe te shkonin). Pastaj filloi plani i trete : t’i lejne pa buke e pa uje deri sa te vdesin nga « shkaqe natyrore ».

    Konkluzioni : pak popuj kane vuajtur si Palestinezet ne shekullin e 20 ! Po mos kishin dalur koka si Jaser Arafati sot rrezik bota do e kishte harruar se ekzistonin dikur edhe Palestinezet (prandaj duan te na i nxjerrin terrorist Arafatin te pafytyret qe nuk i do askush, se Arafatin edhe te vdekur nuk do e harrojne)! Izraeli vret e pret, Arabet s’munden te bejne gje, ekstremistet dalin heronje, populli i ndjek…. botes nuk i rruhet… mjere ata qe e kane per kismet te jetojne ne ate rajon (dhe ne te tjeret qe i kemi komshij) !

    Uroj me ne fund t’i keni marre nja dy njoftime se sa shume e mbron veten Izraeli dhe se sa « terroriste » jane Palestinezet...


    Saper Libanin nuk kam c’tju them me… akoma nuk u ngopet me 150.000 apo me teper te vrare ?

    Saper Hesbollhaun edhe Iranin do e hap thesin kur te bini ndakort se femijet libaneze kane te drejte te jetojne!

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Lumnjani
    Jam i sigurt se e din qe si ka as 60 vjet kur Izreali, i perkrahun nga grupet terroriste Irgun dhe Stern Gangs vrane e debuen Palestinezt prej shpive tyne; vodhen ma shume 70 % t’Palestines dhe e zevendsun popullin me jahudi t’krejt anve t’botes.

    Izraeli ka shkelun ēdo ligj nderkombtar qe ka pas per qellim mbrojtjen e popullsise civile, per me mrri ku asht.

    Themelet e shtetit t'sotem i ka ngrit (me terrorizem) permi gjakun e Palestinezve dhe per kete arsyeje kurr nuk ka me pas rehati.
    E ke marre vesht gabim. Ku u shpartallue P.osmane mbas L1B, lindi problemi i zotenimeve te saj. Mbi bazen e kushteve te athershme u krijuen disa shtete arabe, si dhe u mor ne konsiderate kerkesa e hebrejve me pase edhe ata nji shtet te vetin ne tokat ku kishin pas jetue gjithmone, ndonese si rezultat i pushtimit arab e turk arabet ishin shumice.

    Atehere nuk ka pase cashtje palestineze as popull "palestinez" por arabe dhe izraelite.

    Ne vitin 1948 OKB e njofti shtetin e Izraelit, dhe po keshtu e gjithe bota me perjashtim te shteteve arabe.
    As ne kete kohe nuk kishte palestine por territori i sotem i Palestines e izraelit pretendohej i ndame midis Jordanise dhe Egjyptit.

    Ne vitin 1948 vendet arabe perfshi A.Saudite etj etj nja 6 shtete bane koalicion dhe deklaruen se do ti hidhshin (mbytnin) te gjith "cifutet" ne det.
    me ket rast u bane thirrje arabeve ne Izrael te largoheshin per pak kohe sa te pastronin Izraelin prej izraeliteve, e ma vone do te ktheheshin prape.

    Keshtu u larguen 300-400 mije palestineze-arabe, shume prej te cileve kishin ma pak se 2 vjet qe kishin shkue ne Izrael si punetore per shkak te investimeve e punes qe ishte hape aty.
    Mirepo lufta nuk shkoi si e mendojshin arabet. E kete pune arabet e persriten nja 5-6 here me te njajtin "sukses" me perjashtim te faktit se nuk pati ma as largime e as shperngulje.

    Kur e pane se Izraeli nuk mund te zhdukej kollaj, se hebrejte nuk ishin shume te gatshem me u mbyte ne det me gra e femij, atehere arabet u kujtuen e thane "duam shtet ne vedi - Palestinen".

    Palestinezet vete e dijne shume mire kufinin e vet, ata po luftojne per tokat e veta te pushtueme ne vitin 1967 e jo ne 1948 si kujton ti.

    Ata 300-400 mije te 1948 jane ba 3 milion dhe e gjithe jeta u shkoi ne kampe sepse asnji prej vellazenve arabe nuk i ndihmoi por i lane si bagetia tash 60 vjet.

    Ata vete nuk pretendojne te kerkojne marrje tokash por kthim ne SHTETIN e IZRAELIT ku nqse nuk e din jetojne mbi 1 milion palestineze- qytetare izraelite, me te gjitha te drejtat, prej fese, gjuhes, punesimit, antare parlamenti e qeverie, njisoj si hebrejte.
    80% e tyre nuk deshiron aspak bashkim me Palestinen.

    Ndersa per me ju kthye temes, Hezbullah e Hamas jane krijesa te atyne qe i kane perdore e po i perdorin palestinezet e arabet e rajonit si mish per top, 5 cent kilja per nevojat e politikes ne Teheran, Damask apo Ryjadh.

    Izraeli kurr nuk ka sulmue asnji shtet arab, dhe kur ka lidhe marrveshje paqe me ta (Egjypt, Jordani) i ka respektue 100%.

    Por nuk mundesh me tolerue, ate qe don me te zhduke. E jo vetem "don" por vepron perdite.

Faqja 26 prej 68 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •