Po ta njihje historine e zhvillimit te teknologjise berthamore, nuk do te shprehje paditurine tende mbi kete ceshtje ne kete menyre: Mendja e hebrejve shpiku jo vetem armen berthamore, por edhe vete teorine fizike mbi te cilen u krijua kjo teknologji. Te thuash se pse i lejon bota izraelitet te zoterojne armen berthamore, eshte njesoj si te thuash se pse i lejon bota anglezet te pijne whiskey apo ruset vodke!Nderkohe qe askush nga ky "komuniteti nderkombetar" nuk thote asnje gjysem fjale perse eshte lejuar qe Izraeli te zoteroje arme berthamore.
Jam une qe nuk njoh kuadrin e ngjarjeve apo je ti qe nuk e ke idene se per cfare shkruan? Kur kane qene ndonjehere ai rajon ne paqe e prosperitet ne keto 6 dekadat e fundit qe ti na dole ne perfundimin se politika amerikane e Bush paska deshtuar?! Jane mbi 6 presidente amerikane qe jane munduar te sjellin paqen ne ate pjese te botes dhe kane deshtuar ne menyre te turpshme.Kjo tregon se sa pak e ka idene Albo nga kuadri i plote i ngjarjeve ne rajon, dhe se si keto ngjarje tregojne gjithashtu per nje deshtim total te politikes amerikane ne Lindjen e Mesme, qe po sakrifikon interesat e veta vetem per te mbeshtetur nje shtet terrorist si Izraeli.
Edhe kritiket me te medhenj te Bush dhe diplomacise se tij, u duhet te pranojne se ndryshimet e ketyre 6 vjeteve te fundit ne Lindjen e Mesme kane qene ndryshime te jashtezakonshme historike te pamendueshme 5 vjet me pare. Rrezimi i Sadamit, perpjekja per demokratizimin e jetes irakiane, vdekja e Arafat, zgjedhjet e para demokratike ne Irak, Palestine, Liban, largimi i te gjitha forcave ushtarake siriane nga Libani, inkuadrimi i Arabise Saudite ne luften kunder terrorizmit, zgjedhjet e para demokratike lokale ne Arabine Saudite, zgjedhjet e para demokratike ne Kuvajt ku femrat votojne per here te pare ne histori, terheqja e njeanshme e Izraelit nga Ripi i Gazes dhe prishja e te gjitha instalimeve te tyre atje, zgjedhjet demokratike presidenciale ne Egjipt, jane te gjitha zhvillime teper pozitive ne rajon.
Jo vetem shteti i Izraelit, por mbare bota, SHBA + Rusi + BE ia kushtezuan ndihmen Hamas me heqjen dore nga terrorizmi dhe perqafimin e rruges politike. Hamasi e refuzoi dhe populli palestinez sot paguan koston e asaj qeverie qe zgjodhi me voten e lire. Nese palestinezet duan te mbajne ne pushtet nje organizate terroriste, Izraeli ka cdo te drejte per te nderprere cdo kontakt me te dhe per tiu kunderpergjigjur me force cdo provokimi.Kush eshte ngjarja qe ndodh menjehere sapo Hamazi formon qeverine?
Izraeli, me paligjshmerine e vet te perhershme, bllokon fondet e tranziteve doganore, qe i perkasin ligjerisht qeverise palestineze, duke rrezikuar kolapsin e jetes shoqerore ne Gaza dhe Bregun Perendimor.
Nese Izraeli do ta kish si qellim te vetin mbajtjen e tokave te pushtuara, ai nuk bente paqe as me Egjiptin, as me Jordanine duke u rikthyer tokat e pushtuara nga lufta, nuk terhiqej as nga Ripi i Gazes apo nga Libani, por vazhdonte ti mbante te pushtuara. Qe nga viti 2000 e deri ne 2006 Libani ka qene krejtesisht i lire jashte kontrollit izraelit dhe rezultati eshte ajo organizate me emrin Hezbullaj qe i ka vene qellim vetes shfarrosjes se Izraelit ne emer te Allahut.Nderkohe po ky Izrael, kerkon te pushtoje pjesen jugore te Libanit, duke mbushur me ankth ata qe kane degjuar dicka ne lidhje me fjalet Saber dhe Shatila, ose Zhenin. Ndenjen 18 vjet ne Liban (sigurisht duke u kujdesur mire qe Libani t'a kishte procesin e rimekembjes shume te veshtire, per arsye se eshte nje konkurrent ekonomik direkt) dhe nuk arriten asnje lloj carmatosje te Hezbollahut.
Nese kjo eshte ajo qe Hezbullah deshiron, atehere lufta nuk duhet denoncuar por duhet pershendetur, pasi te pakten ne kete menyre, atyre qe u hane briret do te marrin ate qe kerkojne, dhe ata qe duan paqen e qetesine, do te clirohen njehere e pergjithmone nga ata qe u hane briret mes tyre.
Ate qe nuk e zgjidh dot diplomacia dhe politika, e zgjidh lufta. Dhe SHBA ne kete rast i eshte mirenjohese Izraelit qe po hakemerret ndaj organizates numer nje ne listen amerikane e organizatave terroriste, vend qe e ka mbajtur qe para se te dilte ne skene Al-Qaeda. Une vetem uroj qe ata marinsat amerikane qe jane sot ne ato luftanijet ne brigjet e Libanit te mos perfshihen ne konflikt, se nuk ka motivues me te keq per nje marins qe te mesoj se eshte perballe atyre qe moren jeten e 300 marinasve amerikane 23 vjet me pare, krim qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte ndeshkuar.
Albo
Krijoni Kontakt