Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zgjedhjet legjislative, shtetërore dhe lokale në SHBA!

    Interesat në këto zgjedhje janë shumë të mëdha duke qenë se do të vendoset se kush do të marrë kontrollin e Kongresit amerikan.

    Gjatë javëve përpara ditës së zgjedhjeve sondazhet treguan se amerikanët kërkojnë që demokratët të kenë shumicën e legjislativit. Por ditët e fundit të fushatës për të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një e treta e vendeve të Senatit, shumica e garave ishin të ngushta.

    Duke mos lënë asgjë në dorë të fatit, presidenti Bush zhvilloi fushatë për kandidatët republikanë, duke shkuar në 10 shtete brenda 5 ditëve. Gjatë orëve të fundit ai shpenëzoi kohën duke i dhënë energji bazës republikane.

    “Republikanët do t’i arrijnë qëllimit. Sot do të jetë një fitore e madhe.”

    Ai përqëndroi përpjekjet në shtetet ku republikanët janë tradicionalisht të fortë. Ndihmësit thanë se mesazhi i tij kishte për qëllim të arrinte përtej amerikanëve republikanë të besuar që mblidheshin në arenat, parqet dhe sallat për fushatat e orëve të fundit. Ai u bëri thirrje atyre të shkojnë në votime dhe të nxitin të tjerët të bëjnë të njejtën gjë.

    “Kur të hyni në qendrat e votimit duhet të kini parasysh se nëse doni taksat e ulëta duhet të votoni për republikanët. Kur të hyni në qendrat e votimit kini parasysh se ne jemi në luftë për të bërë ç’është e mundur për t’ju mbrojtur juve, ndërkohë që vendosim bazat e paqes për brezat e ardhëshëm, votoni për republikanët.”

    Presidenti dukej i pathyeshëm në mbrëmjen e djeshme, por të njejtën pamje kishte edhe strategu më i lartë i fushatës për demokratët e senatit, senatori Çarls Shumer, nga shteti i Nju Jorkut.

    “Ne ndihemi shumë, shumë mirë për disa arsye. Në radhë të parë demokratët janë më entuziastë për të votuar se republikanët. 52 përqind të demokratëve thonë se janë më entuziastë për të votur se zakonisht, në krahasim me 39 përqind të republikanëve”.

    Demokratët shpresojnë se ky entuziazëm do të kthehet në një fitim të madh të partisë në Kongres. Atyre u nevojiten 15 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 6 vende për të marrë kontrollin në Senat.

    Sondazhet tregojnë se demokratët kanë mundësi të madhe të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë. Por senatori Shumer pranon se do të jetë më e vështirë për të marrë kontrollin e Senatit me 100 anëtarë.

    “Ne nuk kemi thënë kurrë se do të marrim kontrollin e senatit. Ne kemi thënë vetëm se jemi afër”.

    Megjithëse zgjedhjet për në Kongres fitohen duke u bazuar tek faktorët lokalë ose shtetërorë, sondazhet tregojnë se lufta në Irak është shqetësimi kryesor këtë vit në mendjen e votuesve.

    Senatori Shumer thotë se populli amerikan kërkon ndryshim. Por presidenti Bush u ka thënë votuesve se demokratët nuk kanë plane për të përballuar problemet më të mprehta me të cilat përballet vendi. Ai thotë se republikanët kanë dhënë prova se mund të forcojnë ekonominë dhe të mbrojnë vendin.

    BBC ALBANIAN
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    ...republikanët kanë dhënë prova se mund të forcojnë ekonominë dhe të mbrojnë vendin.
    ...nderkohe qe mentaliteti i vendit sa vjen e fshatarezohet.
    As qe du me dit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Esht pothuajse e sigurt qe demokratet do e fitojn kete radh jo se e meritojn por sepse republikanet kan ber shum gabime. Lufta ne irak nuk esht problemi me i madh i republikanve un per vete votova demokrat jo per luften por per deficitin buxhetit. Republikanet i kan harzhuar dollaret sikur ato bien nga qiello jo sikur vilen nga ceqet e njerzve qe mezi i nxjerrin ato.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Esht pothuajse e sigurt qe demokratet do e fitojn kete radh jo se e meritojn por sepse republikanet kan ber shum gabime. Lufta ne irak nuk esht problemi me i madh i republikanve un per vete votova demokrat jo per luften por per deficitin buxhetit. Republikanet i kan harzhuar dollaret sikur ato bien nga qiello jo sikur vilen nga ceqet e njerzve qe mezi i nxjerrin ato.
    une votova per republikanet sepse ata do ja thyenje hunden amerikes , me sakte, sipas enver hoxhes "amerika nje dite do i thyeje turinjte ne lindjen e mesme "

    dhe ska me mire qe republikanet te e kryejne kete detyre!

    demokratet do ja mbathin, ndersa republikanet do rrine ne lindjen e mesme

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Demokratet e morren shumicen e dhomes se perfaqesuesve. A do e marrin edhe Senatin?


    Cfare ndikimi mendoni qe do kene keto ndryshime tani?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Per here te pare ne historine e amerikes kryetarja e asamblese te representativeve do jete grua....Nancy Palosi.......

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    SHBA: Fitore e madhe e demokratëve për vendet në Kongres

    Në zgjedhjet e djeshme për dy dhomat e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike korri një fitore të madhe, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe sipas të gjitha gjasave edhe të Senatit. Pas numërimit përfundimtar të votave demokratët pritet të kenë një epërsi rreth 30 kongresistësh nga gjithsej 435 ndërkaq në Senat gjitashtu pritet të kenë 51 nga gjithsej 100.


    Fitorja e demokratëve nuk u arrit ngaqë ishin aq të mirë në udhëheqjen e fushatës, por ishte dhe është çështja e Irakut dhe jopopullariteti i luftës atje tek amerikanët që ndikoi në ndërrimin e kontrollit në Kongres. Ndonëse demokratët janë deklaruar kundër luftës në Irak, nuk pritet që ata që nesër të kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve amerikanë. Megjithatë presidenti George Bush, i cili ka edhe dy vjetë në mandatin e tij, nuk do ta ketë të lehtë , si deri tani, duke pasur dominimin e partisë së tij republikane në dy Dhomat e Kongresit dhe duke udhëhequr vendin pothuajse pa u sfiduar. Zgjedhjet e djeshme zatën u konsideruan edhe si një referendum ndaj punës së presidentit Bush dhe fitorja kaq bindëse e demokratëve shumë qartë provon pakënaqësinë e qytetarëve amerikanë me mënyrën e deritashme të udhëheqjes së vendit. Shumica demokrate potencialisht në të dyja dhomat e Kongresit do t’i mënjanoj republikanët nga postet udhëheqëse në komisionet kyqe dhe të fillojnë të hartojnë planin e ri të punës në Kongres. Për herë të parë në historinë e pushtetit amerikan dhe të Kongresit, folëse e Dhomës së përfaqësuesve do të jetë një femër, kongresistja Nancy Pellosi, një pozitë kjo analoge me kryetarin e parlamentit në vendet me sisteme parlamentare. Pra posti i saj është i treti për nga rëndësia në pushtetin amerikan, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit, mirëpo në rastet kur dy degët e pushtetit dominohen nga parti të ndryshme, posti dhe pesha e pushtetit të saj bëhet edhe më e rëndësishme. Ndonëse zgjedhjet e djeshme nuk do të bëjnë ndërrimin e degës ekzekutive, pra të qeverisë, fitorja e demokratëve sigurisht se do të vëj një baraspeshë midis degës ekzekutive dhe ligjvënëse të pushtetit amerikan duke ndryshuar kursin e drejtimit të vendit, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në atë të jashtme që natyrisht nuk do të jetë pa ndikim edhe në zhvillimet botërore.


    RTK 08/11/2006 09:16:31
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Lajmi i fundit:

    Donald Rumsfeld, sekretari i mbrojtjes ne SHBA, jep doreheqjen pas fitores se demokrateve.

    Ai eshte cilesuar nga zyrtaret si: "Arkitekti i luftes jo-popullore ne Irak"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Dodon ne Senat kane fituar Montanen, dhe ndarja tani per tani eshte 50 demokratet (perfshi ktu dy senatore te pavarur qe parashikohet te votojne ne anen e tyre) dhe 49 Republikanet. Priten rezultatet e Virginias. Nqftse ndahen 50 , 50 Cheney ka te drejte kushtetuese te hedhi voten thyese ne votime te ndryshme dhe kshu i bie qe Republikanet mund ta mbajne kontrollin.

  10. #10
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Mbreme kam pritur deri ne oret e vona te nates, apo oret e para te dites, rezultatet e zgjedhjeve.

    Sot, nje gje eshte e sigurt, Kongresi ka nje udheheqje te re, Partine Demokratike. Ndersa ne Senat, mbetet akoma e pavendosur kanditatura e Web (PD), me rreth 7000 vota ndryshim nga senatori republikan, George Allen. Por mesa duket, PD do fitoje maxhorancen edhe ne Senat.

    Cdo te thote ky ndryshim?

    Nga ana nderkombetare (e cila me intereson me shume) zgjedhjet u pane si referendum i popullit amerikan ndaj administrates se Bushit, ndaj politikes se tij, dhe luftes ne Irak. Opinioni nderkombetar, si ne Europe, por dhe ne Lindjen e Mesme, donte te shikonte, priste, qe populli amerikan te demonstroje se eshte kunder kesaj administrate, dhe nuk u gabuan.

    Vota e te martes nuk ishte nje vote per partine demokratike, por nje vote kunder G. Bush. Partia Demokratike eshte vete fajtore e mungeses se opozites, e mungeses se nje vizioni ndryshe nga ai republikan. Por tani kane mundesine te tregojne se jane te gatshem te udheheqin vendin ne nje drejtim te ri.

    Por qe te jemi realist, cdo te thote per luften ne Irak? Kam shkruar gjithmone qe isha kunder luftes, jo vetem sepse nuk kishte asnje lidhje me 9/11, por sepse si nxenese e marredhenieve nderkombetare, me njohuri per dimensionet historike, sociale, te Lindjes se Mesme, kisha nje ide, qe rruga per ne Bagdad do te ishte nje tynel i gjate, e i erret. Dhe tani eshte mese e qarte. Cfare ndryshimi do te kete ne politiken ndaj Irakut? Akoma nuk dihet, akoma nuk eshte e qarte. Bushi flet akoma per fitore, por mendoj se vete fjala "fitore" duhet te perkufizohet nen nje kendveshtrim te ri.

    Kaq per momentin, me vone me opinione te tjera.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zgjedhjet lokale në Kosove mbahen më 15 nëntor
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  2. KQZ: Zgjedhjet lokale në bashkinë e Elbasanit të pavlefshme
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 02:12
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •