Close
Faqja 25 prej 68 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 671

Tema: Ne Liban

  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    Regjimi Sionist e ka pranuar pamundėsinė pėr tė luftuar kundėr Hizbullahut

    Itan Kabel, kėshilltar nė kabinetin qeveritar tė Regjimit Sionist, dje pas lajmit i cili informonte pėr shtimin e popullaritetit tė Hizbullahut dhe sekretarit tė saj Sejjid Hasan Nasrullah nė mesin e arabėve dhe myslimanėve, ka deklaruar se Izraeli jo vetėm qė nuk mund ta shkatėrrojė Hizbullahun, por edhe mendimi pėr ta bėrė njė gjė tė tillė tani ėshtė akoma me qesharak.

    Kjo ėshtė hera e parė qė njė zyrtar sionist ka pranuar pamundėsinė e luftimit kundėr forcave ēlirimtare tė Hizbullahut. Agjensia Frans Press ka bėrė tė ditur se Itan Kabel ka pranuar se bombardimet dymbdhjetė ditėshe ndaj Libanit nuk kanė dhėnė rezultatin e pritur. Mėsohet se Regjimi Sionist ėshtė duke censuruar masivisht humbjet dhe dėmet qe po i shkakton Hizbullahu i Libanit.

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    Zėdhėnsi i Human Right Watch: Izraeli shkel konventėn e Gjenevės

    Zėdhėnsi i organiztės Human Right Watch ka deklaruar se Izraeli duke shkelur konventėn e Gjenvės ka vėnė nėn objektivin e vet civilėt nė Liban.

    Sipas Tv BBC mėsohet se Piter Bukart duke vėnė theksin nė vrasjen e 42 civilėve nė njė fshat nė Liban, si pasojė e sulmeve tė Regjimit Sionist ka shtuar se deri tani nuk ka patur asnjė provė se nė kėto fshatra kanė qėnė tė fshehur anėtarė tė Hizbullahut ose armatimet e tyre.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030
    Izraeli vazhdon bombardimin e Libanit, duke mos marrė parasysh fare protestat botėrore kundėr ketyre sulmeve

    Me gjithė protestat dhe kundėrshtimet e botės ndaj krimeve tė Regjimit Sionist nė Liban dhe Rripin e Gazės, Amerika nė anėn tjetėr ka njoftuar se Izraelit do t'i dėrgojė raketa te komanduara nga largė, tė cilat kanė fuqi tė madh shkatėrrimi.

    Gazeta amerikane 'New York Times' duke cituar njė autoritet tė lartė tė shtetit amerikan dhe shkruar se kjo luftė ėshtė njė luftė dinjiteti dhe nuk duhet lejuar qė tė zgjasė shumė. Regjimi Sionist me pėrkrahjen e gjerė politike dhe ushtarake tė SHBA-sė mbrėmė dhe sot nė mėngjes ka vazhduar sulmet nėpėr qytetet e Libanit, ku si pasoj e kėtyre sulmeve janė martirizuar tre qytetarė libanezė dhe janė plagosur disa tė tjerė. Sipas burimeve tė informacionit nga Libani bėhet e ditur se avionėt e ushtrisė sioniste kanė sulmuar kampet e refugjatėve me palestinezė nė rajonin Kefrizubd, nė lindje dhe Rashidijje nė jug tė Libanit ku kanė martirizuar dy refugjatė palestinezė dhe kanė plagosur disa tė tjerė, shumica e tė plagosurve janė fėmijė. Gjatė 12 ditėve tė sulmeve tė Regjimit Sionist nė Liban janė martirizuar mbi 366 libanezė, njė numėr i tė martirizuarve janė gra shtatėzėna dhe 1/3 e tyre janė fėmijė. Nė anėn tjetėr luftėtarėt e lirisė tė Hizbullahut gjatė ditės sė shtunė dhe diel kanė bombarduar qytetin Hajfa, Safd, Akka dhe qyteza tjera tė banuara me sionistė. Burimet sioniste duke censuruar dėmet nė njerėz kanė njoftuar vetėm pėr tre tė vrarė dhe 80 persona tė plagosur. Sipas burimeve informative perėndimore mėsohet se qytetet e veriut tė Izraelit janė tė zbrazur plotėsisht, janė mbyllur 800 fabrika kurse banorėt e kėtyre qyteteve, mbi dy milionė sa janė kanė lėshuar shtėpitė e tyre dhe janė strehuar nėpėr kampe nė Tel Aviv dhe nė perėndim tė Izraelit. Kurse nė Tel Aviv janė organizuar protesta nė shenjė tė kundėrshtimit tė luftės me Libanin. Portestuesit nga autoritetet e Regjimit Sionist kanė kėrkuar qė tė ulen nė bisedime pėr shkėmbimin e tė arrestuarve, dhe nė kėtė mėnyrė tė ndėrpresin gjakderdhjen nė Liban. Sipas Frans Press bėhet e ditur se edhe disa gjeneralė tė lartė tė ushtrisė sioniste janė kundėr kėsaj lufte, pėr kėtė dhe kanė kritikuar politikat gjakderdhėse tė Regjimit Sionist.

    Nė anėn tjetėr kryeministri libanez Fuad Senjore nė njė proncim pėr media ka deklaruar se Regjimi Sionist nuk po sulmon vetėm Hizbullahun por tė gjitha interesat kombėtare dhe nė shtetin tonė ėshtė duke u bėrė gjenocid tė cilin bota duhet ta ndėrpresė sa mė shpejtė.

  4. #244
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    5 vjet me pare presidenti Clinton i jepte Nobel per paqen kryeterroristeve si Arafat dhe shpenzonte ore te tera me te ne SHBA per te negocuar nje paqe. Cili ishte rezultati? Nje JO e prere nga Arafat dhe nje vazhdim i intifades.
    Para se te thuash dicka te tille, eshte mire te japesh termat qe izraelitet kishin ofruar si kusht per "leshime"..

    Intifada e dyte, filloi si pasoje e kryenecesise se Ariel Sharon, qe askohe kohe nuk kishte rolin e kryeminstrit, per te vizituar medoemos nje rruge qe permbante nje objekt kulti per palestinezet (se nuk me kujtohet mire, me thene te drejten).. sigurisht, qe nje krimineli si Sharon (i kerkuar nga nje gjykate belge si i pandehur nen akuzen "Krime kunder njerezimit", por si duket fakti qe po ngordh keto dite, do e shpetoje nga ajo njolle) nuk i bente syri terr nga pasojat qe do te kishte kjo vizite. Qe atehere, nuk ka patur me paqe midis izraelisteve dhe palestinezeve.

    Persa i perket cmimit Nobel per Paqe, fakti qe u mor nga Rabin, Arafat dhe Peres (ku ndodhi dhe shtrengimi i famshem i duarve) dihet nga te gjithe qe ishte me shume per ti dhene hov te metejshem shpresave per paqe, dhe atehere realisht qe ekzistonin shpresa per nje paqe te qendrueshme.

    Por, nuk ka ndodhur vetem cudia e Arafatit, qe ka qene fituar cmimin Nobel per paqe (!).. ekziston dhe versioni fitues i nje terroristi te paskrupullt si Menachem Begin (ai qe eshte perfolur per implikime direkte ne masakrat fillestare qe ka kryer shteti zionist izraelit), dhe kjo nuk permendet nga askush. Ah, per sqarim.. terrorizmin izraelit (fillimisht privat!) e provuan mbi kurriz britaniket.. pastaj u erdhi rradha palestinezeve (qe e njohin me mire nga te gjithe, ngaqe paten rastin te shijojne versionin me te plote, ate shteteror) dhe nuk kane shpetuar as amerikanet (shpresoj qe u mesua dicka rreth USS Liberty, 1967).



    Presidenti Bush me politiken agresive qe ka ndjekur, i ka bere nje nder jo vetem interesave amerikane dhe mbare sigurise se botes, por i ka bere nje nder te madh edhe presidenteve qe do te vijne pas tij. Nuk kane perse vrasin mendjen si te merren me nje Sadam, nje Kim apo nje Arafat, por do te merren me qeverite demokratike te ketyre vendeve te zgjedhur me voten e njerezve.

    Po po, tani njerezit kur futen ne metrone e Londres, shikojne me dyshim cdo qese me ngjyra qe mban ne dore ndonje punonjes i gjore qe ka nje reflektim disi te erret te drites mbi lekure.



    Sigurisht qe eshte nje fillim dhe shume i veshtire pasi nuk mund te presesh qe dekada urrejtjeve dhe shekuj prapambetjeje te normalizohen brenda pak vitesh. Por ky eshte nje fillim, dhe nje fillim i mbare, pasi ndryshe nga Harry Truman qe zgjodhi bomben atomike se sa luften konvenciale, Bush po sakrifikon bij nenash ne Irak qe te ndihmoje nje popull si Iraku te gjeje rrugen drejt nje jete te re demokratike, qe eshte ne interesin e popullit te Irakut, SHBA, rajonit dhe mbare sigurise se botes.

    Keto sherbejne per rastet e paradave permbyllese te lojerave olimpiku, sepse nuk ka naiv me gradacion nen 40 % qe gelltit teorine se amerikanet shkuan vetem per te miren e kombit iraken.

    Do te ishte mire te shfletoje nje liber te Graham Greene "The quiet american" sepse do te te hape syte dhe nuk do te kesh nje pershkrim televiziv realiteti, si ai me lart.


    Realiteti qe une shoh eshte se me eleminimin e Hamas dhe Hezbullah, organizatat e vetme terroriste ne rajon, krijohen kushtet e pershtatshme per nje paqe reale, te prekshme dhe afatgjate, e ngritur ne maredheniet bilaterale midis qeverive demokratike te shteteve fqinje, e jo nga njerezit-bomba te Hamas dhe Hezbullah apo makines ushtarake te Izraelit.

    sa mire shkon ky skenar .. pastaj, si do u behet me ata qe jane dhunuar dhe perzene nga pronat e tyre? Do t'ua riktheje Izraeli, qe me se fundi te mos jetojne me njerezit neper kampe refugjatesh? Ashtu po qe paqja do te jete e gjate dhe e qendrushme, ne ato toka qe zoti i dhuron nepermjet porosive ne libra.


    Asnje "ligj nderkombetar" nuk gezon prioritet perpara sigurise kombetare dhe kjo eshte e vertete jo vetem per nje shtet te vogel si Izraeli, por per cdo shtet ne bote, demokratik apo totalitar qofte.

    Mire thua, por "siguria kombetare" e Izraelit perkthehet dhe si masakra te pashembullta te bera nga Cahal, keshtu qe eshte nje term absolutisht i papercaktuar, dhe zakonisht eshte vene re se Izraeli e interpreton sipas qejfit.


    Se ke zgjedhin palestinezet eshte pune per ta dhe askush nuk nderhyri, pasi po te nderhynin Hamas nuk do te kish fituar zgjedhjet, por se cfare zgjedh Izraeli si politike te vet eshte po e drejte e tij, pasi Izraeli nuk ka per te lejuar qe ato te ardhurat e pikekalimeve te shkojne per financimin e fushatave te njerezve-bomba apo per rrembimin e ushtareve te vet nga Hamas dhe organizatat e saj simotra.

    E cuditshme qe e ke te veshtire te fusesh ne koke, qe te ardhurat nuk i takojne Izraelit, por palestinezve, dhe nuk ka te beje fare kush qeveris, ka te beje me njohjen juridike te nje territori dhe detyrimet ndaj tij.

    Apo tani qe doli varianti "Nuk ka ligj nderkombtar perpara sigurise kombetare", gjithcka eshte e lejuar per nipat e Davidit? Atehere, mos flisni me per Ligje Nderkombetare, se iu vura nje link ku tregohet se shteti qe mban rekordin boteror ne thyerjen e ketyre ligjeve eshte.. Izraeli.


    Ajo qe me cudit mua eshte botekuptimi yt qe kujton se nje shtet demokratik e ka per detyre te akomodoje dhe mbeshtesi direkt apo indirekt organizata terroriste qe e kane per nder te jene te tilla dhe nuk heqin dore nga dhuna e tyre dhe perballe izolimit nderkombetar. Nuk ka vend ne boten e qyteteruar per te tilla organizata dhe shume jane toleruar deri me sot. Durimi i izraelit dhe mbare botes e ka arritur cakun e vet me nje grusht njerezish qe u hane briret.

    Kurse mua me cudisin keto emertimet e tua (se botekuptimi do kohe te ndryshoje).. se si arrin te quash shtet demokratik, nje shtet qe eshte themeluar mbi parime te dhunshme, dhe totalisht antidemokratike, qe nuk do t'ia dije fare per komunitetin nderkombetar, nje shtet qe nderton mure gjigande dhe nuk pyet per kritikat e askujt.. Gjithashtu cuditem me ty, sesi nuk ndjen aspak solidaritet kristian me palestinezet e krishtere te shperngulur me dhune nga Izraeli, qe asokohe ishin rreth 100 000 katolike te paster.

    Ti Labeat, ke ndonje ndjesi pan-kristiane per keto raste, apo nuk t'i ka zene veshi keto gjera?

    Mbase dhe botes do t'i sose durimi nje dite..

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Me shum po debatohet ne forum per kete problem se sa ata vende mes vete..


    Siria paralajmėron ndėrhyrjen nė konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut..

    Siria do tė ndėrhyjė nė konfliktin ndėrmjet Izraelit dhe Hezbollahut, nėse forcat izraelite hyjnė nė Liban dhe i afrohen Sirisė, ka deklaruar ministri sirian i Informatave, Mohsen Bilall.


    Nė njė intervistė pėr gazetėn spanjolle "ABC", ai ka thėnė se forcat e Sirisė janė nė gjendje gatishmėrie.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ahmadinexhad kėrkon “largimin” e Izaelit nga Lindja e Afėrt..

    Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka kėrkuar nga Izraeli qė, jo vetėm t’i japė fund sulmit ndaj Libanit, por edhe tė largohet fare nga Lindja e Mesme.


    “Duke sulmuar Libanin, sionistėt kanė nisur procesin e shkatėrrimit tė tyre. Shtete e Bashkuara dhe Britania janė bashkėpunėtore nė krimet e kryera nga ky regjim”, thuhet nė deklaratėn e Ahmadinexhadit, tė cilėn e ka botuar agjencia e lajmeve “Irna”.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kondoliza Rajs fillon turneun nė Lindjen e Afėrt.

    Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, thotė se duhet arritur urgjentisht njė armėpushim mes Izraelit dhe guerrilasve tė Hezbullahut nė Liban. Nė njė koment tė bėrė gjatė fluturimit pėr nė Izrael nė fillim tė turneut tė saj nė Lindjen e Afėrt , zonja Rice theksoi se ishte e rėndėsishme qė armėpushimi tė kishte disa kushte nė mėnyrė qė tė ishte i qėndrueshėm.


    Pėrpara se tė nisej nga Uashingtoni, ajo mori pjesė nė njė takim nė Shtėpinė e Bardhė, ku ishte i pranishėm edhe ministri i jashtėm i Arabisė Saudite, Princi Saud al Faisal. Ai i kėrkoi presidentit Bush tė bėnte thirrje pėr njė armėpushim tė menjėhershėm. Pavarėsisht nga presioni ndėrkombėtar nė rritje qė Shtetet e Bashkuara tė luajnė njė rol mė aktiv pėr zgjidhjen e krizės nė Lindjen e Mesme, deri tani administrata amerikane ka qėndruar larg. Presidenti Bush i ka hedhur poshtė disa herė thirrjet pėr njė armėpushim tė menjėhershėm nė Liban. Por sė fundi qeveria e Arabisė Saudite iu bashkua zėrave qė i kėrkojnė administratės amerikanė ta ndryshojė qėndrimin e saj nė lidhje me armėpushimin. Nė takimin qė zgjati mbi njė orė, ministri i jashtėm saudit i kėrkoi presidentit Bush tė ndėrhyjė pėr t'i dhėnė fund operacionit ushtarak izraelit. Burime nė Shtėpinė e Bardhė nuk bėnė ndonjė koment lidhur me reagimin e presidentit ndaj kėsaj kėrkese, por menjėherė pas kėtij takimi sekretarja e shtetit Condoleezza Rice u nis drejt Lindjes sė Afėrt. Gjatė dy ditėve tė ardhshme ajo do tė takohet me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, dhe me presidenti palestinez, Mahmud Abbas. Tė mėrkurėn ajo do tė kryesojė njė takim tė ministrave nga disa vende nė Romė. Qeveria izraelite ka lėnė tė kuptohet se mund tė pranojė idenė e vendosjes sė trupave ndėrkombėtare pėr tė patrulluar Libanin e Jugut. Kryeministri Ehud Olmert e kishte hedhur poshtė kėtė propozim si tė parakohshėm, por tė dielėn ai la tė kuptohej se mund tė ishte dakord me njė forcė tė pėrbėrė nga trupa qė vijnė nga vende tė Bashkimit Evropian, dhe qė kanė pėrvojė luftarake. Ai tha se kėto trupa duhet tė kontrollojnė kufirin e Libanit me Sirinė. Ministri i mbrojtjes, Amir Peretz, i tha homologut tė tij gjerman qė vizitoi Izraelin, se forcat e udhėhequra nga Natoja mund tė luanin rol pasi ushtria izraelite tė kishte zbrapsur militantėt hezbullah nga rajoni. "Objektivi ėshtė tė krijojmė njė situatė ku tė kemi njė hapėsirė sa mė tė gjerė pėr lėvizje diplomatike. Ne e konsiderojmė mundėsinė e kombinimit tė operacionit ushtarak qė po e pėrmbush misionin e tij, me njė aktivitet tė gjerė ndėrkombėtar pėr ta pėrfunduar kėtė proces", tha zoti Peretz. Ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, John Bolton, deklaroi nė televizionin amerikan se Uashingtoni po e shihte me kujdes mundėsinė e dėrgimit tė njė force shumėkombėshe nė Liban. Por ai pėrjashtoi mundėsinė e dėrgimit tė trupave nėn komandėn e OKB-sė. (BBC)
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #248
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Presidenti Bush me politiken agresive qe ka ndjekur, i ka bere nje nder jo vetem interesave amerikane dhe mbare sigurise se botes, por i ka bere nje nder te madh edhe presidenteve qe do te vijne pas tij. Nuk kane perse vrasin mendjen si te merren me nje Sadam, nje Kim apo nje Arafat, por do te merren me qeverite demokratike te ketyre vendeve te zgjedhur me voten e njerezve.
    Ti Albo je simbol i kontradiktes ne vetvete.Nga njera ane ti perqafon shpirterisht citatet paqesore te bibles nga ana tjeter je pro dhunes dhe terrorit qe perdor Amerika(Izraeli) me vendet arabe.Nese te ka mbetur ne mendje citati qe thote per bijt e Ismaelit qe dora e te gjitheve do jete kundra tyre mos harro dhe tjetren qe Krishti jo hebrenjt i quajti derra,nuk u hidhen perlat derrave.Dhe ne baze te kesaj per nje semit si Krishti me derr je ti dhe un se sa nje arab qe eshte pasardhesi i Abrahamit.

    Aq eshte diapazioni yt shpirteror ne konceptimin e gjerave dhe sidomos ceshtjeve sociale.Me sy te turbullt te nje fetari del ne konkluzione abstrakte.Mos gje i lidh me zbulesen ngjarjet ne lindje te mesme?Krishti qe ti beson nuk i mallkoi hebrenjt?Nuk u tha ju jeni bij neperkash?Nuk u tha ju jeni disa hipokrite qe adhuroni me goje e mohoni me zemer?

    Dhe cektesia jote ne fushat sociale arrin skajshmerine kur thua qe Amerika keshtu do ti siguroje paqen botes.Bota nuk do kete paqe kurre.Ata qe mendojne te kunderten le te shfletojne faqet e historise dhe te mesojne.Ti mendon se do te zhduken bindjet fetare te arabeve ne lindjen e mesme me predha e plumba?

    Aq sa marr vesh une nga punet e tua ketu ne albasoul aq merr vesh ti ne teologji.Literatura teologjike orthodokse eshte me e verbera dhe me e cunguara ne krahasim me literaturat e feve tjera.Ti fene Islame nuk e njeh.Ti strategjine e saj nuk do ta kuptosh deri kur te mesosh qe asgje nuk duhet nenvleresohet pa u shqyrtuar mire.Islami lind kudo,mes predhash,ne shpella,ne gratacella,ne male,ne fusha,ne lagje te pasurish,ne geto,kudo ku hyjne mesimet Islame.Amerika tani vone ka kuptuar se cfare do te thote formimi personal i nje individi.Islami ka nje strategji gjeniale dhe gjenialiteti eshte pikerisht tek pamundesia per ta luftuar.Lind ne zemer te nje individi,formon grupimet,formon shtetin,dhe per te tera ka rregullat e nevojshme.Pra lind kudo dhe te lufton kudo.

    Izraeli do jete gjithnje ne lufte.Hamaset e hezbollahet nuk jane asgje.E tere bota arabe eshte dicka.Gjithe kjo urrejtje nderkombetare ndaj rraces hebreje eshte shume.

    JO GJAK TE PAFAJSHEM
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Cdo shtet ka te drejte te vetembrohet dhe te egzistoje. Izraeli eshte nje shtet i cili qe nga krijimi i tij e deri me sot ka bere nje lufte per mbijetese me fqinjet e tij arabe te cilet kane pasur dhe kane per qellim zhdukjen e tij....


    Besoj se cdo shtet keshtu do vepronte nese sulmohej. Tani propaganda dhe budallalleqet e disa pro-islamikeve ketu jane gjera qe priten.

    Nese ketyre islamikeve iu vjen keq per Libanin atehere le ti bejne thirrje Hezbullahut te carmatoset dhe te lejoje qeverine e LIBANIT te marre nen kontroll gjithe territorin e shtetit e jo te lejoje qe pjesa jugore te kontrohollohet nga milicet hezbollahe.

    Perderisa Izraeli sulmohet ka cdo te drejte te pergjigjet.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Per tanin (asnjeanes!) dhe ēifutet e tjere, qe i japin te drejte Izraelit:

    http://www.informationclearinghouse....ticle14069.htm

Faqja 25 prej 68 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •