Close
Faqja 13 prej 68 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 671

Tema: Ne Liban

  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079

    Regjimi Sionist izraelit, dhe krimet pa fund

    Nė ditėt e fundit nė Rripin e Gazės, nė territoret e pushtuara palestineze janė kryer krime tė papara. Ushtarėt e Regjimit Sionist duke pėrdorur artilerinė, tanket, helikopterėt dhe avionėt kane shtypur dhe masakruar popullin palestinez dhe nė veēanti qytetaret e Rripit tė Gazės. Nė fakt masakrimi i popullit palestinez ėshtė kthyer nė njė akt te natyrshėm pėr funksionarėt izraelitė. Kur kanė kaluar dhjetėra vjet nga pushtimi i Palestinės, miliona palestinezė presin nė kampet e refugjatėve nė vende tė ndryshme tė botės. Por Regjimi Sionistė vazhdon nė mėnyrė tė plotė dhunėn dhe krimet e veta. Vrasjet dhe terrori i civilėve dhe personaliteteve palestineze qė ka qenė gjithmonė nė plan-programin e funksionarėve sionistė, tashmė po ndiqet nė mėnyrė tė rreptė dhe deri tani mijėra palestinezė janė bėrė viktimė e terrorizmit sionist. Krimet e Regjimit Sionist nuk mbesin vetėm tek vrasja e civilėve palestinezė. Deri tani ky regjim ka prishur shumė ara dhe fusha tė palestinezėve si dhe ka shkatėrruar shumė shtėpi. Po ashtu me ndėrtimin e murit ndarės tė njohur ndryshe si 'muri racist' ka futur nėn pushtimin e vet njė pjesė tė Bregut Perėndimor tė lumit Jordan. Vrasja dhe terrori i civilėve palestinezė, shkatėrrimi i arave dhe shtėpive tė tyre si dhe strukturave ekonomike, po tregojnė rritjen e krimeve tė Regjimit Sionist, i cili ditėve tė fundit e ka treguar se pamėshira dhe egėrsia e tij nuk njeh kufij.

    Aktualisht forcat e Regjimit Sionist i kanė pėrqendruar sulmet e tyre nė Rripin e Gazės e cila ka njė sipėrfaqe prej 365 km/2 dhe rreth 2 milionė banorė, kėshtu qe kjo eshte zona mė e mbipopulluar nė botė. Politikat raciste, pushtuese dhe shkatėrruese tė Regjimit Sionistė nga ana ekonomike e kanė dobėsuar shumė kėtė zonė, nė mėnyrė qė faktori ndėrkombėtarė ka paralajmėruar rrezikun e njė katastrofe humanitare. Por ajo ēka shkaktoi ripushtimin e kėsaj zone nga ana e forcave sioniste pas tėrheqjes sė tyre nga Gaza, ishte rezistenca dhe e drejta e popullit palestinez. Ata me gjithė presionet e shumta ekonomike dhe ushtarake vazhdonin tė kėrkonin tė drejtėn e tyre midis tyre edhe dhėnien fund tė pushtimit tė Palestinės. Nė kėtė kuadėr populli i Rripit tė Gazės zgjodhėn e rrugėn e rezistencės me forcat sioniste, kėshtu qe nje numėr i madh i tyre janė martirizuar.

    Nė agresionin e ri tė forcave sioniste ndaj Gazės, vala e fuqishme e kėsaj dhune ėshtė mbytėse dhe nė kundėr tė gjitha ligjeve humane dhe ndėrkombėtare. Vala e fuqishme e sulmit tė forcave izraelite ndaj Gazės, ku nė tė janė pėrdorur armėt mė moderne, tregon se nė kėto sulme synimi kryesor nuk janė vetėm luftėtarėt palestinezė. Aktualisht nė kėto sulme shtazarake janė vrarė dhe plagosur qindra persona midis tyre gra dhe fėmijė. Pėrveē kėsaj urat, rrugėt, aeroportet si dhe qendrat energjetike dhe ekonomike palestineze janė bėrė objektiv i sulmit tė forcave tė Regjimit Sionist, tė cilėt po ashtu kanė sulmuar edhe disa shkolla dhe spitale.



    Njė nga veprimet e tjera kriminale tė Regjimit Sionist nė sulmin ndaj Gazės, qė ka habitur tė gjithė ėshtė rrėmbimi i 10 anėtarėve tė qeverisė, 25 parlamentarė dhe disa bashkiakė palestinezė. Kjo ėshtė hera e parė qė ushtarėt e regjimit tė paligjshėm dhe pushtues rrėmbejnė qeveritarė dhe parlamentarė tė njė qeverie tjetėr. Kjo bėhet nė kohėn kur Regjimi Sionist nė bazė tė marrėveshjes sė Oslos, ka njohur zyrtarisht strukturat e qeverisė autonome palestineze. Nė kėtė mėnyrė, ky regjim e tregoi edhe njėherė tjetėr se nuk respekton qoftė edhe marrėveshjet e nėnshkruara prej tij, duke kuptuar vetėm prej gjuhės sė forcės dhe armėve. Zyrtarėt izraelitė pretekstin e sulmit ndaj Rripit tė Gazės dhe pėr vrasjen e civilėve palestinezė kanė treguar rrėmbimin e njė ushtarku izraelitė, tė rrėmbyer nga luftėtarėt palestinezė, ne nje operacion nė tė cilėn u vranė edhe dy sionistė tė tjerė. Regjimi Sionist per pretekst tregon rrėmbimin e ushtarakut tė vet, nė kohėn kur ka dhjetėra vetė qė nė burgjet e saj dergjen mijėra palestinezė. Aktualisht rreth 10 mijė palestinezė janė tė burgosur nga forcat izraelite, ku rreth nje mijė prej tyre janė gra dhe fėmijė. Pėr kėtė arsye njė nga kushtet qė luftėtarėt palestinezė kėrkuan pėr lirimin e ushtarakut sionistė, ishte lirimi i tė burgosurve palestinezė, te cilin Regjimi Sionist e hodhi poshtė.

    Natyrisht e vėrteta qėndron nė faktin se sulmet e grupeve tė rezistencės palestineze ndaj ushtrisė sė Regjimit Sionist bėhet nė pėrgjigje tė veprimeve tė dhunshme tė kėtij tė fundit. Forcat e Regjimit Sionist duke sulmuar me artileri ndaj njė familje nė brigjet e Gazės, kane masakruar 10 anėtarė tė saj. Aktualisht Hedi Halie, ėshtė vajza e vogėl qė ka mbetur nga kjo familje dhe qė ditėt i kalon me kujtimin e mjegullt tė kufomės sė babait dhe tė nėnės. Pamjet qė u dhanė nga kjo vajzė, nė kohėn e pamjes sė masakrimit tė prindėrve tė saj, ēoi nė zemėrimin e shumicės sė opinionit publik. Natyrisht qė kjo nuk ishte krimi i parė dhe i fundit i sionistėve. Vetėm pak ditė pas kėsaj katastrofe forcat e kėtij regjimi vetėm nė njė ditė kanė vrarė tre fėmijė, qe te tre nga tete vjeē. Natyrisht vrasja e fėmijėve dhe aksionet e tjera tė pamėshirshme janė bėrė gjė e zakonshme e kėtij regjimi, nė mėnyrė qė pak kohė mė parė Ibrahim Gambari, zėvendėsi politik i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-se, Kofi Anan nė njė raport dėrguar KS tė OKB ka deklaruar se nė muajin e kaluar rrėth 64 palestinezė janė vrarė nga ana e ushtarėve izraelitė, ku 11 prej tyre kanė qėnė fėmijė.

    Megjithatė ajo ēka specialistėt politikė vėnė theksin se sulmet e dhunshme dhe tė egra nė Rripin e Gazės bėhet me synimin e goditjes ndaj qeverisė sė Hamasit. Qė nga janari i kaluar, kur Hamas mori shumicėn e votave tė popullit palestinez dhe duke ardhur nė pushtet filluan presionet e panumėrta politike dhe ekonomike nga ana e Regjimit Sionist, ShBA dhe Evropės, nė mėnyrė qė Hamas tė dorėzohet pėrball kėrkesave tė paligjshme tė Tel Avivit. Pėr fat tė keq edhe shumė vende arabe dhe organizata palestineze kanė bėrė presion ndaj Hamasit qė nė kundėrshtim me votėn e popullit palestinez tė heqė dorė nga pėrballja me forcat sioniste. Sulmi ndaj Rripit tė Gazės nė fakt ėshtė pėrpjekja e fundit e Regjimit Sionist pėr tė shtypur qeverinė e Hamasit ose pėr ta detyruar atė tė dorėzohet dhe tė bashkėpunojė me Tel Avivin. Shkatėrrimi i strukturave ekonomike dhe rritja e krizės ekonomike nė rajonin e Gazės bėhet me kėtė synim. Nė kėtė kuadėr, me krimet e reja tė Regjimit Sionist nė Rripin e Gazės ėshtė vėnė nė pikėpyetje pretendimi i perėndimit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.

    Qeveritė perėndimore duke u pėrpjekur qė me anė tė presioneve ekonomike dhe politike tė pėrmbysin qeverinė e Hamasit, treguan se nuk i besojnė demokracisė dhe votės sė lirė tė popullit. Perėndimorėt aktualisht jo vetėm qė nuk kanė ndėrmarrė asnjė hap pėr tė parandaluar masakrimin e palestinezėve, por se ShBA ka deklaruar se do tė bėhet pengesė pėr miratimin e ēdo lloj rezolute kundėr Izraelit. Nga ana tjetėr nė raportet qė vijnė nga Gaza mėsohet se me shkėputjen e lidhjeve dhe kontakteve nė sistemin energjetik dhe ujit nė kėtė zonė, ka bere qė popullit palestinez gjatė sulmeve tė Regjimit Sionistė tė ndodhet nė njė situatė shumė tė trishtueshme. Nė mėnyrė qė kryqi i kuq ndėrkombėtarė pėrveēse duke paralajmėruar njė rrezik tė madh, nga ky regjim ka kėrkuar tė lejojė dhėnin e ndihmave ushqimore dhe medikamenteve pėr zonat e prekura nė Rripin e Gazės. Natyrisht qė krimet e Regjimit Sionist nė Rripin e Gazės janė pritur me indinjatė nga popujt e botės
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 17-07-2006 mė 15:37

  2. #122
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    E po kjo pike e zeze....
    te gjithe kapen me Karten e OKBs megjithese nuk hajne pyke nga drejtesia nderkombetare
    kurse disa te tjere po na thone qe predhat qe biejne mbi Bejrut nuk jane izrealite por jane iraniane-siriane!
    Muhabeti me 5 fjale eshte keshtu:
    Pershendetje Kryeplak, si gjithmone shkrimet e tua me ngjallin interes .
    Pas pershendetjesh midis kolegesh , per hir te debatit (jo se ha ndonje pyke te madhe lol) por po te flasim per drejtesi apo ligje nderkombetare, ne marredhenie me gjeopolitiken e nje rajoni apo nje tjeter, atehere nuk eshte e lehte qe muhabeti te jete vetem 5 fjale, por eshte dhe me 10. Ne fund te fundit, gjerat nuk jane te prera me thike, sidomos ne situata te tilla te komplikuara.

    Muhabeti me 10 fjale mund te jete dhe keshtu:

    Ndersa dhuna ne Lindjen e Mesme vazhdon, nuk eshte veshtire te imagjinosh se te gjithe "lojtaret" qe po luajne kete loje te rrezikshme, i kane bere llogarite gabim dhe nuk po u dalin mire. Por mbi te gjitha, eshte e qarte nga te gjitha palet qe situata nuk do te lejohet te "zgjidhet" me "status quo ante," dmth te rrikthehet si ishte para nje jave, dmth thjesht pushim-zjarri, pa asnje rezolute, pa ndryshime dramatike sidomos ne Liban dhe Palestine.

    Persa i perket Hamas ne Palestine, duke mbeshtetur hapur rrembimin dhe vrasjen e ushtarit izraelit, dhe ne kete menyre, duke perkrahur publikisht krahun militant te Hamas, kreyministri Hanya ka tradhetuar jo vetem institiktin e tij, por dhe ate te popullit palestinez qe e ka perkrahur deri tani. Sic kam shkruar dhe ne nje postim me lart, eshte bere e qarte qe pushteti i Hanyas po dobesohej cdo dite, dhe per me teper, e ka pasur te pamundur te kontrolloj konfliktet midis faksioneve te ndryshme politike dhe militante. Qeveria e tij u izolua edhe nga aktore te tjere nderkombetare qe kane perkrahur me pare ne nje menyre ose ne tjetren PA. Gjithashtu, ai hodhi poshte cdo mundesi per t'u treguar moderues. Dhe nqs mendonte se Izraeli do ta anashkalonte kollaj incidentin me ushtaret atehere eshte disi naiv. Hanya ka bere shume llogari gabim, por shpresohet qe kjo do te coje ne ndryshime radikale, mundesisht pa gjakderdhje, te politikes se mbrendshme Palestineze.

    Hezballah, nga ana tjeter, kujtoi se Izraeli do bie preh e presioneve te jashtme, dhe nuk do te reagonte ne menyre te forte ndaj ngjarjeve te javes se kaluar. US, BE, apo dhe Rusia, mund te mos jene dakort per proporcionet e reagimit te Izraelit, por ne rezoluten e tyre, (ne formen e G8) te gjitha keto intetitete nuk thirren per arme-pushim. Ne fund te fundit, perse do lejoje Izraeli nje organizate qe rrezikon territorin sovran te rigrupohet per nja nje muaj e dy e pastaj t'ia filloj nga e para?! Qeveria izraelite eshte shprehur qarte: jo "status-quo ante."
    Nasrallah, duke degjuar dhe ison e Hamas, e mbiluajti rolin e vet ne rajon, dhe per kete do ta paguaj.

    Eshte e sigurt qe Hezballah nuk do t'i futej kesaj pune pa pasur mbeshtjetjen e Sirise apo Iranit. Te dy shtetet kane agjenden e tyre per te realizuar (jo se iu be vone per ceshtjen palestineze.) Siria do te tregoj qe vazhdon te jete lojtar regjional ne rajon (deri tani konsideruar nje shtet "pariah" dhe i izoluar pak a shume nga komuniteti nderkombetar) dhe mbi te gjitha roli i saj nuk mund te marxhinalizohet. Eshte ironik fakti qe ne nje menyre kjo "deshire" po u realizohet, perderisa jane bere thirrje per nderhyrjen e Sirise qe te hyje ne negociata me Hezballah. Irani nga ana tjeter do te heqi vemendjen nga presioni i BE dhe US, por me ne fund dhe i Rusise, ndaj armeve te tyre berthamore. Ne te njejten kohe po siguron qe Izraeli te luftoje ne dy fronte. (Nuk duhet anashkaluar as programi fondamentalist islamist, edhe pse sheit i qeverise iraniane.)

    I mbeshtetur me mjete ushtarake, llogjistike, financiare dhe politike nga Siria dhe Irani, Hezballah mendoi se ishte gati. Por nuk parashikuan reagimin e Izraelit, per te cilin nuk ka rrugezgjidhje vecse te mbarohet perfundimisht kjo ceshtje. Nga ana pozitive per Libanin, ne fund, roli i Sirise dhe i Iranit ne Liban do te zvogelohet dramatikisht.

    Izraeli nuk eshte pa faj ne kete situate (ne raport me Palestinen.) Injoroi sa e rendesishme eshte te fitosh "mendjen dhe zemrat" e palestinezeve ordinere, duke i bere ata te mundur qe emocionalisht, dhe intelektualisht ta ndajne veten nga islamistet radikale. Per cdo sulm te radikaleve, denimet ishin kolektive per te gjithe, keshtu qe palestinezet sekularist, moderues nuk kishin rrugezgjidhje tjeter vecse te afroheshin me radikalet. Gjithashtu, duke qene se Olmert ishte ne negociata me Abas, fillimisht reagoi lehte nga sulmeve te Qassams, por kjo dergoi sinjalin e gabuar, dhe sulmet vazhduan, detyrimisht dhe kundersulmet (pra nje rreth vicioz.)

    Libani nga ana tjeter, nuk beri asnje perpekje per carmatimin e Hezballah, edhe pse eshte ne ekzistence nje rezolute nga OKB per kete ceshtje. Hezballah i eshte dhene kontroll i lire ne jug, dhe de facto eshte bere nje shtet perbrenda nje shteti. Per me teper, duke mos denuar hapur sulmin e Hezballah (qe filloi kete situate) ligjerisht perkrah kete akt lufte.

    Persa i perket administrates se Bushit, me obsesion per perhapje "demokracie" ne Lindjen e Mesme (edhe pse vetem ne emer) dhe te lidhur me luften ne Irak, i la palestinezet dhe izraelitet me vete. Ne kundershtim me politiken e administratave te kaluara, nuk ka asnje delegues permanent presidencial ne rajon (sic ishte me pare) per te sjelle Izraelin dhe Palestinezet me afer, pa u acaruar konflikti deri ne kete menyre. Pak dime per "track-two" diplomaci, por kohet e fundit, eshte pare shume pak "shuttle-diplomacy" ne rajon nga ana e kesaj administrate.

    Cfare nuk duhet injoruar eshte reagimi shume sinjifikues i Arabise Saudite (duke folur keshtu dhe ne emer te vendeve te tjera arabe, Jordania, Egjipti etj.) Eshte e padiskudueshme qe deklarata e Arabise Saudite ishte teper qarte kunder sulmit te Hezballah perbrenda Izraelit. Vendet arabe jane te shqetesuar se grupe te tilla renegade si Hezballah etj, rezikojne stabilitetin, sigurimin ekonomik, politik ne rajon, dhe mund ta cojne komplet Lindjen e Mesme ne lufte inter-apo intra- shteterore.

    ----------------------------------------------------------

    Ok, me shume se 10 fjale ky muhabeti, por gjithesesi nje kendveshtrim tjeter, ndoshta me realpolitik se i Kryeplakut.
    PS: Dy dite para sulmit te Hezballah, Egjipti kishte siguruar ndermjet negociatave lirimin e ushtarit te mare peng nga Hamas. Koincidence qe pa lejuar nje krize te perfundoi filloi tjetra nga nje front i ndryshem?!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e bknrg
    Anėtarėsuar
    16-07-2006
    Postime
    7
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    E po kjo pike e zeze....

    te gjithe kapen me Karten e OKBs megjithese nuk hajne pyke nga drejtesia nderkombetare

    kurse disa te tjere po na thone qe predhat qe biejne mbi Bejrut nuk jane izrealite por jane iraniane-siriane!




    Muhabeti me 5 fjale eshte keshtu:

    SHBA nuk mundet ta harroje qe Hezbullahu hoqi qafe 300 Amerikane ne 1982-shin

    Anglia s'mundet t'ja prishi SHBA-s, dhe sigurisht 40 te vraret e Londres nga terroristet nuk mund te harrohen

    Gjermania nuk e di ende se c'po kerkon

    Frances i jane mbledhur shume Muslimane ne territorin e vet dhe duke pare se c'pesuan komshijte (Spanje, Angli) ka filluar edhe ajo te heqi dore nga politika "filo-arabe", megjithate ne rastin e Libanit e hedh nga nje fjale per hir te Maroniteve qe per shekuj me radhe i perdorte kundra te tjereve

    Rusia qe e pa sesi u shporr nga Europa Lindore, brenda dites, e di mire se mbas Lindjes se Mesme dhe Iranit i vjen radha Kaukazit! E keshtu eshte e vetmja per momentin qe po interesohet per te vraret, megjithese te vraret cecene nuk i interesojne shume!

    Izraeli po kerkon mbreterine e Solomonit ne Lindjen e Mesme, megjithese nese Olmerti eshte Solomoni atehere Jaser Arafati (qe i ra per 40 vjet me radhe reth e perqarke shkretetires mesolindore ne kerkim te tokes se premtuar -prej OKBs!) ishte Mojsiu!


    Tani sigurisht qe mbajtja peng e diplomateve amerikane ne Teheran dhe deshtimi i komandove per t'i marre mbrapsht i kushtuan presidencen Karterit dhe i frymezuan Rejganit "luften e yjeve" (meqenese ne Toke nuk po i'a conin aq mire duhet te fillonin me yjet e "me djajt" tani). E pra keto gjera zore se harrohen. Aq me keq kur i kushtuan SHBAve aleatin me te mire ne zone pas Izraelit, nje cope zorraxhiu qe dhunonte popullin dhjetra vjet me radhe dhe i thoshte vetes Shah. Aq me keq kur ky zorraxhiu, Shahu, i kishte dhene hyrje SHBAve ne shtetin e katert prodhues te naftes dhe ne shtetin kryqezim midis Kaukazit, Rusise, Kines dhe Indise.

    E pra Irani eshte shinjester ketu e 27 vjet e jo sot qe "po kerkon" te heqi Izraelin nga harta!


    Po me Sirine c'ju desh?

    Ah po.... ne Siri para 3 000 vjetesh shtrihej mbreteria e Solomonit, edhe gjendet ne territorin qe vizatohet ne flamurin izraelit.... se per ata qe nuk e dine ato dy vizat e blujta ne flamurin izraelit nuk kane hyre kot.... jane Eufrati me Jordanin dy lumenjte ku sipas disa mbeturinave mitologjike/skizofrenike (se vertetim arkeologjik apo historik as kane e as kane per te pasur kurre) shtrihej mbreteria e "lavidshme" e popullit te "Jahvas"....

    Sigurisht qe pershkrimi im ju duket i tepruar.... por mua me duket skizofrenia me e madhe e Historise Njerezore qe te vendoset nje popull ne nje toke qe i paska perkitur para 3000 vjetesh. Eshte turpi me i madh i shekullit te 20 mbas holokaustit!

    Nejse qe t'i kthehemi Sirise....

    Izraeli qe vret Paletinezet eshte popull i mire
    Sulltani i Jordanise eshte burre i mire
    Ankaraja qe s'i jep te drejta Kurdeve dhe bombardon Sirine dhe Irakun sa here t'i teket eshte shtet i mire
    Sulltani i Arabise Saudite qe sakaton njerezit kur vjedhin dy lek, megjithese vet po vjedh gjithe Lindjen e Mesme, eshte aleat
    Pashallaret e Emirateve jane te mire
    Zorraxhiu qe s'e duan as kamilet ne Egjypt eshte burre i mire


    i vetmi i keq qe na doli ishte Siria...

    shteti me progresiv i botes arabe na hyri ne listen e zeze, nderkohe qe sulltanet e tjere qe jane shkaktaret kryesore qe te lulezoj terrorizmi ne boten arabe na dolen burra te mire

    Ne Siri nuk kane as sulltan e as sheriat, jane shtet me nje parti qe qeverit ketu e 30 vjet... por sigurisht nuk mund te krahasohen as me Arabine Saudite, as me Egjyptin e as me shume aleate te tjere te SHBAve ne zone.... sepse Ba'athi qeveris Sirine ne bashkpunim me partite e tjera qe jane te ndara sipas komuniteteve dhe Ba'athi eshte partia e shumices e jo partia e nje pakice zorraxhish.

    Te gjitha keto prap nuk mjaftojne qe te dali Siria nga lista e zeze... sepse Siria paska bere mekatin e pafalshem "ngriti dore mbi popullin e Jahvas", kurse populli i Jahvas nuk ka gale kur shkerdhen popujt e tjere para e mbrapa, nuk ka gale qe morri pjese ne nje lufte qe i shkaktoi Libanit 150.000 viktima dhe sot kerkon qe te kthehet perseri kjo lufte, nuk ka gale qe kryen gjenocid (me gjithe kuptimin lektik dhe ligjor qe permban termi) mbi popullin palestinez ketu e 50 vjet! Dhe meqenese SHBA deshiron te fus Izraelin ne lojrat e veta kundra komshijve .... Izraeli kerkon te fusi SHBAn ne lojen e vet kundra Sirise (dhe deri tani shume mire e kane gjetur muhabetin).

    Tani na del ky gomari i Uashingtonit dhe na thote se fajin per bombardimet e ka Hesbollahu me Iranin....

    nje gje harroi te na i shpjegoj ky krici (qe nuk dihet nese ka hapur ndonje liber per te lexuar ndonjehere ne jeten e tij): kush e ka fajin per Iranin dhe Hesbollahun?

    Pergjigja: SHBAja dhe Izraeli!

    Nese SHBAja nuk ndihmonte zorraxhij si Shahu qe te perdhunojne popujt e vet dhe nese nuk i lejonte shovnisteve/skizofreneve te Tel-Avivit te kryejne gjenocid mbi Palestinezet sot nuk do kishim as Ahmedinexhada, as Hesbollah e as Hamas!

    Fontamentalizmi islamik eshte fenomen i 50 vjecarit te fundit, 50 vjecar qe ngjyros nga krijimi i Izraelit ne Lindjen e Mesme (nderkohe qe ky shtet do ishte me e drejte te krijohej diku ne Eurpen Qendrore apo Lindore ku ndodheshin shumica e Hebrejve para Hitelrit), u ngjyros nga luftrat arabo-izraelite, u ngjyros nga perkrahjet amerikane ndaj zorraxhijve etj.

    E pra per sa kohe Uashingtoni dhe Tel-Avivi, bashke me te pavendosurit europiane (kjo pavendos'shmeria europiane kushtoi Luften e Pare dhe te Dyte Boterore por prape nuk vune mend!) nuk ndrojne politike ekstremizmi do triumfoj!

    Dhe per sa kohe do triumfoj terrori bota perendimore me mire t'i harroje interesat e veta ne Lindjen e Mesme... atje ku nuk ka vend per njerez nuk ka vend as per interesa!
    Miredita te gjitheve.
    Nuk di se ē'fare te them sepse ky djali qe ka folur me pare "Kryeplaku" ka 20 tani me duket por prap e meriton nickun qe ka se nuk imagjinoja qe dikush qe jeton ne Greqi ta dinte kaq mire(por me sa shoh kush kerkon ka per gjetur gjithmone pamvaresisht se ku jeton kush eshte nga vjen)gjithese si une doja tju jepja nje arsye me shume per te kuptuar se drejt kujt drejtimi po ecin ngjarjet.Shume nga ju do te mendojne ja dhe nje tjeter + emrat e ndryshem qe pashe se i keni ngjitur parafolesve qe e mendojne ne nje fare menyre ndryshe nga shumica.
    le te vijme tek ēeshtja themelore dhe te mos z'gjatemi shume ne muhabete qe nuk kane fruta.
    KUSH NGA JU KA NEVOJE PER TE PARE NJE FIJE TE VERTET MUND TE VIZITOJE SITIN
    www.arcoris.tv
    E BUKURA E KETIJ SITI ESHTE SE GJITHSHKA TA JEP ME FILMIME SI DO TA KENI KUPTUAR DHE NGA ADRESA.
    DHE GJE TJETER ME E BUKUR AKOMA ESHTE QE DUHET TA ZBULONI VET(ndryshova mendje shikojeni vet) SEPSE UNE NUK DUA TE THEM ME LEJONI THJESHT TE TROGOJ.
    largohuni nga shpikjet siperfaqesore sidomos kur jane te shoqeruara edhe nga llogjika.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e bknrg
    Anėtarėsuar
    16-07-2006
    Postime
    7

    Thjeshtesime

    meqenese une e provova adresen qe ju dhashe mendova me e shpejtuar njeēik punen.
    shkoni tek google.it per ata qe nuk dine anglisht dhe shkruani arcoiris.tv kliko tek opzioni pagine in italiano dhe pastaj jepi kerko dhe gjithshka do te jete me e lehte
    pastaj mjafton te shkruani tak faqja kryesore 11 settembre cercha dhe do te dalin te gjitha failat video qe ndodhen per kete teme.nese ndonjeri ka pasur probleme mjafton te me shkruaj.
    largohuni nga shpikjet siperfaqesore sidomos kur jane te shoqeruara edhe nga llogjika.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga alDI
    E keni marr vesh ?cdo kanal televiziv po e jep qe hezbullah gjitha rraketat qe ka perdor koicidojn me rraketat qe ka dhe sirija dhe irani...

    Po izraelit rraketat dhe avionat sja ka dhen USA?


    IZRAELI KA RRAKETA POR I KA NGA ATO TE KEQIJAT FARE QE PO HODHI NJE E FSHIU FARE PALESTINEN NGA FAQJA E DHEUT KESHTU LLOJ RRAKETASH I KA DHENE AMERIKA

    OKB dhe BE prane dergimit te trupave ne kufirin IZRAEL - LIBAN
    pasi gjendja po acarohet shume dhe duhet nderhyrje e menjehereshme

  6. #126
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ndoshta juve ju duket budallek me brire po un nuk kam as nje fije dyshimi qe Izraeli dhe populli hebre eshte rreziku me serioz qe i kanoset rraces humane dhe planetit toke.Nese nuk edukohen mbi konceptet elementare njerezore dhe t'ju crrenjoset ideologjia e tyre e mbrapshte.

    Eshte profeci e dhimbshme nje aforizem e Ajnshtajnit

    "Nuk e di me cfare armesh do behet Luta e 3 boterore por e 4 do behet me shkopinj e gure"

    Amerika i ferkon koken gjarperit por harron qe gjarperi te kafshon nese nuk i shkul dhembet.

    Tanime gjarperi i vjeter nen guven e erret zgjohet me djellin e pare pranveror dhe instiktivisht ndjen ne perpelitjet e tij se ky dimer do jete i forte,i ftohte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 18-07-2006 mė 07:13
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #127
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Hezballah, nga ana tjeter, kujtoi se Izraeli do bie preh e presioneve te jashtme, dhe nuk do te reagonte ne menyre te forte ndaj ngjarjeve te javes se kaluar. US, BE, apo dhe Rusia, mund te mos jene dakort per proporcionet e reagimit te Izraelit, por ne rezoluten e tyre, (ne formen e G8) te gjitha keto intetitete nuk thirren per arme-pushim. Ne fund te fundit, perse do lejoje Izraeli nje organizate qe rrezikon territorin sovran te rigrupohet per nja nje muaj e dy e pastaj t'ia filloj nga e para?! Qeveria izraelite eshte shprehur qarte: jo "status-quo ante."
    Nasrallah, duke degjuar dhe ison e Hamas, e mbiluajti rolin e vet ne rajon, dhe per kete do ta paguaj.
    E kundėrta Luaneshė! Izraeli asht tuj shkue pėr qefi Hezbollasė. Mu kėtė reagim e kanė kėrkue ata. Ēfarė dėmtimi i shkatuen Hezbollahut bombat e Izraelit?

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    I mbeshtetur me mjete ushtarake, llogjistike, financiare dhe politike nga Siria dhe Irani, Hezballah mendoi se ishte gati. Por nuk parashikuan reagimin e Izraelit, per te cilin nuk ka rrugezgjidhje vecse te mbarohet perfundimisht kjo ceshtje. Nga ana pozitive per Libanin, ne fund, roli i Sirise dhe i Iranit ne Liban do te zvogelohet dramatikisht.
    Prap e kundėrta. Rranjet e Sirisė dhe Iranit veē thellsohen n’Liban. Pėr Libanin, kurgjo positive nuk del nga ky ekuacion. Libani, ma shumė se Izraeli, ka pėr interes ta pakson ndikimin e Hezbollasė n’shtetin e tyne.

    Po qysh po m’duket Hezbollahu qenka kshillue mire nga Hamasi, dhe si fitohet Pushteti napėrmjet kaosit.

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Ok, me shume se 10 fjale ky muhabeti, por gjithesesi nje kendveshtrim tjeter, ndoshta me realpolitik se i Kryeplakut.
    Kryeplaku po bojka llom ktu pari. I paska hije emni!!!

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Lumnjani
    E kundėrta Luaneshė! Izraeli asht tuj shkue pėr qefi Hezbollasė. Mu kėtė reagim e kanė kėrkue ata. Ēfarė dėmtimi i shkatuen Hezbollahut bombat e Izraelit?
    Shume e veshtire kjo pyetje, jo se nuk ka pergjigje jo, se po te doje vertete pergjigje per kete pyetje e kishe mare disa here vete, por ti si shume te tjere je i bindur e i brumosur me idete e tua dhe pergjigja sido qe te te ipet eshte e papranueshme. Sidoqofte per hir te temes po ta them dhe nje here.
    - Bombardimet e rrugeve te hyrjes ne Liban (aeroporti, porti, rruget kryesore) jane bombarduar per te parandaluar hyrjen e armeve nga Siria dhe Irani. Fakt ky qe nuk mund te diskutohet pasi gjithe raketat e rena ne Izrael jane prodhim Iran apo armatim Sirian. Asnje rruge qe nuk ka lidhje me Sirine nuk eshte bombarduar, pra sulmet i drejtohen vetem Hezbullahut qe furnizohet nga keto vende.
    - Bombardimet ne qendrat e banuara jane bere per te eleminuar armatimet qe fshihen ne keto vendbanime. 24 ore perpara bombardimeve Izraeli ka hedhur fletushka ku paralajmerohen gjithe banoret e asaj zone (jugu i Bejrutit) te largohen prej vendbanimeve. Kjo zone eshte zone mbeshtetese e hezbullahut ku mendohet se permban nje sasi te madhe municioni te kesaj organizate. Si organizate jo-qeveritare, Hezbollah nuk ka qendra armatimim, baza municioni apo depo, te gjitha armatimet fshihen neper shtepite e civileve. Nese keta civile nuk kane te bejne fare me Hezbullahun (nuk po them qe te gjithe jane pjese e tij) mund fare mire te largoheshin kur jane hedhur fletushkat e para.
    - Jane bombarduar vetem ato ministri qe drejtohen apo jane kukulla te Hezbullahut. Jane demtuar vetem ato depo karburanti qe perdoren prej kesaj organizate.

    Cdo bombardim Lumjano, ka per qellim dobesimin e Hezbullahut. Megjithate jam i sigurt qe ti e shef ndryshe.

    Prap e kundėrta. Rranjet e Sirisė dhe Iranit veē thellsohen n’Liban. Pėr Libanin, kurgjo positive nuk del nga ky ekuacion. Libani, ma shumė se Izraeli, ka pėr interes ta pakson ndikimin e Hezbollasė n’shtetin e tyne.

    Po qysh po m’duket Hezbollahu qenka kshillue mire nga Hamasi, dhe si fitohet Pushteti napėrmjet kaosit.
    Bashkohem plotesisht ne mendim, ky qendrim i Izraelit po shkateron plotesisht Qeverine dhe pushtein qendror. Kjo eshte problem jo vetem se rrit terriotin e hezbullahut por dhe se eleminon nje organ me te cilin mund te arrihet paqja ne te ardhmen.


    Kryeplaku po bojka llom ktu pari. I paska hije emni!!!
    Po sigurisht qe do beje. Kelysherve te kuq te komunizmit diktatura e dhuna u shkon shume here me pershtat se liria e te drejtat e njeriut. I ngriti ne qiell felliqesirat Iraniane e Siriane qe kane 50 vjet diktature mbi vendin e tyre qe e kane kthyer ne halene e Azise kur dikur kane qene shembull i progresit. Se pse nuk na i sqaroi ky kryeplaku pse Europa eshte mbushur me qindra mijra emigrante politike Iranian, qe ne menyre massive po perpiqen te largohen nga ky "Shtet Progresiv", nuk u mor vesh. Nuk na shpegoi gjithashtu persekutimet masive apo shtypjen me dhune te revoltave studentore si dikur xhaxhallaret e baballaret e Kryeplakut benin ne Shqiperi. Patjeter ky do jete vendi ideal i Kryeplakut, se i pershtatet me se miri felliqesires e mbeturines ku eshte rritur. Se po te merte mundimin e te pyeste 2-3 Iraniane apo Siriane qe e kane jetuar diktaturen qe Kryeplaku lavderon mbase dhe do ndronte mendim. Se njerez qe ushqehen me urrejtje per njeriun, qe ne vend te progressit e larg-pamjes rriten me ligesine e xhelozine ne shpirt nuk kane azgje pozitive per ti dhene njerezimit. Vendet si Irani e Siria qe mund ta derdhnin talentin e vendit per zhvillim e progres, por kave vendosur ne mire te meren me urrejtje e prodhim shfarosjeje duke ja nxjerre shpirtin nga ***** popullit te vet. E per ta duhen derdhur lavde?
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nese ju kujtohet kriza e Missilave ruse ne Kuba ne vitin 1962, ku amerika deshi te nderhyje edeh deri te lufta nukleare poqese rusia nuk do i terhiqte misilet me koka berthamore te cilat e rrezikonin ameriken prej nje largesije afer 150 km.

    poashtu tani eshte ne pyetje egzistenca apo shuarja e shtetit te izraelit i cili tani po rrezikohet nga milicet e hezbollas me arme me te persosura te ngarkuara me arme te rrezikshme qe mun ta sulmojne izraelin deri ne 250 km. pra Tel-Avivin dhe Jruzalemin, andje izraeli duhej ne ēdo menyre te gjeje shkasė ku do te nderhyje deri ne zemer te Libanit per ti shkatrruar keto rampa te misilve te tipit katiushka(kaēushka) dhe te perfundoje misionin mbrenda disa javesh e pastaje do pushoje per disa vite ne qetesi e rehati.
    Ky ishte plani i focave te ushtrise tsahel.

  10. #130
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Lumnjani
    E kundėrta Luaneshė! Izraeli asht tuj shkue pėr qefi Hezbollasė. Mu kėtė reagim e kanė kėrkue ata. Ēfarė dėmtimi i shkatuen Hezbollahut bombat e Izraelit?

    Prap e kundėrta. Rranjet e Sirisė dhe Iranit veē thellsohen n’Liban. Pėr Libanin, kurgjo positive nuk del nga ky ekuacion. Libani, ma shumė se Izraeli, ka pėr interes ta pakson ndikimin e Hezbollasė n’shtetin e tyne.

    Po qysh po m’duket Hezbollahu qenka kshillue mire nga Hamasi, dhe si fitohet Pushteti napėrmjet kaosit!
    Lumjan, sic shkruajta ne fund te postimit tim, ka shume kendveshtrime ne lidhje me kete ceshtje. Ai i Kryeplakit eshte tjeter, i imi eshte tjeter. Ama, ne realitet te pakten deri ne strukturen nderkombetare qe ekziston sot, analiza behet me "realpolitik", duke pasur parasysh rolin e shteteve ne rajon, apo dhe ata qe influencojne nga jashte. Tani, si kemi deshire te jete, dhe si "zgjidhen" keto pune ne te vertete eshte tjeter gje. Ideologjikisht, une s'para diskutoj, sidomos ne kete nen-forum.

    Roli i Sirise dhe Iranit do minimizohet, jo vetem nga perplasja me Izraelin, po sepse dhe vete vendet arabe (me ne krye Arabine Saudite, dhe me tej) e kundershtuan veprimin e Hezballah (dhe terthorazi Sirine dhe Iranin) me rezoluten mjaft kyce para disa ditesh. Per me teper, pervec arsyeve gjeopolitike dhe ekonomike eshte faktori fetar, suni vs. sheitet.

    Me kaq tani per tani, se me fillon mesimi ne "International Law" .

Faqja 13 prej 68 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •