Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Shkatërrohet një tjetër rrjet droge në Durrës

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar shtatë anëtarë të grupit që trafikonte heroinë në veri të Italisë

    Shkatërrohet organizata e drogës

    Emiljano Shullazi, anëtar i organizatës. Në pranga edhe agjenti i Antidrogës që dekonspiroi hetimin

    Ened Janina

    TIRANË- Prokuroria për Krimet e Rënda shkatërron një organizatë të trafikut të heroinës. Një hetim i nisur dy vjet më parë ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të djeshëm me arrestimin e shtatë personave të implikuar, ndërsa i teti i grupit është personazhi i njohur për policinë shqiptare, Emiliano Shullazi, i cili ndodhej prej muajsh në burg për një tjetër vepër penale. Mes të arrestuarve të djeshëm ndodhet edhe një oficer policie i sektorit të antidrogës, i cili ka rrezikuar hetimin 2-vjeçar duke i “shitur” informacione njërit prej të implikuarve të këtë rrjet trafiku. Ky grup i strukturuar kriminal ka trafikuar gjatë dy viteve të fundit sasi të konsiderueshme heroine në itinerarin Turqi- Shqipëri- Itali. Lajmi është pohuar dje nga burimet zyrtare të Prokurorisë për Krimet e Rënda.
    Hetimet
    Rreth dy vjet më parë, Prokuroria e Milanos në Itali u ka komunikuar homologëve shqiptarë për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte heroinë. Në maj të vitit 2004 kanë ardhur edhe materialet e para nga Italia në lidhje me këtë aktivitet kriminal. Asokohe, Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Milanos, ku kanë zbuluar se grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe vepronin kryesisht në veriun e Italisë. Ata trafikonin heroinë të pastër, të cilët e merrnin nga Turqia. Më pas droga kalonte në Ballkanin perëndimor nga ku trafikohej drejt Italisë. Ndryshe nga organizata të ngjashme kriminale, grupi i mësipërm nuk përdorte portet shqiptare për të trafikuar heroinën, por portet e vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, të paktën në 9 raste të provuara. “Episodet e trafikimit të heroinës, objekt i këtij hetimi, zhvillohen në territorin gjeografik Turqi – vendet e Ballkanit Perëndimor – Itali, me shumë pak raste të kalimit tranzit nga portet tona. Hetimet e përbashkëta me autoritetet gjyqësore dhe policore të huaja përfshijnë një hark kohor dyvjeçar, maj 2004 – qershor 2006”,- thënë dje burimet zyrtare të prokurorisë.

    Arrestimi
    Fillimisht në prangat e policisë kanë rënë disa shqiptarë me banim në Itali, të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rrjet. Një ndër personat e parë të arrestuar në Itali është vëllai i Ervin Ferhatit. Ndërkohë, prokuroria shqiptare ka filluar përgjimin e telefonave të të gjithë anëtarëve të organizatës. Me anë të përgjimeve janë siguruar të dhëna të tjera shumë të nevojshme për hetimin e çështjes. Pasi është kompletuar dosja me prova prokuroria i ka kërkuar gjykatës miratimin e arrestit për të gjithë anëtarët e kësaj organizate. Kështu me urdhër- arrestet në dorë ka filluar edhe operacioni me emrin e koduar “Identikit”. Gjatë natës ndërmjet datave 6 dhe 7 korrik, Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Milanos, të mbështetur nga Drejtoria e Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme dhe drejtoritë e Tiranës, Durrësit dhe Fierit u hodhën në veprim. “Në përmbyllje të punës së përbashkët hetimore, identifikimit të personave dhe përpilimit të akteve të nevojshme, u ekzekutuan masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata për Krime të Rënda me kërkesë të kësaj Prokurorie, në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë, të hetuar për krimet e organizimit, drejtimit dhe financimit të organizatave kriminale me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve dhe për të paktën nëntë episode të veçanta trafikimi të heroinës”,- thanë dje burimet zyrtare të prokurorisë.

    Artan Shabani, i njohur si Ben Çami, i datëlindjes 15.10.1971, lindur dhe banues në Durrës

    Erges Ymeraj, i njohur si Orges Kareçi, me emër fals Ilirian Vasili, i dtl. 27.02.1975 nga Durrësi

    Emiljano Shullazi, me emër fals Anton Nikolli, i datëlindjes 24.04.1978, i paraburgosur

    Ervin Ferhati, ndryshe Ergys Ferhati, i datëlindjes 05.06.1979, lindur dhe banues në Tiranë

    Selfo Driza, me emër fals Fredi Plaku, i datëlindjes. 22.02.1977, lindur e banues në Baltëz të Fierit

    Erion Gogaj, i datëlindjes 23.03.1981, lindur në Plyk të Fierit dhe banues në Tiranë

    Artan Allushi, i datëlindjes 16.02.1976, lindur dhe banues në Tiranë

    Dritan Manaj, i datëlindjes 27.07.1975 inspektor në Zyrën e L.K. Drogës në Drejtorinë e Tiranës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Me vjen shume keq qe gjith ky grupi lart kan qen cuna te rinj edhe s'mund te gjejn nje "profesion" tjeter ne jet qe te jet i paster edhe mos perfundoj neper burgje. Megjithat, kete jet kishin filluar dhe c'do gje ka konsequencat e veta.
    P.S: Kto nga Durresi, sidomos Beni (emer i degjuar shume). Eh* gjynaf.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Fiona do te me vinte e mua shume keq per ket te rinje , per puna qe kane bere keta luhet me shuma te medha e marrjemendje , a e ke pare DURRSIN si eshte bere sa ndertime jane bere ,nuk them qe jan ber me leke te pista te gjitha por shumica e tyre po ,nuk eshte e drejte ,se dhe te tjeret kane nga 12 vjet ne emigrim dhe nuk kan ber ate qe kan ber disa atje ,po jo vetem ne durres po e ne ........................pershndetje...............

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •