Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kur meshkujt nuk i besojnë as vetë premtimeve që u bëjnë partnereve!

    Kurioziteti më i madh për femrat është të dinë se çfarë mendon partneri i tyre gati në çdo moment. Ca gjëra kuptohen lehtësisht, por për disa të tjera partnerja do të bënte gjithçka vetëm që të mësojë se ç’bluan në kokë ai. Megjithatë, jo të gjithë specialistët e martesave bien në një mendje. Këto gënjeshtra të vogla janë të pafajshme, por mund të të ngatërrojnë ndonjëherë. Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja ekspertët kanë treguar disa prej tyre.
    1- Mashkulli joshet 10 herë në ditë nga femra të tjera
    Edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk iu duan. Edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse i kalon pranë.
    2- Mashkulli ka nevojë të qëndrojë pak larg partneres
    E ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.
    3- Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë
    Kjo në fakt është goditje pak e fortë për femrat, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata iu duan fort. Ata mendojnë se jeni fantastike dhe shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të vogël, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.
    4- Kur ata fitojnë shumë e ndiejnë veten të rëndësishëm
    Në disa çifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që çdo femër e di, që partneri i saj do të donte të ishte ai që i siguron të ardhurat dhe nevojat familjes.
    5- Çdo vit që kalon i bën t’iu duan më shumë
    Me kalimin e viteve dashuria dhe përkujdesja e tyre ndaj jush do të rritet. Edhe pse kanë shumë për të arritur synimin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40, 50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë iu duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat intelektuale dhe shpirtërore të partneres, që në fillim nuk i vënë rëndësi.

    Edhe meshkujt kanë dëshirë të kujdesen për shtëpinë

    Edhe pse duket sikur e kanë bezdi dhe shpesh herë duhet t’iu luteni me ditë për rubinetet, kanatat e dollapëve, suvanë e tavanit, që ata më në fund pas shumë kundërshtimesh, shtytjesh e harresash të nisin punën. Por kjo zvarritje nuk është asgjë më shumë se një lojë fëmijësh, që atyre u pëlqen. Sepse në të vërtetë ata e kanë me qejf rregullimin e gjërave. I bën të ndihen mirë kur nga duart e tyre rregullohet diçka që pa këtë ndërhyrje do mbetej e prishur përgjithmonë. Por qëllimi pse nuk e thonë kurrë këtë është se gratë, sipas tyre, nuk e bëjnë dot ndryshimin ndërmjet të rregulluarit e një rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur të dyja detyra të meshkujve, që duhet t’i kryejnë në fundjavë, pak a shumë në kohën kur ka nisur ndonjë ndeshje futbolli apo garë makinash. Por ata e duan atë lutjen e partneres të përsëritur, inatin dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjë kompliment të thënë shkarazi.

    Xhelozitë dhe zënkat e para në jetën në çift

    Çdo vajzë kur ka qenë adoleshente, ka parë sesi i dashuri moshatar apo pak vite më i madh, sigurisht që ishte shumë i lumtur që kishte në krahë një vajzë simpatike, të zgjuar, të ëmbël, që dukej shumë mirë me ato veshjet e thjeshta sa herë hynte në shkollë. Po ja që një ditë me siguri ka kaluar një nga to vajzat super-seksi të qytetit dhe ai nuk e ka pasur problem të kthente kokën dhe t’iu linte me minuta të tëra përballë atij spektakli të pakëndshëm. Dhe këtu fillojnë xhelozitë dhe zënkat e para. Por vjen një kohë në jetën e çdo mashkulli kur ai zbulon dobinë që ka fshehja e një pjese të madhe të impulseve të tij. Ai nis gati të mësojë përmendësh ato kotësitë dhe justifikimet e vogla që femrat edhe pse i kuptojnë, kanë aq qejf t’i dëgjojnë. Dhe në fakt kjo për ta nuk është një gënjeshtër e pacipë, kjo është thjesht një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta.

    Po i dhe pak, meshkujt mund të të falin botën

    Mund të ketë ndodhur që disa prej tyre vendimin më të rëndësishëm në jetë për sa i përket martesës së tyre e kanë marrë pas një çasti reflektimi, larg syve të vajzës që duan apo përkëdheljeve e të saj. Ndoshta shtrirë në bordin e një varke që vozit në ujërat e një deti, ku ajo nuk e ka ndaluar të shkojë, apo në një kasolle në mal, ku ajo sërish nuk është treguar dyshuese para se t’i uronte të bënte qejf. Ata e dinë se kjo i kushton një femre dhe e vlerësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që një mashkull nuk e thotë kurrë: në rast se e lejon të kalojë një natë me shoqërinë, të harrohet në një mbrëmje pokeri, të shkojë për peshk ose për vozitje vetëm, nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta vlerësojë më tepër se ç’pandehin femrat. Dhe rrallë do dojë të lërë vetëm një partnere të tillë. Kjo është e vërteta. Por meshkujt do të donin të ishin gjithmonë 25 vjeç dhe nganjëherë nuk e kanë mendjen kur femrat flasin për probleme që atyre nuk i zgjojnë shumë interes.
    Sui generis

  2. #2
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Jam kenaqur me kete teme, per cka ke shkruar me larte. Dhe jam shum shum dakort me te gjitha piket qe ke kapur.

    Po na meso dhe ca te tjera qe si kemi zbuluar akoma.
    Si te hyme me thelle ne psikologjine e mashkullit
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  3. #3
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Se mos vetem meshkujt bejne premtime qe s'i besojne as vete.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e sybukura
    Anëtarësuar
    13-09-2007
    Vendndodhja
    me kembe ne toke
    Postime
    39
    Kjo teme mendoj se eshte shume interesante si per meshkujt ashtu edhe per femrat.
    Kur nje cift eshte ne periudhen e dashurise u duket se e gjithe bota eshte vetm per ta.
    Kur lidhjen e kthejne ne martese shume gjera u duken ndryshe nga ato qe kishin enderruar,
    ndryshe nga ato qe i kane premtuar partneres apo partnerit.
    Pesojne nje zhgenjim, jeta per ta nuk eshte me, fushe me lule ,por eshte nje sfide qe duhet
    te perballen me shume durim.
    Kush di te sfidoje,fiton.
    Nje shprehje thote: hall me burre e hall pa burre,hall te mos martohesh kurre.
    Nuk besoj se eshte kenaqur njeri nga beqaria,apo nga martesa.
    Mendjemadhesise dhe fasades i ka ikur koha,eshte koha e vleres.

  5. #5
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    vallaj un nuk premtoj gjo po se niva. kom njonon qi meti tuj thon i love you. ene pret ka mu me thon the same. un se nij me daj me e thon ene i them thank you my dear. po mi sjell nervat maje hundes tuj prit cdo dit se un po qes njat love you hahahahhahahaha
    no glove no love

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Rapso ku e gjet kete artikull aman

    Hallall, u kenaqa duke lexuar
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Premtimet skan asnje vlere, po hajt me!

    Premtime bejn politikanet.. Ato qe me te vertete e duan dike, nuk premtojne por veprojne.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Premtime bejn politikanet.. Ato qe me te vertete e duan dike, nuk premtojne por veprojne.
    Komplimenta Apollo, shume e bukur !

    Ketu te heq kapelen (per respekt)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  3. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  4. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •