Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KAPITULLI H

    Besimi dhe Liria


    a) Nga liria u thirr
    1. Studiuam disa pika për personin Hyjnor të Shpëtimtarit tonë, Jisu Krisht. Dhe pamë kudo dritë. Jo vetëm kaq sa kërkojmë zakonish, por shumë më tepër.
    Sa nuk besojnë te Krishti, logjikisht nuk kanë të drejtë. Nuk besojnë jo se nuk mundin, por ngaqë nuk duan.
    Dëshira e tyre ndërhyn dhe i bën të nënvleftësojnë kritere, që në raste të tjera i quajnë tepër të vërteta.
    Pse? Thjesht se kështu duan.
    2. Por edhe Perëndia kështu do. Të jemi të lirë. Të besojmë nëse ne duam. Dhe të mos besojmë, kur ne nuk duam!...
    Kur Perëndia deshi të shpëtonte botën, na hapi rrugën e shpëtimit. Dhe na ftoi të kërkojmë për ta gjetur dhe për ta ndjekur. Por shumë njerëz nuk duan të merren me këtë bamirësi shpëtimtare, të mirësisë së Perëndisë.
    Mos vallë për këtë Perëndia duhej të ndërronte plan?
    Krishti nuk deshi të vinte në ardhjen e parë të Tij. Atëherë Ardhja e Tij do të ishte e stërqartë 2 + 2 = 4. Do ta shihni TË GJITHË. Madje edhe armiqtë e tij më fanatikë. Dhe ata që e kryqëzuan.
    Në Ardhjen e Parë të Tij, Krishti nuk deshi të vinte me lavdi. Sepse atëherë të gjithë do të detyroheshin të besonin. Por kjo nuk ishte e drejtë...
    Vlera më e madhe e jetës sonë është liria. Madje edhe kur etniko-politikisht jemi skllevër. Kështu e deshi Perëndia. Kështu na krijoi.
    Të lirë, me gjykim etik. Atë që bëjmë, ta bëjmë vetë.
    Dhe na tha: jeta e pastër dhe e vërtetë është e lidhur me përdorimin e drejtë të lirisë sonë.
    Thotë Perëndia:
    Vura para teje:
    • Jetën dhe vdekjen
    • Bekimin dhe mallkimin.
    * Zgjidh ti jetën
    Të jetosh si dhe sperma jote
    * Zgjidhja e drejtë është:
    • Të dashurosh Zotin, Perëndinë tënd.
    • Të dëgjosh zërin e Tij.
    • Të jesh i lidhur me Të.
    Kjo është jeta jote (e Hënë 30, 19-20).
    3. Perëndia do njerëz të lirë. Kaq të lirë sa të mundim, madje dhe ta mohojmë.
    Sepse, aty ku nuk ka liri,
    • nuk ka traditë,
    • nuk ka jetë të ndershme
    • nuk ekziston përgjegjësia.
    Dhe aty ku nuk ekziston përgjegjësia,
    • nuk ekziston e mira dhe e keqja,
    • nuk ekziston e drejta e shpërblimit
    • nuk ekziston e drejta e dënimit
    4. Krishti erdhi në botë si çlirimtar.
    Na fton nga errësira e gënjeshtrës, në dritën e tij të famshme (A. Petr. 2:9).
    Por në dritën e shfaqjes së Perëndisë mbetën disa pika të paqarta. Shënjat e paqarta dhe me hije (në Shkrimin e Shenjtë dhe në dogmat e fesë) përbëjnë shprehje të mençurisë së Perëndisë, që na do të lirë, aq të lirë sa të mundim Ta mohojmë dhe ta blasfemojmë!

    b) Zgjidh ti jetën tënde.
    1. La clarte servirait I'esprit, mais nuirait la volonte (B. Pascal) D.m.th. Nëse e vërteta ishte e qartë, kjo do t'i shërbente mendimit tonë në përpjekjen për të kuptuar dhe për të pranuar, por do të kufizonte lirinë tonë dhe do të bënte që veprat tona të mos kishin vlerë ndershmërie.
    Atëherë do të ishim të pastër si zambakët dhe do të mbante jeta jonë erë trëndafili, por nuk do të kishin veprimet tona asnjë vlerë nderi. Që të kenë vlerë mendore veprat tona dhe, më gjerë, ndjenjat tona dhe mendimet tona, Perëndia la shenja të paqarta dhe me hije, që të mundë njeriu të zgjedhë lirisht, çfarë do:
    • të mirën ose të keqen,
    • besimin ose mohimin
    Prandaj Zoti nuk u shfaq pas Ngjalljes së Tij te të gjithë (Vepr. 10:41).
    Nuk do prepotencë nga ana e tij dhe disiplinë ushtarake nga ne.
    Do të jemi të lirë të kërkojmë.
    Do dashurinë tonë. Do të na tërheqë me dëshirën tonë.
    2. Jeta jonë - thotë Paskali, - ngjan nga ana ideore me rruzullin tokësor.
    • Njërën hemisferë e ndriçon dielli (=janë ato, që i kuptojmë dhe i pranojmë si logjike).
    • Tjetra ka dritën e errët të natës, që ndihmon njeriun të shohë vetëm ato, që ka parë qartë në dritën e diellit (= janë dogmat e pakapshme me fuqinë e mendimit tonë, që i kuptojmë me dritën e njohurisë hyjnore).

    TANI MERR VENDIM

    Do të vijë një çast, që do të jetë vonë të vendosësh!
    Nuk është e drejtë të thuash parapëlqen të rrish shtrirë, ndërsa thjesht, nuk ke fuqi të qëndrosh në këmbët e tua.
    Atëherë, nuk do të kesh më mundësinë të zgjedhësh. Atëherë do të kuptosh çfarë zgjodhe në heshtje me veprat e tua, pavarësisht nëse ishe i ndërgjegjshëm apo jo.
    Mundësi të zgjedhim anën e drejtë, kemi tani.
    Perëndia vjen vonë, për të dhënë te ne këtë mundësi.
    Këtë rast nuk do ta kemi përgjithmonë!
    Eshtë detyra jonë të marrim tani vendimin seriozisht dhe me përgjegjësi.

    Hemisfera e ndriçon mendimin tonë dhe i jep të drejtën të provojë të zërë edhe hemisferën tjetër, që mbetet e zhytur në detin e panjohësisë.
    Hemisfera e errët ul llogjikën tonë. Dhe e bën të kuptojë po të dojë se dashuria e Krishtit është, pa krahasim më me vlerë se mendimi (Efes. 3:19), meqë mendimi vdes lirinë e brendshme, që është e mira më me vlerë në botë. Ndërsa dashuria i jep jetë.
    • Nëse të gjitha, te besimi do të ishin të ndriçuara, nuk do të mbetej vend për një pranim të lirshëm të tij. Atëherë do të ishim të detyruar ta pranonim. Nuk do të mundim të bënim ndryshe.
    • Nëse të gjitha do të ishin të errëta, nuk do të na tërhiqte asgjë te besimi.
    Krishti erdhi në Paraqitjen e Parë të Tij i thjeshtë.
    Donte të bëhej i ndjeshëm tek ata që do ta kërkonin me çiltërsi, tek ata që dashuruan sipërfaqen e Tij (B. Selanik 4.8). Por jo dhe tek ata, që do ta urrenin ose do të donin ta shmangnin. Prandaj, me qëllim e la të paqartë këtë temë.
    Përfundimi është se:
    • Ata që E kërkojnë, e gjejnë se drita rreth fytyrës së tij është mëse e tepërt, përkundrazi,
    • ata që duan t'i shmangen, gjejnë se drita rreth fytyrës së Tij është e pamjaftueshme.
    Besimi ka lidhje me Perëndinë, Ndërtuesin që duhet t'i afrohemi lirshëm, nga dëshira jonë. Prandaj me dëshirën e Perëndisë, drita e besimit është çdo herë aq, sa të lejojë gjithmonë majft vend në lirinë e njeriut.
    Përkundrazi, shkenca ka lidhje me çdo gjë, që na rrethon, që duhet ta pushtojmë dhe t'ia nënshtrojmë dëshirës sonë. (Gen. 1:28). Prandaj kërkohet, që shkenca të ketë kaq dritë të pasur, sa të mos mbetet fare vend për mundësinë e zgjedhjes ndërmjet pranimit dhe mospranimit të rrjedhimeve të saj. Aty ku kjo mundësi vazhdon të jetë nuk ka njohuri shkencore, por "teori", fushë kërkimesh.
    • Urtësia e Tij është e pafund.
    • Gjithçka që bën Ai, është e pazbulueshme.
    Kush mund të shpjegojë vendimet e Tij?!
    Kush mund të kuptojë udhët e Tij?! (Rom. 11:33).


    LUTJA E APOSTULL PAVLIT

    Gjunjëzohem dhe i lutem Atit që vetëm me fuqinë e Tij bëhet njeri, At (qoftë shpirtëror, qoftë gjaku):
    • T'ju nderojë me mëshirën e Tij, me të mirën dhe me dritën e Shpirtit të Shenjtë, të jeni të fortë brenda jush.
    • Të banojë Krishti në zemrat tuaja që duhet t'ia hapni me besim.
    • T'ju bëjë të keni në dashurinë për Të, rrënjë të thella dhe themele të forta.
    • Sepse vetëm atëherë do të mundni të kuptoni dhe ju si e kuptuan të gjithë shënjtorët, çfarë gjatësie, çfarë gjerësie, çfarë lartësie dhe thellësie ka çudia e Kryqit të Krishtit.
    • Sepse vetëm atëherë do të kuptoni se sa më e lartë nga sa të kuptojë njeri, me njohuritë dhe me mençurinë tokësore, gjithë çuditë e krijimit, është të kuptojë sa na dashuron Krishti, Krijuesi.
    • Sepse vetëm atëherë do të mbushemi me besim, me virtyt, me dashuri, me të gjitha dhuratat e Perëndisë.

    (Efes. 3:14-19)



    NË VEND TË PROLOGUT

    Shën Joan Teologu shkruan:
    Po të dojë njeri të shkruajë për Krishtin, të gjitha sa është e mundur të kontrollohen për personin dhe veprën e Tij, e gjithë bota nuk do t'i nxërrë librat që do të duhet të shkruhen (Joani 21:25).
    U kufizova të shkruaj pak. Ato që mjaftojnë t'ju ndihmojnë të besoni se Jisui është Biri i Perëndisë dhe, duke besuar në Të, të fitoni jetë të përjetshme në Emrin e Tij (Joani 20:30).






    (C.G. Lews, Mere Christianity (përkth. rusisht) Revist Le messager 14. 1987.3p.73).

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    NJË DËSHMI

    Si e njoha Krishtin

    a) Shqetësimi
    1. Kur isha adoleshent, doja të isha gjithmonë i gëzuar. Doja të isha gjithmonë njeriu më i gëzuar në botë. Doja madje që jeta ime të kishte kuptim. Kërkoja të gjeja përgjigje për pyetjet:
    • Kush jam?
    • Pse linda?
    • Pse jetoj?
    • Ku më shpie rruga e jetës sime?
    Njëkohësisht doja të isha gjithmonë i lirë. Madje njeriu më i lirë në botë. Për mua liria qëndronte në faktin nëse mund të bëja çfarë të doja (këtë të gjithë mund ta bëjnë dhe më të shumtët, këtë bëjnë). Unë doja të kisha fuqinë të bëja ato që kisha për detyrë të bëja. Sepse shumë dinë ç'duhet të bëjnë, por nuk kanë fuqinë të bëjnë, d.m.th. nuk mund të thonë jo në disa veprime të tyre, që i shtyjnë në të "tjera". Ja, një narkoman di sa tragjike është gjendja e tij. Do që të ndreqet. Por një prirje e brendëshme e bën leckë. E njëjta ndodh edhe me disa dëshira "trupore".
    2. Ç'gjë e tmerrshme, të dojë i riu të ketë për filozofi të tij lirinë e plotë dhe në fund të vërejë se është skllav dhe, madje me pranga.

    b) Rruga e shtrembër
    1. Kështu fillova të kërkoja një përgjigje për temën e lirisë së brendshme. Dhe çfarë thoni vura re?
    Vura re se të gjithë (ose afërsisht të gjithë) ata, që kishin një farë lirie të brendshme, kishin një farë fetarizmi. Mora një vendim të madh. Bëra dhe unë një hap të tillë: Vajta në Kishë. Por nuk më pëlqeu. Nuk gjeta aty asnjë qetësi shpirtërore. Përkundrazi. Ndjeva shumë mërzitje.
    Jam njeri praktik. Ku shoh se diçka nuk më shkon, vë pikë dhe presje. Për temën "Fe" bëra diçka më shumë. Vura jo thjesht pikë dhe presje, por vura dhe kryq (.-+)!
    2. Atëherë më erdhi mendimi se më thelbësore është të kem sukses në jetë. Të luftoj. Të bëhem i famshëm. Të bëhem
    udhëheqës.
    Në universitet vërejta se kryesitë e viteve të ndryshme kishin shumë gjëra në dorë dhe luanin rol të rëndësishëm në jetën e universistetit të studentëve dhe të vendit. Vendosa dhe unë të vija kandidaturën.
    Kështu u bëra kryetar i vitit të parë. Dhe u bëra personalitet. Më njihnin të gjithë. Organizoja biseda, leksione, gara, përpjekje, greva. Bëja pjesë në këshilla. Dhe ku ishte fitimi? Pas pak fillova të mërzitesha.
    Një të hënë u zgjova me dhembje të tmerrshme koke. Kisha fjetur shumë vonë të djeshmen. Mendova: Pesë ditë të lodhshme duke pritur të vijë e Premtja. Sepse "kënaqësia" ishin tre netët e lira të së premtes, të së shtunës dhe të së dielës: Dhe "ptu" nga fillimi!..
    3. Gjer atëherë të gjithë të rinjtë më quanin si "personifikim" të vendosmërisë dhe të gëzimit. Por gjërat nuk ishin kështu. Unë dija që isha si një varkëzë në dallgët e oqeanit! Rrethana, gjendje dhe ndjenja, që nuk i kontrolloja, më çonin ku të donin. Jeta ime u bë skëterrë. Dhe më e keqja: nuk njihja atëherë asnjë, që do të më thoshte dy fjalë me mend. Por dhe të gjendej, fjalët e tij nuk do të më shërbenin. Nuk do të më mjaftonin. Sepse, mbi fjalët e mira duhej fuqia për t'i bërë vepra. Dhe atë fuqi nuk e gjeta gjëkundi!
    Në këtë gjendje fillova të mendoja:
    Vallë ka njeri më të çiltër nga unë në përpjekjen për të gjetur të drejtën, për të gjetur të vërtetën?

    c) Një konstatim i ri
    1. Dikur ra në veshin tim se në universitet ekziston një tjetër "rreth": ca studentë dhe dy profesorë. Ishte një "rreth" i krishterë, që dallonte nga të tjerët. Sepse anëtarët e tij dukej se dinin dhe ç'besonin dhe pse e besonin. Kishin paqe dhe vendosmëri. Vendosa t'u afrohesha. Nuk më mundonte mendimi nëse do të ishin në një mendje me mua. Kisha mësuar të kisha "mirkuptim". Të shihja qetë vullnetin e tjetrit dhe ta respektoja. Kisha miqësi dhe bashkëpunoja në harmoni me të majtë, me anarkistë, me të djathtë dhe me të tjerë.
    2. Por, siç thashë, ai grup ishte i veçantë. Kjo bëri që të vendosja të merresha seriozisht me ta. Dhe vura re se thoshin më pak nga sa bënin. Nuk flisnin thjesht për dashuri. Dhe ndryshe nga gjithë të tjerët, nuk ndikoheshin nga gjendjet që krijoheshin. Nuk flijonin idealet e tyre. Nuk ishin varkëza, që i çojnë dallgët ku të duan. Tregonin se kishin një gëzim të thellë. Kishin diçka, që unë nuk e kisha. Të gjithë lakmojmë atë që nuk e kemi. Kështu, edhe unë kisha zili gëzimin e tyre të brendshëm. Dhe mora vendimin të lidhesha me ta.
    - Diçka të mirë do të kem, - mendova.
    3. Pas pak ditësh u gjenda edhe unë në shoqërinë e tyre. Ishim gjashtë studentë dhe dy profesorë. Dhe filloi biseda për Perëndinë.
    Gjer atëherë, çdo herë që dëgjoja për Perëndinë, bërtisja, që të tregoja se isha i "zgjuar". Siç e dini në raste të tilla i "zgjuari" bërtet sa më fort që të mundë.
    - Ja mendo! Eshtë i krishterë! Ha-ha-ha...Dhe vrapon pas priftërinjve!...Ha-ha-ha...Si plakëzë!...Njeri i ri!...Student i shkencave të përpikta.
    U desh shumë kohë gjersa kuptova se, sa më shumë bërtet një njeri, aq më kokëbosh është.
    Ajo bisedë nuk më tërhiqte. Kështu përqëndrova shikimin te një vajzë e bukur, që ishte në grupin e tyre.
    Gjer atëherë kisha mendimin se të krishterët janë të gjithë kundërshtues. Vërejta se dhe në këtë e kisha gabim. Dhe duke dashur të fshihja mendimin, fillova të lëkundesha në karrigen time. Pastaj pyeta sikur gjoja fjalët e tyre të kishin tërhequr interesin tim.
    - Keni mirësinë të më thoni, çfarë ka ndikuar kaq shumë në jetën tuaj? Pse jeta juaj nuk është si e studentëve dhe e profesorëve të tjerë?
    Studentja, për të cilën ju fola, dinte çfarë besonte. Më pa në sy e qetë dhe serioze dhe tha vetëm dy fjalë, që nuk prisja t'i dëgjoja:
    - Jisu Krishti!
    U përgjigja disi i revoltuar:
    - O, për Perëndinë, leri ato. U mërzita me fenë. U mërzita me kishën. U mërzita me librat fetare. Sepse të gjitha sa kanë lidhje me fenë sjellin vyshkjen!...
    - Por unë nuk ju fola për fe. Unë thashë Jisu Krishti!... Këtë dallim nuk e kisha dëgjuar tjetër herë.
    Dhe vajza vazhdoi:
    Krishterimi nuk është fe. Fe është përpjekja që bën njeriu të gjejë rrugën për te Perëndia. Krishterimi na flet për diçka të kundërt; për përpjekjen që bën Perëndia të gjejë njeriun.
    Këtë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Mendimet që qarkullojnë janë tragjikisht të thjeshta. Dhe zakonisht me disa thjeshtëzime, kujtojnë se zgjidhin problemet shkencërisht. Kohët e fundit kisha njohur një pedagog universiteti, që thoshte seriozisht:
    - Çdo njeri që shkon në Kishë është i krishterë. Nuk u përmbajta dhe i thashë:
    - Sipas këtij mendimi çdo njeri që shkon në garazh bëhet automobil! Çfarë lidhje ka paraqitja trupore në një Kishë me besimin e krishterë? I krishterë është ai që beson drejt te Krishti.

    ç) E vërteta e madhe
    1. Dikur, në këtë rreth, më ngarkuan të thosha dy fjalë për Krishtin. Konkretisht: Si u bë njeri? Si u kryqëzua? Përse e kryqëzuan? Si u varros? Si u Ngjall? Çfarë mund t'i japë një të riu të shekullit të njëzetë?
    Unë, atëherë, të gjitha këto i quaja budallallëqe. Kisha përshtypjen se njerëzit, që merreshin me këto, ishin të gjithë të çmendur. Në mbledhjet e studentëve prisja me shumë dëshirë të dëgjoja ndonjërin të thoshte diçka për fenë dhe Krishtin për ta sulmuar. Unë mendoja: Që të jetë ndonjë besimtar i krishterë, duhet të mos ketë jo një kokërr, por asnjë grimcë mend. Por erdhi ora dhe kuptova se kjo nuk ndikonte te unë.
    U përpoqa të shmangesha. Por nuk munda. Të rinjtë e rrethit të krishterë nuk më lanë. Kështu që e mora temën. Por me një dëshirë egoiste.
    Me mendimin: Do t'i shkund, do t'ua përplas dhe do të iki!
    Por gjërat nuk u zhvilluan kështu.
    2. Kur fillova të punoja për temën, pashë të bëhej fjalë për disa dokumente, që duhej t'i studioja për të vlerësuar seriozitetin e tyre. Ndryshe rrezikohesha të bëhesha qesharak në sytë e tyre dhe ata do të më bënin pluhur! U hodha në studimin e këtyre dokumenteve me objektivin, si do t'i kundërshtoja. Por nuk munda. Arrita në përfundimin se librat, që përdorin besimtarët, japin figurën më të drejtë për Krishtin. Ky konstatim më bëri përshtypje të tmerrshme.
    Kuptova se problemi i marrëdhënieve tona me Krishtin është problemi më serioz i jetës sonë. Flijova gjithçka dhe u shtrova në studim. Lexova çdo lloj libri ateist dhe çdo lloj libër për krishterimin që gjeta. Dhe përfundimi im ishte gjithmonë i njëjtë. E vërteta gjendej në librat e Kishës.
    Krishti është ai që na thotë Kisha:
    PERËNDI DHE SHPËTIMTARI ynë.
    3. Dhe u bëra i krishterë.


    Tiranë, 2001

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Ka qënë Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  4. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  5. Besimi i Krishtere.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •