Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Srebrenica - 11 korrik 1995.

    Masakra e Srebrenices

    Srebrenica eshte nje qytet ne Bosnje dhe Hercegovina.
    Ne kete qytet me 11 korriku 1995 e disa dite me pas, ka ndodhur nje nga dramat me te medha te pas Luftes se II-te Boterore, nje masaker ne fund te se ciles u masakruan rreth 7500 burra dhe djem myslimane.

    Pas rrenimit te Republikes Federative te Jugosllavise dhe te luftes civile qe shoqeroi kete rrenim, ne kete qytet ashtu sikur ne Tuzla, u krijuan enklavat e "sigurta" te popullsise myslimane, te "mbrojtura" nga Kombet e Bashkuara, brenda nje zone qe zoterohej nga serbet e Bosnjes.
    Siguria e mbi 30 mije banoreve te enklavave ishte garantuar permes pranise se forcave paqeruajtjese nderkombetare, nen flamurin e OKB-se.

    Me 11 korrik 1995, kur 600 trupa hollandeze nen flamurin e OKB-se po kryenin detyren e tyre humanitare ne Tuzla dhe Srebrenica, trupat e serbeve te Bosnjes te drejtuara nga koloneli Ratko Mladic nderhyne mizorisht me tanke dhe deportuan e masakruan rreth 7500 burra dhe djem myslimane.
    Kjo ngjarjes eshte pare nga opinioni boteror si nje nga aktet me te egra te genocidit ne Europe, qe nga perfundimi i Luftes se II-te Boterore.


    Pergjegjesit.

    Pyetja se sa kane qene pergjegjes trupat hollandeze ne kete akt, ende nuk eshte ndricuar. Nga raportet e hartuara me pas, ka rezultuar se faji pak a shume eshte ndare ndermjet politikes dhe trupave ushtarake.
    Trupat ushtarake jane fajesuar me teper per faktin se ata nuk kane dhene nje pasqyre te sakte te kesaj ngjarje dhe qeveria hollandeze eshte fajesuar per dergimin e trupave te saj pa nje mandat te qarte, me nje pergatitje te papershtatshme, me pajisje te papershtatshme per situata te tilla.
    Sipas autorit amerikan David Rohde, ne librin e tij "A Safe Area", shkruan se : rrenjet e kesaj masakre i kane te qendrimi proserb i Europes".

    Kur serbet e sulmuna Srebrenicen, trupat hollandeze dhane alarmin per nje mbeshtetje ushtarake ajrore qe me 6 dhe 8 korrik 1995 dhe dy here me 11 korrik 1995, mirepo ky alarm u nenvleftesua krejtesisht nga gjenerali francez Nicolai, qe drejtonte nga qendra ne Sarajevo dhe ai nuk e transmetoi kete alarm tek qendra e OKB-se ne Zagreb. Sipas tij ky alarm nuk "plotesonte kushtet per mbeshtetje ushtarake ajrore"!?
    Me 11 korrik, kur trupat serbe hyne brenda ne qytet, atehere ai transmetoi gjendjen e alarmit dhe kerkoi mbeshtetje ushtarake ajrore, mirepo edhe atehere kur avionet F-16 u ngriten per te kryer misionin, ata u rikthyen serish me urdherin e komandantit Nicolai per ne Aviano, pa e kryer misionin per te cilin ishin ngritur.

    Me ne fund, vetem dy avione hollandeze F-16 kryen nje sulm ajror, mirepo krejtesisht pa efekt. Ushtaraket hollandeze dhe mijera banore te kesaj zone, mberriten me pas ne Potocari, ku u ngrit nje baze e OKB-se nga trupat hollandeze.

    Me 13 korrik, ne kete baze mberriten trupat serbe te armatosura rende dhe nen drejtimin e Ratko Mladic ata i vecuan burrat dhe djemte nga grate dhe femijet.
    Ne kete operacion moren pjese dhe trupat hollandeze, sepse sipas tyre "Ratko Mladic ju kishte thene se burrat dhe djemte vetem do te shpernguleshin per ne nje zone tjeter".
    Mirepo te gjithe ata burra dhe djem u masakruan me pas pa meshire.

    Ne vitin 2002 ishin gjetur vetem 60 kufoma, ndersa ne vitin 2005 ishin identifikuar rreth 1500 kufoma.

    Me 16 prill 2002, pas raportit te hartuar per masakren e Srebrenices, qeveria hollandeze e Wim Kok dha doreheqjen. Kryeministri pranoi keshtu publikisht pergjegjesine e qeverise se tij per ngjarjet.
    Me pas, parlamenti hollandez ngriti nje hetim parlamentar per Srebrenicen.
    Qeveria hollandeze akordoi per te mbijetuarit e kesaj masakre disa dhjetera milione gulden, mirepo ajo nuk kerkoi kurre falje.

  2. #2
    Deshmi nga masakra:

    " i nxirrnim myslimanet jashte dhe i pyesnim per te tjeret qe ata njihnin. Me pas i vinim te hapnin gropa te thella...Gjate dites se pare, cetniket vrane rreth 500 burra. Ata vetem urdheroheshin te hynin neper gropa dhe me pas ekzekutoheshin aty brenda te gjithe. Afersisht 100 vete te cilet ishin marre ne pyetje dhe qe me pas paten germuar gropat, u urdheruan te mbyllnin gropat e hapura ne te cilat ishin qindra te pushkatuar. Ne fund te dites ata u urdheruan qe te germonin nje grope te madhe dhe te futeshin brenda. Ata u qelluan ne kete grope. Me vone mberriti nje buldozer per te mbuluar gropat dhe cetniket kontrollonin se mos kishte mbetur ndonje gjalle.

    Marre nga Mark Danner, "The Killing Fields of Bosnia", New York Review of Books, September 24 1998.

  3. #3

  4. #4
    Kisha Ortodokse Serbe mbeshteti genocidin ne Bosnje.


    http://www-alt.gfbv.de/gfbv_e/media/soc_2.htm


    Patriarku Pavle dhe genocidi ne Bosnje

    http://www.haverford.edu/relg/sells/...rch_pavle.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-07-2006 mė 12:39

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjyqi i Hages: Serbia jo pergjegese per Srebrenicėn

    Gjykata e Lartė e Kombeve tė bashkuara deklaroi sot se megjithėse masakra ndaj myslimanėve boshnjakė nė Srebrenicė nė vitin 1995 pėrbėn gjenocid, Serbia nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr vrasjet nė masė. "Gjykata vendosi se aktet e gjenocidit nė Srebrenicė nuk mund t'u atribuohen organeve shtetėrore pėrkatėse (Serbisė)", deklaroi Presidentja e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Rosalyn Higgins. Gjykata mė e lartė e OKB-sė tha sot se masakra kundėr myslimanėve tė Bosnjės nė Srebrenicė nė vitin 1995 pėrmbushte kushtet e kėrkuara pėr t'u quajtur gjenocid. Bosnja i kėrkoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ) tė vendoste nėse Serbia kishte kryer gjenocid gjatė luftės 1992-1995. Eshtė hera e parė qė njė shtet gjykohet pėr gjenocid, qė pas nxjerrjes sė njė Konvente nga OKB-ja nė vitin 1948, pas Holokaustit nazist.Ndėrsa lexoi njė deklaratė tė gjatė pėr vendimin e gjyqit pėrpara se tė shprehte vendimin pėrfundimtar, kryetarja e ICJ-sė, Rosalyn Higgins tha: "Gjykata arrin nė pėrfundimin se aktet e kryera nė Srebrenicė parashikohen nė nenet e konventės pėr gjenocid".
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    kryetarja e ICJ-sė, Rosalyn Higgins tha: "Gjykata arrin nė pėrfundimin se aktet e kryera nė Srebrenicė parashikohen nė nenet e konventės pėr gjenocid".
    ====================
    zdon koment...........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •