Shpesh rri e i lexoj ne heshtje kete forum, duke anashkaluar budallalleqet me oke qe shoh ketu. Por kete here nuk mund te rri pa nderhyre.
Si eshte e mundur qe kur eshte puna per debate qe kane te bejne me meritat e sahabeve, nje pakice te vijne me argumente te cituara qarte (ajete kur'anore e hadithe nga Buhariu), ndersa shumica u hidhen ne fyt thjesht me fjale popullore, pa kurrfare argumenti. Thua se kane frike mos po ia cenon kush dijen.
Kur nje i krishtere perpiqet te pergenjeshtroje dicka nga Islami, turma nxitojne te gjejne ajete e hadithe te miredokumentuara per "t'ia mbyllur gojen qafirit", kjo sepse muslimanet jane te sigurte se e drejta eshte ne anen e tyre. Por kur dikush ua shan sahabet (edhe pse vete Profetit te nderuar, kur tha: sahabet e mi, sahabet e mi! Allahu i tha: Ti nuk e di c'kane bere pas vdekjes tende) ata hidhen si gjelat pa kurrfare argumenti. Thua se nderimi i sahabeve eshte pjese e imanit. Estagfirullah!
E kuptoj pse shumices trajtimi i ceshtjeve te tilla si khilafeti u duket herezi ose dicka pa rendesi, por sa shume gabohen! Per ata qe thellohen eshte e qarte se gjendja e ummetit sot eshte pikerisht rrjedhoje e kesaj.
Do deshiroja qe ata qe nuk kane gje me vlere dhe te bazuar per te thene me mire te heshtin. Sepse kercejne si gjela me hadithe nga Bukhari sapo dikush ua cenon njohjen e Islamit te cilen e kane ndertuar mbi libra te importuar nga Saudia, e nuk duan te shohin se mjaftojne disa hadithe po nga Bukhari (qe ata s'i kane lexuar ose bejne sikur) per t'ua rrenuar keto njohuri.
Njeriu duhet qe ne cdo moshe te jete i hapur ndaj se vertetes. Asnje musliman nuk e ve ne dyshim besimin ne Allah, Profetin (s.a.v.s), Diten e Gjykimit, Librat etj, por askush nuk na detyron te besojme ne "paprekshmerine" e bashkekohesve dhe ndjekesve te Profetit (a.s) thjesht per faktin se jane quajtur sahabe.
Edhe dicka, sa per kujtese. Ju po e shihni mire se propaganda eshte mjeti me djallezor e me i suksesshem per te krijuar imazhin e deshiruar per dike. Mjafton t'i permendesh emrin musliman nje amerikani mesatar dhe menjehere truri i tij ia asocion me gjera negative.
Imagjinoni cfare esht bere per shekuj me radhe per te ndertuar imazhin kolektiv te paprekshmerise se sahabeve. Dhe disa ketu thone: "shumica e dijetareve heshtin". (Zot na ruaj nga dijetari qe hesht...) Arsyet e kesaj? Me mire thellohuni pak dhe do t'i gjeni. Nese jo, shfletoni libra nga burime te ndryshme. E nese prap nuk arrini ta gjeni, thjesht pyesni dike qe mendon ndryshe.
Krijoni Kontakt