Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Asocimi ne BE

    has ne te ēaren e pare per Kroacine e cila ka refuzuar dergimin ne Gjykaten e Hages te kriminelve te luftes, si gjen. Bobetko.

    ===============

    Britania e Madhe ka vendosur tė pezullojė ratifikimin e marrėveshjes sė stabilizim-asociimit tė Kroacisė me Bashkimin Evropian pėr shkak tė refuzimit tė qeverisė sė Zagrebit qė tė bashkėpunojė me Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės.

    Vendimi pason qėndrimin e autoriteteve kroate pėr tė mos i dorėzuar Gjykatės sė Hagės gjeneralin nė pension Janko Bobetko, ish-shefi i shtabit tė ushtrisė kroate gjatė luftės sė dekadės sė kaluar.
    Bobetko akuzohet se nuk ka ndėshkuar vrasėsit

    Nė njė njoftim tė Ministrisė tė Jashtme britanike thuhet se qeveria kroate, me gjithė paralajmėrimet e BE-sė, nuk ia ka dorėzuar gjeneralin Bobetko gjykatės, edhe pse bashkėpunimi i plotė me tė mbetet parakushti kryesor politik.

    Nėnsekretari i Jashtėm britanik, Denis Mekshane, megjithatė la tė kuptohet se Britania e Madhe mbėshtet qėllimin e Kroacisė pėr t'u afruar me BE-nė duke shprehur shpresėn se Zagrebi do tė ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr t'ia dorėzuar Gjykatės sė Hagės gjeneralin Bobetko.

    Kryeministri kroat, Ivica Raēan, shprehu shpresėn pas njė takimi me gjeneralin 83-vjeēar se do tė gjendet njė zgjidhje kompromisi.

    Ish kreu i ushtrisė kroate, ėshtė akuzuar nga Gjykata e Hagės pėr krime tė luftės tė kryera ndaj civilėve serbė gjatė operacioneve ushtarake tė vitit 1993.

    Qeveria kroate refuzoi tė dorėzojė gjeneralin dhe i kėrkoi gjykatės rishikimin e kėrkesės pėr dorėzimin e tij si dhe tė pėrmbajtjes sė aktakuzės.

    Marrėveshja e stabilizim-asocicimit, pėrbėn njė hap drejt integrimit nė BE, dhe nėnkupton mbėshtetjen pėr reforma politike dhe ekonomike dhe lidhje mė tė ngushta tregtare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    kurse Prodi

    Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, ka thėnė se Rusia, Ukraina, Moldavia dhe disa vende mesdhetare, si Izraeli, nuk mund tė bėhen kurrė anėtare tė Bashkimit Evropian.

    Nė njė intervistė nė shtyp, zoti Prodi thotė se BE-ja mund tė vendosė lidhje nė shumė fusha me kėto vende, por jo to bashkojė institucionet.

    Ai tha gjithashtu se vendet ballkanike ishin tė destinuara qė tė bėheshin pjesė e asaj qė ai e quajti "Familje evropiane", pavarėsisht nga afatet e pėrcaktuara.

    Korrespondentėt thonė se kėto komente janė nė vazhdėn e debatit qė po zhvillohet brenda BE-sė pėr caqet e zgjerimit tė kėtij organizmi.

    Ka pasur zėra qė kanė vėnė nė pikėpyetje edhe anėtarėsimin e Turqisė, e cila zyrtarisht njihet si vend kandidat.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    "Vizioni pėr Evropėn duhet tė rezultojė njė histori e suksesit"
    Evropa Juglindore mes Paktit tė Stabilitetit dhe BE-sė

    Sonila Harasani


    Zgjerimi i BE-sė ėshtė njė sfidė e madhe pėr vetė unionin: bisedimet me 10 vendet kandidate qė do tė antarėsohen deri nė vitin 2004 janė nė prag tė pėrfundimit. Megjithatė janė edhe shumė vende tė tjera qė kanė shprehur interesin pėr antarėsim nė BE. Krahas Bullgarisė dhe Rumanisė edhe vendet fqinjė nė Perėndim tė tyre dėshirojnė tė pranohen sa mė shpejt nė union. Tė gjithė kėto vende aktualisht pėrkrahen nga Brukseli nėpėrmjet iniciativės sė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Megjithatė si Komisioni Evropian ashtu edhe tė ngarkuarit e Paktit tė Stabilitetit janė tė mendimit, se vendet qė duan tė integrohen nė Evropė duhet tė sillen si evropianė.

    Pėrveē Sllovenisė vendet e tjera tė Evropės Juglindore nuk bėjnė pjesė nė radhėn e kandidatėve qė do tė pranohen nė vitin 2004 nė BE. Megjithatė dėshira e kėtyre shteteve pėr t“u antarėsuar nė BE ėshtė mjaft e madhe. Brukseli ka siguruar, se kėto vende janė kandidatė tė mundshėm pėr antarėsim. Ish-koordinatori i Paktit tė Stabilitetit, Bodo Hombah, thekson, se kėto vende mund t“ia arrijnė qėllimit tė tyre vetėm duke ndjekur rrugėn e pėrcaktuar: "Procesi i zgjerimit ėshtė nė lėvizje. Sic e gjykoj unė situatėn tė gjitha vendet e Evropės Juglindore duan tė bėhen pjesė zyrtare e shtėpisė evropiane. Kjo ėshtė mėse e drejtė, sepse vetėm antarėsimi zyrtar krijon bazėn pėr njė zhvillim tė arėsyeshėm social dhe ekonomik, por rruga drejt antarėsimit presupozon plotėsimin e njė sėrė kushteve, qė janė; pėrshtatja nė fushėn e drejtėsisė, apo heqja e doganave dhe pengesave tė tjera tregtare."

    Pra pėr t“u antarėsuar nė BE nuk mjafton vetėm dėshira e vendeve pretendente, sepse BE-ja ka pėrcaktuar njė listė tė gjatė me kėrkesa. Secili vend duhet t“i plotėsojė kėto kėrkesa, thekson Liselore Cyrus, e ngarkuara e Ministrisė sė Jashtme tė Gjermanisė pėr Paktin e Stabilitetit: "BE nuk ėshtė njė klub politik, ku vendimet se cili vend lejohet tė antarėsohet dhe cili jo merren me arbitraritet politik. BE ėshtė njė subjekt qė vendos kushte mėse tė qarta. Ndaj pyetja e parė qė duhet shtruar ėshtė, se cili vend i pėrmbush standardet e kėrkuara?" Kushtet qė duhet tė plotėsojė cdo vend qė pretendon tė antarėsohet nė BE janė pėrcaktuar nė tė ashtuquajturat kriteret e Kopenhagenit. Pikat mė tė rėndėsishme janė funksionimi i demokracisė, i ekonomisė sė tregut dhe i shtetit ligjor.

    Njerėzve nė Ballkan u mungon vecanėrisht besimi tek sistemi i drejtėsisė, sepse policia dhe drejtėsia vazhdojnė tė karakterizohen prej strukturave tė vjetra tė pushtetit. Edhe Reinhard Priebe, i ngarkuari i Komisionit Evropian pėr Ballkanin Perendimor, vė nė dukje, se nė kėtė drejtim ka mjaft probleme: "Kjo ėshtė njė dukuri, tė cilėn e hasim nė tė pesė vendet e Ballkanit Perendimor; institucionet e drejtėsisė janė tė rėnuara. Ky ėshtė njė problem shqetėsues. Por ky ėshtė edhe njė shembull, se ka probleme qė duhet tė zgjidhen konkretisht pėrpara se tė ėndėrrohet pėr hapjen e bisedimeve pėr antarėsim nė BE. Kėto probleme nuk mund tė zgjidhen vetėm me thesin e parave. Nėse drejtėsia ėshtė e korruptuar, si p.sh. nė Shqipėri apo nė Maqedoni, atėherė duhet tė ndryshojė personeli dhe duhet tė ndryshojė kultura e drejtėsisė. Ky ėshtė njė proces qė nuk mund tė realizohet vetėm me njė program tre vjecar financimi, ky ėshtė njė proces qė kėrkon ndoshta 10 deri nė 20 vjet."

    Kroacia ėshtė njė shembull, se si rruga pėr nė BE mund tė pėrballohet edhe mė shpejt. Gjatė dy viteve tė fundit qeveria nė Zagreb arriti tė vėrė nė lėvizje njė sėrė reformash duke u bėrė kėshtu model pėr vendet e tjera kandidate. Nga Serbia dhe Mali i Zi Komisioni Evropian pret qė tė vendoset pėrfundimisht nga tė dyja palėt pėr kartėn e re kushtetuese pėr krijimin e federatės shtetėrore. Por edhe nėse Beogradi e Podgorica arrijnė nė njė marrėveshje lidhur me kėtė cėshtje, i pasqaruar mbetet statusi i Kosovės. Nė kuadėr tė procesit tė zgjerimit tė BE-sė nė Lindje ky ėshtė njė problem mjaft delikat, nėnvizon zoti Priebe: "Ēėshtja e Kosovės nuk do tė vendoset nė Bruksel, por nė Kėshillin e Sigurimit. Edhe pse vendimi mund tė influencohet nga Brukseli kurrėsesi nuk mund tė vendoset nė Bruksel pėr kėtė cėshtje. Problemi kryesor qė kemi aktualisht me Kosovėn ėshtė, qė tė jemi tė kujdesshėm nė mėnyrė qė statusi i pasqaruar i kėsaj pjese tė Ballkanit tė mos bėhet pengesė pėr pėrpjekjet politike pėr afrimin e tė gjithė rajonit nė Evropė."

    Sa i pėrket Bullgarisė dhe Rumanisė ėshtė e qartė, se kėto dy vende nuk do tė marrin pjesė nė raundin e parė tė zgjerimit nė vitin 2004. Por megjithatė kėto janė dy kandidatė tė sigurtė, nėse BE-ja do tė hapė portat pėr njė raund tė dytė antarėsimi. Sipas Reinhard Priebe secili vend i Ballkanit do tė vlerėsohet mbi bazėn e arritjeve tė veta dhe nuk do tė ketė asnjė lloj imponimi pėr pranimin njėkohėsisht tė tė 5 vendeve tė Ballkanit Perendimor.

    Por njė gjė ėshtė e qartė; BE ėshtė mjaft e ngarkuar me raundin e ardhshėm tė pranimit tė antarėve tė rinj, fazė kjo qė do tė shėrbejė edhe si shtysė pėr tė gjithė unionin. E ngarkuara pėr politikėn e Paktit tė Stabilitetit nė Evropėn Juglindore, Liselore Cyrus, ėshtė plot besim: "Vizioni i Evropės duhet tė jetė njė histori e suksesit edhe pėr tė vetmen arėsye, se reflektimi ndaj vetrave tė tjera rajonale tė krizės nė botė ėshtė jashtėzakonisht i madh. Mendoj, se Ballkani mund tė jetė njė shembull pėr tė nxjerrė mėsime si duhet tė zgjidhen konfliktet e tjera rajonale. Prandaj procesi i zgjerimit tė BE-sė duhet tė ketė sukses dhe prandaj unė jam optimiste pėr rrugėn qė kemi zgjedhur", vė nė dukje zonja Cyrus, e ngarkuar e ministrisė sė jashtme gjermane pėr Paktin e Stabilitetit.

    © DW 2002

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Hapen dyert pėr zgjėrimin e BE

    Gerda Meuer/koment


    Kjo ėshtė njė ditė e madhe pėr Evropėn. Kjo ėshė njė ditė e madhe pėr Gjermaninė, pohonte kancelari gjerman Gerhard Shrėder nė pėrfundim tė samitit tė Brukselit. Samiti sinjalizoi kalimin e pengesės sė fundit pėr zgjėrimin e BE nė lindje. Dhe nė kėtė mėnyrė, BE hapi dyert krah e krah pėr kėto vende. Tashti ėshtė e sigurt se brenda shtatė javėsh, nė Kopenhagė dhjetė vende do tė marrin bileta pėr hyrje nė kėtė organizėm.
    Por rruga deri kėtu nuk ishte aspak e thjeshtė. Pėr muaj tė tėrė Gjermania dhe Franca janė grindur rreth financimit tė buxhetit agrar tė BE. Franca kishte frikė se me pranimin e dhjetė vendeve tė reja do ti shkurtohen ndihmat pėr bujqėsinė e saj. Ndėrkohė qė Gjermania synonte daljen nga pozita e njė paguesi tė pėrherėshėm dhe reduktimin e dukėshėm tė mjeteve tė saja financiare, pėr buxhetin agrar.
    Mosmarrveshjet kanė zgjatur deri nė momentin e fundit tė samitit. Mė nė fund, presidenti Zhak Shirak dhe kancelari Gerhard Shrėder arritėn njė kompromis. Gjermania dhe Franca, pa tė cilat nė BE nuk mund tė ketė asnjė lėvizje, u dakorduan se tė gjitha varen prej tyre. Kėto vende ranė dakord se centėt dhe eurot nuk vendosin pėr pėrparimin e BE. Prandaj kjo ėshtė me tė vėrtetė njė ditė e madhe pėr Evropėn dhe pėr raportet gjermano-franceze. Eshtė fakt qė Shirak dhe Shrėder kurrė nuk do tė arrijnė nivelin e miqėsisė sė paraardhėsve tė tyre Helmut Kol dhe Fransoa Miteran. Por nuk ėshtė e nevojshmne qė miqėsia tė demontrohet me shtrėngimin e duarve nė qoftė se mjaftojnė botėkuptimet dhe logjika e shėndoshė, ose nėse kemi tė bėjmė edhe me njė partneritet funksional me synim realizimin e qėllimeve tė pėrbashkėta.
    Prandaj edhe s'ka kurfarė kuptimi tė insistohet nė gjetjen e fituesit ose humbėsit.
    Sinjali pėr anėtarėsimin e shteteve tė reja, nė vecanti ato nga lindja, nė Bruksel ishte elementi mė i rėndėsishėm. Sinjali i dėrguar ėshtė: Ju jeni tė mirėseardhura, Evropa ju pret dhe BE nė kėtė vendim ėshtė unanim. Suksesi nė samitin e Brukselit ėshtė arritur duke i falėnderuar njė kualiteti tė ri tė miqėsisė gjermano-franceze. Kjo pėrkundėr tė gjitha prognozave tė mėparshme ugurzeza.

    © DW 2002

Tema tė Ngjashme

  1. Asocimi i Shqiperise ne BE
    Nga baobabi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 03:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •