Close

Rezultati i Sondazhit: A do ta denonconit një krim pranë organeve të shtetit?

Votues
180. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Patjetër

    84 46.67%
  • Mbase

    38 21.11%
  • Jam indiferent

    4 2.22%
  • Nuk kam besim në shtet

    43 23.89%
  • Ia kam frikën krimit

    11 6.11%
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Eshte jeta e atille.duhet ta jetosh si te te vije
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e AVataj
    Anëtarësuar
    06-02-2007
    Postime
    58
    Albert Vataj

    Denoncimi e nje krimi e konsideroj si nje domosdoshmeri qe rrjedh fillimisht nga ajo qe mund ta quaja permendje e instinkteve te vetembojtjes. Çfare do te thote kjo? Kjo do te thote se edhe ti mund te ishe pre e kesaj panorame krimi, pavaresisht se momentalisht eshte dikush tjeter qe ka rene ne kthetrat e tij.
    E konsideroj te domosdoshme, por mbetem skeptik tek efektiviteti ne perspektive qe mund te kishte ky gjest. Pike se pari nga fakti se ende institucionet shteterore nuk garantojne vullnetin e pergjegjesise per te demonstruar ate partneritet qe do te ishte mjaft efikas ne domosdoshmerine e luftes ndaj krimit. Eshte folur mjaft ne strategjine e shtetit per nje parneritet me qytetaret, ne kuadrin e luftes ndaj krimit. Deri me tash jane konstatuar raste sporadike te ketij bashkepunimi. Madje ka patur dhe viktima, kujtojme ketu rastin e Pepes, vrasesit te komisarit te policise. Vajza qe denoncoi vendndodhjen e tij, megjithese nen ombrellen e shtetit, perseri u be qull nga gadishmeria per te bashkepunuar apo nga shuma joshese qe shteti kishte vene per ta hedhur pas hekurave nje kriminel te tille.
    Nuk duhet te injorojme dhe rolin lakuriq te policise. Dua te them lakuriq pasi ka patur shume raste qe policia e ka ndaluar, nuk ka pranuar nje shume te konsiderueshme per ta lene te lire personin ne kerkim dhe perfundimi. Personi eshte ndaluar nga forcat e rendit, ne rastin konkret nga grupi i gatshem dhe te nesermen personi ne kerkim ishte i lire. Dikush i ka marre ato para qe kishin refuzuar ore me pare policet e sherbimit, qe krimineli, ose personi i shpallur ne kerkim te ishte i lire. Ne keto kushte roli i qytetarit per te bashkepunuar me duket si nje loje me zjarrin. Keshtu shume qytetare, edhe police, ose i kthejne kurrizin skenes se krimit, ose largohen per te mos pranuar protagonizmin.
    Mbase per te luftuar krimin pike se pari duhet luftuar korrupsioni ne hallkat drejtuese te policise, te gjyqesorit, te prokurorise, te tere hallkave qe perbejne makinen e luftes ndaj krimit. Kur nje gjykates, nje prokuror, nje drejtor policie shkon dhe kthehet nga puna me nje makine qe kushton sa 10 vite pune, si mund ti besosh konspiracionit te tij ne nje rast bashkepunimi.
    Mbase ky nuk eshte vetem problem shqiptar, por gjithsesi eshte nje problem. Lojen me zjarrin nuk e konsideroj nje loje zbavitese as une dhe askush me nje pare mend ne koke.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    - Jetoni me frikën e ligjit demokratik apo ligjit të rrugës kriminale?
    - Kush është më i fuqishëm sipas jush, autoriteti i ligjit apo i krimit?
    - Kush është duke fituar dhe kush është duke humbur duelin midis ligjit dhe krimit?
    Ne nji shoqni te nivelit te ulet moral ose etj. jane e njejta gje pmv aparencash,uniformash etj

    - Çfarë kontributi mund të jepni ju si shtetas në këtë drejtim?
    Nje shtetas jo fare budalle s ka si perzihet ne pune qe s i takojn ose po s pati mbeshtetje....

  4. #54
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Eshte per tu habitur qe ujqerit mbidhen dhe thone : A do t'ja mledhim pake cakallit , se eshte duke bere kerdine, dhe po ha tani nga tufat tona ?
    Per cilin shtet, bie fjala, flitet, sepse me sa dime ne shqiptaret e shqiperise (nuk di gje per shqiptaret e kososves dhe s'flas dot) shteti dhe krimi ketu jane nje. Ky eshte mendimi i popullit dhe eshte i pankontestueshem pavaresisht rezultateve te sondazheve qe mund te behen. Kush eshte ai shtetar (politikan) qe nuk eshte korruptuar nga paraja e piset, dhe e them kete i bindur qe korrupsioni i politikaneve tane eshte vegel e njerezve qe kane bera me shume para te pista sec duhet - e mafjes se rrugeve, KESH-it, Albtelekomit, Tatimeve dhe Doganave, mjekesise, arsimit, policise, ndertimit te pallateve, televizioneve, masmedias ne pergjithesi, gjykatave, prokurorise, bile dhe vete zyra e Presidentit te Republikes (me amnistite e dyshimta qe ka filluar ti beje nga dy here ne vit, se me nje here ne vit nuk i dilnin parate), gjendjet civile.... konsulencat juridike dhe ekonomike, etj. etj. Pra a mundet qe krimineli te luftoje vete bizneset e tij ?


    shenim : e vetmja shtrese e popullsise qe ka mbetur e paperlyer ne cfare u tha me lart jane 20% popullsise shqiptare qe jeton nen nivelin e varferise (pra s'ka se cfare te jape qe te korruptoje), dhe veteranet dhe pensionistet qe marrin nje pension qesharak sa per te blere buke, djath, sapun, ilace, dhe te paguaje dritat, ujin dhe albtelecomin.
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Apel: Per ke bien keto kembana?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 04:48
  3. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31
  4. Lufta ndaj krimit te organizuar ne Kosove
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 05:28
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •