15.10.2002


Politika e BE ndaj rrefugjateve
Franko Egro


Ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve anetare te BE jane mbledhur ne Luksemburg per te debatuar per nje plan projekt te parashtruar nga Danimarka, qe sic dihet mban kryesine e rradhes te ketij organizmi. Plani perqendrohet me shume tek rikthimi vullnetar i rrefugjateve, por ne kete kuader nuk e perjashton edhe perdorimin e forces per riatdhisimin e tyre. Franca dhe Britania e Madhe nga ana e tyre nuk kane qendruar ne vend. Ato kane firmosur programe individuale me qeverine afgane dhe shpresojne qe ti ndjejne dhe t'i prekin se shpejti frytet e tyre.

Ministrat do te rishikojne edhe ato ceshtje qe jane te lidhura me programin e riatdhesimit. Ketu perfshihen financimi, organizimi i fluturimeve shtese te aeroplaneve dhe bashkepunimin me autoritetet lokale. Te gjitha keto masa nuk te lene te dyshosh se afganet qe do te rrefuzojne te kthehen vullnetarisht pas nje kohe te caktuar do te detyrohen ta bejne nje gje te tille. Programi i BE pritet qe ta plotesoje me shume se sa ta zevendesoje iniciativen e nisur prej disa vendeve te ketij organizmi.

Zyrtaret daneze shpresojne te kene nje plan te perfunduar nga fundi i muajit te ardhshem. Ata kerkojne te kene nje politike te njehsuar lidhur me rikthimin e rrefugjateve ne zonat e konfliktit. Ministrat po analizojne edhe progresin e shenuar ne perpjekje per te luftuar emigracionin ilegal. Ky eshte nje tjeter prioritet i ketij organizmi i percaktuar nga kryetaret e shteteve ne samitin e qershorit, i cili bente fjale per nje politike te gjere te Bashkimit Europian.

Komisioni Europian njoftoi se sipas te dhenave te deritanishme rreth 500 mije emigrante ilegale jetojne ne vendet e BE. Kjo eshte shifer qe sipas tyre eshte shume me e madhe. Komisioneri i Drejtesise dhe i Puneve te Brendshem te BE Antonio Vitorino theksoi se 15 vendet anetare kane nevoje per hartimin e nje politike te perbashket azili, e cila do te pengoje aplikimet fallso.

Kjo sipas tyre eshte shnderruar ne nje pengese teper te madhe per funksionimin e nje shoqerie efikase qe i thith ne nje drejtim te gabuar nje pjese te madhe te fondeve shoqerore. Ne te njejten kohe Ministrat insistojne se duhen ndihmuar te gjithe ata rrefugjate qe realisht kane nevoje per ndihme.

Kjo mbledhje e Ministrave europiane ndodh ne nje kohe kur eshte marre tashme vendimi perfundimtar püer zgjerimin e rradheve te ketij organizmi me vende anetare nga Europa Lindore dhe Jogore. Kjo eshte nje tjeter ceshtje e rendesishme qe do te diskutohet prej tyre. Ruajtja e kufijve te rinj te tij do te perbeje nje nga prioritetet e punes.

© DW 2002