-
Transparence
transparence
anderseni ka shkruajtur per mua,
mbretereshen e akullt
e pra njehere te doja me zjarr,
ngrohesha une
tani te deshiroj me akull,
ngrihesh ti
ne bukuri mberthyer
te prek pertueshem
mes kallinjve ec me pas
kurora gjithandej
-
-
Administratore
Mirësevjen në forum! Shpresoj të lexojmë më shumë nga ty ...
Fioralba
-
-
te mbaj mend tek kujdeseshe per thonjte me tiparet e tua te zeza, qafen e holle dhe veshtrimin ftues ne shkallet e shtepise me tulla te kuqe. kelyshit i humbte gjithnje dicka pikerisht nen kembet e tua…me fytyren e dritshme dhe me shkelqimin tipik te syve te tu. nuk dita kurre ta kuptoj c’donte te thoshte dhe po ashtu kurre nuk ta pata thene, qe perpiqesha ta kuptoja nje gje te tille. mbase ne sjelljet e mia te paqellimta duhet te te kete rene ne sy. po me siguri ai shkelqimi ne syte e tu donte te thoshte dicka, dicka, qe ti vete nuk doje ta thoje apo edhe thjeshte ta ndieje me vetedije. mbase deshire, mbase mbase do ishte me mire, sikur ai shkelqim te me bente te mendoja per nje gjendje. sa e ftohte eshte hapesira, qe te rrethon ne krahasim me gjendjet e tua... ti mbetesh ti mbase edhe nga vete fakti, qe kete gje nuk e ve re.
sot je perseri ti por shume ndryshe. veshtrimi eshte i ngjashem, ndjelles, levizjet e njefishta... qe atehere ke kuptuar shume gjera, po akoma, qe une te analizoj…shtriqu, shtriqu, vetem mos me bej te humbas fillin, mendimet mbi ty me pelqen ti ruaj…
(flm fiori, mire se ju gjeta.)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 08-11-2005 mė 11:27
-
-
epilog fryme
drita jote u perthye ne mijera pasqyra
ne secilen prej tyre verenjtur pe shembellimin tend
ne asnjeren vetveten
-
-
vijezim
me prek
gjysemthember
gjysemkyc
gjysempulp
gjysemgju
gjysemkofshe
gjysemije
gjysembel
gjysemgji
gjysemkrah
gjysemshpatull
vathin, njerin
parfumin
gjysemnofull
gjysemvesh
gjysemfloke
ik tani!
e enderro
gjysmen tjeter
-
-
pas murit edhe kete te shtune te bej shoqeri ne mbremjet e tua te vetmuara. ne anen tjeter te tij ty nipat dhe mbesat te buzeqeshin hareshem nga fotografite e varura
une hap deren, ti rubinetin. ngrihesh me pantoflat zvarre dhe me krahason edhe nje here me veten. akoma zgjuar e? skuqesh dhe ndjehesh ne faj. mos u preokupo, nuk te shoh, as letrat, qe te kane mbuluar krevatin
duhet ti kesh numeruar edhe sot si perdite. neser cdo gje ne vendin e vet
fakti eshte, se edhe une si ti jam, e cmendur, vecse ty te pergojon i gjithe pallati, te largohen
as mua nuk me kane me sy te mire, se etiketen ua perplas ne surrat
sonte jam e lodhur, edhe pak e semure. je mbuluar? ta fik? naten
-
-
kur desha te te pershendesja ti u emocionove si perhere, kur dikush largohet. ti qan madje edhe cdo mengjes, kur babi niset per ne pune duke e ditur, se si perdite ai do te kthehet. po ku te hyn ne pune logjika ty e embla gjyshe
te kujtohet gjyshi, i cili nuk u kthye, e di
ti cdo here derdh edhe lotet, qe nga turpi nuk i derdhe per te.
ne gjysmedrite kraharori tu ul dhe tu ngrit disa here derisa fjalet tu ngaterruan ne gryke dhe me syte e vegjel e te lagesht mu lute, qe te kthehesha perseri. lotet e tu i mora, disa i derdha ne makine me kujdes e disa te tjere ne avion, te gjithe pastaj me ne fund ne dhome mes valigjesh
dhe sa here te kujtoj dhe lutem, qe te jesh gjalle, kur te mberrij tek ti, ata kthehen e une mbushem dhe derdhem me dhe nga lotet e tu, te cilet ne fund behen te mite
-
-
-
-
horror vakuum
diku ne utah. ne mes te sheshit, perbri njeri-tjetrit dy karavane te harruar, rreth e rrotull kaktuse e pluhur
e kurdisur dal nga porta e pasme e karavanit tim, i kurdisur del nga porta e perparme e karavanit tend. filloj e ec, fillon e ec
disi te mpire pershkojme me nje zhdervjelltesi te ndrojtur trajektoren rrethore, te parapercaktuar nga vete ne duke mos e ndryshuar per asnje cast. dreqi e di, se si nje plak barkmadh e shurdhmemec arrin te hetoje hedhjen e hapave tone e madje ti numeroje me goditjet e daulles se tij te shpuar
nje hap, nje goditje, dy hapa, dy goditje
dum, dum-dum
me pas e shpejtojme ritmin e atehere daullja nuk pushon se reni
hap pas hapi, goditje pas goditjeje nga zhurma shurdhuese dhe ne sikur shkurdisemi
ndalemi, u lodhem
pushojme pak
pasi rinisim harrojme dhe trajektoren e ndeshemi hutueshem
plaku me aftesi te shkelqyera intuitive na vjen ne ndihme dhe kete here jane hapat tone ata, qe diktohen nga daullja. nje goditje, nje hap, dy goditje, dy hapa
ne kete gjendje na qellon te ngaterrojme edhe karavanet, ti pushon ne timin e une ne tendin e sapo daullja rinis te bjere ngrihemi dhe ndjekim me perpikmeri trajektoren
-
-
“te dua” te thashe, ma dhe shpulle. ne pellembe te dores te mbeti truku im. ok, as e sigurte nuk isha. si nuk ta dhashe une te me mbette i yti. as per karnevale nuk maskohet njeriu aq keqas sa ne te dy…ty njehere maska e heroit nuk te shkon fare, aq me pak mua ajo e engjellit…
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt