Dhembje shkatėrruese

Nė ditėn e parė tė pranverės njė Lincoln lluksoz nget pėrkryq Manhatenit tė lartmė prej perėndimit nė lindje, le nė krah njė xhami sa tė re dhe tė heshtur dhe hyn nė FDR drive para se drita tė bėhet e kuqe. Shoferi, qė pėrveē se tė dalė kėtu e tė marrė poshtė qytetit nuk ka njė adresė pėr ku prej pasagjerit tė vetėm dhe njėkohėsisht tė zotit tė makinės, mban krahun e djathtė tė rrugės dhe drejton qetė. Duket se nė kėtė orė tė mbasdrekės nuk do tė shkojnė tek Solarisi mjedisor ku bosi banon falė mbushmendjes qė ndėrtuesi, miku i tij Z. Albaneze, i bėri.
Pasagjerin e quajnė Al Blanc. Sado thellė nė kohė tė kridhen njerėzit, emri i pronarit tė vetėm tė “Pain Demolition” mbetet Al, Al Blanc dhe kjo jo si gj.nj.s., pėr tė nuk gjendet njė formė e gjatė; ai e shuajti vetė dekada me parė dhe hirin e morėn me vete ata qė e dinin atje ku njeri nuk kridhet dot. Sikur Al Blancu tė bėnte diēka tė thjeshtė dhe tė dobishme, emrin e tij tė lindjes do ta dinin tė gjithė, por, kur puna qė ai bėn ka emrin e tmerrshėm shkatėrrim, kjo bėhet e pamundur. Ata qė kalojnė nė rrjedhėn njerėzore dhe tė punėve tė Avenusė 10, njohin mirė dy Al-ė tė tjerė: ata qė kanė dyqanet e ndara nga “Unik Tatu”, derėn e tė cilit prej gjashtė muaj nuk e hap mė mjeshtri Cen San, por djali i tij mė i vogėl. Al-i qoshes, shkurtim i emrit Albertino, mban me njė soticizėm gati njė dekadėsh, nė muret e berberanės sė tij, pėrmbi pasqyra, tė njėjtin pllakat tė kombėtares italiane tė futbollit, atė ku tė gjithė lojtarėt kanė pozuar tė qethur shkurt. Al-i tjetėr shkurtim i emrit Abelardo, qė ėshtė instruktori i shkollės “Defensive Driving” tė drejtimit tė automjeteve, ka rendur nė Nju Jork 22 vjet mė parė, atėhere kur vullkani i Nevado del Ruiz varrosi 23 mijė vetė nė vendlindjen e tij, qytetin e Armeros.
Makina ecėn dhe Al Blancu pėrhumb vėshtrimin majtas nė ujrat e lumit tė lindjes ku njė tanker i vogėl plloēak hidrokarburesh largohet nga kalatat e Green Pointit pėr tu rimbushur nė transoqeanikėt qė presin nėn urėn Verrazano. Tė duket se motorėt e tij mendorė janė shuar. Por kur makina ulet mė shpejt se mundėsia pėr tė renditur konstruksionet e betonin pėrrreth, pasagjeri kthen vėshtrimin nė krahun tjetėr nga shquhet njė ndėrtesė e Kombeve tė Bashkuara dhe urdhėron: Ngadalė!
Kur e sotmja tė shkasė nė tė nesėrmen bėhen 35 vjet e tre muaj qė ėshtė vejan, ndėrsa mbetet i pandryshuar numuri njė, ai i ditės sė vetme qė ka qėnė i martuar. Njė ditė, vetėm orėt e njė dite, orė qė nuk ka guxuar ti numėrojė asnjėherė nga frika se nuk bėhen 24, zgjati martesa e tij. E lumtur? Ai kėtu ngec. E di qė njerzit thonė se pati njė fat tragjik po aq mirė sa di qė dashuria e tyre ishte nė kulmin e saj kur pati fundin nė njė aksident. Nėse dashuria, martesa mė e lumtur, ėshtė ajo segmenti kohor i tė cilės ėshė mė i gjati, a nuk del pėrsėri se kulmi i ēdo dashurie ėshtė fundi i saj? Pėrse ėshtė dėnuar tė mos shprehet se kishte njė martesė tė lumtur? Pėrse pranon heshtur qė dashuria e tij pati fund? Ai nuk kėrkon pėrgjigje, por nė tė gjashtėdhjetepestat mendon atė tridhjetvjeēarin e atėhershėm qė shėmbi pėrdhe muret e brendshme tė njė katėrkatėshi duke thirrur “pėrse?” nė ēdo goditje. Atėhere kėrkonte njė pėrgjigje.
Tre ditė mbas varrimit tė gruas dhe po aq sa ishte mbyllur nė njė shtėpi prag rinovimi nė vend tė pėrgjigjes pėr pėrsetė, dėgjoi njė pyetje hakėrruese: “Hej, ē’bėn ti kėtu?” Sigurisht jo nga Zoti. As nga ndonjė ėngjėll a shpirt e as nga katet mė lart. I mbuluar nga njė pluhur gri dhe kur mezi dallonte siluhetėn e pyetėsit, ishte e qartė se nuk ishte as Djalli a ndonjė fantazmė a fantomė dalė prej bodurmeve me gurė e ēimento tė shtėpisė; pyetėsi kishte nė kokė njė kaskė ndėrtuesi, bardhėsia e tė cilės tejshkonte mjegullėn pluhurore.
-Lexova se ishte pėr tu prishur, dhe unė prisha sa munda. - Ishte fjalia e parė qė artikulonte nė tre ditė: kuptoi se zėri i kishte ndryshuar dhe toni i ishte mpakur.
Tjetri pa gjithandej duke larguar pluhurin me lėvizjet e njėrės dorė, dhe kur vėshtrimi ju ndesh me Al Blancun e pyeti me njė ton dyshues: Dhe katet lart?
Al Blancu pa hequr nga duart tubin 1e1/4” me njė t-ė nė fund qė i kishte shėrbyer si vare e levė deri pak mė parė pohoi me kokė. Tjetri, qė pėr Al Blancun mund tė ishte teknik, inxhinier apo arkitekt por patjetėr pėrgjegjės pėr atė ndėrtim, i drejtoi mė tepėr njė kėrkesė se pyetje: Po pjesėn tjetėr, kur e bėn?
Al Blancu qė kishte pritur tjetrin ta zbonte, tė thėrriste policinė, u pėrgjigj vetėm pasi u ripyet me fjalinė e ndėrtuar me foljen shkatėrron me njė fjalė: Nesėr.
- Si tė quajnė?
- ... Al, ... Al Blanc.
- Shihemi nesėr Al, - dhe duke ikur, ai qė Al Blancu nuk dinte si ta quante, e urdhėroi: dhe tė pastrohet gjithēka.
Tė pastrohej? Kaq lehtė! Si, ēfarė, ku? Al Blancu mbeti i topitur por nuk pyeti. Ashtu si ditėn e parė tė punės shkatėrruese, kur duke rrėzuar muret ndarėse tė katit tė dytė priste qė shtėpia ta zinte nėn vete. Asgjė nuk ndodhi atė ditė. Ajo shtėpi e stėrgjatė qyteti, si tė tjerat krah saj, mbahej nė muret anėsorė. Nė pėrhumbje, larg botės, kontakteve me tė, nocioneve tė saj, nė fillim humbiste zėrat pėrreth, pastaj pamjen dhe kur melodia e kėngės fėminore “... dhe ditėn e parė tė Krishtlindjeve, dashuria ime e vėrtetė mė solli ...”, fillonte tė luhej nė trurin e tij tė shokuar, kur fjala qė pasonte ishte vdekje, vdekje, vdekje mbas ēdo pėrsėritje, ai tjetėrsohej, egėrsohej, dhembja bėhej e papėrmbajtur dhe shpėrthente nė goditje tė panumurta shkatėrruese mbi muret e shėnuara me kryqe tė kuq, mė saktė me shėnjėn e shumėzimit, X-e tė kuq, deri kur ai kėputej mes mbeturinave tė ftohta si njė X i pėrgjakur.
Fqinji mė i afėrt i shkatėrrimit ėshtė pastrimi. Tė nesėrmen e asaj mbasditeje, kur Al Blancu dhe puntorė tė tjerė mbaruan sė ngarkuari njėri pas tjetrit kontenierėt e mėdhenj qė parkoheshin anės rrugės, u shfaq biseduesi i tė djeshmes. Al Blancu instikitivisht zgjati dorėn drejt dorės sė zgjatur tė tij. Pa atė fletė ēeku qė i mbeti nė dorė, pa numrat mbi tė, dėgjoi ti thuhej faleminderit, dhe ende pa shkarė nė pėrhumbje mori dhe njė adresė dhe pranoi tė punonte atje. Pranoi tė shkonte si i dėrguar i posaēėm, pėrmbarues, shkatėrrues. Nė njė botė tė tėrhequr prej instiktit qė ndėrton e ndėrton ai tė bėnte tė kundėrtėn, tė shkatėrronte prirė prej njė force tė ēuditėshme, qė tashmė e kishte ftuar dhe zyrtarisht me ftesėn e njė shkrimi tė panjohur. Sa tė paktuptimta pyetjet “ē’po bėn?” dhe “what’s up!?” Sa e pamundur tė pėrgjigjesh drejt! Ti po bėn zhbėn. Ngrihet ē’rrėzohet. Njeriu viktimė e asaj qė e lindi, gjuhės.
Atė mbasdite, kur mbeti vetė, qau. Kur u err, u ngrit, shkundi sa mundi xhaketėn qė rrinte tek dorėza e derės gati tė shqyer prej kaq ditėsh dhe ashtu: i vrarė nga brenda dhe jashtė, i lodhur dhe i uritur, i pluhurosur dhe i palarė, origjinali i surrogatos sė njė kllouni tė dėshpėruar, me vragat e pastra tė lotėve mbi faqe, pa pyetur pėr njerėzit dhe tė ftohtin doli jashtė dhe para se tė merrte pėr nga stacioni i metrosė, vari rrethin e mėndafshtė tė zisė sė tij nė dorezėn e derės sė ... kushedi se kujt.
Tė tjerat, shkruar prej profesinoistėsh, janė nė historikun e firmės Pain Demolition, pagėzuar kėshtu prej vėrejtjes sė punėdhėnėsit tė tij tė atėhershėm: “Nuk kisha parė kurrė dhembje tė tillė, dhembje shkatėrruese.” Kėshtu emri mbeti dhe PD u stampua nė fillim mbi kamionin e blerė me kredi mė pas nė ēdo mjet tė saj. Mbase dhe nė tė vetmen reklamė televizive qė njė ndėrmarrje shkatėrrimesh ndonjėherė ka bėrė, zėri i thellė Al Blancut zgjat fjalėn DeeeeeP (thellė), ndėrsa njė kontruksion kaba e i stėrmadh shėmbet pėrdhe. Njė gazetė e kohės nuk shkroi pėr shėmbjen por pėr reklamėn. Vėrtet, vetėm nė Nju Jork mund tė reklamoni aftėsitė tuaja shkatėrruese. Nė njė revistė, ndėrmarrja e tij quhet “njė histori suksesi.”
Por ēfarė nuk ėshtė shkruar nė letėr, ēfarė ėshtė shkruar nė parakrahun e majtė tė Al Blancut, janė pika ku historia e tij takohet me tė tjetėrkujt, jo si degė tė holla qė dalin prej trungut njėra pėrmbi tjetrėn, por si dy pėrbėrėset e njė gėrme Y, njė “uaj?”, njė “pėrse?” munduese. Ėshtė tatuazhi me njė varr mes trėndafilash qė mban inicialet e saj. Deri mė sot ai e dinte se e kishte unik nė botė.
Shoferi, ndėrsa ngadalėson makinėn vė nė lėvizje trurin, pėr tė gjetur nėse objektivi i bosit tė tij janė Kombet e Bashkuara (po pse qė kėtej?), nė rikonstruksionin e tė cilės PD pothuaj ka siguruar tė kryejė shkatėrrimin, apo i pari nga dhjetė centralet energjitikė tė ConEd-it teknologjia e tė cilėve po perėndon dhe qė Pain Demolition sapo ka filluar ta zhdukė nga faqja e dheut.
- Ndalo!
Shoferi me lėvizje tė shpejta, kontrollon pasqyrat, frenon, dhe pyet: “Jeni mirė zoti Blanc?”
Zoti Blanc qė ndėrkohė ka hapur dritaren, ka ngulur vėshtrimin nė katin mė tė lartė tė ndėrtesės sė makinerive tė centralit anė rrugės, pėrgjigjet pa e kthyer kokėn: “po, po, vetėm dy minuta.”
Prej aty lart, nė qoshen e shqyer tė verilindjes, pėrtej nofullave luanore nė krahėt e makinerive qė s’po punojnė fluturojnė pandėrprerė copa gjithfarė muresh e tavanesh, dyersh e dritaresh qė as duken ku bien brenda rrethimit me llamarinė tė valėzuar dhe as dėgjohen prej zhurmės fėrshėllyese tė makinave rrugės.
Ėshtė ai! Po, po, ėshtė ai, puntori i tij mė i ri, ai qė i trokiti sot nė derė pėr tė kėrkuar punė, qė po e shtang sėrish si paraditen e sotme.
Duhet tė shkoni njė kat mė poshtė – i tha Al Blancu me mirėsjellje ndėrsa sekretarja e tij nė telefon pėrpiqej ti shpejgonte njė djali shpėrndarės me ē’dukej atė qė kishte ngatėruar, adresėn, me copa fjalėsh spanjisht.
I sapoardhuri ngriti mėngėt e trikos, hodhi xheken mbi parakrahun e majtė, mori dosjen me tė djathtėn dhe me njė hark bėri tė dilte duke thėnė faleminderit.
Prit, prit, - zėri i Al Blancut e shprehu gjithė shtangien qė ndjeu teksa pa nė parakrahun e tė sapoardhurit tė njėjtin tatuazh si tė tijin, - si tė quajnė?
I sapoardhuri ja tha dhe priti nė sekondat qė pasuan, pa ditur tė ikė a tė rrijė, derisa Al Blancu mė nė fund hoqi sytė prej tatuazhit dhe e ftoi nė zyrė. I tregoi me dorė njė karrige ndėrsa vetė u ul nė karrigen rrotulluese veshur me lėkurė me tė njėjtėn ngjyrė si tryeza e stėrmadhe prej mohogani qė i ndante.
- Pėr ēfarė pune interesohesh?
- Ēdo njėrėn qė lidhet me makineritė e rėnda.
- Keni pėrvojė?
- Po, nė lindje ...
- Manhaten??
- Europėn juglindore, Shqipėri.
- Ke liēensa tė kėtushme?
- Do mė duhet mė parė ta di me se do punoj, kushtojnė.
- Me ēfarė ke punuar atje?
Shqiptari nuk foli por nxorri prej dosjes fletėn ku ishin karakteristikat e dy markave tė autovinēave me tė cilat kishte punuar ndėr vite dhe ja zgjati Al Blancut, duke e detyruar kėtė qė mė nė fund tė lironte gishtat qė kishin mbėrthyer instiktivisht parakrahun e tatuazhit.
- Ku ke punuar me kėto, nė ēfarė kantieri, ēfarė ke bėrė?
Shqiptari i pafjalė kėsaj here i zgjat CV-inė. Al Blancut i interesonte pėrballėsi dhe jo fletėt e printuara por ndėrsa dora shoqėroi njė “Jo, jo, jo”, syri arriti ti kapė HEC dhe TEC mbi fletė.
- A mund tė mė thuash cila ka qėnė puna jote mė e madhe? Nė shkatėrrim, jo nė ndėrtim.
Shqiptari nė siklet tė dukshėm, me buzė qė lėvizin dhe shtypin njėra tjetrėn pėrgjigjet:
- Monumenti i Enver Hoxhės.
- Ēfarė? Ti pretendon se tė heqėsh njė monument ėshtė puna mė e madhe?
- Tė rrėzoje monumentin e diktatorit tė Shqipėrisė, po.
- Me kėto vinēa? Njė punė pesė minutėshe!
- Ato pesė minuta monument ishin tė ēimentuara nė pesėdhjet vite piedestal. Ato nuk shkuleshin me vinēa por me kėto, – dora e djathtė e shqiptarit i ra dy herė krahut tė majtė- jo tė miat, tė njė populli.
Mbi gropėn qė sapo u hap heshtja po lartonte njė pallat tė qelqtė. Asnjėri nuk donte ta thyente i pari dhe askujt nuk po i hapeshin dyert automatike. Al Blancut, i ftilluar se pėrballėsi nuk ishte tipi i zakonshėm i punėkėrkuesit, ndėrsa vendosi me vete ta merrte nė punė, si puntor krahu fillimisht, druante ta pyeste pėr tatuazhin. Shqiptari tanimė me shikimin nė mbaskrah tė Al Bancut, pa brenda njė shfaqseje qelqi njė tub si njė pipė tė stėrlashtė, dhe lexoi ēka ishte shkruar nė bronx: “Vegla e parė e Al Blancut.”
- Vegla jonė e parė ishte njė kavo ēeliku.
Sytė e tyre u takuan, lidhėn njė vėshtrim tė butė, paqėsor, si njė mbikalim-lidhje ajrore ndėrtesash. Al Blancu u rrotullua paksa pėr nga krahu i tubit dhe pyeti nė rikthim e sipėr duke drejtuar gishtin tek tatuazhi i pėrballėsit:
- A. I. – inicialet e emrit tė gruas tuaj?
- Jo.
- Njė Prindi? Njė fėmije??? Oh, mė vjen shumė keq.
- Jo, jo, A.I. do tė thotė Andrra Ime, “may dream” nė anglisht.
Shqiptari sikur kishte vendosur ta bėnte Al Blancun tė shtangte. Ai kishte varrosur ėndrrėn e tij, i kishte shkruar mbi krye R.I.P., nė po tė njėtin varr tė thjeshtė e po me ato lule madhėshtore qė Al Blancu kishte varrosur dashurinė e tij. Al Blancu pėrveshi mėngėn dhe ia tregoi krahun me tatuazh pėrballėsit. Qėndruan duke parė tatuazhin e tjetrit si dy kampionė kyēet e tė cilėve nuk thyhen, deri sa Al Blancu shkroi mbi njė letėr blloku adresėn e punės, e kur shtrėnguan duart Al Blancu miratoi gadishmėrinė e shqiptarit pėr tė filluar punė: “Po mirė, qė sot!”
Nisu, pėr nė Unik Tatu, 10 Avenju, - Orinetoi Al Blancu shoferin e hutuar duke u kujdesur qė 10 avenjuja tė mos tingėllonte, tė nėnkuptohej si e panevjoshme pėr njė shofer qė njihte ēdo rrugė. Sjellja shpėrthyese e Al Blancut e bėri shoferin qė ktheu makinėn nė daljen e parė, ta pėrgjonte bosin e vet tė heshtur dhe pėrsiatės, (tė paktėn deri mė dje,) nga pasqyra, por edhe kur zbriti e me njė hap ēuditėrisht tė rėndė e duke pėrveshur mėngėn e djathtė u drejtua dhe hyri nė Unik Tatu, pasi ndali vetėm pėr njė sekondė para vitrinės ku mbi njė karton tė zverdhur nga vitet lexohej nė njė kaligrafi tė pėrkryer “Bėni tatuazhin tuaj unik!”
- Ku ėshtė mjeshtri, mjeshtri Cen – pyeti Al Blancu sapo zilja e derės pushoi.
- Ku nuk ka mė kthim – i erdhi pėrgjigjia nga i vetmi njeri qė gjendej brenda atyre mureve pikturuar me dorė.
- Dmth, oh, mė vjen keq, ju ... - Al Blancu kishte shėmbėlltyrėn e mjeshtrit tė shkuar pėrpara, po ata sy nė atė fytyrė rrumbullake qė mbaronte me njė mjekėr tė vockėl.
- Unė jam djali i tij.
- Dhe ju bėni tatuazhe?
- Sigurish. Ishte porosia e tim eti. Tatuazhet - mė theshte - shpallin premtime, lidhin dashuri, lehtėsojnė dhembje, e ē’bėjnė pikturat veēse kėnaqin syrin pėr njė ēast, dhe kėtė vetėm po tė shkosh nė muze. Pastaj, ē’piktor mund tė jesh kur nuk hedh ngjyrat e fatazisė tėnde mbi materialin mė tė ēmueshėm nė botė?
- Po ju i pėrmbaheni tabelės, a janė tatuazhet tuaja unike, kopje tė papėrsėritshme nė botė?
- Sigurish, pse?
Al Blancu i zgjati parakrahun me tatuazh.
- Sot kam parė njė identik me kėtė, nėse nuk e keni bėrė ju, kush tjetėr?
- Oh, ju flisni pėr atė qė pėrkujtoi ėndrrėn e vet.
- Ju e bėtė! Si mundeni?
- Tatuazhi juaj ėshtė unik, bėrėsi i tij, im atė ėshtė shuar ndėrkohė. Dy duar tė ndryshme nuk krijojnė tė njėjtėn punė. Pastaj, ndėrsa ai ėshtė ndarė nga ėndrra e tij ju bashkėjetoni me ėndrrėn tuaj. A nuk shikoni ju nė to dy tė kundėrta? Pėrse harroni se jeni ju po aq krijues nė tė?
Al Blancut ju kujtua ajo natė dimri, kur i kėrkoi Cen Sanit ti bėnte njė tatuazh qė tė shprehte dhembjen mė tė madhe, njė dhembje tė atillė qė asnjė tjetėr nuk kishte pėr tė provuar. Ju kujtua se mjeshtri i pati thėnė se ky ishte tatuazhi i dhembjes mė tė madhe nė botė por dikur dhembja e tij do tė ishte mė e vogėl se dhembja e dikujt tjetėr. Al Blancu nuk mundej mė tė fliste. Edhe nė kishte ēfarė tė thoshte nuk dinte pse duhej ta thoshte. Nė pėrhumbjen e kamotėshme qė e mbėrtheu u pėrshendet e doli, hipi nė makinė dhe nxorri vetėm fjalėn: “Solaris!”
Dita e sotme i duket njė qerthull i vėrtetė. Ai ndjehet i humbur nė atė qytet mendimesh, idesh e dyshimesh qė po i marrin frymėn. Solarisi i duket si njė mollė natyrale, por e kafshuar; sa drejt e kanė ekologjistėt qė riqarkullojnė ujin e shiut nė tė njėjtėn ndėrtesė? A nuk pret toka e zhuritur diku mė tej tė laget? Kush ėshtė mė e tmerrshme, tė vėsh pėrkėmbėsh truallin, t’ja zesh gojėn me shtypė betoni, e ta pėrdhunosh me rrokaqiella apo ti rrėzosh ato pėrdhe? A ėshtė mjaft tė shėmbėsh ndėrtesėn e tė vjetrės dhe tė ruash po atė sistem kur dihet se e reja do tė bėhet e vjetėr? Ai nuk ndjehet i suksesshėm por i humbur, ai as qė ka riprodhuar dot njė qėnie njerėzore. Ai nuk ėshtė mė as mbartėsi i dhimbjes mė tė madhe. Mendja e tij ngre bina tė tilla. Qyteti rritet. Ē’tė bėjė mė tė? Ē’tė bėjė me to? E vetma gjė qė ai di tė bėjė, ėshtė tė shkatėrrojė. Po, po, ai duhet ta shkatėrrojė kėtė qytet tė pėrbindshėm, ai duhet tė shkruajė.
Jam aq i vjetėr pėr tė mos patur gjė pėr tė treguar dhe aq i vetmuar pėr tė patur kujt t’ia tregoj sa si tė tjerėt para meje kur ju ka munguar njė vesh pėr ti dėgjuar do rrekem tė shkruaj pėr vete historinė e tjetėrkujt, apo, tė shkruaj pėr tjetėrkėnd historinė time, ose ose, tė shkruaj historinė time dhe tė tjetėrkujt pėr tjetėrkėnd. E ngatėrruar? Vėrtet! Por unė po e shkruaj...