Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    Studimi: Përkeqësohet raporti pedagog-student

    Studimi/ Përkeqësohet raporti pedagog-student


    Universiteti, studentët s’ka kush t’i mësojë


    Brikena Demiras


    Profesorati i Universitetit të Tiranës kërkon angazhimin e qeverisë për rritjen e numrit të punonjësve akademikë dhe ndihmës.

    Përpos kësaj do të ishte një ndryshim pozitiv, sipas tyre, ndryshimi i filozofisë së rikonstruksioneve në atë të ndërtimit të një kampusi universitar. Me anën e një studimi që ka përfshirë të gjithë ecurinë e Universitetit të Tiranës që nga viti akademik 2000-2001 e deri tani, rektorati i këtij universiteti i është drejtuar qeverisë dhe ministrit të Arsimit, Genc Pollo. Eshtë kjo periudha që ka sjellë ndryshimet rrënjësore në funksionimin e këtij institucioni, por jo në raport të drejtë, duke sjellë edhe mjaft probleme. Studimi i është dërguar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe kryeministrit Sali Berisha, si kryetar i Këshillit të Ministrave.

    Raportet mes studenteve dhe pedagogëve
    “Studimi tregon se qeveritë nuk janë treguar aq të vëmendshme që konceptin e liberalizimit ta shoqërojnë me konceptin e shtimit të organikave në profesorat dhe staf ndihmës në raport të drejtë duke ndjekur standardet”, thekson rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Në fjalën shoqëruese të studimit, ai thekson se raportet duhet të jenë 1 pedagog për 18-20 studentë për fakultetet e Shkencave Humane dhe 1 pedagog për 11-13 studentë për ato të Shkencave të Natyrës. “Aktualisht ka ndodhur që liberalizimi i madh i pranimeve dhe mbajtja e ngurtësuar e shtesave në organika ka bërë që, ndërsa pranimet janë rritur mbi 80 për qind në këtë hapësirë kohore, rritja në staf është bërë rreth 12 për qind, duke marrë si vit zero vitin 2000-2001. Kjo është një moskujdesje për të garantuar proporcionalisht rritjen e numrit të studentëve me profesorat. Profesorati aktual është shoqëruar me një mbi ngarkesën normale që ka dhe për të cilën ai paguhet”, thotë rektori.


    Nevoja për mjedise shtesë

    Në lidhje me terrenet, sipas studimit, del që nga viti 2003-2004, kur Universiteti i Tiranës mori përsipër të drejtonte vetveten financiarisht, ka një rritje të investimeve nga 94 milionë lekë në 240 milionë lekë të reja. “Aktualisht për 2005-2006, buxheti i Universitetit të Tiranës shkon në 326 milionë lekë të reja. Kjo do të thotë se ne jemi në gjendje të ndërtojmë çdo vit një godinë të re, e cila kushton rreth 250 milionë lekë të reja”, thotë Rrokaj. Sipas tij, shteti ka ulur gjithmonë e më shumë investimet nga buxheti. Në shifrën totale të të ardhurave që ka UT, vetëm rreth 45 milionë lekë janë donacion i shtetit. Pjesa tjetër janë të ardhurat që krijohen nga tarifat e studentëve. “Universiteti ynë ka pësuar një bum të ardhurash, i cili duhet të përmirësohet në pikëpamje të menaxhimit. Ne kemi arritur në përfundimin, që nga filozofia e rikonstruksioneve që janë të nevojshme, të shkojmë drejt filozofisë së ndërtimeve kapitale të reja. Për këtë ne duam terrene ose hapësira për të ndërtuar. Kjo është kërkesa që ne i drejtojmë qeverisë. Universitetet duhet të fillojnë të ndërtojnë mikrokampuse. Ka ardhur koha që qeveria aktuale të hedhë tullën në themel të ri dhe i kemi mundësitë. Paratë janë për këtë, por duhet të ndryshojë legjislacioni”, sqaron Rrokaj, duke shpresuar që këtë ta bëjë ligji i ri, që do të hartohet për arsimin e lartë.



    * Mbeshtetja
    Në zonën mes Selitës dhe Saukut është parashikuar që në një sipërfaqe prej 20 ha të ketë edhe një kompleks universitar. Në mbledhjen e KRRTRSH-së, më 7 shkurt të këtij viti kryeministri Berisha miratoi planin studimor të kësaj zone, i cili është prezantuar nga Enver Faja. Ai theksoi se ky kompleks universitar do të grumbullonte të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës në një qendër të vetme të kulturës universitare.
    * Fakultetet
    Tetë janë aktualisht fakultetet e UT-së, të cilët janë të vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe larg nga njëri-tjetri. Ideja e një korpusi universitar është theksuar disa herë nga stafet akademike. Zona e Selitës dhe Saukut, në afërsi të fakultetit Ekonomik dhe Qytetit Studenti duket si më e përshtatshmja për të realizuar një komunitet të përbashkët dhe për të plotësuar boshllëkun kulturor që ka metropoli shqiptar.
    * Ndertimet
    Me ligjin aktual, fakultetet mund të bëjnë vetëm rikonstruksione me të ardhurat që kanë vetë. “Të supozojmë që nuk do të ketë më nevojë për rikonstruksione. Ligji u njeh fakulteteve në të ardhurat që krijojnë një hapësirë të madhe investimesh, që shkojnë deri në 50-100 milionë lekë të reja. Duhet shpërqendrimi i parave në disa fakultete dhe grupimi i kësaj paraje për ta hedhur në një strategji të caktuar zhvillimi”, thotë Rrokaj.



    Rrokaj: Profesorët punojnë 50% mbi normë

    I gjithë profesorati punon rreth 50 për qind mbi normën, pa folur për sistemin part-time. I këtij mendimi, rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, duke analizuar situatën e krijuar këto tre-katër vite kërkon që të vërë theksin te çlirimi i profesorëve nga angazhimet e tjera që i marrin frymën dhe të integrojë mësimin me kërkimin shkencor. “Duke hequr mënjanë edhe angazhimet që pedagogët tanë kanë në universitete të tjera publike apo private dhe jashtë shtetit, ne i shtruam vetes një pyetje: A ka mundësi ky profesorat të merret me shkencë? Sa impakt do të kishte kjo shkencë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, nga njëra anë dhe nga ana tjetër sa i dobishëm do të ishte ky profesorat për të marrë frenat e strategjisë së zhvillimit të studentit, duke ofruar zgjidhje shkencore? Pra, a ka kohë të merret me këtë gjë? Përgjigjja është jo, sepse vetë angazhimi fizik i tij e bën profesorin të kudogjendshëm dhe një njeri që tregton informacion dhe i jep pamjen e një kolegji, më shumë se të një institucioni mësimor-shkencor. Ideja jonë, siç e ka marrë edhe vetë përsipër qeveria, është që të integrohet kërkimi shkencor me mësimin. Për këtë gjë qeveria dhe vetë ne duhet t’i vëmë gishtin kokës”, shpjegon rektori Rrokaj.



    * 20 studente
    Raportet normale të përcaktuara sipas standardeve janë 1 pedagog për 18-20 studentë për fakultetet e Shkencave Humane, që në Universitetin e Tiranës është rritur me
    80 për qind
    * 13 studente
    Raportet normale të përcaktuara sipas standardeve janë 1 pedagog për 11-13 studentë për fakultetet e Shkencave të Natyrës, që në Universitetin e Tiranës është rritur me
    80 për qind
    * 80 per qind
    për shkak të liberalizimit të madh të pranimeve dhe mbajtjes së ngurtësuar të shtesave në organika, ka ndodhur që pranimet janë rritur mbi 80 për qind, që nga viti 2000-2001
    * 12 per qind
    për shkak të liberalizimit të madh të pranimeve dhe mbajtjes së ngurtësuar të shtesave në organika, ka ndodhur që rritja në staf është bërë vetëm rreth 12 për qind, që nga viti akademik 2000-2001
    * 1 godine
    çdo vit një godinë të re, e cila kushton me përafërsi rreth 250 milionë lekë të reja, mendohet se mund të ndërtohet me të ardhurat që grumbullon Universiteti i Tiranës, që prej tre vjetësh
    * 326 milione
    aktualisht për 2005 buxheti i Universitetit të Tiranës shkon në 326 milionë lekë të reja, duke shënuar një rritje të investimeve nga 94 milionë lekë në 240 milionë lekë të reja që prej 2003-2004


    © 2003 Gazeta Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    Un 1 gje se marr vesh. Se mir ne vend skan mesues, po ata qe jan jashte pse nuk i mbeshtesin qe me vone te kthehen ne atdhe e te behen ndoshta pedagoge?! Ne sdim ca duam si komb.

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinë fetare në botë
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Ku është "zoti"?!
    Nga strano në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 05:23
  4. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 11:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •