Fitoria e Italise ndaj Australise ishte po aq "dinjitoze" sa edhe fitoria e Frances ndaj Portugalise. Per mua, cdo penallti e dhene gjate lojes eshte pjelle e njeanshmerise se gjyqtarit. Mund te jepej, s'mund te jepej; mbetet e hapur per diskutim. Portugezet dhane shpirtin ne fushe, packa se Figo-ja e kishte koken ne trajektore (pra, mungese profesionalizmi apo taktike te cilen "shpirti" apo perpjekja nuk e mbushi dot).
Ama Italia fitoi paster ndaj Gjermanise. Goli i Grosso-s ishte i bukur ne papritshmerine e tij. Goli i Del Piero-s erdhi si pasoje e c'orientimit te Gjermaneve (kjo nuk e ben te pabukur, gjithsesi). Sic e thashe edhe ne tema te tjera, goli i Materazzi-t nuk krahasohet me penalltine e Zidanit pasi eshte i padebatueshem.
Krijoni Kontakt