Close

Rezultati i Sondazhit: E meritonte ''Topin e Arte'' Zinedine Zidane ?

Votues
93. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po !

    64 68.82%
  • Jo!

    29 31.18%
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 168
  1. #-9
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Zidane , fiton ''Topin e Arte'' te Boterorit !

    FIFA ka vendosur qe ''Topin e Arte '' ta marre numri 10 i Frances Zinedine Zidane me 2012 pike . Pas tij Canavaro me 1977 pike . Ne vend te trete Pirlo i shkeputur me 715 pike .

    Ne 2002 e fitoi KAHN . Ne 1998 RONALDO . Koecidince qe e kane fituar lojtare qe kane humbur finalen .
    Nderkohe ne 1994 e fitoi ROMARIO , kampion Bote. Ne 1990 SCHILLACI .Ndersa ne 1986 i madhi Diego MARADONA .

    Nje vendim pas kartonit te kuq te mbremshem ka ngjallur polemika .

    Justifikimi eshte qe FIFA ka dashur ti jape kete titull duke patur parasysh mbylljen e nje karriere te shkelqyer .

    Nderkohe qe gazeta angleze ''Guardian '' ka gjetur shkakun e reagimit te cmendur te Zidane kunder Materazzit . Sipas gazetes Materazzi e ka provokuar duke i thene ''terrorist'' lojtarit francez me origjine algjeriane .

    Limiti i nje kampioni te padiskutushem si Zidane ka qene gjithmone gjaknxehtesia dhe veprimet e pakontrolluara ne raste provokimesh . Edhe me pare ka marre te kuqe nga veprime te pakontrolluara .



    Foto veprimi i Zidane ....


    Sondazh :

    ''Topi i Arte '' per ZIDANE . E meritonte ?


    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 10-07-2006 mė 08:26
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #-8
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Zidani e meriton kete titull, fale tij Franca arriti deri ketu.

    Ndersa per sa i perket ndodhise ne finale, Materace me siguri e ka share rende, ose e ka ofenduar aty ku smban, se ska si shpjegohet ndeyshe.

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Askush nuk eshte perfekt, dhe per me teper Zidane dallohej per gjaknxehtesine e tij e njollosi ne fund.... gjynaf por per mendimin tim eshte lojtari qe e mertion me shume se kushdo tjeter kete titull.
    Urime
    PARTIZONI Legjenda e futbollit SHQIPTAR

    Hasta siempre las revoluciones

  4. #-6
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    2 raste te tjera ku ZIDANE ka humbur kontrollin dhe ka reaguar dhunshem .

    Ne vitin 2000 kur loste me Juven kunder Hamburg (humben 3-1 juventinet ) . Ne minuten 27 godet me koke gjermanin Kietz . Merr te kuqe dhe denohet me 5 jave nga Komisioni disiplines. (ne foto)


    Ne boterorin 1998 . Ndeshje e lehte kunder Arabise Saudite fituar 4-0 . Zidane merr te kuqe pasi godet sauditin Amin . Denohet me 2 jave pezullim . (foto)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #-5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Cuna eshte e kote te justifikosh ate veprim.
    Cfaredo te kete thete lavire-druvaro-Materazzi,nje lojtar i kalibrit te Zidan,ne momente kyce dhe ne ne nje ndeshje kaq te madhe per Francen,dhe kaq historike per Ate vete,duhet te ruante gjakftohtesine.

    Topin e Arte u nda me mjeshteri nga FIFA,Italise i dhuruan Kupen,Zidanit Topin e Arte.

    Pak a shume te kenaqur kryesoret,kush po pyet per lotet lume te Liliam Thuram,ndoshta qendermrojtesi me solid qe pame kete Mundial.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #-4
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Nuk mendoj se e meritonte Zidane. Cannavaro per mendimin tim ishte futbollisti me i mire i boterorit dhe Zidan as nder 10 me te miret. FIFA gjithnje ka qene nje putane e rendomte!

    Zidane eshte fare prane klasit te Maradones dhe Peles dhe i beri mbyllje te shemtuar karrieres, sidoqofte mbetet legjende.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  7. #-3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    e dhe ju se terrorist i paska thene , nuk e paska shajt nga nona .

    Ne fakt me ate veprim idjotesk i la vetes te kujtohet si demi i frances dhe jo si lojtar i nje kalibri botetor . Megjithate mire e lun topin . lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #-2
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Budallik dhe e pafalshme per lojtar te kalibrit Zidane .
    Ne mendjet e njerzve nuk do kujtohet me per ate gol te bukur qe i beri spanjes apo per ate loje te mrekullueshme qe beri me brazilin , apo per ate spektakel qe ka dhene nder vite ne fushat e futbollit , perkundrazi do kujtohet si Zidane i cili i dha lamtumiren futbollit ne menyren me te shemtuar qe ka pare nje finale boterori .
    Aq me shpesh e shoh ne riperseritje goditjen aq me shume e rrezikshme me duket .
    E pa justifikushme .

    Ps..sa per topin e arte e Zidane e meritonte deri diku , megjithese cannavaro per mendimin tim ishte protagonosti kryesor i ketij boterori qe nga dita 1.

  9. #-1
    Perjashtuar Maska e strano
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    E meriton e cfar te meritumje... vetem nga ky lojtar kena pa spektakel sivjet ne kte boteror, se te tjeret ishin si viktima.. kshu qe vota ime eshte PO e meriton eshte i madh eshte gjigand eshte UNIK

  10. #0
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nje tjeter supozim lidhur me provokimin e Materazzit ndaj Zidane ....

    Ndersa anglezet e ''Guardian'' thoshin qe Materazzi i ka thene ''terrorist'' ........... ata te TV braziliane ''GLOBO'' thone qe Materazzi e ka quajtur motren e Zidane (Lila Zidane ) ''prostitute'' .... ja ka perserit 2 here ....

    Eshte e pabesushme qe lojtare te kalibrit te Zidane te bien pre e sharjeve banale .
    Nuk diskutohet qe lodhja (minutat shtese) e stresi kane ndikuar , por me te vertete i pajustifikushem eshte veprimi i Zizu , qe demtoi skuadren dhe njollosi imazhin e tij ...


    Drejt me thene me erdhi shume keq tek e shifja qe dilte kokeulur . Ne ndeshjet kunder Spanjes e Brazilit ishte perbindesh .Edhe dje ne pjesen e dyte dhe ne shtese po lozte shkelqyer ....ndoshta nuk e meritonte titullin per budallallekun qe beri , por personalisht mu be qefi per kete cmim se i ka dhene shume futbollit me klasin e tij ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 10-07-2006 mė 09:37
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet misteri ... Ja sharjet Materazzi -Zidane !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-03-2010, 16:29
  2. Zinedine Zidane
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 19-11-2007, 14:09
  3. Zizu ? As nje JEP nuk rrezon dot Matrix !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 18:33
  4. Cilėt lojtarė duhet tė jenė jashte Botėrorit 2006?
    Nga Adriano-10 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 12:23
  5. FC Real Madrid, njė shekull emocione!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •