RIKTHIM dhe PUNESIM - KORRIK/GUSHT 2006!!
Qe edhe pushimet e veres te jenė produktive, AS@N u mundeson studenteve shqiptare qe studiojne jashtė vendit, te kryejne praktika pune ne institucione dhe kompani ne Shqipėri.
Ne permbushje te disa prej objektivave kryesore mbi te cilat ėshtė themeluar Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote (AS@N), siē janė mundėsia e krijimit te njė ure komunikimi ndermjet studenteve dhe institucioneve publike dhe private, mundėsia e shkembimit te eksperiencave, krijimi dhe optimizimi i marredhenieve te studenteve qe studiojne jashtė vendit me realitetin shqiptar dhe me subjektet aktore ne Shqipėri, krijimi i mundesive lehtesuese pėr rikthimin e studenteve, etj, AS@N KRIJON MUNDESINE PER TE GJITHE STUDENTET SHQIPTARE QE STUDIOJNE JASHTE VENDIT, TE KRYEJNE PRAKTIKA PUNE (INTERNSHIP-E) NE SHQIPERI.
AS@N fton te gjithė studentet te bėhen pjesė te iniciatives RIKTHIM DHE PUNESIM, duke zgjedhur te kryejne Internship-e si ne Institucionet Publike ashtu edhe ne ato private. Aspektet pozitive te kėsaj iniciative do tė kenė te bėjnė, jo vetėm me eksperiencen e vlefshme te punės se qe studentet do tė marrin ne vendin e tyre dhe qe do ti afroje ata me realitetin e fushes perkatese ne Shqipėri, por edhe me vete institucionet dhe bizneset private, te cilėt do tė kenė mundėsinė, jo vetėm te krijojne kontakte tė reja me njė potencial kaq te vlefshem, por edhe te shkembejne eksperienca dhe know how me studentet qe do tė jenė pjesė e kėsaj iniciative.
Praktikat e organizuara nga AS@N, do tė kenė njė kohezgjatje variabel sipas kerkesave te vete studenteve nga 2 deri ne 6 jave, duke filluar prej dates 15 Korrik 2006.
Ne faqen e internetit te AS@N (www.asan.net.al) do tė gjeni informacion te vazhdueshem pėr vendet e percaktuara, mėnyrėn e aplikimit, shperblimin pėrkatės te studenteve. Numri i mundesive pėr te kryer praktika do tė vazhdoje te azhornohet ndėrkohė qe kompanite/institucionet do tė sjellin informacion mbi kerkesat e tyre.
Duke shpresuar te shihemi se shpejti ne Shqipėri, ju ftojme te beheni pjesė e kėsaj inciative!
Na vizitoni ne www.asan.net.al pėr tė parė azhornimin e perditshem te numrit dhe llojit te praktikave.
Krijoni Kontakt