Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Lypësit: Për ne kanë ardhur ditë të vështira

    Lypësit: Për ne kanë ardhur ditë të vështira

    Urdhri i Bashkisë ndalon lypjen në rrugë. “Policët na kërcënuan se do të na fusin në burg”

    Autori i Lajmit: Mimoza Kërmezi
    E premte, ora 13.00. Përballë xhamisë në qendër të Tiranës, të ulur në sixhadet e shtruara buzë rruge, me kokën e ulur në drejtim të tokës, sheh besimtarët muslimanë, që bëjnë faljen e së premtes. E ndërsa, përbri tyre, syri veçon një grua të ulur mbi një karton me fëmijën në krahë, dorën e shtirë... “Më fal ndonjë lek, të ruajtë zoti”. Njerëzit atë ditë janë më të ndjeshëm se ditët e tjera të vitit dhe për bamirësi ndonjëri e kthen kokën dhe fal ndonjë lekë. Tabloja të kujton lypësin e vogël të Migjenit: “Më fal një lek zotni”, dhe përgjigja vjen “Zoti të dhashtë”. Rubie Zyberi, nëna e 13 fëmijëve, nga fshati Yzberisht i rrethit të Tiranës, endet çdo ditë rrugëve, për të fituar ndonjë lek. Dikur fitonte më shumë. Vetë ajo e ka konstatuar një gjë të tillë, duke thënë se “ne tani fitojmë shumë pak. Ja, ndoshta ndonjë ditë të premte, prekim pak sedrën e besimtarëve, kurse ditët e tjera fitojmë shumë pak. Edhe njerëzit nuk kanë më lekë, s’kanë dhe ata çfarë të japin, se janë keq për vehte”. Në përfundim të faljes, kur ora shënon 13 e 30, momenti kur të gjithë besimtarët braktisin xhaminë, të gjithë lypësat rreth e rrotull xhamisë, rendin kush e kush më shpejt për të zënë i pari shkallët e xhamisë, në të cilat do të zbresin besimtarët. Në këtë kohë zërat dhe lutjet e tyre përzihen me njëri-tjetrin dhe njerëzit që dalin, duke u falur diçka përpiqen t’u shpëtojnë fëmijëve, që i kapin për dorën dhe me shpresën se dhe zoti do t’ua shpërblejë. Të endet rrugëve me dorën e shtrirë dhe lutjen “Më fal ndonjë lek” është kthyer në një gjë të zakonshme dhe në profesion për Rubien. Të njëjtin “profesion” u ka dhënë dhe fëmijëve, që janë rritur bashkë me të ëmën në rrugët e kryeqytetit. E paqartë sesi do të vazhdojë jeta e saj, shpreson që vajzat dhe djemtë një ditë do të fillojnë një punë dhe nuk do të enden më rrugëve si kanë bërë deri më sot. Por hallet për ta mesa duket nuk kanë të sosur. Një urdhër i Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e lypësave nëpër rrugë, duket se ua ka shtuar hallet. Rubia rrëfen historinë e jetës së saj, dhe sesi ditët e fundit janë kthyer në një ankth të përzeier me indiferencën e njerëzve, varfërinë dhe, së fundmi, frikën nga policët e Bashkisë...

    E dini që ka dalë një urdhër nga Bashkia për ndalimin e lypësave?
    E di, se e kam hequr vetë në kurriz. Para një jave policët kapën dy djemtë e mi dhe i kishin kërcënuar se nëse i shohin dhe një herë do t’i fusnin në burg. Atë ditë vetëm i kishin shtyrë dhe i kishin larguar nga vendi, ku ishin duke lypur, por tani ata i njohin dhe mund edhe t’i fusin në burg. Nga një anë, ata e kanë mirë që thonë se shfrytëzohen fëmijët. Në disa raste kam qenë vetë dëshmitare, kur prindërit kanë dashur të shisnin fëmijën e tyre edhe për 100 mijë lekë të vjetra. Dhe kush i ble këta fëmijë, ata që duan të përfitojnë prej tyre. Po ç’të bëjmë ne? Me se të jetojmë? Të kujtohen njëherë për ne. Djalin e madh e kam 25 vjeç, punoi ca ditë duke bërë llaç, mori 70 mijë lekë, po me ato lekë çova këtë të voglin në spital se dhe doktorët s’të lënë rehat, duan lekë që të marrin në dorë. Përpara se të nxjerrë ligjin, Qeveria të na japë njëherë punë, se dhe ne s’kemi qejf të dalim rrugëve. Pse dua unë që vajza ime, që është bërë për t’u martuar, të dalë rrugëve? E di si thotë tjetri, kë, atë që lypte rrugës, dhe s’ma merr vajzën. Po për të vjedhur nuk vjedh dot, as prostitutën s’e bëj dot. Dua ta kem faqen e bardhë. Zgjidhja e vetme mbetet të lyp.
    Sa kohë keni që lypni?
    Që kur më vdiq burri, para 5 vjetësh, dhe më la pas 13 fëmijë. Nuk dija se ç’të bëja, s’kisha asnjë mundësi për t’i ushqyer fëmijët. U detyrova të dilja rrugëve dhe të lypja së bashku me ta. Në fillim e kisha të zorshme, por tani jam mësuar dhe s’më bën më përshtypje. Mësova dhe fëmijët. Ç’të bësh?! Më bëri halli të tillë. Tani kemi mësuar dhe zanatin. Zakonisht, unë bashkë me fëmijët rrimë te “Tajvani”, kurse ditën e premte më gjen këtu. Mezi e presim këtë ditë se mund të mbledhim ndonjë gjë, por kjo varet edhe nga fati. Megjithëse kishte shumë njerëz mezi mblodha vetëm 700 lekë, ndërsa goca ime 300. S’ke ç’t’i bësh?! Jemi shtuar shumë këto kohët e fundit.
    Sa lekë fitoni në ditë?
    Bashkë me fëmijët dalim çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, me shpresën se kjo ditë do jetë më me fat se ajo më parë. Por duket se çdo gjë shkon më keq. Mund të mbledh deri në 500 lekë në ditë, por nuk është keq, të paktën më mjafton për të ngrënë. Po çfarë të bëj më parë: të ha apo të zgjidh hallet e tjera? Kam lekë borxh, që i mora për të varrosur burrin. Ç’të bëja, ta lija pa varrosur?! Po këto lekë duhen larë, se të vjen tjetri të zë derën. Po tani edhe për ne kanë ardhur kohë të vështira, se dhe njerëzit nuk kanë lekë. Ata mezi kalojnë ditët për vete dhe jo më të mendojnë për të bërë sevap. Fitimi ynë varet me ditë, por dhe njerëzit nuk kanë ç’të bëjnë, lekë s’ka, po dhe ne lypsarët e rrugëve jemi shtuar shumë. Por dhe ne e kemi nga halli.
    Më parë sa fitonit?
    Përpara nuk dilnim pa 1000 lekë në ditë. Tani është bërë shumë keq. Ka shumë prej tyre që thonë, “ma liron mua vendin tënd”. Kështu siç është bërë në Shqipëri, pa punë pa gjë, do bëhen të gjithë lypësa. Qeveria gjithmonë na ka harruar. Çdo qeveri, që vjen në pushtet, nuk kujtohet asnjëherë për ne. Po pse ç’kemi ne? Nuk jemi si gjithë të tjerët, që na shohin me përçmim?! Askush nuk ka qejf të shtrijë dorën për të fituar bukën, por e bëjmë nga halli. Jetojmë pa një ndihmë sociale, pa përkrahje, pa asistencë. Shpesh jam ankuar te kryetari i komunës, por thonë se keni tokë. Jam nga Yzberishti dhe para disa vjetësh shtëpia m’u dogj dhe për të mos fjetur nëpër kartona u detyrova ta shes tokën dhe të bëj një kasolle për të futur kokën, se s’rrihet në shi e diell përjashta. Kam shkuar në Zyrat e Ndihmës Sociale, për të kërkuar përkrahje për fëmijët e mbetur jetim, më sorrollasin sa andej-këndej e më kërkojnë para. Por unë, po të kisha, nuk shkoja e tu lutesha atyre dhe të shtrija dorën rrugëve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    ..Shume prekse!
    Feel the pump √

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Une s'prekem fare! Te shkoje te punoje si te gjithe te tjeret! Djalin sa nje gomar e ka 25 vjec, vajzen tjeter te madhe....Te shkojne te pastrojne shtepiat e pasanikeve te rinj...Fundi i fundit, kufiri ja ku eshte ....Te shkoje ne Greqi si gjithe te tjeret....Une kam pare shqiptare ne Greqi qe punonin si kafshe 12-14 ore ne dite neper fusha, flinin naten jashte rreze pemeve, hanin nje cope buke me domate e djathe, per 1500 dhrahmi ne dite ( 3 dollare ne dite), po nuk dilnin te lypnin si kjo "zonja"....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Toro e ke provuar ti te punosh 12-14 ore edhe te vika keq per ata qe punojne ne Greqi edhe jo per kete grua qe del edhe lyp ?Shume prekse pergezimet e mija per kete teme.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ky fenomen eshte shume problematik dhe shqetesues. Te kritikosh dhe ti vesh fajin atyre nuk me duket e drejte. Fajin e kemi ne qe i ndihmojme ato me lek dhe jo me menyre te tjera. Seicili mendon qe duke i dhene disa lek e ndihmon lypsin duke e lare ndergjegjen e vet por ne te kundert gabon. Nese i mesojme qe te varen nga ne atehere normale qe ato sdo te shqetesohen te gjejn ndonje pune.

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga vajze_mire
    Toro e ke provuar ti te punosh 12-14 ore edhe te vika keq per ata qe punojne ne Greqi edhe jo per kete grua qe del edhe lyp ?Shume prekse pergezimet e mija per kete teme.
    Asnjehere ne jeten time nuk kam punuar me pak se 10 ore ne dite....12-16 ore me duken normale mua....Ngushte kemi qene te gjithe, po nuk e kemi ngrene turpin me buke, kemi shkuar e punuar, nuk kemi dale per te lypur.

  7. #7
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga vajze_mire
    Toro e ke provuar ti te punosh 12-14 ore edhe te vika keq per ata qe punojne ne Greqi edhe jo per kete grua qe del edhe lyp ?Shume prekse pergezimet e mija per kete teme.
    12 ore me duken si part time...
    Kajhere harroj me fjet , derisa me bien baterite ..
    Mire e ka Toro , nese asht ne rregull me shnet , te dalin dhe ta fitojne buken si gjithe dynjaja..!
    Ndryshuar për herë të fundit nga AgainstAllOdds : 11-07-2006 më 22:49
    ...

  8. #8
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ore mire keto qe thoni, po pse te ndalohet se marr vesh une? Lypsat si bien njeriu me qafe...apo eshte bere Edi si xhaxhi tani, do me rregullu vitrinen, kur brenda te mbyt pislleku...
    Ketu ne NY te mbysin lypsat neper trena, dhe su thote njeri gje, qe eshte dhe shtet i pasur, kurse Edi Rama ne nje shtet lypsar ndalon lypjen...qesharake...

  9. #9
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Une nuk ndjej ndonje keqardhje te madhe per ta. Shumica jane mese te afte te punojne; thjeshte nuk duan te jene pjese e mekanizmit te madh. Para nja dy muajsh hasa nje lypes gjasme shurdh-memec qe me shenja po me kerkonte t'i jepja lemoshe. Une s'i dhashe gje, por nje vajze prapa meje i hodhi dicka ne dore. Sapo ajo u largua, ai filloi te qeshte me te madhe, ne menyre histerike.
    Per te shmangur punen, edhe une po te dua, dal aty e pretendoj te jem shurdhe. Njerez te tille ma neverisin.

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Ore mire keto qe thoni, po pse te ndalohet se marr vesh une? Lypsat si bien njeriu me qafe...apo eshte bere Edi si xhaxhi tani, do me rregullu vitrinen, kur brenda te mbyt pislleku...
    Ketu ne NY te mbysin lypsat neper trena, dhe su thote njeri gje, qe eshte dhe shtet i pasur, kurse Edi Rama ne nje shtet lypsar ndalon lypjen...qesharake...
    Lypja ne NYC eshte e ndaluar me ligj...Ata qe sheh neper trena te gjithe shkelin ligjin....Tjeter pune se policia ben nje sy qorr e nje vesh shurdh...

    Une simpati nuk kam per Edi Ramen, por nese nxjerr nje ligj qe ndalon lypjen ketu nuk ka asgje te keqe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Anomali: Lypësit...
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 14:50
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  4. Lypesit
    Nga klevis2 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-09-2002, 19:44
  5. Ditet e veshtira
    Nga i krishteri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 07-06-2002, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •