Lexova disa shkrime ketu dhe normalisht disa jane pro "ndihmes amerikane" dhe disa e kundershtojne nese Amerika na ka ndihmuar.
E verteta qendron diku ne mes.
Ne aspektin politik Amerika ne ka dhene 2- here nje ndihme vendimtare. Nje here ne vitin 1919 kur nga kembengulja e Wilsonit mbijetuam si shtet dhe per here te dyte me Klinton ne vitin 1999 per te cilin te gjithe jemi te vetedijshem per ndihmen qe iu dha Kosoves./
Kaq persa i perket aspektit politik.
Ne aspektin ekonomik nuk ka dhene ndonje ndihmese te rendesishme. Nuk realizoi ndonje politike te organizuar emigracioni per shqiptaret ne USA. as nuk beri ndonje lehtesim vizash per pune, thjesht u mjaftua me ate lloton e perviteshme ku thith emigrante nga e gjithe bota.
Persa i perket fushes se investimeve amerikane mund te thuhet se ato jane te paperfilleshme krahasuar me investime te shteteve fqinje.
Krijoni Kontakt