Epo s'do i njohėm tė tėrė stallat a i vrarė. Disa do i njohėn e disa jo.
Hajt tung!
Epo s'do i njohėm tė tėrė stallat a i vrarė. Disa do i njohėn e disa jo.
Hajt tung!
Postuar me pare nga Shigjeta:
Zbulohen gjurmė tė murit 2400 vjeēar nė Orik
Arkeologė shqiptarė dhe zviceranė kanė zbuluar sė fundi gjurmė tė njė muri 2400 vjeēar nė qytezėn antike tė Orikut, njė qendėr e rėndėsishme nė atė periudhė qė ndėr tė tjera ka shėrbyer edhe si port kryesor pėr rajonin e Vlorės.
Prej njė muaji, qyteza antike rreth 25 kilometra nė jug tė Vlorės, ėshtė bėrė arenė kėrkimesh pėr njė mision tė pėrbashkėt shqiptaro- zvicerian, qė drejtohet nga arkeologėt Vasil Bereti e prof. Jean Paul Descoeudres. Nė pėrbėrje tė kėtij misioni janė 11 studiues e studentė tė Universitetit tė Gjenevės dhe 10 punonjės shqiptarė.
“Kėrkimet kanė synuar gjithmonė pėr tė gjetur shtresėn mė tė hershme tė qytezės antike”, tha sot pėr ATSH-nė Vasil Bereti, drejtues i palės shqiptare. Puna, sipas tij, filloi nė pjesėn veri perėndimore ku muri vazhdon pėr disa metra.
"Gjatė gėrmimeve u ndeshėn gjurmė tė murit qė pėrkon me shekujt IV- III para Krishtit, apo tė periudhave tė mėvonshme tė Justinianit", tha Berati, duke shtuar se "gjatė punės u ndeshėm me njė material tė pasur arkeologji, si dhe zbuluam amfora qė u pėrkasin periudhave mė tė hershme, shekujve VI dhe V para Krishtit, dhe kanė shėrbyer pėr transport vaji ose vere.
Ndėrtimi i jashtėm i murit vazhdon me tre radhė dhe vende- vende paraqitet i dėmtuar. Qeramika e pasur, ku dominojnė amforat, njė pjesė e tė cilave u zbuluan nė gėrmimet e njė viti mė parė, krijon mundėsi pėr njė perceptim mė tė gjerė e tė plotė tė pėrcaktimit tė hershmėrisė sė qytetit antik tė Orikut.
Drejtori i Parkut Arkeologjik Kombėtar Amantia-Orikum, Gėzim Llojdia, thotė se me zbulimin e kėtij muri krijohet njė potencial tjetėr pėr qytetin antik tė Orikut, gjė qė me siguri do tė reflektojė nė shtimin e numrit tė vizitorėve.
Gėrmimet e kėtij viti nė Orik, pasojnė ato tė 2008-ės, qė u fokusuan nė njohjen magnotomerike tė zonės sė nekropolit, nė mėnyrė qė tė ridokumentoheshin varret e zbuluara deri sot, si dhe pėr tė saktėsuar shtrirjen e sipėrfaqes sė varrezės. Ekspedita realizoi 15 sondazhe nė pjesėn jugore tė kodrės sė Orikut, pėrmes tė cilave u testua njė hapėsirė me pėrmasa 113x30 metra.
Qyteti antik i Orikut pėrmendet pėr herė tė parė nga historiani grek Skylaksi, nė shekullin VI-V para Krishtit nė veprėn e tij "Lundrimi", ku ai pėrcaktohet me emrin Jeriko. Gjurmėt e qytetit antik tė Orikut (Pashalimani i sotėm), gjenden nė pjesėn mė jugore tė gjirit tė Vlorės, 42 km nė jug tė Apolonisė, nė njė skelė tė futur brenda kodrės qė mban emrin Paleokastėr, me njė lartėsi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.
Kodra e Paleokastrės, nė pjesėn mė tė lartė tė saj, ka njė shesh ku ishte vendosur qyteti antik. Nga veriu ajo vjen pak e thepisur ndėrsa nga lindja, deri nė afėrsitė e kėnetės, zbret pėrmes dy tarracave natyrore tė ngushta.
Nė tarracėn e sipėrme shfaqen gjurmė gdhendjesh nė shkėmb, tė cilat sipas drejtorit Llojdia ”janė teprica tė ndėrtesave tė ndryshme tė qytetit”. Nė kėtė pjesė, ngjitet pėr nė akropol, njė rrugė me gjatėsi 10.8 metra dhe gjerėsi 2.40 metra, e cila ėshtė e ndarė nė 27 shkallė tė gdhendura nė shkėmbin natyror.
Kodra e Paleokastrės, me njė sipėrfaqe prej 5 hektarėsh, qarkohej prej njė muri mbrojtės me gjatėsi 950 metrash. Nė pjesėn e sipėrme tė kodrės ndodhej njė mur i dytė, i cili krijonte akropolin. Veē tyre, njė tjetėr mur i tėrthortė, me drejtim lindje-perėndim e ndante kodrėn nė dy pjesė simetrike me njera tjetrėn, duke krijuar njė sistem mbrojtės tė pėrbėrė prej 4 seksionesh tė veēuara tė cilat komunikonin mes tyre. Nga pikėpamja urbanistike qyteti i Orikut ishte i tipit ”me akropol nė mes”.
Oriku u shfrytėzua prej romakėve nė luftėrat kundėr ilirėve dhe maqedonasve dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė Luftėn Civile mes Ēezarit e Pompeut.
Flota maqedone e Aleksandrit tė Madh e pushtoi Orikun nė vitin 214 para Krishtit, gjė qė dėshmohet edhe nga fakti se Teatri Antik i Orikut, me kapacitet deri nė 400 vende, i ndėrtuar nė shek III-II para Krishtit ėshtė identik me atė tė Trojės. Ai ėshtė pėrdorur pėr mbledhje publike, pėr shfaqje tė ndryshme dhe nė epokėn romake (shek III-I para Krishtit), u shfrytėzua pėr tė organizuar ndeshje me gladiatorė dhe kafshė tė egra.
40 metra nė jugperėndim tė Teatrit ndodhet Altari, ku flijoheshin kafshė tė ndryshme pėr nder tė perėndive. Nė faqen lindore tė Akropolit zbresin dy palė shkallė tė gdhendura nė trupin shkėmbor tė kodrės, me gjerėsi 2.5 metra, qė kufizojnė ambiente godinash publike, tė skalitura thellė nė gurė.
Gjithashtu, nė hapėsirėn e qytetit janė zbuluar edhe pesė puse me thellėsi deri nė 20-23 metra qė shfrytėzoheshin pėr ujė tė pijshėm nė ato raste kur ujėsjellėsi binte nė duart e armikut. Mes tyre pėrfshihet dhe Pusi i Shenjtė, njė nga objektet mė tė rėndėsishme tė Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Orikut, ndėrtimi i tė cilit daton nė shekullin V para Krishtit. Ai ka njė thellėsi prej 12 metrash. Nė tė kryhej riti i mbushjes sė ujit, pėrpara se tė kryhej riti i blatimit tė dhuratave ndaj hyut (perėndisė), nė Tempullin e Apollonit.
Gėrmimet e fundit nė Orik datojnė tė paktėn 22 vjet mė parė, kur u zbuluan njė pjesė e amfiteatrit, nekropoli, shkallėt qė tė ēonin tek akropoli, etj. Pjesa mė e madhe e gjurmėve tė kėtij qyteti ndodhen nėn tokė dhe nėn sipėrfaqen e ujėrave tė lagunės qė gjendet shumė pranė. Nė ditėt me mot tė kthjellėt, njė pjesė e rrėnojave reflektojnė nė sipėrfaqen e ujit. Oriku pėrjetoi njė zhvillim tė vrullshėm gjatė periudhės sė pushtimit osman, pėr shkak edhe tė pozitės gjeografike.
Qyteti antik i Orikut, si pjesė e Parkut Kombėtar Arkeologjik Amantia-Orikum, vlerėsohet si njė objekt me vlera nė funksion tė zhvillimit tė turizmit. Veē formave tė njohura, siē janė ato tė pėrgatitjes sė fletėpalosjeve e materialeve tė tjera, pėr promovimin e tij shfrytėzohet interneti, kontaktet me agjenci turistike lokale, kombėtare etj. Nė janar tė vitit 2006, qyteti antik i Orikut u shpall Park Arkeologjik Kombėtar.
marr nga ShtypiDites
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Pliny, speaking of Olchinium Oricum and gives them the founders of the inhabitants of Colchis; ethnographic issue, which it does not stop, we thought deserved some attention, and the qualifications I barbarians applied by this author lovers and Bullion.
The historical meaning of the myth of Celtus, Illyrius and Gallus, from Polyphemus and Galatea, can be summarized in the idea of a common origin. Thus the Celts and Galatians would have found mixed with the Illyrians, and they, in turn modified by their relationship with the Greeks, Macedonians and Romans, would have received from them a warlike people, always ready to join their expeditions to Just as today lesSchypétars or Albanians are mixed but not confused with the Slavic peoples of the Danube and the Greek-Romœi of BasEmpire.
http://www.google.com/books?pg=PA98&...fr&output=text
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Krijoni Kontakt