Pershendetje.
Une jam rritur ne Orikum dhe keto vende per te cilat flisni i kam shkelur me kembe kur isha femije. Ato vijat i pashe edhe une ne earth dhe nuk me rezultojne gje tjeter se sa stanet e cobaneve dhe distancat pavaresisht se te peraferta sipas llogaritjeve qe bera nuk jane te barabarta, pra mund te merret si nje koicidence. Ne rrenojat e Orikut te lashte ne Liqen (ne lindje te bazes ushtarake, ) qe atehere dukeshin qarte shkallet e amfiteatrit te lashte. Kisha ka qene nje mrekulli. Sa here kemi shkuar aty femije dhe na mahniste pozicioni i zgjedhur aq bukur per ndertimin e saj. Ne anen veriore te kishes, poshte mureve te saj si humnere, shtrihej liqeni me virgjerine e tij te kulluar.
Por eshte e vertete se aty qeveria e atehereshme as nuk ka vene dore ta restauroje dhe as e ka demtuar sic bente rendom. Atehere ka qene nje pyll i mrekulluashem qe e fshihte kishen , por tani nuk ka mbetur nje peme per be, fale demokracise. Pergezoj te gjithe ju qe kerkoni e zbuloni vlerat e rralla qe fsheh lashtesia jone.
Krijoni Kontakt